Kush eshte Kurt Kola i të përndjekurve politikë?

Klinton

Primus registratum
Kush eshte Kurt Kola i të përndjekurve politikë?

Pergjate 50 viteve te kaluara rregjimit komunisto-diktatorial, internoi, persekutoi, vrau me qindra nacionaliste, patriote, atdhetare, njerez te dijes dhe te penes.
Emra ka sa te duash dhe ne te ardhmen do te pasqyrojme se kush kane qene ata dhe perse u internuan dhe u vrane.
Por sot ne do flasim per Kurt Kolen ku mesa kuptohet nga leximi i shkrimit te Haki Osmanajt, eshte nje njeri qe akoma mban te poshteruar te vuajturit e kampeve naziste te rregjimit Hitlerian enverian.
Ky njeri i paturpshem dhe i pamoralshem meriton edhe njehere burgun e Spacit dhe Burrelit pasi ai deskrititon shqiptaret fatkeqe qe ngriten zerin kunder diktatures qe po instalohej ne Shqiperi e ne vazhdim.
<span style="font-weight: bold">Per me shume shkruan Haki Osmanaj</span>


Kurt Kola, vjedhës dhe mashtrues i të burgosurve dhe të përndjekurve politikë

Nga Haki Osmënaj

(vijon)

Klani i Kurtit është financuar prej Fatos Nanos dhe Merita Ndrekos me para, si në tabelën nr.1:

tabela

Këto janë lekët që ka marrë peshqesh Kurt Kola prej Fatos Nanos, me qëllim që t'i përdorte për integrimin e të përndjekurve politikë në shoqëri.

- Të përndjekurit duan të dinë se, çfarë ka bërë Kurt Kola, Shane Muda dhe Eva Bllaci, me këto para? Eshtë në detyrim të tyre që të bëjnë publike me dokumente, se ku kanë shkuar këto para? Të burgosurit mendojnë se shuma prej 186 milionë lekësh të vjetra, ka përfunduar në xhepat e Kurt Kolës. Eshtë kjo arsyeja që Kurt Kola u pushua nga puna, si drejtor i Institutit të Integrimit të të Përndjekurve Politikë.

Përse Fatos Nano nuk bëri denoncim për ndjekje penale? Këtë e di Kurti, por e kuptojnë shumë mirë edhe të burgosurit politikë, e prandaj janë larguar prej tij.



- Të përndjekurit politikë duan të dinë:

1) Përse shoku i Fatos Nanos, shoku Mustafa Kërçuku, nuk ka kontrolluar përdorimin e fondeve të parave të shtetit? Përse Mustafa Kërçuku bëhet avokat i Kurt Kolës?

2) Përse departamenti i Kontrollit të Brendshëm Administrativ i Këshillit të Ministrave, prej nga financohen shoqatat e të përndjekurve politikë, nuk ka ushtruar kontroll asnjëherë për përdorimin e fondeve të shtetit?

Përse drejtori i këtij departamenti, Artan Gjylbegaj, bëhet avokati i Kurt Kolës?

3) Përse janë zhdukur të gjitha dokumentet e përdorimit prej Kurt Kolës, të fondit prej 186 milionë lekësh të vjetra?

4) A lejohet me ligj dhe, a mund të pranohet që Kurt Kola, si drejtor i Institutit, urdhëronte që shoqata të financohej me 186 milionë lekë dhe po vetë Kurt Kola, firmoste dhe i merrte këto para si kryetar i shoqatës?

5) Ka disa denoncime në prokurori për këto veprime të padrejta dhe të pamoralshme, ka denoncime për Mustafa Kërçukun dhe Artan Gjylbegun, që janë bërë avokatë dhe palë me Kurt Kolën. Në këtë rast, përse nuk ndërhyn prokuroria politike, apo ende s'është dhënë urdhri prej Fatos Nanos?

Kurt Kola duhet të bëjë transparencën në gazetën e tij, se ku i ka çuar dhe përse janë harxhuar 186 milionë lekë të vjetra.

Vjedhje janë bërë edhe në fondet e përdorura për gazetën &quot;Liria&quot;. Gjatë 4 vjetëve, rezulton që Kurt Kola të ketë marrë për gazetën 26 milionë lekë të vjetra. Sipas dokumenteve të shtypshkronjës, janë harxhuar për nxjerrjen e gazetës 10 milionë lekë. Kurt Kola duhet të tregojë se ku përfunduan 16 milionë lekë të tjera!

Kurt Kola është i detyruar të bëjë transparencën e pasurisë së tij ligjërisht, sepse ka qenë drejtor i Institutit dhe moralisht, sepse ka qenë kryetar i shoqatës. A është e vërtetë se Kurt Kola ka dy vila në Tiranë dhe djemtë e tij, shtëpi lukzose? A është e vërtetë se njërën vilë 500 milionë, e ka ndërtuar pa leje? A është e vërtetë se, Kurt Kola ka një shtëpi luksoze në Prishtinë? Çfarë e lidh Kurt Kolën me Edvin Ramën?

