Kundër integrimit të romëve

ilirjan

Primus registratum
Re: Kundër integrimit të romëve

E di qe RUMANIA dhe BULLGARIA jane problem per heqjen e vizave vetem sepse kane nje popullsi te madhe JEVGJISH

hapja e dyerve te ketyre shteteve do te mbushe Evropen me LYPSA, PROSTITUCION, shitjen e foshnjeve per pare, etj.

prandaj merret si shembull I MIRE Greqia dhe Turqia , jane te vetmet shtete ne ballkan qe nuk ka RACIZEM mbi popullaten me ngjyre, RACIZMI eshte PENGESA
 

Gysi

Primus registratum
Re: Kundër integrimit të romëve

Racizmi i artikuluar ne teori me siper, i ndihmuar edhe nga nje menyre materialiste te te parit te gjerave nuk ben gje tjeter vetem se e zhvillon mbylljen e mendimit dhe e betonon kufirin e shikimit vetem brenda vetes.

Numerohen nje rrjesht problemesh sociale dhe perdoren ne menyre krejt pa vend per te lene ne asfiksi nje nga kulturat me te lashta dhe me te vecanta, si dhe interesante ne bote.

Ne rastin konkret, ne emer te "sherimit" te problemeve sociale legjitimohet denimi me vdekje i nje kulture te tere. Pikerisht, problemet sociale, shihen si sebepi me i mire per t'i zhveshur te tjeret nga vetvetja, per tu bere vec kopje te shemtuar te uniformave globaliste te fabrikuara ne nje permase fikse per te tere njerezimin, pa e care koken se sa iu shkon njerezve me tipare te ndryshme.
Ne emer te abuzimeve me relativizmin kulturor (shpesh edhe keto te fryra, te paverteta, si dhe te pastudiuara), i jepet legjitimiteti racizmit, eleminimit te te gjithe kulturave te ndryshme, i jepet e drejta "sterilizimit aromatik", per t'u "integruar" ne nje arome te vetme, ne aromen superiore te njeriut te bardhe, te lindur per te lyer me miel te gjitha racat e botes.
"Romet nuk shkojne ne shkolle, romet nuk lahen (pervec lumit), romet nuk paguajne taksa, romet martohen me vajza mjaft te reja ne moshe". "Prandaj ne, kultura superiore, raca e qyteteruar, shpallim jashte ligjit te drejten e te qenit rom".
Pikerisht, ky eshte fashizmi, dhe jo shembujt e vobekte qe merren nga shoqeri ne agoni kulturore e siper neper vende te ndryshme arabo-afrikane e gjetke. Ndryshon vetem menyra e vrasjes se tjetrit. Fazhizmi i gjysmes se pare te shek. te kaluar i vriste fizikisht racat "inferiore". Fazhizmi i fillim shek. XXI u vret vetem identitetin. Ndoshta ky genocid i maskuar vjen edhe pas nje lapsi te thjeshte se popullsia e "races superiore" po vjen drejt plakjes dita-dites dhe njeriut te bardhe i duhet sot krah pune (cuditerisht eshte kultura inferiore, e prapambetur, primitive, ajo qe prodhon rini, energji, krah pune). Hesapi eshte me leverdisshem po te mos e vrasesh fizikisht tjetrin, por vetem kulturalisht, per ta shfrytezuar me pas si skllav.

Taksat. Ja celesi i vrullit te madh "humanist" integrues. Sigurisht humanizmi yne nuk mund te toleroje dike qe rron qyl ne shoqerine tone te zhvilluar, packa se ashtu sic nuk jep romi as nuk kerkon prej nesh (pervec nje pellembe toke te pashfrytezuar sa per te ngritur cadrat e tyre).
Por integrimi eshte vetem fillimi dhe fundi i asgjesimit kulturor ne kete rast. Pasi jam i bindur se qe ne hapat e para kur njeriu i bardhe te perballet me konkurencen shoqerore qe pason kete integrim, eshte e qarte qe menjehere fillon perbuzja, shperfillja, distancimi. A nuk ndodh keshtu ne te gjitha vendet e botes ku ka te ardhur?

