Kush eshte Kurt Kola i të përndjekurve politikë?
Pergjate 50 viteve te kaluara rregjimit komunisto-diktatorial, internoi, persekutoi, vrau me qindra nacionaliste, patriote, atdhetare, njerez te dijes dhe te penes.
Emra ka sa te duash dhe ne te ardhmen do te pasqyrojme se kush kane qene ata dhe perse u internuan dhe u vrane.
Por sot ne do flasim per Kurt Kolen ku mesa kuptohet nga leximi i shkrimit te Haki Osmanajt, eshte nje njeri qe akoma mban te poshteruar te vuajturit e kampeve naziste te rregjimit Hitlerian enverian.
Ky njeri i paturpshem dhe i pamoralshem meriton edhe njehere burgun e Spacit dhe Burrelit pasi ai deskrititon shqiptaret fatkeqe qe ngriten zerin kunder diktatures qe po instalohej ne Shqiperi e ne vazhdim.
<span style="font-weight: bold">Per me shume shkruan Haki Osmanaj</span>
Kurt Kola, vjedhës dhe mashtrues i të burgosurve dhe të përndjekurve politikë
Nga Haki Osmënaj
(vijon)
Klani i Kurtit është financuar prej Fatos Nanos dhe Merita Ndrekos me para, si në tabelën nr.1:
tabela
Këto janë lekët që ka marrë peshqesh Kurt Kola prej Fatos Nanos, me qëllim që t'i përdorte për integrimin e të përndjekurve politikë në shoqëri.
- Të përndjekurit duan të dinë se, çfarë ka bërë Kurt Kola, Shane Muda dhe Eva Bllaci, me këto para? Eshtë në detyrim të tyre që të bëjnë publike me dokumente, se ku kanë shkuar këto para? Të burgosurit mendojnë se shuma prej 186 milionë lekësh të vjetra, ka përfunduar në xhepat e Kurt Kolës. Eshtë kjo arsyeja që Kurt Kola u pushua nga puna, si drejtor i Institutit të Integrimit të të Përndjekurve Politikë.
Përse Fatos Nano nuk bëri denoncim për ndjekje penale? Këtë e di Kurti, por e kuptojnë shumë mirë edhe të burgosurit politikë, e prandaj janë larguar prej tij.
- Të përndjekurit politikë duan të dinë:
1) Përse shoku i Fatos Nanos, shoku Mustafa Kërçuku, nuk ka kontrolluar përdorimin e fondeve të parave të shtetit? Përse Mustafa Kërçuku bëhet avokat i Kurt Kolës?
2) Përse departamenti i Kontrollit të Brendshëm Administrativ i Këshillit të Ministrave, prej nga financohen shoqatat e të përndjekurve politikë, nuk ka ushtruar kontroll asnjëherë për përdorimin e fondeve të shtetit?
Përse drejtori i këtij departamenti, Artan Gjylbegaj, bëhet avokati i Kurt Kolës?
3) Përse janë zhdukur të gjitha dokumentet e përdorimit prej Kurt Kolës, të fondit prej 186 milionë lekësh të vjetra?
4) A lejohet me ligj dhe, a mund të pranohet që Kurt Kola, si drejtor i Institutit, urdhëronte që shoqata të financohej me 186 milionë lekë dhe po vetë Kurt Kola, firmoste dhe i merrte këto para si kryetar i shoqatës?
5) Ka disa denoncime në prokurori për këto veprime të padrejta dhe të pamoralshme, ka denoncime për Mustafa Kërçukun dhe Artan Gjylbegun, që janë bërë avokatë dhe palë me Kurt Kolën. Në këtë rast, përse nuk ndërhyn prokuroria politike, apo ende s'është dhënë urdhri prej Fatos Nanos?
Kurt Kola duhet të bëjë transparencën në gazetën e tij, se ku i ka çuar dhe përse janë harxhuar 186 milionë lekë të vjetra.
Vjedhje janë bërë edhe në fondet e përdorura për gazetën "Liria". Gjatë 4 vjetëve, rezulton që Kurt Kola të ketë marrë për gazetën 26 milionë lekë të vjetra. Sipas dokumenteve të shtypshkronjës, janë harxhuar për nxjerrjen e gazetës 10 milionë lekë. Kurt Kola duhet të tregojë se ku përfunduan 16 milionë lekë të tjera!
