KUSH DO FITOJE BOTRORIN-2006

ujku81

Primus registratum
Re: KUSH DO FITOJE BOTRORIN-2006

Dhe pak dite na ndajne nga fillimi i Boterorit 2006. CIla skuader do ta fitoje??
Parashikimet, komentet dhe opinionet tuaja ketu.
 

Juir

Forumium maestatis
Re: KUSH DO FITOJE BOTRORIN-2006

Ja kam friken Italise a do kaloje grupin se nuk ka nje mesfushe kompetitive,forza Brazil.
 

bob

Primus registratum
Re: KUSH DO FITOJE BOTRORIN-2006

kam degjuar se do e fitoje nje ekip qe arrin ne 6 kupa bote,emrin nuk e di mire po me duket se quhet,BRASIL! /pf/images/graemlins/goofy.gif
 

antip

Primus registratum
Re: KUSH DO FITOJE BOTRORIN-2006

Destroying Berlin 2006...

ITAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAALIAAAAAAAAAAAAAA /pf/images/graemlins/thumbsup.gif /pf/images/graemlins/wub.gif
 

jimmy84

Primus registratum
Re: KUSH DO FITOJE BOTRORIN-2006

Per mendimin ti shkoni pyesni pronaret e Eurollotos apo te dnoje kompanie tjeter bastesh se do ju thone jo vetem kush do e fitoje sivjet...po do t`ju japin edhe rezultatet e tre finaleve te kapmionateve te ardhshem.
Qe kur fitoi Franca boterorin u mor vesh ajo pune. Qershia mbi torte...kur Greqia fitoi Europianin. Sec kam nje mendim qe do e "fitoje" gjermani se edhe heren e kaluar ashtu cope-cope po vajti ne finale ama.
 

eros111

Primus registratum
Re: KUSH DO FITOJE BOTRORIN-2006

Ma kapni pak formacionin e mundshem te Frances dhe me thoni si ju duket...
Mbrojtje : Abidal (Lyon), Gallas (Chelsea), Thuram (Juventus), Sagnol (Bayern)
Mesfushe : Malouda (Lyon), Makelele (Chelsea), Zidane (Real), Ribery (Marseille)
Sulm : Henry (Arsenal), Trezeguet (Juventus)

Skema : 4-1-3-2 ose 4-2-3-1 (Viera ne vend te Trezeguet)

Per mua kjo skuader shkon larg...Dy mesfushoret e krahut Malouda dhe Ribery (shpresa e re e ekipit francez) jane shume ne forme. Abidal dhe Sagnol gjithashtu. Zidane megjithese nuk eshte me ai i dikurshmi ndonje pase deçizive e jep akoma. Henry eshte shume ne forme, Trezeguet shpresojme mos te jete shume i prekur nga skandali ne Itali.

Italia per mua ishte nje pretendente serioze. Te shohim se si do reagojne pas gjithe ketyre ngjarjeve qe ndodhen (ne ndeshjen kunder Zvicres shume nga lojtaret nuk ishin ne forme).
 

eros111

Primus registratum
Re: KUSH DO FITOJE BOTRORIN-2006

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Per mendimin ti shkoni pyesni pronaret e Eurollotos apo te dnoje kompanie tjeter bastesh se do ju thone jo vetem kush do e fitoje sivjet...po do t`ju japin edhe rezultatet e tre finaleve te kapmionateve te ardhshem.
Qe kur fitoi Franca boterorin u mor vesh ajo pune. Qershia mbi torte...kur Greqia fitoi Europianin. Sec kam nje mendim qe do e "fitoje" gjermani se edhe heren e kaluar ashtu cope-cope po vajti ne finale ama.

[/ QUOTE ]

Franca ne 98 ishte ekip shume komplet, me lojtare te rinj shumica e te cileve jane yjet e futbollit te diteve te sotme, kshuqe me vjen keq po ta krahasosh Francen e 98 me Greqine e 2004. Mos bej me kshu gabimesh te lutem shume /pf/images/graemlins/tonguee.gif, jo per gje po do lesh nam /pf/images/graemlins/laugh.gif.

