Kur qajnë femrat dhe kur qajnë meshkujt...

Universal

AnonymouS
1434792981burre-qan.jpg


Femrat dihet se janë seksi i dobët. Por duket se meshkujt janë ata që qajnë me lot gëzimi. Kur bëhet fjalë për reagimin ndaj mërzitjes, femrat qajnë katër herë më shumë se meshkujt. Kështu thotë profesori Ad Vingerhoets, autori i studimit për fenomenin e të qarit.

Megjithatë meshkujt shpërthejnë në lot për diçka pozitive, përshembull nëse skuadra e tyre fiton një ndeshje të rëndësishme. Profesori Vingerhoets thotë se arsyeja kryesore e të qarit është ndenja e pafuqisë, më shumë se mërzitja.

“Përgjithësisht, femrat dhe meshkujt qajnë për të njëjtën gjë, si vdekja e një personi të dashur, momente romantike apo sëmundje. Megjithatë femrat kanë tendencën të qajnë edhe për konflikte të vogla, kritika apo dhe kur u prishet kompjuteri”, thotë profesori për "DailyMail".

Fakti që meshkujt kanë tendencën të qajnë për momente gëzimi, thotë profesori, është se kjo ndodh pasi, nëse meshkujt do të qanin kur ndihen të pafuqishëm, do të tregonin shenja dobësie.

Në studimin e profesorit kanë marrë pjesë 5 mijë persona, të cilëve u është kërkuar të qajnë në situata të ndryshme.

/ Top Channel
 

joetisti_

Locus omnem
Mashkulli sigurisht qe ka raste qe i mban lotet qe te mos shfaqe shenje dobesie, por kjo s'i kushton shume sepse nuk i vjen edhe aq per te qare. Pra nuk ben sforco te madhe. Per raste te tjera pastaj me te lehta nuk i vjen realisht fare. Kurse femres pervecse i shkon, i vjen natyrshem dhe kjo mendoj se eshte e lidhur me nxjerrjen ne kete menyre te emocioneve negative.

Sa bukur eshte te puthesh lotet e nje femre kur e ngushellon...
 
Top