Kur Populli bën sehir Dramën e luajtur nga `Usta i Paudhi`

Një rast i rrallë po ndodh në Shqipëri rast i cili duhet përfshsirë në Guinnes. Po ndodh rasti kur populli njëlloj si në skenat e lashta të amfiteatrove, është ulur në shkallaret për të parë aktorët politikanë se si kacafyten më njëri tjetrin. Rasti kur populli ul gishtin e madh poshtë kur sheh politikanët e Opozitës dhe Usta të Paudhin që po luajnë rolin e tyre antishqiptar dhe anti integrim duke u përpjekur me të gjitha forcat për të bërë kundërshtarin fajtor për fajet që kanë bërë dhë po bëjnë vetë.
Populli bën sehir dhe indinjohet kur plaku Mere nguc të vartësit e tij të sakrifikohen për të.
Populli u hakërrehet atyre që luajnë rolin e korit të amfiteatrit të cilët në ditët sotme janë Mediat dhe gazetat, për përsiatjet e tyre të pafund për tu mbushur mëndjen se Hajdutët e vërtetë nuk janë pala e Opozitës por pala tjetër .
Populli ngërdheshet kur sheh aktoren që luan rolin e gruas së presidentit e cila porsi një Ledi Makbeth, kur sheh që duart e përgjakura nga paratë e pista, përpiqet të luajë rolin e viktimës.
Populli zien nga inati kur vështron se si aktorët e roleve negative përpiqen me të gjithë forcën e tyre djallëzore të paraqesin para të huajve se sa të këqinj dhe të neveritshëm janë kur kërkojnë të fajësojnë sikur janë bashkëfajtorë të gjithë për fajet e tyre, duke u lutur që të qëndrojnë larg trojeve sepse këto troje ndjellin vetëm fatkeqësi… ?!
Kështu është dhe historia e ditëve të sotme të grupit opozitar i cili tashmë nuk përfaqëson më as Opozitën dhe as Popullin Opozitar me gjithë përpjekjet për të fajësuar të tjerët për fajet e tyre nëpëmjet metodës së djallëzuar të Usta të Paudhit që i ngjan teorisë së Allen Dulles – gënje, gënje, se diçka do të mbetet.
Dhe me të vërtetë diçka po mbetet nga kjo gënjeshtër. Diçka e shëmtuar dhe e neveritëshme -profesioni i intrigantit dhe i Shpifësit, të cilin për fat të keq e kanë fituar këtë Diplomë grupi Opozitar në vënd që të ishte krejt ndryshe.. Profesioni i intrigantit dhe i shpifësit do të ishte pa vlera nëse do të ndëshkohej, por në Shqipëri është ngritur në një Model real të Profesionit të ri e të pandëshkueshëm, me të cilin fitohet shumë nëse përdoresh nga Bossët e Mafies dhe të Krimit, qoftë në simbiozën gazetar investigative&Shpifës, qoftë në modelin makbethian Anal-ist&Mashtrues, qoftë në modelin opozitar deputet&Intrigant.
Zanati i Spiunit dhe i të përdorit nga Usta i Paudhi, është i lashtë por ka marrë përmassa të frikëshme për shkak të pandëshkueshmërsë këtu në Shqipëri.
Sofistikimi i kësaj dukurie është shkaktuar edhe për shkaqe të tjera sidomos nga përdorimi në Mediat e huaja të elementit Fake Neës i cili është përdorur në luftën politike ndërkombëtare kundër Rusisë Iranit, por edhe brënda BE dhe SHBA, pra përvoja është edhe e huaj sikundër thamë më sipër.
Sofistikimi i dukurisë së Shpifjes dhe anonimatit shpifës ka ardhur edhe nga rregjimi i kaluar komunist i cili të dënonte për propagandë edhe kur nuk ishe i tillë. Këta profesionistë të propagandës u catuan nga Raamiz Alia në krye të Partive të para Pluraliste, por Opozita e sotme e drejtuar nga i njëjti perso për 27 vjet e ka perfeksionuar këtë metodë aq shumë sa sot përbën problem kombëtar por dhe ndërkombëtar. Përse? Sepse nuk ka ndodhur, të paktën në rang politikash Kombëtare që njëra palë aktualisht ajo opozitare, të shajë e të njollosë madje të nxijë atdheun e vet vetëm e vetëm që kundërshtarët e tyre të mos fitojnë pavarësisht se nga fitorja do të fitojë vetë populli shqiptar madje do të fitojnë edhe vetë këta mashtrues nëse do të integroheshim në BE.
Dihet fare mirë përdorimi i profesionit mashtrues&shpifës&intrigant në variantin e Fake neës – përpjekja për ti shpëtuar ndëshkimit ligjor për shkak të fajeve, krimeve, shpërdorimeve.
Përdorimi i Mediave, gazetave, gazetarëve pseudo investigativë, deputetëve madje edhe ata të tipit pedagog `alla Gjekmarkaj` apo dhe të të tjerëve për të mbuluar zullumet e njëshit, apo dyshit, apo dhe të një grumbulli numrash drejtues që mund ti quajme asistentët e Usta të Paudhit, por dhe ato partive të tjera përfshi dhe të maxhorancës drejtuese që fshihen `prapa gaxhoit` ka neveritur gjithë popullatën shqiptare madje edhe ato ndërkombëtare, e cila është e shqetësuar për përmasat e shpifjeve të zmadhuara për fat të keq nga Mediat e shkruara dhe televizive, por populli ka gjetur një mënyrë mbrojtjeje ideale për të mos u ndotur nga i gjithë ky llum mediatik e gazetaresk të paguar e të drejtuar nga bashkëpuntorët e Usta të Paudhit: - indiferencën apo bërjen sehir duke parë se si jargavitën e ulurijnë opozitarët për të vërtetuar të pavërtetat, por edhe duke injoruar ftesat për demonstrata si kjo e ardhmja e 26 Majit, në të cilën nuk përjashtohet mundësia e ndonjë aksidenti për të vërtetuar paudhësinë e tyre.
E gjithë kjo zallamhi që po ndot Shqipërinë e bekuar nga Zoti, po ndodh nga shkaku i Pandëshkueshmërisë të të Paprekshëmve. Nëse nuk veprohet shpejt , Shqipëria rrezikohet nga anarkia, por shpresojmë që SHBA dhe BE të na ndihmojë të dalim nga kjo gjëndje ku gjysma e keqe fajëson gjysmën e mirë.
Pavarësisht ecjes përpara ekonomikisht, ka rëndësi dalja e të vërtetës, sepse sikurse thuhet në Bibël: ``E vërteta do t`ju çlirojë``.
 
Top