Kurt Kola është i detyruar të bëjë transparencën e pasurisë së tij ligjërisht, sepse ka qenë drejtor i Institutit dhe moralisht, sepse ka qenë kryetar i shoqatës. A është e vërtetë se Kurt Kola ka dy vila në Tiranë dhe djemtë e tij, shtëpi lukzose? A është e vërtetë se njërën vilë 500 milionë, e ka ndërtuar pa leje? A është e vërtetë se, Kurt Kola ka një shtëpi luksoze në Prishtinë? Çfarë e lidh Kurt Kolën me Edvin Ramën?
Kurt Kola duhet të bëjë publike edhe pasurinë e Shane Mudës. Nga çfarë ajo ka ndërtuar 2 shtëpi, si dhe shtëpi të tjera për të afërmit e saj? Përse Shane Muda u dënua nga gjykata? Çfarë kish vjedhur?
Tani së fundi, është formuar një shoqatë e re e integrimit të të përndjekurve politikë, përse Kurt Kola nuk u jep edhe atyre një zyrë?
Përse Kurt Kola është person i paligjshëm dhe pa asnjë mandat përfaqësimi?
Shoqata e të burgosurve dhe të përndjekurve politikë ka një statut, sipas të cilit, organet drejtuese të saj zgjidhen një herë në dy vjet. Kurt Kola ka 6 muaj që e ka humbur mandatin e kryetarit të shoqatës dhe nuk po organizon zgjedhjet, sepse e di që i ka të humbura.
Kjo është njëra anë, ana më e rëndësishme është fakti se, përse Fatos Nano dhe Merita Ndreko zhvillojnë bisedime me Kurt Kolën, një njeri pa mandat përfaqësimi dhe i paligjshëm?!
Ata e duan Kurt Kolën, sepse ai bën lojën e tyre, punon për ta dhe është gati të ngrejë përsëri tre gishtat si me 1997-ën, mjafton t'i japin një post tjetër, si ai i drejtorit të Institutit, për të shtuar pasurinë e tij të "vogël".
Z.Mustafa Kërçuku, Kontrolli Lartë i Shtetit, z.Artan Gjylbegaj, Drejtor i Departamentit të Këshillit të Ministrave,
z.Vexhi Muçmata, Prokuror i Rrethit, përse nuk verifikoni përdorimin e fondeve shtetërore prej shoqatës të Kurt Kolës?
Apo mos vallë, edhe ju keni interesat tuaja në këto vjedhje marramendëse?
Gazeta "55" ka shkruar se ka dy Kurt Kola; njëri është ish-i burgosuri politik Kurt Kola, tjetri një Kurt Kola, i kthyer nga Athina me "detyra" speciale, ndër më të njohurat është greva e urisë e vitit 1994, për të rrëzuar qeverinë demokratike dhe tjetra "Forumi për Demokraci", organizuar me Skënder Gjinushin dhe kriminelë të tjerë që e rrëzuan qeverinë demokratike, në të cilën të përndjekurit politikë, kishin gati gjysmën e administratës.
Këto vepra antikombëtare dhe tre gishtat e simbolit serb që ai ngriti në Vlorë, bashkë me Faut Gumenin (në Labëri, gumen i thonë qenit) ne 1997, do t'i mbeten Kurt Kolës damka të zeza që s'do t'i ndahen, edhe pas natës së varrit.
Këto damka të zeza do të nxijnë të gjithë ata që i shkojnë pas, sepse janë të implikuar në tradhtinë ndaj shtresës së tyre, ose të gënjyer për 5 para, ose sahanlëpirës së tij.
Sot është dita që Kurt Kola ta tregojë fytyrën e vërtetë të tij, u shërben komunistëve, Fatos Nanos e Skënder Gjinushit, apo të përndjekurve politikë?
Më 1994, ai organizoi një grevë urie për dëmshpërblimin e të burgosurve, po sot, kush e pengon të bëjë të njëjtën gjë? Përse mashtron me parrulla, duke thënë se do fillojmë sot e do fillojmë nesër grevën e urisë?
Kurt Kola duhet të tregojë se, në ç'vit koloneli i "Sigurimit të Shtetit" I.S. i ka prerë atij gjuhën?
Si dokument të parë, po botojmë raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, që provon vjedhjet dhe shpërdorimet e Kurt Kolës. Të përndjekurit, le të gjykojnë vetë.
Në të ardhmen, qëndrimi ynë ndaj Kurt Kolës, do të jetë qëndrimi që ai do të mbajë ndaj gazetës dhe të përndjekurve politikë.