Kuriozitete mbi seksin ...

Hektor12

Locus omnem
Kuriozitete mbi seksin

Ja nje liste e statistikave mbi erotizmin.

Images.ashx


Aktiviteti seksual perfaqeson finishin per te arritur ne cdo marredhenie sentimentale, seksi, ne fakt, shpesh perdoret si nje instrument per te bere me te forte nje lidhje intime ne cift dhe te ndajne se bashku emocione te forcojne lidhjen. Por cilat jane kuriozitetet ne jeten seksuale? Ja nje liste e statistikave mbi erotizmin.

Semundjet seksualisht te transmetueshme, rreth 50% e njerezve seksualisht aktiv, qofshin meshkuj apo femra, rrezikojne te takojne virusin HPV te pakten nje here ne jete. Infeksionet e provokuara nga ky virus sic njihet me emrin "papilloma humane", mund te shkaktoje semundje dhe irritime te lekures duke sulmuar ne dy forma te ndryshme, nje eshte "jo e demshme" ndersa tjetra mund te sjell nje mase tumorale. Rreth 90% e sistemit imunitar i njeriut arrin te luftoje kete infeksion per rreth 2 vjet.

Nje statistike tjeret i perket numrit te partnereve nga ku eshte ndertuar nje marredhenie seksuale. Sipas sondazheve te ndryshme ku kane marre pjese njerez te moshes 20 deri 59 vjec mesa duket femrat mund te kryejne marredhenie seksuale me 4 meshkuj ne te gjithe harkun kohor te jetes se tyre, ndersa meshkujt kane nje mesatare prej 7 partneresh. Edhe mbi orgazmen ka diferenca te dukshme mes femrave dhe meshkujve, ne fakt 75% e meshkujve arrijne gjithmone orgazmen gjate marredhenieve seksuale, ndersa 29% e femrave mund te kete rezultat.

Humbja e virgjerise rezulton te jete nje rast studimi me te vertet interesant, mosha mesatare e nje djali qe humb virgjerine eshte rreth 16 vjec, ndersa per femrat hapi i madh ndodh pasi kane mbyshur te 17-tat. Pervec aspektit te lidhur me kenaqesine fizike qe seksi lejon te ndjeni, mesa duket meshkujt udhehiqen edhe nga nevoja per te pasur marredhenie seksuale per te kenaqur deshiren e atesise, me fjale te tjera, te gjenerojne femije. Ne kete rast, eshte e rendesishme te studiohet gruaja moderne ne lidhje me memesine, 2/3 e femrave qe kane pasur nje shtatezani kane zgjedhur te punojne, ne 80% e rasteve kane zgjedhur te qendrojne ne vendin e tyre te punes deri ne muajin e fundit para lindjes.
 

Hektor12

Locus omnem
Të gjithë e dimë se çka është seksi, por disa fakte për të si kemi ditur kurr. Shikoni më poshtë listen me fakte.

