Kujtime nga Pejgamberi a.s

Teolog

Moderator
Anëtar i Shtabit
Te nderuar lexues ketu do te publikojme disa Hadithe te Pejgamberit a.s te cilet jane ne te njejten kohe edhe ngjarje te ndodhura ne ate kohe.
 

Teolog

Moderator
Anëtar i Shtabit
1- Myslimani më i mirë
Tregon Abdullah ibni Sheddad r.a:
Tre njerëz nga fisi Beni Uzre erdhën tek Pejgamberi a.s dhe u bënë mysliman[1]. Pejgamberi a.s pasi u bënë mysliman pyeti shokët e vet “Kush do ta marrë për sipër jetesën e tyre (tu përgjigjet nevojave të tyre)?
Talha bin Ubejdull-llahi r.a i marr unë o i dërguar tha. Ata filluan të jetojnë pranë Talha bin Ubejdull-llahit r.a. njëri nga këta u bashkua me ushtrinë që dërgoi në luftë Pejgamberi a.s dhe ra dëshmorë në atë luftë.
I dyti prej këtyre u bashkua në një ushtri tjetër të dërguar nga Pejgamberi a.s në luftë ku edhe ky ra dëshmorë në këtë luftë.
I treti nuk vdiq në luftë por në dyshekun e tij të rahatshëm. Talha bin Ubejdull-llah e vazhdoj fjalën kështu: “Kam parë në ëndërr se këta të tre kishin hyrë në xhennet. Ai i cili ka vdekur më mbarapa në dyshekun e tij ishte me gradë më i lartë se dy tjerët. Pas tij ishte ai i cili ra dëshmorë në luftën e dytë. Ndërsa ai i cili kishte rënë dëshmorë i pari ishte në fund.” Kjo ëndërr më bëri kureshtarë, shkova me një herë tek Pejgamberi a.s dhe i tregova ëndrrën.
Pejgamberi a.s pasi dëgjoj ëndrrën më tha: Çfarë nuk ke kuptuar këtu o Talha? Myslimani më i mirë është ai i cili jeton një jetë të gjatë duke përmendur All-llahun xh.sh me fjalët Subhanall-llah Elhamdulil-lah All-llahu Ekber. Pra ai që përmend All-llahun xh.sh shumë. [2]



[1] Në një transmetim tjetër thuhet se këta kanë qenë dy vetë dhe për këta pasi i dyti kishte vdekur një vit pas tjetrit. Për këtë të dytin ka thënë që për shkak të adhurimeve dhe agjërimit të ramazanit që ka bërë gjatë një viti e ka gradën më të lartë se tjetri i cili ka rënë dëshmorë. Distanca midis tyre është sa toka midis qiellit. (Ibni Maxhe, Ta’bir 10; Ahmed bin Hanbel, Musned, I, 161-162, 163)

[2] (Ahmed bin Hanbel, Musned)
 

Teolog

Moderator
Anëtar i Shtabit
1- A do ta vritesh dy herë?
Tregon Abdullah ibni Abbasi r.a:
Pejgamberi a.s kaloi pranë njërit që i kishte vendosur këmbën mbi kokë deles që donte ta prente, delja i kishte sytë e kthyer nga thika dhe e shihte që po e mprehte thikën.
Pejgamberi a.s i tha: “ A nuk mund ta mprehje thikën më para? A do ta mbytesh dy herë delen?[1]



[1] (Taberani, Mexhmuatul Kebir)
 

Teolog

Moderator
Anëtar i Shtabit
1- Ata që kanë sprovimin më të rëndë?
Tregon Sa’d bin Abi Vakkas:
Pyeta një ditë Pejgamberin a.s “ O i dërguar i All-llahut xh.sh! kush sprovohet më shumë nga All-llahu xh.sh?
Pejgamberi a.s tha: “ Sprovimi më i rëndë i vjen Pejgamberëve të All-llahut xh.sh, pastaj vazhon me ata të cilët janë më afër Pejgamberëve e kështu sa shkon gradat duke u ulur vazhdon sprovimi duke u lehtësuar.
Njeriu sprovohet sipas gradës së besimit që ka. Sa më shumë besimtarë që është aq më shumë sprovime ka. Nëse besimi i tij është i dobët atëhere edhe sprovat i ka më të lehta. Një besimtar nuk shpëton nga sprovat derisa të shlyej të gjitha mëkatet që ka ai.[1]



