Publikohet lista me 21 persona në kërkim, 10 vetëdorëzohen, 1 arrestohet. Policia: Do zbatohet ligji deri në kapjen ose asgjësimin e grupit
GJIROKASTËR- Policia e Shtetit ka angazhuar më shumë se 400 forca të RENEA-s, FNSH dhe policisë lokale, në operacionin për kapjen e personave që qëlluan me armë mbi efektivët e RENEA-s paraditen e sotme. Ndërkaq nga policia janë identifikuar 21 shtetas, si të dyshuar për sulmin dhe që aktualisht lëvizin të armatosur në brendësi të fshatit Lazarat, të cilët janë shpallur në kërkim. Vihet re se pjesa më e madhe e këtij grupi janë në moshë shumë të re, nën 22 vjeç.
Shtetasit e shpallur në kërkim janë:
1. Arbion Aliko, 20 vjeç
2. Alban Aliko, 18 vjeç
3. Bervin Basho, 22 vjeç
4. Edmond Boci, 48 vjeç
5. Zhaklin Derxho, 18 vjeç ( i vetedorezuar)
6. Xhuljano Nuri, 22 vjeç (i vetedorezuar)
7. Gurim Skënderi, 29 vjeç ( i vetedorezuar)
8. Xhemal Gjini, 18 vjeç
9. Fatmir Gërveshi, 20 vjeç ( i vetedorezuar)
10. G.B., 17 vjeç (i vetedorezuar)
11. Jeton Kalemi, 21 vjeç (i vetedorezuar)
12. Rustem Mahmutaj, 20 vjeç
13. Albon Meçi, 20 vjeç ( i vetedorezuar)
14. Denis Mahmutaj, 19 vjeç ( i vetedorezuar)
15. Xhemil Gjolleshi, 20 vjeç ( i vetedorezuar)
16. Sinan Rabaj, 30 vjeç ( i arrestuar)
17. Eligent Basha, 21 vjeç ( i vetedorezuar)
18. Albi Mahmuti
19. Sevo Shurdhi
20. Endush Aliko
21. Ani Hiri
Policia e Shtetit ju bën thirrje këtyre shtetasve të dorëzohen pranë organeve ligjvënëse. Një thirrje u drejtohet edhe banorëve si dhe drejtuesve të pushtetit vendor në Lazarat, për të bashkëpunuar me forcat e policisë.
Policia e Shtetit apelon se është e vendosur për zbatimin me rreptësi të ligjit, deri në kapjen apo asgjësimin e grupit të armatosur, nëse i rezistojnë operacionit të policisë duke u kundërpërgjigjur me armë.
MERREN NË PYETJE TË DORËZUARIT DHE ARRESTUARIT
Ora 22:15-Personat e arrestuar nga policia por edhe ata që u vetëdorëzuan pasi panë emrat në listën e policisë, po merren në pyetje nga prokurorët Adnan Xholi dhe Edvin Kondili. Të vetëdorëzuarit kanë mohuar që të jenë përfshirë në sulmin me armë zjarri ndaj policisë në Lazarat. “Ne nuk kemi lidhje me sulmin ndaj policisë”- kanë deklaruar të vetëdorëzuarit. Ndërkohë ekspertët e policisë po bëjnë ekspertizën shkencore të duarve, krahëve dhe rrobave të të ndaluarve, për të parë nëse ka mbetje baruti.
VETËDORËZOHEN NË POLICI 4 NGA PERSONAT E SHPALLUR NË KËRKIM
Ora 21:15-Katër persona të tjerë pjesë e listës së policisë për ngjarjen e Lazaratit janë vetëdorëzuar. Kështu bëhet me dije se janë dorëzuar në polici Albon Meçi, Gurim Skënderi, Denis Mahmutaj dhe Zhaklin Derxho.
DORËZOHET NË NEWS24, GERALD BIME: NJË PJESË TË PERSONAVE NË LISTËN E POLICISË I KAM SHOK FËMIJËRIE
Ora 20:25Një tjetër person i përfshirë në listën e policisë për ngjarjen në Lazarat është dorëzuar në studion e News24 në Gjirokastër. 17-vjeçari Gelard Bime deklaroi se një pjesë të personave që kanë emri në listën e policisë i njeh dhe i ka shokë fëmijërie. Ai mohon të ketë qenë në Lazarat dy ditët e fundit dhe shprehet se shokët e fëmijërisë nuk i ka takuar që prej vitit të kaluar kur policia ndërhyri në Lazarat.“U ndjeva i shokuar kur pash emrin. Jetoj në Gjirokastër dhe sot kam qenë gjithë ditën në shtëpi. Kam dal në orën 1 kam takuar babanë. Kam një vit pa shkuar në Lazarat që para se të hynte policia, sepse atje kam shoqëri. Nuk i njoh të gjithë personat në listë por disa i kam shok fëmijërie që në klasë të parë. I kemi ruajtur marrëdhëniet deri ditën që u shpallën në kërkim.”- u shpreh 17-vjeçari.
Bime deklaron se policia mund ta ketë futur emrin e tij tek personat e shpallur në krik pasi ky i fundit ka foto në facebook me Albion Alikon, një tjetër person i shpallur në kërkim për ngjarjet në Lazarat. “E njoh Jeton Kalemin. Mendoj se nga shoqëria që janë në kërkim, nga fotot që publikoi Xhulio në facebook, ku kishte foto me mua. Në Lazarat rrinim tek lokali i Albanit. Edhe Xhuljo Malon e njoh, e kam shok që në fëmijëri. Është djalë i qetë, i urtë, i pa ngatërruar. Alban Alikon se kam takuar që kur i doli emri në kërkim. Sot dhe dje nuk kam folur as me Xhulion.”- u shpreh 17-vjeçari.
KAPET NË LAZARAT PERSONI I PARË I SHPALLUR NË KËRKIM
ORA 18:10 Forcat RENEA kanë arrestuar një nga personat e shpallur në kërkim, ai është Sinan Rabaj.
VETDORËZOHEN DY TË SHPALLURIT NË KËRKIM: S’KEMI LIDHJE ME GRUPIN E ZJARRIT
Ora 19:50-Dy nga personat emri i të cilëve figuron në listën e të shpallurve në kërkim për ngjarjen në Lazarat janë vetëdorëzuar dhe kanë mohuar të kenë lidhje me grupin e zjarrit. Eligent Basha dhe Xhemil Gjolleshi deklarojnë se nuk kanë asnjë lidhje me grupin e zjarrit.
(m.k/a.n/BalkanWeb)