Pikerisht, verberia qendron ne moskuptimin e faktit qe te tjeret kane nevoja te ndryshme nga tonat. Ne duam tu japim patjeter shkolle, patjeter shtepi banimi parafabrikate, patjeter duhet t'u mesojme qe te martohen mbi 30 vjec sic bejme ne, dhe te zhytemi ne kredi per te siguruar parafabrikatin ku cifti i ri duhet te fuse koken, e me rradhe keshtu do te vazhdojme tu japim edhe stresin dhe depresionin (i cili gjendet ne nje perqindje jo te vogel tek njeriu i bardhe i "qyteteruar"), edhe divorcin, edhe abortin, edhe atomizmin shoqeror dhe vetmine njerezore (nderprerjen e marredhenieve familjare, shoqerore), edhe vetevrasjet e perhapura ne shoqerite tona moderne etjjjjj. Kjo pasi neve quajme qyteterim domosdoshmerisht jeten e ftohte qe bejme vete dhe imponojme kudo trishtimin modern, ne emer te qyteterimit tone. Ne kete menyre as qe behet fjale te mendojme a jane apo jo romet te lumtur ne thjeshtesine e tyre.
Eshte normale, verberia raciste nuk mund ta kuptoje dot lumturine e tjetrit, por deshiron ti imponoje patjeter "lumturine" e vet.
 

D-J

Forumium maestatis
Re: Kundër integrimit të romëve

Pervec racizmit dhe injorances se pedagogut te shkrimit te gazetes qe duket se motivi kryesor per te shkruar ne gazete do jene borxhet per mospagim energjie elektrike, asgje tjeter nuk e ejustifikon nje lajthitje te tille, qe nuk sjell asnje argument dhe nuk njeh asnje fakt apo totalisht mohon realitetin. Mjer Shqiperia nga pedagoge te tille.

Racizmi dhe injoranca shprehet hapur kur romet nuk konsiderohen si qytetare shqiptare qe nuk duhet te rrespektojne ligjet themelore te shtetit po duhen inkurajuar te vazhdojne te kryejne marredhenje seksuale me femije dhe te vazhdojne te ate menyre jetese qe ne gjithe probabilitetin e saj nuk mund te konsiderohet tjeter vecse VJEDHJE. Dhe megjithate ne spitale duhen kuruar, edhe kur jo vetem vjedhin po dhe nuk kontribujone ne shoqeri. A sme thoni ku i gjen parate nje menyre jetese e tille pervecese te vjedhurit dhe kriminalitet?

Racizmi, me sakte injoranca e pedagogut shfaqet ne gjithe mjerimin e saj kur sipas tij zoti i paska bere romet vetem per jete nomade. Pra sipas zotit romet kane nje deficenci ne disanjo, ashtu jane programuar, kane gene te atilla te cilat nuk mund tju lejojne te edukohen, apo ata vete jane kundra edukimit, apo te behen qytetare normale si te tjeret.

Nazizmi dhe rracizmi ketu shfaqen hapur. Jane teori te tilla qe cuan ne lindjen e tij. Nqse Hitleri perdori teorite rraciste kundra romeve per ti zhdukur ata, ky pedo, ne pamundesi per te thene te njejten gje luan perseri karten e rracizmit duke thene se ata nuk behen, skemi pse merremi me ta, pasi romet ashtu i kane genet, per te cilat ne as nuk jemi pergjegjes por as qe mund ti ndryshojme.

Pse, thote, ky pedo, ankoheni per nje celular pa kamera kur nuk merr fotografi?

A ka me injorante dhe rraciste se kjo? A mund te shprehet me hapur urrejtja ndaj shtetit ligjor?

Po si mendon ky pedo? Per nje grup popullsie, pasi ata ashtu e kane ne disanjo, duhet liberalizuar apo injoruar pedofilia, kurse per nje tjeter te cilet nuk e kane ne disanjo duhen plasur brenda?

A ka idjotesi me te madhe se kjo qe mund te degjohet jo vetem nga nje pedagog, por dhe nga nje njeri pa shkolle?

E thashe dhe me siper asnje kulture nuk vjen ne ditet tona sic eshte zhvilluar gjate shekujve. Romeve nuk ju kerkohet te humbasin identitetin e tyre, ju kerkohet vetem te zbatojne ligjin si qytetar shqiptare qe jane.


Brenda ligjeve ata shume mire mund te vazhdojne te ruajne identitetin dhe kulturen tyre, gjuhen e tyre, te mesojne ne shkollat e tyre, te merren me ttregeti te ligjshme dhe artizanat po te ligjshem nqse deshirojne, te bejne muziken e tyre dhe te nxjeriin jetesen nga kjo ne baze te ligjit, si cdo qytetar tjeter.