1. Gjatë 30 minutave të seksit aktive, personi djeg mesatarisht 200 kalori.
2. Mesatarisht, burrat mendojnë për seksin çdo shtatë seconda.
3. Gratë më shumë perdorin fjalë të pista gjatë seksit se meshkujt
4. Vetëm 17% e grave kanë përjetuar orgazmë gjatë seksit.
5. Një burrë derdh mesatarisht 18 litra spermë në jetën e tij.
6. Te femrat, orgazma mund ti heq dhimbjet e kokës.
7. Seksi të paktën një herë në javë mund të ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 30%, dhe diabetin me 40%.Gjithashtu thuhet se njerëzit me një jetë seksuale aktive kanë më shumë gjasa të jetojnë deri në 80 vjet.
8. Të dhënat historike tregojnë se edhe në vitin 1850 para Krishtit, gratë u përpoqën të kontrollonin lindjet. Metoda më e zakonshme ishte një përzierje e bajgës së krokodilit dhe mjaltë që vendosej në vaginë me shpresat e parandalim të shtatzanisë.
9. Një dekadë më parë, vetëm 25% e grave raportuan të kenë përjetuar orgazmë si rezultat i raportit seksual. Në vitet e fundit, ky numër është rritur në rreth 45%.
10. Vibratori, një lodër seksi për gratë, u hartua fillimisht në shekullin e nëntëmbëdhjetë, si një ilaç për të luftuar ankthin lidhur me menstruacionet.
11. Viagra bëri $ 411,000,000 fitime brenda tre muajve të parë të daljes së tij në vitin 1998 para se të shkojnë për të bërë 1,800,000,000 $ në 2003.
12. Homoseksualiteti ishte listuar si një sëmundje mendore në Shoqatën Amerikane psikiatrike (APA) deri në vitin 1973.
13. Në Shtetet e Bashkuara, rreth 4% e popullsisë identifikohen si gay, lesbike, ose biseksual.
14. Rreth 1% e njerëzve në mbarë botën identifikohen si aseksuale (që nuk ka tërheqje të fortë seksuale).
15. Një në pesë amerikanë ka qenë i përfshirë seksualisht me një bashkëpunëtor.
16. Statistikat tregojnë se përafërsisht një në çdo pesë amerikanë ka bërë seks me një kolege në punë.
17. Gjatë vitit 2007, më shumë se 2.5 milion njerëz në mbarë botën u infektuan me HIV, virusi që shkakton AIDS-in. Me këto raste të reja, tani ka 33 milionë njerëz që jetojnë me AIDS në të gjithë botën
18. Në mbarë botën, 27.5% e grave raportojnë se kanë qenë nën presion në marrëdhënie seksuale për herë të parë në krahasim me 15% të burrave të raportimit të njëjtën gjë.
19. Sipas një studimi të 2007 në mbarë botën , mosha mesatare kur njerëzit bëjnë marrëdhëniem e parë seksuale është 19,25. Studimi gjithashtu zbuloi se njerëzit në vendet aziatike prirur për të humbur virgjërinë e tyre në një moshë mesatare prej 22, ndërsa në vendet perendimore në moshën 18.
20. Makina është vendi i dytë i preferuar për seks pas dhomës së gjumit.
21. Në mbarë botën, të rriturit seksualisht aktivë raportojnë se kanë një mesatare prej 103 mardhenieve seksuale në vit. Ky numër është poshtë nga një mesatare prej 127 herë në vit në 2003.
22. Një raport thekson se 48% e grave kanë përjetuar orgazëm false të paktën një herë në jetën e tyre.
23. Kudo në botë, rreth 25% e njerëzve raportojnë se kanë pasur vetëm një partner seksual. Në anën tjetër, 21% e njerëzve raportojnë se kanë më shumë se 10 partnerë seksual.
24. Madhësia mesatare e një penisi është prej 12.7 cm deri në 15.2 cm.
25. Përdorimi i prezervativit është bërë për herë të parë në vitin 1500.
 

Hektor12

Locus omnem
10 kuriozitete për seksin



Kush dëshiron të dij disa kuriozitete rreth aktit seksual dhe kush janë rekordmenët e kësaj marrëdhenj?Në ju sjellim 10 fakte që mund të ju bëjnë që të mos besoni rreth këtij akti.