Kurt Kola duhet të bëjë publike edhe pasurinë e Shane Mudës. Nga çfarë ajo ka ndërtuar 2 shtëpi, si dhe shtëpi të tjera për të afërmit e saj? Përse Shane Muda u dënua nga gjykata? Çfarë kish vjedhur?

Tani së fundi, është formuar një shoqatë e re e integrimit të të përndjekurve politikë, përse Kurt Kola nuk u jep edhe atyre një zyrë?



Përse Kurt Kola është person i paligjshëm dhe pa asnjë mandat përfaqësimi?



Shoqata e të burgosurve dhe të përndjekurve politikë ka një statut, sipas të cilit, organet drejtuese të saj zgjidhen një herë në dy vjet. Kurt Kola ka 6 muaj që e ka humbur mandatin e kryetarit të shoqatës dhe nuk po organizon zgjedhjet, sepse e di që i ka të humbura.

Kjo është njëra anë, ana më e rëndësishme është fakti se, përse Fatos Nano dhe Merita Ndreko zhvillojnë bisedime me Kurt Kolën, një njeri pa mandat përfaqësimi dhe i paligjshëm?!

Ata e duan Kurt Kolën, sepse ai bën lojën e tyre, punon për ta dhe është gati të ngrejë përsëri tre gishtat si me 1997-ën, mjafton t'i japin një post tjetër, si ai i drejtorit të Institutit, për të shtuar pasurinë e tij të &quot;vogël&quot;.

Z.Mustafa Kërçuku, Kontrolli Lartë i Shtetit, z.Artan Gjylbegaj, Drejtor i Departamentit të Këshillit të Ministrave,

z.Vexhi Muçmata, Prokuror i Rrethit, përse nuk verifikoni përdorimin e fondeve shtetërore prej shoqatës të Kurt Kolës?

Apo mos vallë, edhe ju keni interesat tuaja në këto vjedhje marramendëse?

Gazeta &quot;55&quot; ka shkruar se ka dy Kurt Kola; njëri është ish-i burgosuri politik Kurt Kola, tjetri një Kurt Kola, i kthyer nga Athina me &quot;detyra&quot; speciale, ndër më të njohurat është greva e urisë e vitit 1994, për të rrëzuar qeverinë demokratike dhe tjetra &quot;Forumi për Demokraci&quot;, organizuar me Skënder Gjinushin dhe kriminelë të tjerë që e rrëzuan qeverinë demokratike, në të cilën të përndjekurit politikë, kishin gati gjysmën e administratës.

Këto vepra antikombëtare dhe tre gishtat e simbolit serb që ai ngriti në Vlorë, bashkë me Faut Gumenin (në Labëri, gumen i thonë qenit) ne 1997, do t'i mbeten Kurt Kolës damka të zeza që s'do t'i ndahen, edhe pas natës së varrit.

Këto damka të zeza do të nxijnë të gjithë ata që i shkojnë pas, sepse janë të implikuar në tradhtinë ndaj shtresës së tyre, ose të gënjyer për 5 para, ose sahanlëpirës së tij.

Sot është dita që Kurt Kola ta tregojë fytyrën e vërtetë të tij, u shërben komunistëve, Fatos Nanos e Skënder Gjinushit, apo të përndjekurve politikë?

Më 1994, ai organizoi një grevë urie për dëmshpërblimin e të burgosurve, po sot, kush e pengon të bëjë të njëjtën gjë? Përse mashtron me parrulla, duke thënë se do fillojmë sot e do fillojmë nesër grevën e urisë?

Kurt Kola duhet të tregojë se, në ç'vit koloneli i &quot;Sigurimit të Shtetit&quot; I.S. i ka prerë atij gjuhën?

Si dokument të parë, po botojmë raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, që provon vjedhjet dhe shpërdorimet e Kurt Kolës. Të përndjekurit, le të gjykojnë vetë.

Në të ardhmen, qëndrimi ynë ndaj Kurt Kolës, do të jetë qëndrimi që ai do të mbajë ndaj gazetës dhe të përndjekurve politikë.
 

Klinton

Primus registratum
Re: Kush eshte Kurt Kola i të përndjekurve politikë?