Bile te integruar ata kane me shume shance per keto.

Faktet jane kokeforta dhe mohimi i tyre eshte vetem mohim koshience.

Pedod kujtojne se romet nuk kerkojne gje tjeter vetem nje cope cader te ngritur pa leje dhe aheng. Duke mohuar realitetin ata mohojne gjithe ate pjese te madhe romesh qe edukohen shkojne neper shkolla, bile dhe shkolla ne gjuhe te tyre, zbatojne ligjet, hapin biznese etj dhe jane ne gjendje te ruajne identitetin dhe kulturen e tyre me krenari duke e u bere qytetare te ndershem dhe duke ftuar dhe rome te tjere nepermjet organizatave te tyre.

Ne fakt nje pjese e problemit te romeve nuk eshte vetem rracizmi jone qe i pengon ata te integrohen, po gjithashtu ata jane pjese e nje realiteti te varfer shqiptar qe nuk jep shpresa apo mundesire te tjera.

Ne fakt, per pedot, rasti i romeve eshte vetem nje pretekst, pasi ata kane qellime te tjera. Ata jane predikues te pedofilise, te kriminalitetit te keqtrajtimit te femres te talibanizmave fashizmave, totalitarizmave te cdo ngjyre pasi ata urrjejne demokracine dhe vlerat perparimtare. Ata shikojne me tmerr se jane specje ne zhdukje e siper dhe perpiqen me cdo menyre per te zgjatur sadopak jeten ne vrime haleje.

Kurse per te tjere, qe kujtojne se gjerat jane vetem ndryshe, por jo mire dhe keq, Kadareja ne esene e fundit te tij i quan GJYS ose TOROLLAKE.
 

D-J

Forumium maestatis
Re: Kundër integrimit të romëve

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />


c'me thua per ruajtjen e vlerave dhe traditave dhe kultures rome te paprekura kur ne cdo 100m rruge ke nga min. 1 femije rom qe lyp i xhveshur, i palare, sigurisht dhe i pangrene, e mbi te gjitha i lene aty nga prindi qe eshte pjese e nje rrjeti me te gjere? C'me thua per prinderit rome qe jane tutore te femijeve te tyre lypsa? Per nje brez te tere femijesh qe rriten neper plehra? Apo ta quajme jete boheme kete, tradite, pjese e kultures?! Po qe rrine gjithe diten pa punuar, duke u riprodhuar pa pike pergjegjesie dhe duke pire uje nga lumi e duke shkuar ne banjat publike se neper shtepite e tyre nuk ka banja, edhe kjo pjese e vlerave rome quhet?

Mos shqetesohet kush se shteti po perpiqet ti asimiloje duke i shperfytyruar romet. E vetmja gje qe kerkohet nga shteti eshte mbeshtetja ekonomike dhe ofrimi i mundesive te barabarta per punesim e strehim. Nuk besoj se nje perkujdesje e tille eshte perpjekje per asimilim. Shteti ka miratuar vetem nje platforme per integrimin e romeve, te ciles nuk ia di permbajtjen, por di se buxheti i parashikuar nga shteti per zbatimin e kesaj platforme eshe 0 leke, qe dmth nuk do te zbatohet kurre. Pse e harton nje platforme te tille shteti eshte e qarte: sepse e kerkojne nderkombetaret si kusht per ti treguar botes e sidomos BE'se se ne jemi shtet demokratik.

[/ QUOTE ]

strange!

duhet te kisha lexu ty para se te merrja bezdine mbi vete. por prape, kur te pashe emrin ne teme pse mendova se nuk do mendoja si ty?

twice strange /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Blendi

Primus registratum
Re: Kundër integrimit të romëve

Perkundrazi DDD, une racizmin e shoh ne tezen qe shtron dhe mbron ti. Se pari, per hir te se vertetes, duhet te them se nuk qendron akuza jote mbi autorin, per gjoja deficence ne dizanjon e romeve, (jeta nomade). Ne fakt Autori shprehet pikerisht keshtu:
E vetmja ndërhyrje që mund t’i pranojmë shtetit, është të ndihmojë romët për t’u bërë qytetarë të plotë të Shqipërisë përmes shkollës e mjeteve të tjera dhe për të qenë në gjendje të vendosin vetë nivelin e konkurrueshmërisë që u duhet, si dhe përfshirja e programeve antiinjorancë dhe antiracizëm në shkollat tona. Pjesën tjetër të problemit, atë të ndjeshmërisë sonë patologjike ndaj erës së supozuar, ngjyrës, apo stilit të jetës na mbetet ta zgjidhim vetë.