1. Në nëntor 2008 u vendos në Japoni rekordi për orgjinë më të madhe në botë- me 500 pjesëmarrës.
2.Pornostarja Sharon Kate ka xhiruar 1023 filma, në të cilat qëndroi përpara kameras, dhe 31 si regjisore.
3.Në vitin 1998, vibratori rozë me emrin ‘Rampant Rabbit’ u shfaq në një seri të ‘Sex and the City’. Që prej atëherë është lodra seksuale më e shitur.
4.Julia, vajza e perandorit August, mendohet se ka fjetur me 80 mijë meshkuj. Për këtë arsye ajo u dërgua në ekzil nga i ati dhe jetoi në ishullin Pandateria deri në vdekje.
5.Në vitin 600 përpara Krishtit u zbulua në Greqi dildo-ja i parë. I ashtuquajturi Olisbos ishte një penis prej druri, guri, lëkure.
6.Gjatë një panairi seksi në SHBA, pornostarja Lisa Sparxx vendosi rekord në kategorinë ‘sex më i gjatë’. Gjatë 24 orëve ajo bëri seks me 919 meshkuj.
7.I vdekur në vitin 2006 në moshën 43 vjeçare, pornostari amerikan John Dough vendosi rekord për më shumë akte seksuale të njëpasnjëshme. Për filmin ‘Burri me më fat në botë’, ai kënaqi seksualisht 101 gra në 3 ditë.
8.Gjinekologët amerikanë Virgina Johnson dhe William Masters kryen një studim në vitin 1966. Ata arritën të raportojnë për një pjesëmarrëse në studim që vendosi rekord për orgazmën më të gjatë: 43 sekonda e gjatë me 25 kontraktime vaginale.
9.Aktorja e Hollivudit Mae West ka bërë seksin më të gjatë në botë. Për 15 orë rresht ajo kënaqi seksualisht partnerin Ted.
10. Prostitutat në Japoni bëjnë një praktikë shumë të çuditshme dhe super të shtrenjtë. Ato zhyteshin në ujë dhe më pas u shkonte klienti. Frika e vdekjes bënte që muskujt e vagjinës të kontraktoheshin aq shumë dhe klientit kjo i dukej tepër erotike.
 

Hektor12

Locus omnem
Njerëz qe kane vdekur gjatë seksit! Kujdes ku e bëni



Seksi është një gjë e mirë, por duhet të keni kujdes sepse mund edhe të vdisni… Ja disa raste ku njerëz kane vdekur gjatë seksit:

Lojra të fëlliqura
Kristen Tejlor (29) nga Pensilvanija humbi jetën,gjatë disa lojërava të çuditshme seksuale që bënte me burrin e saj Tobin. Cifti po eksperimentonte në dhomën e gjumit,ku edhe Kristen kishte gjetur vdekjen gjersa burri i saj tentoi ti vendos tela elektrik në gjinjtë e saja. Ai ishte akuzuar për vrasje.

Seksi në rrugë
Parisi nga Namibija kishte gjetur vdekjen gjersa po kryente marrëdhënie seksuale në mes të rrugës,ku i shkel edhe një kamion. Shoferi i kamionit para policisë deklaroi se cifti nuk e kishte idenë se ku gjendeshin,ndërsa analizat treguan se citi kishte patur një dozë të tepëruar të alkoholit në gjak.

Seks maraton
Një 30 vjeçar nga Gana gjatë seksit kishte mbytur partneren e saj shumë më të vjetër se ai (75),ndërsa nuk kishte vërejtur se ajo gjatë marrëdhenies seksuale veçse më kishte kaluar në botën tjetër. Ai as që donte të ndalonte seksin edhe kur punonjësja e shtëpisë hyri brenda dhe i tha të ndalonte. Tani ai gjykohet për vrasje.

Rrënia nga çatia
Një çift nga Karolina jugore kishte humbur jetën, pasi kishin rrëna nga çatia gjatë seksit. Ata gjatë kryerjes se marrëdhënievbe seksuale kishin rrëshqitur nga pullazi dhe ishin gjetur të vdekur nga një kalimtar i rastit, i cili lamëroi policinë. Ata kishin gjetur rrobat e tyre në një pullaz të një pubi.
on ata në rritjen e performancës, por ndonëjherë të rrezikshme, pasi shpesh rrëzohen. Ky është i lidhur me një instikt natyral konkurrues me kolegët e tjerë meshkuj. Profesori Bill Von Hippel, thotë se historikisht mashkulli duhet të konkurrojë me meshkuj të tjerë për të afruar një femër, dhe fituesi i kësaj sfide janë ata që i kalojnë gjenet e tyre brezit të ardhshëm. Edhe njëherë qënia njerëzore konfirmohet si një qënie jo kaq e ndryshme nga kafshët e tjera, kur për të fituar partneren dhe të mundë konkurrentët, bëjnë dhe akrobacitë më të rrezikshme dhe spektakolare.
 

