Kujdes shqiptare ku do jeni. Virusi i tanishem eshte infektiv

Albinos

Primus registratum
Kujdes shqiptare ku do jeni. Virusi i tanishem eshte infektiv

<ul type="square">
[*]Hyn në fuqi ligji për karantinën. Zëvendësministri i Shëndetësisë Petrit Vasili: “Vigjilencë e lartë në aeroporte”
Virusi, në infektiv gati dhomat i izolimit
[/list]


<ul type="square">
[*]Pano: “Mungojnë maskat standarde, do të punojmë me maska të zakonshme”
[/list]

Olsi Kolami


Virusi vrasës SARS, që vjen nga Azia ka detyruar autoritetet shëndetësore të ngrejnë sistemin Alert në të gjithë vendin për të pritur rastet e mundshme të të prekurve nga ky virus. Ndërkohë që po dje autoritetet më të larta shëndetësore kanë aktivizuar ligjin e karantinës, i cili konsiston në izolimin e aeroporteve në rastet kur sëmundjet infektive kërcënojnë jetën e popullsisë. Ky ligj, i cili njihet ndryshe ligji për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve infektive, është urdhëruar të zbatohet ditën e djeshme me urdhër të ministrit të Shëndetësisë Mustafa Xhani dhe rekomandim të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Ndërkohë që në repartin e spitalit infektiv në kryeqytet, shefi i këtij shërbimi Kristo Pano, shprehet se ka vënë në dispozicion të kësaj situate tre dhoma, duke shpresuar se ky virus nuk do të hyjë në Shqipëri, pasi ndikimi i tij mbi popullatën dhe sidomos mbi stafin e mjekëve të shërbimit infektiv në jo pak raste ka qenë vdekjeprurës. Për këtë qëllim ai ka theksuar se shërbimit infektiv i është besuar një detyrë sa humane, por edhe aq e rrezikshme. Ndërkohë që zëvendësministri i Shëndetësisë Petrit Vasili, ka urdhëruar aktivizimin e ligjit 7761 të vitit 1993 “Për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse”, ku i kërkohet personelit shëndetësor të aeroportit “Nënë Tereza” që të vendosë filtra të fuqishëm për identifikimin dhe izolimin e rasteve të mundshëm me Sëmundjen e Rëndë Akute Respiratore (SARS). Në udhëzimin e Vasilit kërkohet që avionet, ekuipazhet dhe veçanërisht pasagjerët që vijnë nga shtetet: Hong Kong, Kinë, Filipine, Singapor, Tailandë, Vietnam dhe Kanada, personeli shëndetësor i aeroportit të marrë detyrimisht kontakt me pasagjerët dhe të vendosë mbi mënyrën e veprimit. Shefja e OBSH-së, Gro Harlem Brundtland, tha se bota duhet të bashkëpunojë për gjetjen e shkaktarit të këtij sindromi, ndërkohë që ka theksuar se ai është tepër ngjitës dhe përhapet shumë shpejt nëpërmjet avionëve.


