KUSH JEMI NE?

selam_demiri

Primus registratum
KUSH JEMI NE?

“Ju jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerzëve, të urdhëroni për të mirë, të ndaloni nga veprat e keqija dhe të besoni All-llahun” . (Ali Imran,110)











Disa njerëz mendojnë se Sheriati Islam është thirrje fetare që kujdeset për moralin dhe për rregullimin e raportit ndërmjet njeriut dhe Krijuesit të tij; dhe atij nuk i intereson asgjë jashtë kësaj nga çështjet e jetës siç janë: çështjet e shtetit, të qeverisjes.

Ky mendim është i gabueshëm dhe i papranueshëm.

Njëra prej karakteristikave të tij është gjithëpërfshirja. Aty hasim dispozitat mbi adhurimin, moralin dhe mbi besimin. Mbi veprimet në kuptimin e tyre të gjërë, të cilat përfshijnë rregullimin e marrëdhënieve të njerëzve ndërmjet veti, qofshin individë apo grupe.

Parimi kryesor në Islam është zbatimi i ligjeve dhe i urdhërave të tij, pasi që ai nuk mund të ekzistojë nëse njerëzit nuk i njohin parimet e tij, nuk i kryejnë ritualet e tij dhe nuk i zbatojnë ligjet e tij.

Besimtarët muslimanë në të vërtetë janë një bashkësi e njerëzve te të cilët jeta, mendimet, pozitat, institucionet, vlerat, kriteret-frymojnë nga metodologjia islame.

Prandaj, përkufizimi më i shkurtër i rregullimit islam përmblidhet si unitet i fesë, ligjit, edukimit, fuqisë, idealit dhe interesit, bashkësisë shpirtërore dhe shtetit, vullnetit dhe detyrimit. Si sintezë e këtyre komponenteve, rregullimi islam ka dy parashtresa themelore: shoqërinë Islame dhe pushtetin Islam. E para është përmbajtje, kurse e dyta formë e rregullimit islam. Shoqëria islame pa pushtetin islam është e papërkryer dhe e dobët; pushteti islam pa shoqërinë islame është ose utopi ose dhunë.

Ligjet dhe rregullat islame janë dy kategorishë: e para përbëhet nga urdhërat e shkruara për qëllime fetare dhe shpirtërore. Këto përfshijnë rregullat e fesë e të devotshmërisë. Kategoria e dytë përbëhet nga rregullat dhe ligjet për udhëheqjen dhe organizimin e shtetit, të qeverisë dhe të raporteve ndërmjet individëve e bashkësive të tjera. Këto përfshijnë rregullat e sjelljes njerëzore, ligjet penale, ligjet e gjendjes civile, ligjet kushtetuese, ligjet ndërkombëtare etj. Kështu Islami kombinon laiken me shpirtëroren, xhaminë e shtetin. Ai është një fe e cila përfshin jetën shpirtërore dhe laike njëkohësisht.

Pasi që feja dhe besimi janë një pjesë e Islamit, qeverisja është pjesa tjetër integrale, madje kjo është pjesa më e rëndësishme.

Othman ibnu-l-Affan e ka shprehur saktësisht këtë fakt duke thënë: “Atë që nuk mund ta imponojë nëpërmjet Kur’anit, Zoti e imponon nëpërmjet sundimtarit”.

Prandaj, duhet ta kemi të qartë se përgjegjësia me të cilën na ka obliguar All-llahu i Madhëruar është mbisundimi i ligjit të Tij në sipërfaqen e Tokës dhe largimi i njerëzve prej adhurimit të krijesave, të orientimit kah adhurimi i Tij dhe largimi prej ngushticës së kësaj bote kah gjerësia e saj, largimi prej padrejtësive të sistemeve tjera dhe të drejtuarit kah objektiviteti i Islamit.

