1- Një lutje shiu
Tregon Enes ibni Maliku r.a:
Në kohën e Pejgamberit a.s një herë u përballum me një thatësirë shumë të ashpër.
Gjatë kësaj periudhe në ditën e xhuma Pejgamberi a.s po mbante hytben kur nga dera përballë hyri një fshtar dhe i tha Pejgamberit a.s “ O i Dërguar! Kopetë e kuajve, kopetë e bagëtive u shuan të gjitha, fëmijët ngelën të uritur. Lutju Allahut xh.sh që të bie shi”
Pejgamberi a.s ngriti duart lart dhe tha: “ O Zoti ynë! Na dërgo shi neve” edhe populli që ishte aty në prani ngriti duart dhe u lut bashkë me Pejgamberin a.s.
Deri në momentin që filluan të bënin lutjen nuk ekzistonte asnjë rë në qiell, qielli ishte i kaltër. Sa filloi Pejgamberi a.s lutjen nga ana e pasme e tij u duk një rë e zezë e cila filloi të vinte drejtë nesh.
Kur rëja erdhi në mes të qiellit u shpërnda në të gjitha anët. Betohem në Atë që më ka dhënë shpirtin se Pejgamberi a.s nuk i uli duart derisa retë mbuluan gjithë hapësirën e qiellit dhe nuk zbriti poshtë nga hytbeja pa filluar shiu. Kur filloi të zbriste nga hytbeja pashë pikat e shiut që po i rridhin nëpër mjekër të Pejgamberit a.s.
[1]
Pasi filloi të binte shi edhe ata që kishin shtëpitë afër xhamisë filluan të mendonin se si të iknin nëpër shtëpitë e tyre.
Dolëm të gjithë nga xhamia dhe shkuam nëpër shtëpitë tona duke u zhytur sa andej e sa këndej nëpër ujë. Shiu nuk pushoi për një javë me rradhë.
Pas një jave përsëri ditën e xhuma Pejgamberi a.s ishte duke folur përsëri në hytbe ku erdhi një fshatar nga dera përballë hytbes dhe i tha Pejgamberit a.s “ O i Dërguar! Po na shkatërrohen shtëpitë, bagëtitë po mbyten në ujë, rrugët janë bllokuar nga uji. Lutju Allahut xh.sh që ta ndalin shiun.”
Pejgamberi a.s pasi dëgjoi këto fjalë buzëqeshi duke thënë me vete se sa shpejt mërzitet njeriu. Pastaj ngriti duart lart dhe u lut: “ O Zot! Mos na dërgo më shi mbi ne por në male, lugina e pyje të cilat janë rreth nesh.”
Pejgamberi a.s cilës rë i bënte me shenjë me anë të gishtit tregues ajo rë u largonte nga sipër nesh, për një kohë shumë të shpejtë qielli mbi Medine u kthjelltësua nga retë.
Pas faljes së namazit dolëm të gjithë dhe ecëm në rrugë poshtë rrezeve të diellit. Të gjithë ata që vinin nga rrethinat e Medines në ditët e pasme tregonin se binte shi në vendet e tyre.
[2]
[1] (Në atë kohë Xhamia e Pejgamberit a.s ka qenë e mbuluar me gjethe dhe degë hurmash prandaj pikonte shiu brenda. )
[2] (Buhariu, Muslimi, Ebu Davudi, Nesaiu)