Hektor12

Locus omnem
Sipas Institutit Kinsey, penisi më i madh i matur deri më sot ka qenë 33 cm.
- Më i vogli ka qenë 4, 4 cm.
- Fantazia më e shpeshtë seksuale është ajo e të bërit seks oral.
- 8% e çifteve kryejnë rregullisht marrëdhënie anale.
- 60% e burrave dhe 54% e grave kanë pasur aventura seksuale që kanë zgjatur vetëm një natë.
- Gratë blejnë 40% të të gjithë prezervativëve të shitur.
- Në vitin 1609 një doktor me emrin Wecker ka gjetur në Bolonjë një kufomë me 2 penisë. - Nga atëherë janë identifikuar dhe 7 raste të njëjta, të dokumentuara.
- Burrat mendojnë se gjatësia mesatare e penisit është 20 cm, ndërsa gratë mendojnë 10 cm.
- Orgazma e femrave është një qetësues dhimbjesh shumë i fuqishëm, për vetë faktin se prodhon endrofinë.
- 56% e burrave pranojnë që kanë kryer marrëdhënie seksuale në ambientin e punës.
- Në disa ishuj të Polinezisë çiftet e reja bëjnë seks mesatarisht 3 herë në natë, deri në moshën 30 vjeçare. Pas kësaj, mesatarja ulet në 14 herë në javë.
- Shpejtësia maksimale me të cilën ndijimet shkojnë nga lëkura në tru në një raport seksual është matur dhe është 251 km në orë.
- Në Amerikë vdesin çdo vit deri në 500 njerëz të asfiksuar, duke tentuar të mbajnë sa më shumë frymëmarrjen për të pasur një orgazëm më të fuqishme.
- Mbreti anglez Edward Settimo, i cili ishte shumë i shëndoshë, urdhëroi të ndërtonin një tavolinë speciale për të kryer marrëdhënie seksuale në mënyrë sa më komode.
- Vetëm 29% e njerëzve arrijnë të jenë të virgjër deri ditën e martesës.
- Zgjatja mesatare e një raporti seksual, duke llogaritur të gjithë: pushimet, penetrimet dhe çlodhjen është 39 minuta.
- 58% e njerëzve ju pëlqen të flasin me fjalë “të pista” gjatë raportit seksual.
- 22% e njerëzve kanë marrë me qira një film porno, të paktën një herë.
- Jo të gjithëve u pëlqen të bëjnë seks.

A e dini se …..
Sipas një studimi 18 përqind e adoleshentëve kanë qënë të dehur në momentin që kanë kryer interkursën e parë seksuale.

Eshtë një fakt i trishtuar që të rinjtë fillojnë të provojnë seksin në të njëjtën moshë kur ata fillojnë edhe alkoolin dhe drogat.

Bëjuni fëmijve tuaj një favor: flitni hapur dhe ndershmërisht me ta për pasojat negative që ka seksi kur shoqërohet me alkool dhe droga.
smile.png
 

Hektor12

Locus omnem
Akti seksual si mënyrë për t'u shumuar filloi të përdorej nga kafshët para 300 miljonë vjetësh. Por për 3 000 miljonë vjet të tëra jeta në Tokë ishte shtuar për bukuri edhe pa pasur seks. Mendohet se ky shumim është kryer nëpërmjet ndarjes së thjeshtë të qelizave, gjë që ka qenë e mjaftueshme për të krijuar një individ të ri.

Biologët kanë gjetur se në ndryshim nga shumimi nëpërmjet ndarjes së qelizës, shumimi nëpërmjet aktit seksual sjell si përparësi uljen e përqindjes së parazitëve, mundëson përmirësimin e materialit gjenetik të dëmtuar dhe bën që nëpërmjet kombinimit të gjeneve të ketë shumëllojshmëri individësh.
Nga ana tjetër shumimi nëpëmjet seksit kërkon shumë kohë, para së gjithash mund të mos arrihet të gjehet një partner i përshtatshëm për aktin, ose partneri nuk ka dëshirë të ketë fëmijë.

