Re: Kush ben per shqiptari nuk vdes..
Iliria e para, të lumtë!
Të gjithë duhet të japim sa më shumë për Komb! Kur japim për Komb, japim edhe për të mirën e shpirtit tonë, dhe kontribojm edhe për njerëzimin pjesë e të cilit jemi! Për fat të keq tonin, disa politikanë që po e përdhosin edhe sot atdheun tonë të Shenjtë dhe disa analistë e intelektualë e shpallin veten internacionalistë e kosmopolitë, e nuk lënë gjë pa vjellur kundër Kombit të vet -tonë, duke i shkaktuar vetem dëme. Kurrë nuk mund të jemi internacionalistë pa qenë nacionalistë - pa e dashur e punuar për të mirën e Kombit! Të parët tanë kanë dhënë shumë për Kombin, duke u rezistuar okupimeve rromake, sllave-greke, turke dhe okupimit nga antishqiptarët me emrin komunistë, dhe duke e ruajtur qenësinë Kombëtare-Shqiptare!
Kemi shumë nevojë për NACIONALIZEM! Jo për shovinizëm, për çka krenohem edhe për atë e për shumë virtyte tjera, që kurrë të parët tonë nuk kanë cënuar liritë e të tjerëve!