Pra nuk vlen te vazhdoj te mbroj artikullin ndaj antivlerave qe ia vesh ti me dhune. Askerkush ne mendjen e tyre te sakte nuk duhet te mendoje se nje rom nuk eshte ne gjendje te jete njeri. Por argumenti yt eshte i thermuar pasi ajo qe po diskutojme ketu nuk eshte aftesia per te qene dicka, por piksepari aftesia per te ZGJEDHUR VETE se cfare do jemi dhe si do jetojme jeten tone.
Ti po mundohesh te ZGJEDHESH PER ROMIN, duke sugjeruar keshtu se ai nuk eshte ne gjendje te mendoje per veten e tij, as te beje zgjedhjet e duhura, dhe jemi ne "te bardhet" ata qe do t'u skalitim VLERAT TONA atyre.

Perdhunimet, seksi me femijet, braktisjet, rrahjet, vrasjet, vjedhjet nuk justifikohen nga te qenit rom dhe as nuk jane ekskluzivitet i komunitetit ROM. Ky eshte i dyti rast ksenofob ne nje faqe argument.
Dobesia e shtetit ne luften ndaj krimit eshte me afer nje spjegimi te drejte. Le te mos harrojme se shumica e rasteve te Pedofilise, Vrasjeve dhe Vjedhjeve (ne perqindje) ndodh midis popullsise "se bardhe".
prostitucioni, trafiku etj etj nuk jane aspak me morale.
 

Gysi

Primus registratum
Re: Kundër integrimit të romëve

Po normalisht Blenidi, DDD nuk di te lexoje, por vetem te projektoje armiq verberisht. Prandaj gjerat i merr ne ekstremin e mundshem te imagjinates se vet, per te justifikuar dhunen e vet ideologjike.

Sigurisht, tani racistet akuzojne per racizem, dhe kjo eshte nje nder kamuflimet dhe nje nga rastet me te pashpresa te racizmit. Ne rastin konkret, racistet akuzojne te tjeret per racizem pikerisht pasi joracistet mendojne se tjetri duhet te ruaje vlerat dhe kulturen e vet. Duke e pare kete si pengese per tjetersimin e tjetrit, si pengese per ti bere te jeret si vejtja, shperthen akuza per racizem, pasi i pengojme te tjeret te "integrohen" ne kulturen superiore, ne rradhen e "te qyteteruarve".

Dhe vazhdon diskutimi pa vlere per probleme sociale te cilat, jo vetem qe jane te ekzagjeruara, por as nuk perbejne thelbin e muhabetit. Sigurtisht, materializmi, si e vetmja permase e veshtrimit te botes di ti ndaje njerezit vetem ne dy grupe: ne te zhvilluar dhe prapambetur, ne te qyteteruar dhe primitive, ne superiore dhe inferiore.

Ne shkrimin e mesiperm duken qarte njollat e racizmit te mbetura ne gurmet e penes qe shkarravit vec penalizime.

Ja nje shprehje ku racizmi ngerdheshet midis rrjeshtave:
"... ata vete jane kundra edukimit, apo te behen qytetare normale si te tjeret."

Duke dashur te perqeshe pikepamjet e autorit te shkrimit, te cilat sipas DDD pengojne Romet per t'u bere qytetare "normale", shprehet me se miri konsiderata qe DDD ka per romet. Pra e kunderta e normalit. Romet sipas DDD jane anormale.

Pikerisht kjo eshte verberia e racizmit i cili nuk arrin te perceptoj gje tjeter si normale, pervec asaj qe ai ka percaktuar vete si te tille. Pra gjithcka qe nuk eshte brenda "normales" time, eshte anormale.
Dhe e tere zbrazja e peshtymave mbi mnyren rome te te jetuarit, ku romi karrikaturohet vetem si pedofil, hajdut, mosrespektues i ligjit, primitiv, i paedukate, injorant etj., nuk eshte gje tjeter vetem se dekor i kesaj tabloje surealiste danteske raciste per te krijuar artificialisht tek te tjeret tere "monstruozitetin" e cdo kulture te ndryshme.