Sjelljet seksuale njerëzore
Përditë seks bëjnë 4 përqind e njerëzve në botë. Në një sekondë ngjisin trupat e tyre 2 778 burra dhe gra. Si rrjedhim brenda një sekonde mbesin shtatzane 11 gra.
Judith Makay, këshilltare mjeksore e WHO ka arritur të bëjë një "Atlas mbi sjelljet seksuale njerëzore" i cili përmban të dhënat e mësipërme si dhe të mëposhtmet.

Amerikanët kryesojnë duke kryer 160 akte penetrimi seksual në vit e duke marrë mesatarisht 28 minuta për çdo herë. Përsa i përket kohëzgjatjes, atyre arrijnë t'ua kalojnë vetëm brazilianët të cilët marrin 30 minuta për të kryer aktin.
Pas amerikanëve vijnë rusët dhe francezët që kryejnë mbi 130 penetrime seksuale në vit. Rusët duket se e kanë me nxitim punën pasi kohëzgjatjen mesatare të aktit seksual e kanë 12 minuta. Por rekordin në shpejtësinë e kryejes së këtij akti e mbajnë tajlandezët me 10 minuta.
Në Gjermani, çiftet e martuara e bëjnë 85 herë në vit, të pamartuarat 131 herë.

Seksi në kembe
Banorët e Hongkongut i mbajnë këllufët (prezervativët) të fshehura në këpucë.
Japonezët duan të sigurohen kaq mirë gjatë aktit seksual saqë kanë prodhuar edhe këllufë 183 cm të gjatë për të futur të gjithë trupin brenda tyre.
Njëzet përqind të burrave italianë kryejnë një herë në javë marrëdhënie me një prostitutë.
Në Tajlandë seksi është kthyer në një industri që ka një vlerë prej 25 miliardë dollarësh amerikanë.
Të bësh seks në Hënë do të merrte shumë kohë dhe do të ishte tepër.....
 

Hektor12

Locus omnem
Nuk ka fushe te informacionit qe te mbetet e perjashtuar nga cudite seksuale qe degjojme cdo dite ne programet televizeve argetuese, ne internet, apo ne shtypin e perditshem.
Ne ditet e sotme jemi mesuar te shohim cdo gje dhe nevojen e vazhdueshme per te eksperimentuar gjithmone dicka te re dhe shpesh te coroditur; Kjo eshte shenje e nje shoqerie ne transformim te shpejte dhe te eger.
Por sot nuk duam te diskutojme mbi ligjshmerine e zakoneve dhe traditave te caktuara, duam t’ju tregojme shkurtimisht 10 cudite nga pjese te ndryshme te globit.

Duam t’ju leme te habitur, te tronditur, te prekur, por me nje buzeqeshje ose me nje pikepyetje gjigande te stampuar ne fytyren tuaj!

- Ne Liban, burri lejohet ligjerisht te kete marredhenie seksuale me kafshet, me kusht qe kafshet te jene te gjinise femerore. Te paturit marredhenie seksuale me nje kafshe te seksit mashkull, denohet me denimin me vdekje.

- Ne Bahrein, nje doktor mashkull ligjerisht mund te ekzaminoje organet gjenitale te femres, por nuk mund t’i vezhgoje drejtperdrejt vizites, mund te shohe vetem reflektimin e tyre ne nje pasqyre.

- Myslimaneve, u ndalohet te shikojne organet gjenitale te nje kufome. Ligji vlen edhe per varremihesit, per kete gje organi seksual i te vdekurit duhet te jete i mbuluar me nje lecke.

- Ne Indonezi, denimi per masturbimin eshte prerja e kokes.