Në çdo sistem jashtë atij Islam njerëzit e robërojnë njëri-tjetrin; vetëm në sistemin Islam njerëzit lirohen nga robërimi i njëri-tjetrit, duke iu robëruar vetëm All-llahut, duke i marrë udhëzimet vetëm prej Tij, dhe duke iu nënshtruar vetëm Atij.

Ne patjetër duhet të lirohemi nga të gjitha ndikimet injorante me të cilat jetojmë dhe prej të cilit rrjedhin, dhe t’i kthehemi atij burimi të pastër prej të cilit janë frymëzuar gjeneratat e para. Atij burimi të pastër për të cilin jemi të sigurtë se nuk është turbulluar e as që ka ndodhur diçka. Duhet t’i kthehemi që të nxjerrim prej tij botëkuptimin mbi të vërtetën e gjithë kësaj ekzistence, të vërtetën e ekzistencës njerëzore dhe mbi të gjitha lidhshmëritë midis këtyre dy ekzistencave dhe ekzistencës së të përsosurit Absolut-All-llahut të Madhërishëm. Prej aty do të nxjerrim botëkuptimet tona mbi jetën, kriteret dhe moralin, sistemin tonë të rregullimit të pushtetit, politikës, ekonomisë dhe të gjitha kërkesat jetësore.

Në fund citojmë fjalët e halifit Omer r.a.:



“Ne jemi popull të cilin Zoti e ka bërë krenar me fenë Islame; kur do të kërkojmë krenarinë dhe autoritetin jashtë Islamit, do jemi të mposhtur.”
 

atman

Forumium maestatis
Re: KUSH JEMI NE?

Shoqëria islame pa pushtetin islam është e papërkryer dhe e dobët; pushteti islam pa shoqërinë islame është ose utopi ose dhunë.

Me kete thenie(jam shume kurioz te lexoj nje pergjigje nga ty) pra, me kete thenie nenkupton islamin ne pushtet? Nese eshte keshtu, atehere ky do te jete shkaku i shkaterrimit te islamit dhe me shkaterrim nuk hamendesoj nje asgjesim te plote, pra zhdukje te tij, por thjesht terheqje ne pozitat e moralit, aty ku e ka vendin realisht. Cdo fe qe tenton te shndrohet ne teokraci eshte e destinuar te bjere, kjo per arsyen e thjeshte se shndrohet ne politike, institucion e si e tille, peson te gjitha ato qe pesojne institucionet si te tilla. Pra nuk mund te shpetoje nga korrupsioni, nga te qenet dhune ndaj mases se njerzve, nuk do te beje gje tjeter veç do te shtyje njerzit qe t'i japin fund kesaj dhune, rezultati kuptohet. Pervoja e kishes se krishtere eshte nje domethenie qe duhet kuptuar nga islamistet, te cilet enderojne nje rikthim te kalifateve dhe kjo nuk eshte gje tjeter veç rikthim i dhunes, ose i fese islame ne pushtet. Pasojat i shikojme ne ato vende ku ndodhi, e ne ato vende ku tenton.

"Pasi që feja dhe besimi janë një pjesë e Islamit, qeverisja është pjesa tjetër integrale, madje kjo është pjesa më e rëndësishme".

Othman ibnu-l-Affan e ka shprehur saktësisht këtë fakt duke thënë: “Atë që nuk mund ta imponojë nëpërmjet Kur’anit, Zoti e imponon nëpërmjet sundimtarit”.

"Jepini Qezarit ate qe eshte e Qezarit, - ka thene Krishti dhe keshtu ai bente ndarjen e pushtetit, duke e larguar fene ose pushtetin shpirteror nga ai temporal, me te drejte. Mirepo edhe pse gjejme thuajse te njejtin pohim, duket se islamizmi kerkon dhe del nga kjo kornize.



"Në çdo sistem jashtë atij Islam njerëzit e robërojnë njëri-tjetrin; vetëm në sistemin Islam njerëzit lirohen nga robërimi i njëri-tjetrit, duke iu robëruar vetëm All-llahut, duke i marrë udhëzimet vetëm prej Tij, dhe duke iu nënshtruar vetëm Atij".