Pra racizmi yne i mire tashme, iu njeh te tjereve (ne kete rast romeve) mundesine dhe aftesine per "tu integruar" per tu bere si ne (te qyteteruarit, superioret), por natyrisht nuk u njeh mundesine qe ata zhvillohen duke ruajtur kulturen dhe menyren e tyre te jeteses. Pasi njeri "normal" behesh vetem duke qene si "ne".
Romet mund "te behen" normale! Deri ketu mund shkon humanizmi yne racist.
Kushdo tjeter qe ua njeh romeve te drejten per tu zhvilluar sipas menyres se tyre, eshte racist qe kerkon ti lere te "paintegruar".
 

D-J

Forumium maestatis
Re: Kundër integrimit të romëve

Blend,

Ki besim tek une. Qofte dhe verberisht /pf/images/graemlins/laugh.gif.

Pedagogu, oferten per integrim e quan ogurzeze, siaps te ciles romet nuk mund te kuptohen pa jete nomade pa doke e zokone te cuditishme dhe ai mendon se çdokush ka të drejtë të integrohet ku e si të dëshirojë, por metoda të tilla integrimi duhet të mbeten vetëm në dorën e atyre që e vendosin vetë diçka të tillë.

Pra Blend, nqse romet duan te zgjedhin sipas deshires se tyre athere ne duhet ti lejojme ata ne kriminlaitetin e tyre me llogjiken sepse kriminaliteti eshte cfare duan apo kjo eshte kultura e tyre? qe perbehet nga:

Martesa me femije
Akte seksuale me femije
Moscuarje femijeve ne shkolle
Mospagim taksash
Shkelje e pasurive personale te tjereve dhe shteterore
Vjedhje e pasurise shteterore per sigurim lende te pare per punimet e tyre
Ndotje ambjenti, per te cilat ti dhe une paguan per pastrim.
Angazhim ne ekonomi te zeze tregu etj etj

Pra eshte me se e qarte qe kriminalitetin e mesiperm autori e le ne dore te romeve per ta ruajt apo per ta zhdukur. Kurse une dhe gjitha bota e qytetruar mendoj se kriminaliteti i mesiperm nuk lihet ne deshire te te kultures se atij qe e pranon.

Ti me quan mua racist imperialist sepse bej thirrje per ndalim marredhnjesh seksuale me femije /pf/images/graemlins/lol.gif? Po une cte te quaj ty? Tolerues inkurajues indiferent ndaj pedofilise /pf/images/graemlins/tongue.gif? Hajt hajt se e di qe je cun i mire. Aq me teper qe ata jane qytetare shqiptare dhe qe shteti ka per detyre te mbaje ligjin njesoj si per ty ashtu dhe romin

Racizmi i autorit duket qarte tek: “Me sa duket, duhet të jetë dikush shumë më i rëndësishëm se thjesht një qeveri, meqenëse edhe vetë Zoti nuk na ka integruar aspak, por që prej kohës së Adamit e Evës, na ka “përçarë” në mijëra kultura, gjuhë, ngjyra dhe stile jete.

Note: stile jete /pf/images/graemlins/eek.gif! Pra sipas tij stili i jetes se romeve eshte paracaktuar nga zoti. Dhe rrjedhimisht cdo perpjekjee per ta ndryshuar ate eshte pa kuptim, pasi romet jane programuar ne kete menyre. A nuk eshte kjo rraciste ne maksimum dhe qe bie ndesh me realitetin?


Vazhdojme me tej me citimin qe ke sjelle me siper: “E vetmja ndërhyrje që mund t’i pranojmë shtetit, është të ndihmojë romët për t’u bërë qytetarë të plotë të Shqipërisë përmes shkollës e mjeteve të tjera dhe për të qenë në gjendje të vendosin vetë nivelin e konkurrueshmërisë që u duhet…”

Pra, gjerat lihen ne dore te romeve si per sa i perket akteve kriminale qe kam sjelle me siper, ashtu dhe faktin qe nesse duan te vene ne shkolle apo jo. Pse si mendon ti se vajtja e femijeve ne shkolle eshte me deshire dhe nuk eshte krim mosvajtja e tyre? A nuk eshte abuzim mos cuarja e femijeve ne shkolle?