- Ne Guam, ka meshkuj per te cilet puna eshte kryesisht bredhja e fshatrave dhe te perdhunojne vajza te reja te virgjera. Keta individe paguhen nga meshkuj te tjere qe duan me vone te martohen me vajzen e zgjedhur. E gjithe kjo vjen sepse sipas ligjit Guan ndalon qarte martesen per virgjereshat.

- Ne Hong Kong, gruaja e tradhetuar ka te drejte ligjore per te vrare burrin e saj kurorshkeles por mund te beje gjestin vetem me duar te zhveshura. Ndersa dashnorja e burrit te saj mund te vritet ne cdo menyre edhe ne ate me barbare.

- Ne Liverpool, lejohen shiteset topless por vetem ne dyqanet e peshqeve tropikal.

- Ne Cali, Kolumbi, gruaja mund te kryeje marredhenie seksuale vetem me burrin e saj dhe heren e pare qe ndodh, nena e vajzes duhet te jete e pranishme dhe deshmitare e aktit.

- Ne Santa Kruz, Bolivi, eshte e paligjshme per nje burre te kyreje marredhenie seksuale me nje grua dhe me motren e saj ne te njejten kohe.

- Ne Maryland, eshte e paligjshme per te shitur prezervative ne distributoret automatike me perjashtime ne makinerite ne afersi te vendeve ku shiten pije alkoolike per konsum ne ate vend
 

Hektor12

Locus omnem
25 kuriozitete magjepsese per dashurine dhe seksin
1330010231-kuriozitet_e_seksit.jpg

25 kuriozitete magjepsese per dashurine dhe seksin
Romantizmi është një mënyrë për të shprehur dashurinë tuaj, ndjenjë e cila bën t’u rrahë zemra fort sa herë që jeni pranë partnerit. Mos prisni asnjëherë raste të veçanta për të shprehur dashurinë tuaj. Sigurohuni të ushqeni lidhjen dashurore që keni krijuar duke vënë në zbatim disa këshilla praktike me të cilat specialistët sigurojnë se kanë një efekt mjaft pozitiv në jetën e një çifti. Shpesh duket e pabesueshme dhe e paarritshme krijimi i një lidhjeje e cila karakterizohet nga harmonia dhe dashuria mes partnerëve, aq sa kur e sheh tek të tjerët të duket diçka ireale, por që sipas studiuesve është krejt e kundërta. Dashuria është një gjë shumë e bukur, por edhe e çuditshme gjithashtu. Më poshtë janë 25 fakte rreth dashurisë.