Ne citatin e mesiperm shprehet karakteri i dhunshem i islamizmit qe une shpresoj te jete vetem nje iluzion i personit qe e ka shkruajtur. Faktet tregojne se brenda islamit ka shume me teper ndalime e per pasoje edhe mungese lirie e si pasoje edhe skllaveri se sa jashte islamit. Por te cilesosh çdo ekzistence jashte islamit si nje menyre ku ekziston roberia...beh, teper e marre.


"Ne patjetër duhet të lirohemi nga të gjitha ndikimet injorante me të cilat jetojmë dhe prej të cilit rrjedhin,..." Ketu me duket se je jashte linje krejtesisht. Flas ne menyre logjike dhe po mundohem te te qartesoj qe te kuptosh gabimin, ti thua:
- Ne patjeter duhet te lirohemi nga te gjitha ndikimet injorante me te cilat jetojme dhe(sikur te kishte mbetur deri ketu do te ishim ne rregull, por vazhdimi e katranos te gjithin nga pikpamja logjike e natyrisht merr fund si mendim)..."prej te cilit rrjedhin"...Ndalojme tek pohimi i fundit: prej te cilit rrjedhin: - Kush rrjedh?... prej te cilit rrjedhin...ndikimet injorante?! prej cilave rrjedhin ndikimet injorante? pergjigjen po ta le ty ta gjesh sepse po te ta them une, nuk do te te vije mire.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: KUSH JEMI NE?

gjigandi eshte vetem imagjinata e semure e disa njerezve po aq te semure...
 

selam_demiri

Primus registratum
Re: KUSH JEMI NE?

o ti vella ti me te vertet je i semur dhe inshallah kjo smundje me emer te allahut te sherohet e te hapen syt dhe po sheh inshallah kerkoj qe allahu i madhrishem te te cel syt dhe te te cbllokoj Trurin
 

bobo

marksist-enverist
selam alekum, selam_demiri,

mpreku nshpirt kjo pyetja..., dhe meqense 'ne' vet pysim, dhe po ashtu vet pergjigjemi, ja pergjigja ime:
sikur ta mendonim simbolikisht, sic bejne tmencmit, si nje peme rrjedhen tone, dmth njerezimit (pa dallim shpirt/mish), ne jemi ajo 'dega' shterpe qe eshte zhvilluar qorrazi... dhe qe eshte e destinuar te thahet.
 

Narkomane

Valoris scriptorum
kuantaz.jpg

TI JE SHUMË MË SHUMË SE SA QË TI MENDON SE JE...! (pjesa e parë)

Pse e krijojmë ne gjithmonë të njëjtin realitet? Pse kemi gjithmonë të njëjtat marrëdhënie? Pse marrim gjithmonë të njëjtën punë? Pse e krijojmë gjithmonë të njëjtin realitet në këtë oqean të pafund të mundësive të pakufizuara? A nuk është për tu habitur se si ne kemi opsione dhe mundësi, të cilat ekzistojnë, por për të cilat ne nuk jemi të vetëdijshëm? A është e mundur që ne jemi mësuar të besojmë se ne nuk mundë ta kontrollojmë jetën dhe mënyrën se si ne jetojmë?



Në fillim ishte vetëm Asgjëja, përplot mundësi të pakufizuara, njëra prej të cilave je edhe Ti.