<ul style="list-style-type: disc">[*]&quot;Forumi për demokraci&quot; na solli vdekjen dhe ne e deshëm për këtë[/list]

Nga Çlirim PEKA

- Kujtesë për të burgosurit dhe të përndjekurit politikë, <span style="font-weight: bold">se cili është Kurt Kola</span>



Eshtë pak e trishtueshme të krahasohesh me Romën e lashtë sot, në kohët moderne që po kalon globi. Kur i biri i perandorit më të suksesshëm të Romës së lashtë, Mark Aurelit, rihapi arenën e famshme të &quot;Koloseumit&quot;, dy senatorë të Romës dialogonin njëri me tjetrin: &quot;Perandori po i sjell vdekjen romakëve&quot;. Senatori tjetër i përgjigjej i qetë, duke i thënë: &quot;Pikërisht për këtë do ta duan njerëzit. Ai u sjell vdekjen, e ata e duan!&quot;

Por kjo për romakët e ka një justifikim, pasi ka ndodhur në Romën e lashtë. Po ne shqiptarëve, na ndodhi në epokën moderne, siç mund të quhet kjo e sotmja për njerëzimin. Socialistët, me Kurt Kolën na sollën vdekjen në '97-ën, dhe ne i deshëm ata! E majta dhe shërbëtorët e saj na sollën krimin dhe ne e shpërblyem për këtë, duke i konvertuar kriminelët në pushtetarë. &quot;Forumi për demokraci&quot; na instaloi mafien politike dhe ne akoma e mbajmë mbi shpinë Kurt Kolën dhe Hysen Myshketan. Njëri prej këtyre kriminelëve politikanë, ishte më i spikaturi në atë koncert vrasjesh. Ai vazhdon edhe sot të jetë dirigjenti i atij koncerti të kobshëm për shqiptarët. Ky pra, drejtoi institucionin më të rëndësishëm të një shteti, parlamentin. Ky kryeparlamentar ua bënte të qartë kundërshtarëve të tij politikë, se &quot;shteti edhe të vret&quot;. Dhe kështu ndodhi, shteti e vrau deputetin Hajdari. Ai, shteti, nën drejtimin e kësaj karikature të së keqes, vazhdon edhe sot të vrasë. Dhe ne, vazhdojmë akoma t'i duam. Ndoshta t'i duam jo, por t'i durojmë po! Nuk ka shpjegim tjetër, fakti që ata dhe ky, kryeparlamentari dhe kryekri.... vazhdojnë të qeverisin, ose më saktë, vazhdojnë të na lenë pa qeverisje. Ne përsëri i durojmë, duke bërë sikur protestojmë. A e mendojmë, sesa e madhe do të jetë &quot;gropa e varrit&quot;, sikur ata të rimarrin edhe një mandat tjetër. Imagjinoni sikur ky kryeparlamentar dhe ky krye... të jetë përsëri edhe 4 vite të tjera! Në qoftë se e tolerojmë, ai, krye... nuk ka për të përdorur më Luiza Hoxhën si gjakpirëse, pasi do ta kryejë vetë bashkë me K. Kolën e H. Myshketan, edhe këtë proces rutinë për shpirtin e tij të zi.

Po i rikthehem edhe një herë historisë së Romës së lashtë. Si shpëtoi populli romak, nga perandori vdekjesjellës?

Një prej gjeneralëve më të suksesshëm dhe idealistë të Romës së madhe, e shpëtoi këtë popull nga kjo e keqe.

Ai u kthye në gladiator dhe e bëri popullin për vete. Por gjatë ndeshjes me perandorin vdekjesjellës, ngeli dhe vetë i vdekur. Edhe shqiptarët e kishin një &quot;gladiator&quot; që e bëri popullin për vete, deputetin Hajdari. Por &quot;Forumi për demokraci&quot; e vrau, para se të ndeshej me varrhapësit shqiptarë. Akoma edhe sot, jemi nën sundimin e &quot;perandorëve&quot;, si ai që u vra bashkë me gladiatorin romak.

Mark Aureli, kur i bëri propozimin gjeneralit, idealit të një Rome të lavdishme që të merrte fronin, i kujtoi këtij të fundit: &quot;Para shumë kohësh, unë dhe ti e përmendnim me zë të ulët emrin e Romës, nga frika se mos ajo shuhej. Tani, pas 25 vjetësh lavdi, kam frikë se Roma e Madhe nuk do ta kalojë këtë dimër&quot;. Dhe kështu ndodhi.

Kur vdiq diktatori Hoxha, të gjithë kishim frikë ta pranonim këtë fakt, nga frika se mos emri i Shqipërisë do të shuhej. Këtu qëndronte edhe ironia më e madhe. Këtë emër, më shumë se kushdo tjetër, e kishte çuar drejt shuarjes Enver Hoxha.