1. Burrat të cilët e puthin gruan e tyre në mëngjes, jetojnë 5 vjet më shumë se sa ata që nuk e bëjnë këtë gjë.
2. Kënga e parë për dashurinë është shkruar 4 000 vjet më parë dhe vjen nga një zonë midis Tigrit dhe Eufratit.
3. Nëse vjen momenti për intimitet që në fillim të marrëdhënies, 78% e vajzave nuk pranojnë nëse nuk janë depiluar.
4. Vajzat feministe kërkojnë më shumë se të tjerat të kenë një marrëdhënie romantike.
5. Dy të tretat e njerëzve raportojnë se kanë rënë më shumë në dashuri me dikë që kanë vite që e njohin, se sa me një të saponjohur.
6. Njerëzit që tregojnë historinë e tyre të dashurisë e bëjnë këtë pasi mendojnë se procesi është jashtë kontrollit të tyre.
7. Dashuria nxit një efekt qetësues në trup dhe mëndje për të paktën një vit, gjë që ndihmon ruajtjen e sistemit nervor.
8. Dashuria ka të njëjtin efekt në trup, njësoj si edhe frika e madhe. Te një person i dashuruar shfaqen të njëjtat simptoma si te një person që ndjen një frikë të madhe, zmadhim të bebes së syrit, duar të djersitura, dhe rritje të të rrahurave të zemrës
9. Skanimet e trurit kanë treguar se kur njeriu shikon foto të njeriut të zemrës, truri reagon menjëherë duke treguar dëshirë.
10. Vajzat e fisit Tivi në Pacifikun jugor martoheshin që në lindje.
11. Shërbimi “Detektori i dashurisë” i shpikur nga operatori telefonik KTF supozohet se tregon seriozitetin e njeriut të dashur, nëse ai vërtet është i ndershëm në atë që thotë. Telefoni analizon kordat e zërit për të parë nëse ai flet me dashuri apo jo. Përdoruesi merr një analizë të bisedës nëpërmjet një mesazhi i cili tregon afeksionin, surprizën, përqendrimin dhe ndershmërinë me të cilën ka folur personi tjetër në linjë.
12. Rreth 11% e grave kontrollojnë menjëherë online për të parë të dhënat e një personi që e kanë takuar ose që presin ta takojnë, kundrejt 7 % të meshkujve.
13. Me kalimin e kohës, partnerët tentojnë të kenë gjithmonë e më shumë të njëjtat sjellje.
14. Njerëzit tentojnë të kthejnë më shumë kokën në të djathtë se sa në të majtë kur puthin dikë (65% e njerëzve e kthejnë kokën në të djathtë).
15. Tadita e unazës së fejesës ka ardhur që në shekullin e 15-të, kur Duka Maximillian i Austrisë i dha një unazë të fejuarës së tij Mary nga Burgundy.
16. Rreth 43 % e grave preferojnë që partnerët të mos tregojnë shenja ‘dashurie’ nëse nuk janë të sigurt për një lidhje.
17. Njerëzit që sapo kanë rënë në dashuri tregojnë zvogëlim të hormonit serotoninë, në nivele aq të ulëta sa dhe te një person i sëmurë.
18. Aeroporti Ndërkombëtar i Filadelfias mbahet si Nr.1 për lidhjet e dashurisë gjatë kohës së pritjes.
19. Sipas një teorie matematike, ne duhet të takojmë shumë njerëz para se të zgjedhim partnerin e përjetshëm. Sipas probabilitetit vetëm kështu ka më shumë shanse për një çift të suksesshëm.

20. Mjekra e burrave rritet më shpejt kur ata mendojnë për seks.

21. Verona, qyteti italian ku u luajt vepra e Shekspirit, Romeo dhe Zhulieta, merr rreth 1000 letra çdo vit në adresë të Zhulietës, çdo Valentin.

22. Nëse një person refuzon një lidhje, personi bie edhe më shumë në dashuri me atë person që nuk e ka pranuar- thotë Helen Fisher autor i librit ‘Pse dashurojmë’. Pjesët e trurit që aktivizohen kur ne jemi të gëzuar vazhdojnë të mbeten aktive.

23. Ka një arsye pse ndodhin romancat në zyrë; Rënia në dashuri është shumë e lidhur me afrimitetin. Ngjallet familjariteti, qetësia, afërsia dhe romanca.

24. Një në pesë marrëdhënie dashurie afatgjata ndodhin pasi njëri nga partnerët është i përfshirë në të.

25. Një marrëdhënie romantike i bën të dy partnerët të lumtur. Sa më afër ndihemi aq më të lumtur jemi!
 

Amour

Valoris scriptorum
- Ne Liban, burri lejohet ligjerisht te kete marredhenie seksuale me kafshet, me kusht qe kafshet te jene te gjinise femerore. Te paturit marredhenie seksuale me nje kafshe te seksit mashkull, denohet me denimin me vdekje.

Haha te jene valle musliman keta libanezet :lumtur:
 

scadarsko

Locus omnem
[quLibanAmour, post: 988049, member: 12115"]Haha te jene valle musliman keta libanezet :lumtur:[/quote]
Ne liban ka perkatesi fetare si ne shqiperi dhe eshte nje vend antik.nuk eshte e vertet se behen raporte sexuale me kafshe sic thuhet me lart.jetojme me nje shoqeri multikulturore ne emigrim,dhe kemi shtruar kete pyetje pergjigja eshte nuk eshe e vertete.
 
Top