Gjithashtu, mbrojtja e zgjdhjes per te jetuar ne cader, sic ben autori, eshte e pashmangshme si menyre jetese me kriminalitetin. Nqse ti mendon se dikush mund te fitoj para duke bere jete nomade dhe keto para jane te pastra, dhe nuk kane te bejne me: mospagim taksash, Shkelje e pasurive personale te tjereve dhe shteterore, vjedhje e pasurise shteterore per sigurim lende te pare per punimet e tyre, ndotje ambjenti, per te cilat ti dhe une paguan per pastrim, angazhim ne ekonomi te zeze tregu etj etj atehre me thuaj dhe mua.

Pra sic e thashe nuk kerkohet te hharohen cdo gje rome po ato zakone qe bien ne konflikt me ligjin.

Te vime tani tek keku dhe byreku qe per ty jane njesoj /pf/images/graemlins/laugh.gif.

Mua dhe ty, kultura, shoqeria, zakonet ma ndalojne pedofiline dhe aktet e tjera kriminale qe permenda me siper. Por ketu nuk po flasim se cbejne nje pjese e njerezve te kultures time, po cfare eshte kultura rome. Dhe kultura rome, e pandryshuar, eshte per martese me femije
Dhe mbeshtet ne ato akte kriminale qe permenda me siper.

Kurse kultura ime, jo. Ligji i Shqiperise, jo. Moraliteti im dhe i botes te civilizuar, jo.
 

D-J

Forumium maestatis
Re: Kundër integrimit të romëve

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
sesi do t’i integrojmë gratë në shoqërinë mashkullore duke i transformuar në burra.



[/ QUOTE ]

pervecse rracist qe mbeshtet teorite hitleriane te fatalitetit gjenetik, ky pedagog eshte jo vetem mbrojtes kriminaliteti dhe pedofilije, por dhe misogjinist dhe homofobik.

shprehje te tilla si integrim duke i shnderruar grate ne burra jane tipike dhe standarte per misogjinste qe urrejne emancipimin e femres, edukimin, punesimin dhenjen e pergjigjesive femres etj

ska nevoje te thuhet se po ishe misogjinist je dhe homofobik

p.s te jem une e pushoj nga puna, po e le ne fillim derisa te paguaj borxhet qe i ka KESH-it /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

eniad

Forumium maestatis
Re: Kundër integrimit të romëve

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
p.s te jem une e pushoj nga puna, po e le ne fillim derisa te paguaj borxhet qe i ka KESH-it /pf/images/graemlins/laugh.gif

[/ QUOTE ]

/pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif
 

Blendi

Primus registratum
Re: Kundër integrimit të romëve

DDD, je "Smoke and Mirrors Awards Winner" !!!

Mos u bej aspak modest. /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/rockband.gif
 

D-J

Forumium maestatis
Re: Kundër integrimit të romëve

Magic /pf/images/graemlins/laugh.gif!

and the winner of the "Close, But No Cigar" isssss Bleeendiii /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif

"Most Elegant Gem" goeees tooo Geshteeeenjezaa /pf/images/graemlins/kiss.gif /pf/images/graemlins/kiss.gif

"Best Laughter" toooo Poisoooon /pf/images/graemlins/wink.gif /pf/images/graemlins/kiss.gif

"Best Gift Wrap", hang on...toooo Gyyyysiiii /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif

/pf/images/graemlins/rockband.gif
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Kundër integrimit të romëve

une them: t'u japim dhe voten grave dhe e mbyllim ketu kete muhabet!!!
 

ados

Primus registratum
Re: Kundër integrimit të romëve

Nuk dija qe edhe Romet kane "red carpet &amp; oscar ceremony"..
well done !!
 

Blendi

Primus registratum
Re: Kundër integrimit të romëve

Update: GAZETA SHQIPTARE 30/06/06
Romët kërkojnë autobus për të çuar fëmijët në shkollë