[1] (Tirmidhiu, Ibni Maxhe, Darimiu)
 

Teolog

Moderator
Anëtar i Shtabit
1- A i hape zemrën dhe e pe?
Tregon Usame ibni Zejd r.a:
Pejgamberi a.s na kishte dërguar neve për të sulmuar familjen Huraka të fisit xhuhejne. Ne i sulmuam ato në mëngjes heret dhe fituam betëjën.
Unë bashkë më një mysliman Medinas ndjekëm njërin prej Xhuhejnive. Në momentin kur ne po i shkonim pas, ai filloi të thonte “La ilahe il-lall-llah”. Pasi e dëgjoi këtë shoku im medinas nuk e preku atë, ndërsa unë nuk ndalova rrëmbeva shpatën dhe e mbyta.
Kur u kthyem në Medine kjo gjë i shkoj në vesh Pejgamberit a.s. Pejgameri a.s më tha mua; ti e mbyte atë kur e dëgjove se po thoshte “La ilahe il-lall-llah”? Unë i thashë o i Dërguar i All-llahut xh.sh! ai e tha për të shpëtuar jetën e vet.
Pejgamberi a.s pas kësaj më tha: A mos vallë i hape zemrën dhe e pe që e tha për të shpëtuar jetën? Kur të vijnë para teje fjala “La ilahe il-lall-llah” çfarë do të bësh?
Pas kësaj i thash o i Dërguar lutju Allahut xh.sh që të më fali. Por Ai po përsëriste pa ndërprerje fjalët “Kur të vijnë para teje fjala “La ilahe il-lall-llah” çfarë do të bësh?” dhe nuk thoshte asnjë fjalë tjetër.
Aq shumë e përsëriti këtë fjalë sa thashë me vete ah sikur të isha bërë sot mysliman për herë të parë.[1]



[1] (Buhariu, Muslimi, Tirmidhiu, Ebu Davudi)
 

Teolog

Moderator
Anëtar i Shtabit
1- Një lutje shiu
Tregon Enes ibni Maliku r.a:
Në kohën e Pejgamberit a.s një herë u përballum me një thatësirë shumë të ashpër.
Gjatë kësaj periudhe në ditën e xhuma Pejgamberi a.s po mbante hytben kur nga dera përballë hyri një fshtar dhe i tha Pejgamberit a.s “ O i Dërguar! Kopetë e kuajve, kopetë e bagëtive u shuan të gjitha, fëmijët ngelën të uritur. Lutju Allahut xh.sh që të bie shi”
Pejgamberi a.s ngriti duart lart dhe tha: “ O Zoti ynë! Na dërgo shi neve” edhe populli që ishte aty në prani ngriti duart dhe u lut bashkë me Pejgamberin a.s.
Deri në momentin që filluan të bënin lutjen nuk ekzistonte asnjë rë në qiell, qielli ishte i kaltër. Sa filloi Pejgamberi a.s lutjen nga ana e pasme e tij u duk një rë e zezë e cila filloi të vinte drejtë nesh.
Kur rëja erdhi në mes të qiellit u shpërnda në të gjitha anët. Betohem në Atë që më ka dhënë shpirtin se Pejgamberi a.s nuk i uli duart derisa retë mbuluan gjithë hapësirën e qiellit dhe nuk zbriti poshtë nga hytbeja pa filluar shiu. Kur filloi të zbriste nga hytbeja pashë pikat e shiut që po i rridhin nëpër mjekër të Pejgamberit a.s.[1]
Pasi filloi të binte shi edhe ata që kishin shtëpitë afër xhamisë filluan të mendonin se si të iknin nëpër shtëpitë e tyre.
Dolëm të gjithë nga xhamia dhe shkuam nëpër shtëpitë tona duke u zhytur sa andej e sa këndej nëpër ujë. Shiu nuk pushoi për një javë me rradhë.
Pas një jave përsëri ditën e xhuma Pejgamberi a.s ishte duke folur përsëri në hytbe ku erdhi një fshatar nga dera përballë hytbes dhe i tha Pejgamberit a.s “ O i Dërguar! Po na shkatërrohen shtëpitë, bagëtitë po mbyten në ujë, rrugët janë bllokuar nga uji. Lutju Allahut xh.sh që ta ndalin shiun.”
Pejgamberi a.s pasi dëgjoi këto fjalë buzëqeshi duke thënë me vete se sa shpejt mërzitet njeriu. Pastaj ngriti duart lart dhe u lut: “ O Zot! Mos na dërgo më shi mbi ne por në male, lugina e pyje të cilat janë rreth nesh.”
Pejgamberi a.s cilës rë i bënte me shenjë me anë të gishtit tregues ajo rë u largonte nga sipër nesh, për një kohë shumë të shpejtë qielli mbi Medine u kthjelltësua nga retë.
Pas faljes së namazit dolëm të gjithë dhe ecëm në rrugë poshtë rrezeve të diellit. Të gjithë ata që vinin nga rrethinat e Medines në ditët e pasme tregonin se binte shi në vendet e tyre. [2]



