Re: kujtime nga koha e enverit
une kam kene ne kopsht kur vdiq xhaxhi, por kujtoj disa gjana nga ata q1 kan shkru siperfolsit. Nji nder to frika!
At dit q1 vdiq xhaxhi, edukatoret po kjashin e kur na thane shkoni ne shpija se ka vdek xhaxhi enveli, e un, u gzova per faktin q1 po delsha prej kopshit e meqe shpin e kisha krejt afer, edukatorja me percolli der te kryt e rrugic's edhe me ndiqte me sy tuj shku ne shpi.
Une rruges me entuziazem i thosha shoqeve 'ka vdek enveri, kena pushim' e kujtoj q1 nji kojshi me mori per doret e me tha q1 nuk duhet me u gzu q1 vdiq enveri, JO NE RRUGE TE PAKTEN /pf/images/graemlins/laugh.gif
Un' prej kohs t'enverit mbaj mend, gorabijat (t'bardha, t'kuqe, me t'lyn), 'sham-in', çimçakezat stella, sheqer filip,zupa etj etj, revisten yllka, topat e lastikut q1 ishin si tulla, sandalet me çorap t'bardh, gryksat e kopshtit q1 kishin te qendisun emnin ne qoshe (n'rast se ta harrojn, ose t'ngatrrojn me fmit e tjer') /pf/images/graemlins/laugh.gif , letrat e arit te kablloja e TV, tv bardh e zi, radio me bateri, 15 ditshin ne velipoje
q1 kena bajt tan shpin neper rimorkio, kajher ka 2 familje bashke /pf/images/graemlins/laugh.gif , mbaj mend prindt tuj i than njeni-tjetrit ule zanin se na çove n'internim, diten e balonave q1 u mbushte qilli me balona edhe un ju lutsha vllait me ma ba edhe mu nji balone e ai ma bate nji te vogel, te keqe :cry: , kur delshim me lujt ne rrugice e merrshim buken ne dore (diten e talonit kishim tan buk e djath e salam), kur shkoshim ne shiroke me biçikleta si cirk, (un te koshi), çantat e kopshtit q1 i kishim tan njilloj,(edhe te shkolles ma vone), rradhat, shishet e tamlit, pallatin e sportit,shporetin me dru,furnelat me vajguri,sandalet e teshat q1 i kishim tan njilloj (perveç ato q1 i qepshim te rrobaqepsja e xhupat e pantallonat e shkurta q1 na bate nana), cirkun q1 vite n't'rralle te oborri i pallatit te sportit (ishte nji tende e madhe e zeze)e mu me pelqeshin shum akrobacinat kur isha e vogel, mbaj mend q1 ishte nji pike kufitare edhe me not :lol:
maj mend qe vllai pat than nji vjershe q1 e shante enverin ne shkolle, e per pak familja jeme i pshtoj internimit, me 1000 halle e mundime, mbaj mend kur me msoshin urate po me thoshin q1 mos me i than kerkund tjeter, mbaj mend q1 u diskutote per internime, vujtje e tortura...
u mundova me evitu ato q1 kam ndi e lexu per ato kohe...
asht e kote me than gja per xhaxhin... se besoj Zoti s'ka harru at' q1 ai i bani popullit t'vet!