Vetëm pas vitit 1992, të gjithë ne filluam ta përmendim me zë të lartë emrin e Shqipërisë. Menduam se rreziku i shuarjes së tij, tani përfundoi. Por nuk ishte kështu. Viti 1997, jo vetëm që e çoi këtë emër drejt shuarjes, por shumë shqiptarë të traumatizuar nga ajo tragjedi, ndoshta nuk tregonin më interes për atë emër. Po gabimi, cili ishte? Ne ua dhuruam shtetin shqiptar antishqiptarëve më të devotshëm që ka njohur ky fillim shekulli. Por nuk u mjaftuam kaq. Ne vazhdojmë të mos reagojmë në masën e nevojshme që kërkon interesi ynë kombëtar. Në qoftë se kjo vjeshtë do të ketë këtë karikaturë politike të se keqes në pushtet, atëhere ka shumë gjasa që, ashtu si Roma e Madhe që nuk e kaloi dimrin, edhe Shqipëria e vogël të mos e kalojë atë. Me një krye... si Gjinushi, këto të &quot;mira&quot; do të kesh!

<ul style="list-style-type: disc">[*]Deri kur shqiptarët do t'i mbajnë mbi shpinë Fatos Nanon e Hysen Myshketan, Skënder Gjinushin e Kurt Kolën?[/list]
 

Klinton

Primus registratum
Re: Kush eshte Kurt Kola i të përndjekurve politikë?

Shkrimet jane marre nga gazeta &quot;55&quot;
 

Klinton

Primus registratum
Re: Kush eshte Kurt Kola i të përndjekurve politikë?

Para disa kohesh me rastisi te gjej kete link www.edsh.org dhe duke lexuar disa shkrime te ketij forumi krijova ndjesine se ne kete forum ja vlen te lexosh jo pak gjera dhe pervec kesaj ne kete forum shqiptaresh patriote dhe nacionaliste, gjen postime me vlere te madhe por edhe postime me vuajtjet e shqiptareve pergjate rregjimit te kaluar 50 vjecar.
Dhe kur lexoj vuajtjet e atyre shqiptareve qe ngriten zerin kunder instalimit te rregjimit komunisto-diktatorial ne Shqiperi, patjeter qe njeriu ndien dhembje dhe historite e treguara nga vete ata te bejne te ndihesh sikur ti je vete nje nga ata qe ke perjetuar vuajtje te tilla.
Se fundi ne treg ka dale edhe nje liber i titulluar <span style="font-weight: bold">Gjema e komunizmit ne Shqiperi</span> dhe miresia e Enit ne ate forum beri ate qe ne te njihemi me disa pjese te ketij libri.
Te gjithe ne kemi perjetuar komunizmin, dikush i privilegjuar, dikush tjeter i persekutuar, dikush tjeter si xhelat, dikush tjeter si anetar i PPSH-se, dhe populli shqiptar u nda ne disa klasa.
E vetmja gje e cuditshme qe me ngel ne mendje eshte se perse diktatura ndeshkoi shqiptaret e tyre?
Hitleri nuk ka vrare e persekutuar gjermane ne kete lloj menyre.
Stalini nuk e ka bere nje gje te tille gjithashtu por shqiptaret e bene sepse ata ecen me parimet marksiste leniniste dhe teorite e dalura nga keta sataniste ishin shpikur per popujt e tjere te botes.
Lenini thote edhe keshtu
<span style="font-weight: bold">Himni i klases punetore le te jete kenga e urrejtjes dhe e hakmarrjes. Pas çdo rezistence, qofte dhe te vogel, te kalohet ne ekzekutime masive</span>
Mendoni se cfare kafshesh ka pasur aso kohe.
Por Lenini nuk e le me kaq dhe para dy gazetareve angeleze ai shprehet
<span style="font-weight: bold">Kush u ka treguar te tilla perralla? Une nuk njoh as moral dhe as etike. Morali dhe etika ime eshte revolucioni dhe per te, une perdor çdo mjet</span>.
A nuk kemi nje pjese te konsiderueshme te popullit shqiptar te lenduar, vrare, persekutuar kaq rende sa edhe sot ne vendin e tyre ndihen si te huaj, te tromaksur dhe shpesh u kujtohen ato burgje ku u dhunuan padrejtesisht vetem se deshironin te shprehnin fjalen e lire, krijimin e demokracise dhe mireqenies shqiptare .
Inkuzicionet e athereshme qene fatale sepse dhuna dhe terrori ndeshkuan te gjithe shqiptaret por me te pafatet ishin ata qe u digjte zemra per atdhe.
Por do te ishte e ndershme qe edhe sot te luhet me ta kur akoma plaget e tyre shekullore rrjedhin gjak?
Kurt Kola eshte nje personifikim i politikane shqiptare qe mashtrojne popullin me te pafate buze vendit me te mire dhe me me fat te Ballkanit dhe Evropes.
Kurt Kola eshte politika e sotshme ndersa populli quhet ajo shtrese e persekutuar e rregjimit te kaluar qe pret drejtesine te vihet ne vend nga perfaqesuesit e tyre.
Analogjia e mesiperme ju jep mundesi te gjitheve te kuptoni se cili eshte ndryshimi jone para atyre qe votuam per te na qeverisur me mire.
 
Top