keto genjeshtrat duhet te ndahen paksa ne dy kategori
kemi te bejme me genjeshtra "te bardha" dhe ato te tjerat qe behen me qellim per te demtuar, me keqdashje, me ligjesi, me qellim per te prishur imashin etjj...
tek kategoria e pare besoj hyjne te gjithe nga pak, nuk ka lidhje cun goce...
po edhe tek keto te tjerat te gjitheve mund ti kete qelluar njerere ne jete...
ne fakt une njoh meshkuj genjeshtare dhe mashtrues ashtu si edhe femra genjeshtare dhe mashtruese...
ky nuk me duket tipar ne baze te seksit apo gjinise, me teper kjo hyn ne karakterin e personit, qe mund te jete mashkull ose femer...
une personalisht nuk jam tip genjeshtare, gjithmone ne fund me pelqen e verteta, dhe preferoj te mos genjej megjithese e di qe ne disa raste do te kem edhe pasoja...
kjo eshte arsyeja qe une nuk i duroj dot kur me genjejne, mund te duroj shume gjera por njerezit qe me genjejne (ndonjehere edhe me genjeshtra te bardha) me zhgenjejne shume dhe me largojne shume prej vetes...
do ta duroja shume me teper nje "huq" (po e quaj huq) tjeter se sa te me genjeje diten me diell...