Nqs i mbahemi logjikes tende edhe Brazili ne 2002 e ka marre me hile se superfavoriti ishte Franca dhe bastet me te medha ishin vene per te /pf/images/graemlins/winkwink.gif ...prandaj eshte i bukur futbolli plako se jo gjithmone ata qe priten te fitojne, fitojne!
 

bob

Primus registratum
Re: KUSH DO FITOJE BOTRORIN-2006

atehere finalja:BRAZIL-BRAZIL,natyrisht qe fiton BRAZILI /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

jimmy84

Primus registratum
Re: KUSH DO FITOJE BOTRORIN-2006

Une nuk thashe qe jane njesoj Franca me Greqine. Por ne `98 Brazili ishte shume lart. Shume me lart se ne 2002. Kurse Franca shumicen e lojtareve i kishte te rinj...pra pa eksperience. Kurse Brazili i kishte lojtaret ne kulmin e tyre. Qe nga Dunga e deri tek Roberto Karlos. Tierri Henri apo Viera ishin akoma te rinj. Pastaj kur nuk ka fituar boterorin kur ishte Platini dhe Digana, si zor te fitoje ndonjehere "kokoshi i Frances" se kendon kokoshi i ndonje tjetri perpara. Te themi te drejten nuk ka takat Franca te matet me Brazilin, Gjermanine (kur ka qene mire) apo me Angline, Italine, Holanden etj. Pra ka shume skuadra qe s`e lene Francen te ngreje koke.
Pastaj kemi rastin e Greqise, qe nuk do as laps as kalem qe ishte ndare muhabeti qe 3 vjet para.

Megjithate ky eshte mendimi im. Shumekush mund te mendoje krejt ndryshe.
 

hawk

Primus registratum
Re: KUSH DO FITOJE BOTRORIN-2006

Gjermani vajti ne finale cop cope ne 2002 por ama ne finale na dhuroi nje ndeshje jo ne stilin gjerman ndersa brazili nje ndeshje atipike per ate qe jemi mesuar te shohim.
Kesaj rralle Gjermania besoj do luaj ne menyren e vet me shpirtin e pamposhtur,gjakftohtesi dhe me nje ngarkese emotive shume me te madhe se kundershtaret.

Aman mos na permendni Greqine e cila e mori ate kampionat sepse nuk kishte te tjere.Pak kohe mas fitores humbi nje ndeshje Shqiperine,ekipin qe as nuk e ka pare ndonjehere kampionatin Europian.

Franca e 98 ishte nje ekip shum i motivuar dhe kompletuar,talentin Zidane.Tani ka mjaft lojtare te shquar por problemi eshte se sa dine te organizojne lojen ne forme makinerie.Edhe Italia ka lojtare te mire po ti marrim individualisht por ekipi edhe pse kohet e fundit ka rrzultate pozitive,nuk justifikon gjithe publicitetin qe i behet.


Brazili eshte pretendenti nr. 1 por Argejntina do ngjitet me lart.
Franca mund te na dhuroje surprizen e 98.
Gjermania eshte luan ne shtepi.
Italia vjen nga nje kampionat i manipuluar dhe shum pompoz ashtu si ehe lojtaret.
Hollanda ka te njejtin nivel qe ka ptur nga 90 e ketej.
Anglia eshte pretendente por vetem per hamallek.
Spanja hyn kot ne listen e pretendenteve sepse nuk ka me shum oportunitete se shume ekipe te tjera
 

milanisti2

Primus registratum
Re: KUSH DO FITOJE BOTRORIN-2006

I. Shpresoj ta fitoj italia.
Kundershtaret kryesore te saj jane:
1. Brazili - ne letra, sepse nuk e fiton kete vit boterorin
2. Hollanda- shume e rrezikshme me organik
3. Anglia - ekip i kompletuar
 

ujku81

Primus registratum
Re: KUSH DO FITOJE BOTRORIN-2006

Une ja kam friken Frances sepse ka potencial, gjithe puna eshte sa te motivuar jane dhe sa do te dije trajneri ti harmonizoje.
Argjentina ka ekip te mire, mund te hyje ne katershe, po zor se fiton.
Spanja dhe Hollanda nuk kane mentalitet per te fituar pavaresisht se si lojtare individualisht kane yje ne ekip.
Anglia, ehhhhh do eleminohet prape me penallti.
Pretendentet kryesore per mua ngelen :BRAZIL, ITALI, GJERMANI
 

bob

Primus registratum
Re: KUSH DO FITOJE BOTRORIN-2006

ja pra dhe boterori mbaroi dhe BRAZILI eshte shpallur per te 6 here kampion i botes!
nje lajm tjeter i sapo ardhur,konfirmohet qe per boterorin 2010 nuk merr pjese skuadra braziliane pasi eshte ftuar ne nje turne ne MARS,naten e mire me kete lajm po mbyllim edicionin sportiv! /pf/images/graemlins/goofy.gif /pf/images/graemlins/goofy.gif
 
Top