[1] (Në atë kohë Xhamia e Pejgamberit a.s ka qenë e mbuluar me gjethe dhe degë hurmash prandaj pikonte shiu brenda. )

[2] (Buhariu, Muslimi, Ebu Davudi, Nesaiu)
 

Teolog

Moderator
Anëtar i Shtabit
1- “Do ta shihni Zotin tuaj!”

Tregon Xherir ibni Abdullahi:

Një natë po rrinim bashkë me Pejgamberin a.s. Pejgamberi a.s duke parë drejtë hënës së plotë tha: “ Siç po e shihni hënën e plotë paqësisht pa shtyrë njëri-tjetrin kështu do ta shihni edhe Zotin tuaj paqësisht pa shtyrë njëri-tjetrin.
Tashmë mundohuni dhe bëni të pamundurën të adhuroni Zotin tuaj para se të lindi dhe të perëndoi dielli.
Pas këtyre fjalëve lexoi këtë ajet nga Kur’ani a.sh: “Prandaj, ti bëhu i durueshëm ndaj asaj që thonë ata, dhe duke falënderuar Zotin tënd, falu para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij, falu edhe në orët e natës dhe në skajet e ditës, ashtu që të gjesh kënaqësi (me shpërblim).[1][2]



[1] (Taha; 130)

[2] (Buhariu, Muslimi, Tirmidhiu, Ibni Maxhe)
 

Teolog

Moderator
Anëtar i Shtabit
1- “ Mos i vrisni fëmijët dhe gratë”

Tregon Esved ibni Seri’:

Një herë shkova bashkë me Pejgamberin a.s në luftë dhe si plaçkë lufte fitova disa deve. Atë ditë luftëtarët kishin vrarë shumë njerëz këtu duke mos përjashtuar edhe fëmijët e gratë.
Pejgamberi a.s kur e dëgjoi këtë gjë tha: “ Çfarë kanë këto njerëz që e tejkalojnë kufirin duke vrarë fëmijët dhe gratë.”
Njëri nga të pranishmit i tha: O i Dërguar! Ata janë fmijët dhe gratë e atyre që adhurojnë idhujt në vend të Allahut xh.sh.
Pas këtyre fjalëve Pejgamberi a.s tha: “ Shikoni edhe shumica e më të mirëve midis jush janë fëmijët e atyre që në vend të Zotit adhurojnë ose kanë adhuruar idhujt.[1]
Mos i vrisni fëmijët dhe gratë.
Mos i vrisni fëmijët dhe gratë”
Pastaj vazhdoi duke thënë: “ Çdo njeri lind mbi natyrshmërinë e tij Islamin, kjo është kështu derisa të filloi të flasi e të tregojë gjendjen e vet. Pastaj nëna ose babai i tij e bën Kristian apo Çifut.[2]



[1] (Këtu Pejgamberi a.s tregon për prindërit e shokëve te Tij që janë ose kanë qenë idhujtarë.)

