kujtime nga koha e enverit

Renea88

Primus registratum
kujtime nga koha e enverit

parrullat neper mure:
ne njeren dore kazmen ne tjetren pushken
mbrojtja atdheut detyre mbi detyrat etj

Gazi 69
Aro - makinat e sigurimit
Fiatet polak me Perde
Autobuzet e shkodres
Skodat e vjetra
zisat e koperativave
Bicikletat MIFA
Bicikletat Kineze
Fiatet e vegjel te policise qe i thoshnin MIU
BC kineze

Lokomotivat kineze dhe treni qe donte 15 ore me shku ne pogradec

Buka e misrit

RRadha e qumshit qe ne kater te mengjesit

hani Patate se eshte dhe gjelle dhe buke

Aksionet me pune vullnetare

Ata qe shitshin ide ke shkollat

radiot ILIRIA

televizori me zhurmus
Grupi UHF me kap 2 shin e jugosllavit
varaku qe i vejshim kabllit siper me heq zhurmusin
RTSH dhe lajmet per traktoristen Merushe Buzali qe kish realizu normén e vitit 2045

parakalimet e 1 majit
xhaxhi ose I Madhi ne Tribune qe puthte me aq *qejf* pionieret 11 vjecare

Zborri ushtarak
bunkeret

Kujt i kujtohen me teper gjera te shkruaje........
 

Renea88

Primus registratum
Re: kujtime nga koha e enverit

se perpak harrova:

e mbani mend kur shkonim per dy jave ne plazh dhe merrnim me vete gjysmen e shtepise me kamion, teelvizorin, frigoriferin (kur kishim) dysheket, sustat e krevateve, dollapin, antenen e televizorit ...4 ditet e para i kalonim duke u sistemuar, 4 te fundit duke mbledhe bere gati plackat....7 ditet qe mbeten duke mabjtur rradhen ke vajguri.
 

GJENERALI

Primus registratum
Re: kujtime nga koha e enverit

"Kujtime per Enverin" -> Ismail KADARE

>>>>> NJE PASDITE ME SHOKUN ENVER HOXHA <<<<<

Tani qe udheheqesi yne nuk eshte me midis nesh,kujtimet per te marrin nje permase e vlere te vecante.Ato jane pjese e vepres se tij monumentale,per nje pjese sui generis qe nuk perfshihet ne librat,fjalimet,ditaret,porosite e letrat e tij,por eshte e shperndare ne qindra,ne mijera njerez.E megjithese e tille kjo pjese e vepres,keto kujtime qe ai ka lene,biseda,fjale,gjeste,pamje,gjendje shpirterore,jane nje pasuri e tere qe ndihmojne per te plotesuar e ndricuar ane te tera te personalitetit te tij si udheheqes,burre shteti,mendimtar marksist,filozof,shkrimtar dhe njeri.
Kujtimet per te nuk kane nevoje per zbukurime,ato kane nevoje vetem per saktesi sepse duke qene te sakta ato e kane vetvetiu brenda edhe bukurine dhe thellesine dhe peshën e vertete.Prandaj ata qe kane pasur fatin te kene kujtime me te,jane te ndergjegjshem se ç'thesare te cmuar mbajne ne duar,thesare,pasurine e te cilava duhet t'ua zbulojne te gjitheve.
Ne vere te vitit 1961 klima letrare ne vendin tone ishte sa e gjalle edhe e komplikuar.Te angazhuar ne luften e madhe qe bente populli dhe Partia per perballimin e bllokades se re revizioniste,qe porsa kishte filluar,forcat krijuese ishin ne nje aktivitet te plote.Ishte e natyrshme qe ne keto kushte,kur kerkoheshin rruge te reja zhvillimi per ta bere letersine tone edhe me shume te lidhur me problemet e kohes,te kishte mjaft debate e polemika disa here te mprehta.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: kujtime nga koha e enverit