A e ke shikuar ndonjëherë vetën me sytë e atij njeriu, nga i cili ti je bërë? A e ke vëzhguar vetën ndonjëherë me sytë e Vëzhguesit ultimativ?
Kush jemi ne? Prej nga vijmë? Për ç`arsye jemi ne këtu dhe ku do të shkojmë më pas?
Për ç`arsye jemi ne këtu? Kjo është pyetja ultimative. Ç`është Realiteti?
Atë çfarë unë më parë e konsideroja si jo reale, më shfaqet tani në njëfarë mënyre më reale se sa ajo që unë e konsideroja reale e që tani më duket joreale. Sa më shumë që merremi me fizikën kuantike aq më misterioze dhe e çuditshme bëhet ajo. Thënë shkurt, fizika kuantike është fizika e mundësive të pakufizuara.
Këto pyetje flasin rreth asaj se si ne e përjetojmë boten dhe nëse ka ndonjë dallim në mes të asaj bote që ne e jetojmë dhe natyrës sonë të vërtetë.
A keni menduar ndonjëherë se prej çka përbëhen mendimet?
Ne shohim sot në përditshmërinë tonë shumë fenomene te cilat na bëjnë me dije se ne jetojmë në një epokë ku nuk kemi shumë njohuri për forcën e mendimeve. Materializmi modern ua grabit njerëzve domosdoshmërinë e ndjenjës së përgjegjësisë. Gjithashtu edhe religjioni e bënë shpesh të njëjtën gjë. Nëse fillojmë ta marrim seriozisht mekaniken kuantike, ajo na ngarkon të gjithëve me ndjenjën e përgjegjësisë. Ajo na thotë: Po, bota është një vend jashtëzakonisht i madh me përplot fshehtësi. Mekanizmi nuk është përgjigja, megjithatë unë s´do ta tregoj përgjigjen se ti je tanimë mjaft i pjekur për të vendosur vet.
A është secili nga ne një fshehtësi? A është secili nga ne misterioz? Sigurisht se Po.
Këto pyetje kuptimthella ia mundësojnë njeriut që të përjetoj mundësi tjera ne ketë botë. Ato na e sjellin një fllad te freskët dhe na e bëjnë jetën më të këndshme.

E vërteta ne jetë nuk është të kemi njohuri, por të jemi të vetëdijshëm për fshehtësitë dhe ligjet e natyrës.
Nëse ne mundemi të depërtojmë mjaft thellë në ligjet e natyrë, atëherë do të kemi mundësi që një ditë ta njohim inteligjencën e Zotit. (Një histori e shkurtër për kohën - Stephen Hawking).


Pse e krijojmë ne gjithmonë të njëjtin realitet? Pse kemi gjithmonë të njëjtat marrëdhënie? Pse marrim gjithmonë të njëjtën punë? Pse e krijojmë gjithmonë të njëjtin realitet në këtë oqean të pafund të mundësive të pakufizuara? A nuk është për tu habitur se si ne kemi opsione dhe mundësi, të cilat ekzistojnë, por për të cilat ne nuk jemi të vetëdijshëm? A është e mundur që ne jemi mësuar të besojmë se ne nuk mundë ta kontrollojmë jetën dhe mënyrën se si ne jetojmë?

Ne jemi të stërvitur të besojmë që bota e jashtme është më reale se sa bota jonë e brendshme. Megjithatë ky model i ri shkencorë i quajtur “Fizika Kuantike” na e tregon të kundërtën. Ajo çfarë është në NE i prodhon ngjarjet e jashtme ne botën tonë.

Filozofët e vjetër kanë thënë: „Nëse unë e godas një shkëmb dhe e lëndoj këmbën time, kjo është reale“. Megjithatë ky është vetëm një përjetim dhe është real vetëm në perceptimin e personit që ka bërë përjetimin.