[2] (Ahmed b. Hanbeli, Darimiu, )
 

Hank

Valoris scriptorum
Myslimani më i mirë është ai i cili jeton një jetë të gjatë duke përmendur All-llahun xh.sh me fjalët Subhanall-llah Elhamdulil-lah All-llahu Ekber. Pra ai që përmend All-llahun xh.sh shumë.
A mund te trajtohet dhe qe e nuk nxitohet te vdese (dhe jo vetvrases ne lufte) per te bere detyren e tij deri ne fund?
 

Teolog

Moderator
Anëtar i Shtabit
Po keni shume te drejte per kete. Me i miri eshte ai qe jeton nje jete te gjate dhe i cili eshte ne perputhje me thenien e Pejgamberit a.s: "Besimtar i vertete eshte ai i cili nga gjuha dhe dora e tij njerezit nuk pesojne asnje te keqe perveçse paqe."
 

Teolog

Moderator
Anëtar i Shtabit
Donte te bente zina

Një ditë Pejgamberit a.s i erdhi një djalë i ri në pranin e tij. Djali ishte shumë i mërzitur. Djali i thotë Pejgamberit a.s “O i dërguarii All-llahut më jep leje të bëj zina. Tashmë nuk duroj dot. Ata që ishin të pranishëm u nevrikosën shumë nga fjalët që po fliste djali i ri dhe erdhën drejtë tij. Disa filluan ta qortojnë e disa i erdhën afër për ti mbylur gojën. Kishte dhe nga ata që donin ti gjuanin. Por shembulli i mëshirës Pejgamberi a.s jo vetëm që nuk lejoi asnjërin të bënte atë që donte por e dëgjoi djaloshin me vëmendje. Pastaj e thirri pranë tij e uli afër gjunjëve të vet dhe e pyeti: “ A do dëshiroje që një gjë të tillë ta bënin me nenën tënde?
Djaloshi: “Nëna dhe babai dhënshin jetën për ty sigurisht që nuk do doja” Pejgamberi a.s: “asnjë njeri nuk do që të bëhet një gjë e tillë me nënat e tyre. Por nëse do kishe nje vajzë a do të doje që dikush të bënte nje gjë të tillë me të? Djaloshi: “ O i dërguari i All-llahut dhënsha jetën per ty sigurisht që nuk do doja” Pejgamberi a.s: “asnjë njeri nuk do donte që një gjë të tillë tu bënte vajzave të tyreDakord po nëse ke hallë apo teze a do doje që dikush ta bënte një gjë të tillë më to? Jo o i dërguar. A do doje që të bëje zina me motrën e dikujt tjetër? Jo o i dërguari i All-llahut xh.sh nuk do doja. Dhe Pejgamberi a.s i mbaroi fjalët e tij kështu: “Asnjë njeri nuk do që dikush të bëjë një punë të tillë me hallën, tezen, motrën e tyre etj..” pastaj Pejgamberi a.s bëri dua për djaloshin e ri. •••
Disa transmetues thonë se ky djalosh ka qënë një djalë i quajtur Xhulejbib i cili nuk arriinta ta zotëronte veten përballë epshit të tij dhe midis shokëve ë pejgamberit a.s kishte një nam të keq. Por pas kësaj ngjarjeje që ndodhi me Pejgamberin a.s ai ndryshoi komplet. Atij nuk dëshironte askush ti jipte vajzë por me ndërmjetësimin e Pejgamberit a.s atë e martuan. Pak pasi u martua ra dëshmorë në një luftë. Në fund të luftës Pejgamberi a.s pyeti shokët e tij a keni ndonjë mangut? Ata u përgjigjën jo o i dërguar. Ju nuk keni asnjë mangut por unë kam një mangut tha Pejgamberi a.s dhe shkon tek koka e Xhulejbibit dhe tha: “Xhulejbibi është nga Unë e Unë jam nga Xhulejbibi”.
Marrë nga libri pjesë historike nga jeta e Pejgamberit a.s vëllimi 3
 