FIER - Komuniteti më i madh i romëve që ndodhet në Levan të Fierit, ka kërkuar që në dispozicion të fëmijëve të tyre të vihet një autobus për t'i çuar ata në shkollë. Kërkesa e tyre është bërë gjatë një aktiviteti të organizuar nga drejtuesit e Fondacionit "Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrëveshjeve", në bashkëpunim me Unionin "Amaro-Drom" dhe përfaqësuesve të pushtetit lokal të Levanit. Në këtë takim u theksua se jo vetëm komuniteti rom, por edhe drejtuesit e pushtetit vendor në Levan duhet të bëjnë përpjekje më të mëdha për rritjen e komunikimit midis tyre, i cili do të ndihmojë në integrimin e shpejt të kësaj kategorie në shoqëri. Përfaqësuesit e romëve i kanë kërkuar pushtetit lokal që të bëjnë përpjekje për të vënë në dispozicion të fëmijëve romë të kësaj zone një autobus, me qëllim që ata të kenë mundësi që të frekuentojnë shkollën, si një e drejtë themelore e tyre. "Edhe pse ky komunitet ndodhet në kushte të vështira social-ekonomike, ata kanë bërë përpjekje të mëdha për të ruajtur alfabetin, gjuhën dhe identitetin e tyre", - thanë të pranishmit në takim. Në këtë takim u theksua gjithashtu se përpjekje nuk duhet të bëhen vetëm nga qeveria për integrimin e kësaj kategorie, por edhe nga vetë ky komunitet që duhet të bëjë përpjekje maksimale për të qenë të integruar në shoqëri. Në komunën e Levanit jetojnë rreth 3 500 pjesëtarë të këtij komuniteti; ndërsa në të gjithë Shqipërinë ky komunitet ka rreth 100 mijë pjesëtarë.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Kundër integrimit të romëve

ajo 100.000 eshte shifer e dale nga shoqatat rome, pra jo rezultat i nje numerimi. Gjithesesi, c'mund te presesh kur ne Shqiperi behet rregjistrimi i popullsise dhe nuk u pyetet kombesia?!

komuniteti ne Levan nese e mbaj mend mire kane qe ne 2002 me probleme me shkollen...
 
H

harap

Guest
Re: Kundër integrimit të romëve

si shume e madhe me duket shifra 100.000 ! Per mendimin tim si shume kane filluar te kerkojne kohet e fundit
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Kundër integrimit të romëve

edhe une ashtu mendoj. Nuk e arrijne ate shifer. Ndoshta bashke me jevgjit (egjiptianet sic pereferojne te quhen disa prej tyre), por vetem s'behen 100.000.

Gjithesesi, qofshin 10, 100, apo 100.000 kane nevoje per te drejtat e tyre si shtetas shqiptare, perfshi ketu dhe edukimin. Mall se nuk po i ofrohet ne gjuhe amtare, por eshte skandaloze te mendosh se nuk u ofrohet fare.
 
H

harap

Guest
Re: Kundër integrimit të romëve

ca te drejtash kerkojne ato aman.Te mesojne te jetojne pastaj.
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Kundër integrimit të romëve

Si mund te mesojne ata te jetojne kur neve nuk i lejojme? Jemi pikerisht neve qe i paragjykojme ata,dhe cdo kerkese te tyre.Ata kerkojme dhe ne jo vetem qe i refuzojme por edhe i injorojme me racizmin tone te theksuar.Derisa ata jetojne ne Shqiperi,kane kombesi Shqiptare meritojne te edukohen dhe te jetojne si gjithe te tjeret.Keto te drejta skemi pse ja privojme pasi nese e bejme smund te presin te zhvillohen e te perparojne njesoj me ne.Ne fund te fundit nese duam te integrohemi ne Europe duhet te integrohemi dhe me respektimin e te drejtave te pakicave kombetare.Jam kurjoze te di si do reagonte minoriteti grek nese do i privohej ndonje e drejte dhe do shihte nota rracizmi nga ne shqiptaret keshtu sic jemi duke ja u bere edhe romeve.
 

VoGeLuShI

Primus registratum
Re: Kundër integrimit të romëve

Jam pjeserisht dakord me LiPS sepse eshte e vertete qe ne ju lejojme shum pak hapesire per integrim ketij minoriteti, por e vertete eshte edhe qe ata si popull nuk kane shume deshire te integrohen me pjesen tjeter te popullsise te vendit ku jetojne.
Kete prfundim e kam nxjerre duke pare romet edhe ketu ku jetoj, kane te njejtin stil jetese, nuk punojne, jane te piset, jetojne duke lypur edhe pse mundesi punesimi ketu ka shume dhe per te gjithe. Fakt eshte edhe racizmi por me shume qendron fakti qe ata jane mesuar me kete menyre jetese, te vecuar nga pjesa tjeter e botes.
 
Top