Kush flijohet per atdhe?

Kush flijohet per atdhe?

Jam kureshtar te di ne qofte se ndonje ne forum ose ndonjri ne forum njehe ndonje qe jep jeten per atedhe. Gjate komunizmit te gjithe thoshin qe jepnin jeten per shqiperin-mbase siperfaqesore per shkak te ideologjise komuniste ose se me te vertet ishin gati te vdisnin per atedhe-
Po sot ka njerez te cilet do te sakrifikonin jeten per vendin e tyre?

(mos me thoni qe s'ka rezik kombi tani)
psh: nje situate xhejms bondi per shembull.
 

jula

Primus registratum
Re: Kush flijohet per atdhe?

Nothing to kill or die for...Ne teori kjo, ne praktike,nqs do me perkonin interesat me ato te atdheut, mbase dhe vdisja...
P.sh., per atdheun qe ben nje lufte agresioni, as qe me shkon nder mend.
 

roland

Primus registratum
Re: Kush flijohet per atdhe?

o juliana kur thoje "te me perkasin interesat me ato te atdheut..." e ke fjalen per interesat e tua pesonale apo interesat ne pergjithesi?
 

jula

Primus registratum
Re: Kush flijohet per atdhe?

Per interesat e mia, ne kuptimin "botekuptimi im", pra jo interesat materiale.
 

manga

Primus registratum
Re: Kush flijohet per atdhe?

s'asht pune e madhe me deke per atdhe - asht pune e madhe me rrnue per atdhe...
 

bulkthi

Primus registratum
Re: Kush flijohet per atdhe?

e ku ka me bukur !
I thone atdhe .
I thone pjese e identitetit tim .
Pa frike do e jepja dhe me krenari .
 

goni_gon

Primus registratum
Re: Kush flijohet per atdhe?

Eh Manga prape ti, po dikush duhet te luftoje per Atdheun deri ne vdekje , qe femijte tane ta jetojne Atdheun deri ne vdekje...
Po nejse ti aq di aq thua..
 

goni_gon

Primus registratum
Re: Kush flijohet per atdhe?

Ah se tani e vura re .. Manga (rrenue) do te thote prish ose shkateroj.. Do te ishte me e sakte ..ta jetoj ose te rroje... te lutem mos e ngatero fjalen (rroj) me (rruaj) dalloi mire keto dy fjale , duken si te njejta po nuk jane te njejta dhe as nuk e kane kuptimin e njejt....
 

Archi

Forumium praecox
Re: Kush flijohet per atdhe?

Patriotizmi virtyti i njerezve perverse Oscar Wilde

KILL YOUR IDOL
 

roland

Primus registratum
Re: Kush flijohet per atdhe?

o archi ti dhe ai oscari mos e kishit fjalen per nacionalizmin sepse patrotizmi eshte dicka qe te ben me te vertet te ndihesh krenar te ndihmosh vendin tend dhe te besh gjithcka per te miren e atdheut dhe njerzve te tu.
vetem patriotizmi nuk mund te quhet perverse dhe mbi te gjitha te jesh patriot nuk do te thote te jesh extemist.
kur te ndihesh patriot atehere do ta kuptosh se si zemra te hidhet perpjete kur degjon njerez si puna jote dhe atij oscarit tend.
c.u
 

aspahiual

Primus registratum
Re: Kush flijohet per atdhe?

ehhh moj rini...kot shkruani ketu qe une e jap jeten,une sakrifikohem per atdheun..asnjeri nga ju kete nuk e ben duke perfshire dhe veten time ketu...kane vdekur ato burra qe e japnin jeten per atdheun,s'ka me atdhe,ndoshta mbas 100 vjetsh edhe mundet por tani per tani asnje nuk e jep jeten e tij...
Gjithe te mirat
 

mostro

Putraku
Re: Kush flijohet per atdhe?

e jap qe c'ke me te.....
kuleten ere jo jeten!! /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Erison700

Forumium maestatis
Re: Kush flijohet per atdhe?

Te japesh jeten per atdhe!
Eh more njerez sa bukur tingellon kjo fjale.
Nese do te doja te quhesha shqiptar do ta jepja.
Kur kujtoj sa kane luftuar per pavarsine tone, e sa kane vdekur, dhe kur degjon keta me siper, them harram ju qoft more njerez ajo liria juaj. Njerzit tane kane luftuar per te ardhmen e Shqiperise, dhe e ardhmja ne kete moment jemi ne.
Dhe njehere harram ju qoft ore tradhetare qylaxhinj.
Harram ju qoft ajo qe ju quani te keni nje flamur.
 

manga

Primus registratum
Re: Kush flijohet per atdhe?

Fillimisht postuar nga kali:
Eh Manga prape ti, po dikush duhet te luftoje per Atdheun deri ne vdekje , qe femijte tane ta jetojne Atdheun deri ne vdekje...
Po nejse ti aq di aq thua..
no bastard ever won a war by dying for his country. he won it by making the other poor dumb bastard die for his country -- general patton
 

DARIO

Primus registratum
Re: Kush flijohet per atdhe?

une nese kam nevoje shqiperia vdes per shqiperin ne lufte
 

nike palkola

Primus registratum
Re: Kush flijohet per atdhe?

Roli! Jam nacionalist, që dmth. me luftuar për liri, pavarësi e interesat e Kombit. Është diçka më këmbëngulës se patriotizmi. Mos e përziej me shovinizmin.
Sikur të varej nga unë rregullimi i çështjes së Kombit, isha flijuar me dëshirë, dhe pa kurrfarë mëdyshjeje.
Sot është nevoja shumë e madhe e Atdheut të punojmë me të gjitha mundësitë që kemi, në të gjitha fushat, për të mirën e tij.
 

mostro

Putraku
Re: Kush flijohet per atdhe?

Nqs me kesi lloj temash mendoni te vini ne prove patriotizmit e c'do kujt e keni gabim.koha e çerçiz topullit me shoke ka kohe qe ka kaluar.
koha e situatave te renda ka kaluar.ai qe punon per atdhe ai eshte patrioti ai eshte shqipetari ai eshte i zoti.flijimet i perkasin nje epoke tjeter..... :eek:
 

roland

Primus registratum
Re: Kush flijohet per atdhe?

Nqs me kesi lloj temash mendoni te vini ne prove patriotizmit e c'do kujt e keni gabim.koha e çerçiz topullit me shoke ka kohe qe ka kaluar.
koha e situatave te renda ka kaluar.ai qe punon per atdhe ai eshte patrioti ai eshte shqipetari ai eshte i zoti.flijimet i perkasin nje epoke tjeter.....
---------------------------------------------------
o putraku une nuk e hapa temen per te vija ne prove patriotizmin e askujt ne ate sense qe e ke kuptuar ti.
une pikerisht po kerkoja te diskutoja extremin ne menyre qe te beja lexuesit te vlonte gjaku dhe te jepte nje pergjigje sadopak te sinqerte.
dhe eshte me se e vertet qe epoka e CERCIZIT ka ikur, dhe pikerisht une bera specifikimin duke dhe shembull nje situate si tip xhejms bondi.
plotesisht jame dakort me ty persa i perket rreshtit te katert.
fl-it per komentin
c.u.
 

romeo

Forumium maestatis
Re: Kush flijohet per atdhe?

e jap vetem neqoftese vendi im eshte ne rrezik ekstrem, i sulmuar nga ndonje vend tjeter.
Kurre nuk do te jepja jeten per atdheun ne nje lufte qe behet jashte kufive te tij.
 
Top