Teolog

Moderator
Anëtar i Shtabit
1- Gjëegjëza që pyeti Pejgamberi a.s

Tregon Abdullah ibni Omeri r.anhuma:

Një ditë po rrinim bashkë me Pejgamberin a.s dhe aty e qerasen Pejgamberin a.s me hurma.
Pejgamberi a.s pas qerasjes na bëri këtë pyetje: “ Është një pemë prej pemëve që nuk i bien gjethet asnjë herë. Me lejen e Allahut xh.sh jep frytet e sajë dhe është e bereqetshme si një mysliman i mirë. Pa më thoni cila pemë është ajo?”
Të gjithë filluan të numëronin pemët e pyjeve. Mua më shkoi mendja se është hurma por nuk fola sepse aty ishin Hz. Ebu Bekri Hz. Omeri (babai) e shumë të tjerë më të mëdhenj se unë dhe më erdhi turp ta thosha.
Pasi i numëruan pemët me radhë i thanë o i Dërguar na e thuaj kush është ajo pemë.
Pejgamberi a.s u tha; ajo pemë është hurma.
Më pas unë i tregova babait se e dija përgjigjen që kërkonte Pejgamberi a.s. Babai më tha nëse do kishe thënë aty përgjigjen do të më bëje më të lumtur sesa të më dhuronin gjithë botën.[1]



[1] (Buhariu, Muslimi, Tirmidhiu)
 

Kondrapedali

Kondrapedali
P.S. Ktu bohet fjal për hurma arabie se hurmave siç i themi ne n'Shqipni i bijn gjethet që ç'ke me te.

P.S.P.S. Duket që Pejgamberi a.s. nuk i ka pas vizitu as'iher tropikët ....

P.S.P.S.P.S. Shum moral të fort kan kto kujtimet nga Pejgamberi por të cilat nuk na i tregon vetë Pejgamberi por Abdullahu, Eseni, Usama Xheriri, Llapushi, Veshkaushi e t'gjith kta jan bijt e dikujt.
 

Teolog

Moderator
Anëtar i Shtabit
I nderuar te gjitha ndodhite ose bisedat qe jane bere atehere jane transmetuar nga shoket e tij.
 

Hank

Valoris scriptorum
Ben mire qe pyet bre Zhakin, por pyet pa ironi pasi behet fyerje.
Tradita e percjelljes se thenieve te profetit islam, kam degjuar se ka qene shume e forte dhe koncize si shkence. Theniet e tij percileshin pasi verifikoheshin nga me shume se nje percjelles, dhe percjellesi vete "kontrollohej" ne ka qene njeri serioz apo karagjoz qe ia fuste kot here pas here. Me tej theniet permblidheshin me shenimin "I sakte", "I dobet", "I dyshimte" e me rradhe... Ne nje fare menyre nje shkence e mirefillte, dhe jo thjesht "doni me per Belulin".
 

Teolog

Moderator
Anëtar i Shtabit
@Zhakin! Nese nje nuk e dini perse e ndieni veten te detyruar ta nenvleresoni? @Delirium keni bere nje shpjegim te shkurter e te sakte. Studimi i thenieve te Profetit a.s eshte nje shkence komplet ne vete dhe shume serioze. Pas shume studimeve e kontrollimeve transmetuesit te cilet jane konsideruar me te besueshmit ne kete fushe jane 1- Buhariu 2- Muslimi 3- Tirmidhiu 4- Ebu Davudi 5- Nesaiu 6- Ahmed b. Hanbeli. Darimiu dhe disa te tjere por keto jane kryesoret.
 
A

Arlind RAMADANI

Guest
Kam mbajtur dy here ramazan ne vite te ndryshme dhe e kam ndier veten shume komod.

Por ta dini o njerez se; kenaqsi me te madhe ne bote nuk ka, kete kenaqsi e kam ndjere vetem ne fund pasi kishte mbarura ramazani.
Kujtoja dhe mendoja me vete, sa bukur ishte te mbaje ramazan.
 
Top