Eksperimentet shkencore kanë treguar se nëse e lidhim trurin e njeriut me PET-skaner (Positronen-Emissions-Tomographie - mjet elektronik që përdoret në medicinën nukleare për të fotografuar pjesët e brendshme të trupit) e posaçëm dhe kërkojmë nga personi ta shikoj ndonjë objekt të caktuar, atëherë shihen pjesë të ndryshme të trurit të cilat janë ndriçuar. Pastaj është detyruar personi t’i mbyll sytë dhe ta parafytyroj objektin e njëjtë, por me sy të mbyllur, dhe është vërtetuar se të njëjtat pjesë të trurit janë ndriçuar. Pastaj shtrohej pyetja: Kush është ai që sheh? A sheh truri apo janë sytë ata që shohin? Dhe çka është realiteti? A është realitet ajo që ne e shohim me trurin tonë, apo ajo që ne e shohim me sytë tanë?
E vërteta është që truri nuk mund ta bëjë dallimin në mes gjërave që ne i shohim përreth nesh dhe gjërave nga kujtesa apo e kaluara, sepse, gjatë të dy proceseve ndizen të njëjtat neurone.
Truri ynë i përpunon 400 miliard Bits-informacione për një sekondë, por ne jemi te vetëdijshëm vetëm për 2000 prej tyre. Dhe kjo kufizohet ne hapësirën përreth trupit tonë dhe kohës.
Sytë janë vetëm objektiv. Pjesa e prapme e trurit është ajo që sheh. Ajo quhet “Korteksi Optik”. Për shembull një kamerë mund të shoh shumë më shumë përreth nesh se sa ne që mendojmë se ekziston, sepse kamera nuk vë asnjë paragjykim. A është pra e mundur që sytë tanë dhe kamerat të shohin më shumë se sa që truri ynë vetëdijshëm mund të prodhoj? Truri ynë është ashtu i lidhur dhe i konstruktuar që ne të shohim vetëm atë për të cilën ne besojmë se ekziston.
Ja një shembull i një historie të vërtetë e cila ndodhi ne ishujt Karibik kur Kolombo lundronte me anije mbi det. Kur Kolombo mbërriti në Karibik, nuk ishte asnjëri nga banoren e ishujve Karibik ne gjendje ti shoh anijet. Ata nuk mund t’i shihnin ato, sepse nuk kishin parë kurrë me parë diçka te këtij lloji. Ata thjesht nuk mund t’i shihnin.
Arsyeja pse ata nuk mund ti shihnin anijet ishte, sepse ata ne trurin e tyre nuk kishin dijeni dhe asnjë përvojë që anijet ekzistojnë. Ata shihnin vetëm valë mbi det, por jo anijet. Njëri nga banoret filloj të mendoj rreth kësaj se çfarë ka ndikuar që valët janë ngritur. Ai dilte çdo dit dhe e vështronte këtë dukuri. Pas një kohe ai filloj t’i shihte anijet dhe u tregoj të gjithëve se atje mbi det ekzistojnë anijet. Pasi që të gjithë kishin besim në të, filluan që edhe ata t’i shohin.
Ne e krijojmë realitetin. Ne jemi makina që e krijojmë realitetin. Ne perceptojmë diçka, vetëm atëherë kur ajo reflektohet në pasqyrën e trurit tonë. Truri ynë nuk mund ta bëjë dallimin në mes ngjarjeve që ndodhin brenda nesh dhe atyre që ndodhin jashtë nesh. Nuk ekziston asgjë jashtë e cila është e pavarur nga ajo çka ndodh brenda.

Materia nuk është ajo, çka ne kohë të gjatë mendonim se është. Pjesa më e madhe e Universit është e zbrazët. Ne e paramendojmë hapësirën si diçka e zbrazët ndërsa materien si diçka masive, por në të vërtetë materia nuk është asgjë, nuk përmban asnjë substancë. Më e sigurta çka ne për materien mund të themi është se ajo është e zbrazët si një mendim. Ajo është një grumbull informacionesh te koncentruara. Gjërat nuk përbëhen nga më shumë gjëra tjera, por nga mendimet, konceptet dhe informacionet. (Dr. Joe Dispenca, D.C. Doctor of the Chiropractic Medicine – Life University. Autor of “Theater of the Mind: A Preview of the Working Brain”)