Arrestimet,burgosjet,internimet,pushkatimet,eliminimet.Polici,brigadieri,sigurimsi,oficeri ,shefja e turnit,komunisti.Kafja,sheqeri,gjalpi,mishi,voji i ullirit,mollat,portokalli,pjeshka,djathi,sallami(te gjitha keto me racion).
Floket e shkurtera,farvoritet e shkurta,pantollonat me gjyslyke,copat Turke,terital ne mase,ngjyrat e teshave te erreta/gri,festivalet ne RTV,kembezbathur,kokerruar,qizmet edhe ne vere,anemike gjithe vitin,mungesa vitaminash,me grip/kolle/ftohje/verdhez/diarre/bronshit/temperature/TBC/malarje gjithe vitin. :book:
 

FRUSA

Primus registratum
Re: kujtime nga koha e enverit

KESHILLI I LAGJES --ME CA QEN BIR QENASH BENIN SI CUBA ATEHERE
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: kujtime nga koha e enverit

Kafja,sheqeri,gjalpi,mishi,voji i ullirit,mollat,portokalli,pjeshka,djathi,sallami
Orosh, ose ty të kujtohet koha e Zogut ose ngatërrohesh me pas 90 se unë për vete nuk e boj dot lidhjen e gjonave që ke shkru me kohën e diktaturës /pf/images/graemlins/laugh.gif !

Renea, ça osh BC kineze se e kom harru!

Frusa, më duket se quhej Fronti Demokratik shkurt, Fronti!

Astra, brisku i rrojës! MAPO (magazina popullore), tarracat pjellore si fushat, dita e pastrimit (e diela), tjegllat e thyme për me kthy antenën, latat e druve, Zuk-un ose Zis-in e druve, etj.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: kujtime nga koha e enverit

Mbaj mend kur shkoja te merkurave per te marre tallonin, 1 kg mish, 1 pule, nje pako mish te grire dhe gjysem kg sallam ne nje jave... 10 - 8 kokrra veze si dhe asortimente te ndryshme tip gjalpe e djathe por qe nuk i mbaj mend mire sasite... teta Margarita me buzeqeshte sikur deshte te me thonte "E sheh si na mban Partia me te mira"

Mbaj mend votimet, ne oren 5 te mengjesit kishte mbaru numerimi (hajde Celibash hajde) 99% fitore e PPSH, sa te gezuar ishin njerezit, si festonin... nuk e harroj dot shokun Manol (kryetarin e lagjes) qe i perlotur anunconte fitoren e Partise /pf/images/graemlins/laugh.gif

Mbaj mend kur spiunonin gjyshen time (piktore) se prodhonte ikona fetare. Te paret qe vinin per kontroll ishin sh.Nesim dhe sh.Myftar... ikona nuk u gjeten (pasi gjyshja i kishte mcef mire ne tavan) por se ku ju pane syte nje fotografi te armikut Beqir Balluku ne nje reviste te kohes kur ky i fundit nuk ishte armik. Kete pune do e zgjidhim ne front, tha Nesimi dhe iken :lol:

Mbaj mend shokun Nasi qe na e hante shpirtin, nuk harronim dot antenen mbi cati se trokiste Nasi qe ne mjes... HIQENI ATE ANTENE ARMIQ /pf/images/graemlins/laugh.gif

Nuk mundem te harroj me heret ende, kur luanim me shoket botash, kisha zgjedhur SHBA-ne si shtetin qe perfaqesoja nderkohe qe shoket e mij kishin zgjedhur shtete te tjera me te "parrezikshme"... ne nje moment te caktuar zbret nga shtepia e tij Shoku Marash me dy kova me uje dhe i hedh pikerisht mbi te shkruajturen SHBA me shkumes mbi toke "Maskara, me thote! A e din ti kush asht SHBA-JA?! Asht armiku yne me i madh asht Amerika e Reganit dhe e Fulzit... me ka dhene nje leksion ideologjik per me se dy ore deri sa me mbushi mendjen perfundimisht se PARTIA E PUNES duhet te zhdukej per te na lene te jetojme te lire.
 

regele

Forumium maestatis
Re: kujtime nga koha e enverit

Fillimisht postuar nga Renea88:
[qb] parrullat neper mure:
ne njeren dore kazmen ne tjetren pushken
mbrojtja atdheut detyre mbi detyrat etj

Gazi 69
Aro - makinat e sigurimit
Fiatet polak me Perde
Autobuzet e shkodres
Skodat e vjetra
zisat e koperativave
Bicikletat MIFA
Bicikletat Kineze
Fiatet e vegjel te policise qe i thoshnin MIU
BC kineze

Lokomotivat kineze dhe treni qe donte 15 ore me shku ne pogradec

Buka e misrit

RRadha e qumshit qe ne kater te mengjesit

hani Patate se eshte dhe gjelle dhe buke

Aksionet me pune vullnetare

Ata qe shitshin ide ke shkollat

radiot ILIRIA

televizori me zhurmus
Grupi UHF me kap 2 shin e jugosllavit
varaku qe i vejshim kabllit siper me heq zhurmusin
RTSH dhe lajmet per traktoristen Merushe Buzali qe kish realizu normén e vitit 2045

parakalimet e 1 majit
xhaxhi ose I Madhi ne Tribune qe puthte me aq *qejf* pionieret 11 vjecare

Zborri ushtarak
bunkeret

Kujt i kujtohen me teper gjera te shkruaje........ [/qb]
Shume interesante si teme, tani duket per te qeshur...

1. Arot ishin prodhim rumun nga ku kishim importuar sapunet Palmier qe as per te lare kembet nuk ishin, makinat Carpati si dhe grupet e Radios Iliria qe me vone montohshin ne Durres dhe shiteshin si mall shqiptar;
2. Fiatet polake me perde ndryshe quheshin dhe Varshava...
3. Persa i perket bicikletave: bicikleta Ylli 26, pa hekur ne mes, bicikleta 28 Phoenix, prodhim kinez qe mbahej me e mira e kohes, megjithese me e forta ishte Mifa gjermane qe nuk ishte frena...
4.Me sa mbaj mend une atyre fiateve te vogla blu (qe ngjajne me volkswagenat e 79) ne u thoshim breshka, por kjo ndoshta ndryshonnga qyteti ne qyetet;
5. Me kujtohet nje vjershe per xhaxhi Enverin:
Ju lutem, intonacionin jepjani vete:
- xhaxhi Enver, xhaxhi Enver,
doren permbi zemer ma vendos ngadale,
ajo eshte e vogel, do te thote dy fjale,
me fjalet e tua oh sa me kenaqe,
per gjithe Shqiperine lerme te puth ne faqe

6. Sapuni i Rrogozhines qe ishte goxha i preferuar
7. Rradhet e gjata, por mesa mbaj mend une kishim nje kg mish ne muaj dhe jo ne jave, per aq me teper ku kishim ne te hanim dhe nga nje pule aso kohe /pf/images/graemlins/smile.gif
8. Komshija ime qe kishte 7 femije dhe qe nje shishe qumesht e perziente me shume uje qe te dilte nga nje gote per te gjithe antaret e familjes;
9. Me kujtohet pyllii me pisha, ku ciftet venin e frkoheshin, por duke u fshehur nga antaret e keshillit te lagjjes;
10. Dita kur vdiq xhaxhi dhe te gjithe ne shkolle qanim si me porosi (mbase shikonim njeri-tjetrin)...me kujtohen njeri qe e mbanin per krahu se nuk mbante dot veten nga te qaret;
11. Me kujtohen ambasadat dhe armiqte terroriste qe i vune bombe ambasades se Kubes;
12. Me kujtohet maji i 1990, kur erdhi Peres de Cuelar dhe pas pak kohesh vellezerit Popa u larguan nga Shqiperia...