Në vend që të mendojmë se gjërat janë gjëra, jemi mësuar të mendojmë se gjithçka rreth nesh është një gjë që ekziston pa dëshirën dhe zgjidhjen time. Këtë lloj mendimi duhet thjeshtë ta çrrënjosim. Në vend të kësaj duhet ta pranojmë se vetë bota materiale rreth nesh, karriget, tavolinat, radio etj. nuk janë asgjë tjetër përveç se lëvizje te mundshme te vetëdijes. Dhe unë bëjë çdo moment një zgjedhje nga këto lëvizje në mënyrë që t’i manifestoj përjetimet e mia të vërteta. Kështu duhet të mendojmë edhe pse është mjaft e vështir, sepse ne besojmë se bota e jashtme ekziston si e pavarur nga përjetimet tona. Megjithatë ajo nuk ekziston e pavarur nga përjetimet tona. Fizika kuantike e ka sqaruar këtë shumë qartë. Atomet nuk janë gjëra, por tendencë. Në vend që të mendojmë në gjëra ne duhet të mendojmë në mundësit. Të gjitha këto janë mundësit e vetëdijes.
Fizika kuantike llogarit vetëm mundësit, por nëse ne e pranojmë këtë atëherë
shtrohet pyetja: Kush apo çka është ai që vendos brenda këtyre mundësive për të sjell në të vërtetë përjetimet? Këtu e shohim se vetëdija është ajo që duhet patjetër të marrë pjesë. Vëzhguesi nuk mund të injorohet për asnjë çast.

Nga perspektiva e fizikes kuantike ne e dimë se çfarë bënë Vëzhguesi. Megjithatë ne nuk e dimë se kush apo çka është Vëzhguesi në të vërtetë. Edhe pse shkencëtarët janë munduar të gjejnë një përgjigje rreth kësaj, ata nuk ia kanë dal dot. Ata nuk kanë mundur të gjejnë askund atë qe ne e quajmë Vëzhgues, as në pjesët me delikate të trurit, por ne të gjithë e kemi përjetuar të qenurit Vëzhgues, i cili e vëzhgon botën e jashtme.



Kush është Vëzhguesi?


Sipas modelit tim të mendimit, Vëzhguesi është inteligjenca në makinë. Është vetëdija që e fut motorin në lëvizje dhe e vëzhgon hapësirën. (William Tiller, Ph.D. Proffesor of the Material Science and Engineering, Stanford University.)


Në Washington, në kryeqytetin e vrasjeve në botë u zhvillua një eksperiment në verën e vitit 1993. 4000 vullnetarë u mblodhën së bashku që të meditojnë një kohë të gjatë brenda ditës. Para se të fillonte eksperimenti u tha, se nga një grup kaq e madhe mund të vije deri tek zbritja e kriminalitetit gjatë verës 1993 deri ne 25 %, sipas të dhënave të FBI-së. Shefi i FBI-së tha në një intervistë në televizion, se për ta zbritur numrin e vrasjeve në Washington deri ne 25 % duhet një rrugë shumë e gjatë dhe e vështirë. Megjithatë në fund u bë edhe ai vet pjesë e kësaj grupe, sepse të dhënat treguan saktësisht një zbritje të kriminalitetit deri në 25 %.

Shtrohej pyetja: A ka njeriu ndikim në realitetin të cilin ne e shohim? Sigurisht se PO. Secili nga ne ndikon në realitetin që ne e shohim. Ne të gjithë së bashku jemi krijues të këtij realiteti. Mendimet dhe qëllimet tona janë forca kryesore që i vë në lëvizje të gjitha. Është konstatuar shkencërisht se mendimet tona kanë një ndikim jashtëzakonisht të madh te uji. Siç e dimë ne, trupi ynë përbëhet rreth 90% nga uji. E nëse mendimet kanë një ndikim të madh te uji, atëherë çfarë mund të bëjnë ato në trupin tonë? Mendimet janë ato që e ndryshojnë trupin tonë.
 
Top