Me kujtohen shume gjera, ndoshta do te ishte me mire mos te me kujtoheshin kaq shume...
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: kujtime nga koha e enverit

Po nje majin more e mbani ndopak mend?! Xhaxhi qe ngrifej ne tribune dhe populli qe uleriste ...JEMI GATI KURDOHERE!!! e paimagjinueshme fare se si viheshin ne rresht robt asokohe, besoni pra qe nga trendafilli dilka gjembi kur imagjinojme se ata ishin prinderit tane /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Bukuroshja

Primus registratum
Re: kujtime nga koha e enverit

s6 faleminderit qe e pranoni dhe vete o gjemb i keq prapsire dhe dreq

me kujtohet qe nje mbasdite erdhi babi ne shtepi me nxitim dhe na tha
"shpejt fotografine dhe me nxitim shkoi dhe e gjeti ku ishte futur e mori dhe e vari ne mur ju desh te hiqte nga muri fotografine tone ne krye te dhomes ne mbetem te habitur por shum pak sekonda hyri ne dere kryetari i keshillit te lagjes dhe ne nuk folem por rinim te si femije shembull
kryetari piu dhe piu dhe me ne fund vendosi te shkonte ne shtepi
nuk kishte ardhur kure ne shtepine tone nje "njeri i partise" ay doli tek dera dhe sa shkeli hapin e pare babi nga pas tij na e beri me dore
"hiqeni" per fotografine
dhe ne e hoqem menjehere dhe vendosem ate tonen tek vendi por kryetari sa shkoi mu tek shkalla pra 6 hapa larg deres tha se do rinte edhe pake dhe u kthye drejt deres dhe babi me vrap na tha
shpejt fotografine fotografine
ne vrapuam dhe e varem ne mur menjehere por ajo gjate gjithe kohes rinte pak e shtrembet
kryetari shikonte fotografine dhe pinte edhe me shume derisa iku
pastaj kur iku babi tha
ku eshte ajo fotografia
ne i thame aty tek ky vend
xhdukeni tha mos ta shikoj me xhdukeni mos me dali me perpara griseni fotografine dhe thyheni kornizen
kush e ka sjelle fotografine e kriminelit ne shtepine tone pyeti ai
 

bob

Primus registratum
Re: kujtime nga koha e enverit

kujtime,ka plot te tilla.te gjitha sot jane te pavlera te padobishme.nuk vlejne.a i kujtoni burgjet,i ziu ai qe e zinte ne goj ate fjale.por ka pasur edhe te bukura si psh.kampianati i futbollit,apo ndeshjet e kamp.boterore.te tjerat mos i kujtoni me,hidhini tutje tehu.
 

Renea88

Primus registratum
Re: kujtime nga koha e enverit

po kur i vejshim varak paqetash kabllit te televizorit per te pare jugosllavin, (se sa keq ishin vellezrit kosovare)
 

Renea88

Primus registratum
Re: kujtime nga koha e enverit

Prodigy lere Liderin se per erresiren qe kishte ne tru i dukej Dulle idioti diell
 

Odoakri

Primus registratum
Re: kujtime nga koha e enverit

Fillimisht postuar nga Renea88:
[qb] po kur i vejshim varak paqetash kabllit te televizorit per te pare jugosllavin, (se sa keq ishin vellezrit kosovare) [/qb]
vellezrit tane kinez dhe miqte tane kosovar
 

Nadia81

Primus registratum
Re: kujtime nga koha e enverit

Xhaxhi Enveri ne ballkon
gjithe fatosat i shikon
i shikon e i ka xhan
xhaxhi Enveri ne Tirane!

Ishim apo s'ishim yllka shembullore? :tipsy:
 

Renea88

Primus registratum
Re: kujtime nga koha e enverit

o ti male e ti lider
qe e doni xhaxhin enver
po t mos besoni e vejm me bast
qe ai ishte pederast
 

GJENERALI

Primus registratum
Re: kujtime nga koha e enverit

Fillimisht postuar nga Renea88:
[qb] o ti male e ti lider
qe e doni xhaxhin enver
po t mos besoni e vejm me bast
qe ai ishte pederast [/qb]
renea88.jpg
 
Top