Infektivi pa maska NIOSH (N 95)
Shefja e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Silva Bino, ka komunikuar dje gatishmëri numër një të repartit infektiv në kryeqytet, duke ngritur tre ose më shumë dhoma për izolimin e rasteve në fjalë, të cilat mund të vijnë në Shqipëri. Të njëjtën gjë pohon edhe shefi i infektivit Pano, i cili shpjegon se ky është një lajm jo fort i këndshëm, por detyra e kërkon që ky shërbim të presë rastet e para, nëse do të paraqiten me Sindromin e Rëndë Akut Respirator. Ndërkohë që kushtet e rekomanduara të dhomave ku do të izolohen të prekurit nga virusi kërkojnë dhoma me presion negativ me dyer të izoluara dhe sistem ajrosje të pavarur, në spitalin infektiv, këto dhoma pritet të përshtaten për këtë shërbim në ditët e ardhshme. “Kam vënë në dispozicion dhomat për këtë shërbim, ndërkohë që reparti ynë nuk ka maska standarde NIOSH (N95), të cilat i mbrojnë mjekët nga kontakti i tyre me personat e prekur nga ky virus, pasi siç dihet përhapja e këtij virusi është shumë e mundshme me anë të rrugëve të frymëmarrjes. Mjekët janë shumë të ekspozuar ndaj këtij rreziku, gjatë kohës që japin ndihmën e parë ose bëjnë injeksione”,-shpjegon shefi i shërbimit infektiv Pano. Në udhëzimet e dala dy ditë më parë masivisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, bëhet e qartë se një nga mënyrat e përhapjes së virusit, është ajo me anë të pështymës. Për këtë qëllim këshillohen maskat kirurgjikale dhe veçanërisht ato NIOSH (N95) të cilat përdoren gjerësisht për t’u mbrojtur nga infeksionet e rënda të rrugëve të frymëmarrjes, siç është tuberkulozi. “Në mungesë të masakave standarde, të cilat janë një mjet mbrojtës i sigurt, ne do të përdorim maskat normale që përdorim zakonisht gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale”,-shpjegon shefi i infektivit dhe njëkohësisht dekan i Fakultetit të Mjekësisë Kristo Pano. Për këtë shërbim të specializuar kërkohet njëkohësisht përdorimi i dorezave, sterilizimi i instrumentave, dezinfektimi me spektër të gjerë i mjediseve ku kanë qëndruar personat e prekur nga ky virus, ndërkohë që rekomandohen vizitat e kufizuara nga të afërmit në mënyrë që ata të mos infektohen nga i njëjti virus, vdekjeprurës. Këshillohet larja e duarve pas kontakteve me pacientët, dezinfektimi me alkool i lëkurës dhe eliminimi i çdo kontakti me instrumenta që janë kontaminuar nga sekrecionet e pështymës si: tub oksigjeni dhe nazal, maska, doreza dhe instrumente të tjera.
Masa në aeroporte dhe pika kufitare
Urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë i kërkon autoriteteve shëndetësore që për çdo rast ose simptomë të dyshimtë gripi, do të bëhet evidentimi dhe verifikimi i diagnozës dhe trajtimi specifik në spitalin infektiv, ku janë hapur tre dhoma, të specializuara për të pritur rastet e mundshme. “Në rast të evidentimit të ndonjë udhëtari me shenjat e sëmundjes akute respiratore, personeli shëndetësor i aeroportit do të marrë masa për izolimin e rastit në fjalë dhe më pas do të komunikojë me urgjencën e kryeqytetit, si dhe do të bëjë transportimin e tij drejt shërbimit të specializuar për këtë qëllim”,-shpjegon zëvendësministri Petrit Vasili. Personeli shëndetësor i aeroportit do të merret me dezinfektimin e mjediseve, ku izolohet i sëmuri, ndërkohë që është urdhëruar edhe personeli shëndetësor që të rrisë vigjilencën dhe bashkëpunimin me autoritetet e aeroporteve, dhe pikave të tjera doganore për të evidentuar rastet e dyshimta si mbartëse të Sindromit të Rëndë Akut Respirator. Në të gjitha pikat hyrëse të vendit tonë me vendet fqinje, stafit mjekësor i është dhënë informacioni i duhur mbi shenjat e këtij virusi në mënyrë që të bëhet izolimi i tij brenda një kohe të shkurtër, për të mos rrezikuar jetën e personave të tjerë, theksojnë autoritetet shëndetësore. Drejtoresha e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Silva Bino, shpjegon se Sindromi i Rëndë Akut Respirator përhapet me anë të kontakteve mes njerëzve dhe periudha e inkubacionit varion nga 2 deri në 7 ditë. Ndërkohë që përhapja e sëmundjes ndodh gjatë kontakteve të afërta të personit bartës të këtij virusi në grupe ose mjedise të populluara, duke rrezikuar një epidemi. Ajo ka theksuar se Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka vënë në dispozicion të gjitha laboratoret e saj të specializuar për identifikimin e rasteve të mundshme.

<ul type="square">
[*]Skeda e sindromit, që po kërcënon botën
Virusi Sindromi i Rëndë Akut Respirator, sipas shefes së Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik Silva Bino, është një pneumoni atipike me etiologji të panjohur dhe është shumë e ndryshme nga viruset që kanë qarkulluar deri tani në botë. Ai është shfaqur për herë të parë më 26 shkurt të këtij viti në Hanoi të Vietnamit, ku një burrë bartës i këtij sindromi pati simptomat e temperaturës së lartë, kollës së thatë, dhimbjeve të muskujve dhe fytit, duke vdekur pas disa ditësh. Ndërkohë që shtatë mjekë që ishin kujdesur për këtë rast janë shoqëruar nga të njëjta simptoma, më pas 43 raste të tjera janë raportuar në Vietnam, duke raportuar deri në ditën e djeshme mbi 100 raste. Ndërkohë që 11 institute kërkimore shkencore në 10 vende të botës, janë duke kërkuar shkaqet e këtij sindromi dhe ndikimin e tij në organizëm. Studimet e deritanishme, tregojnë se asnjë agjent nuk është identifikuar në mostrat që janë mbledhur te personat e sëmurë dhe ata që janë ekzaminuar pasi kanë vdekur.
[/list]


<ul type="square">
[*]Shenjat
[/list]


<ul type="square">
[*]Kollë e thatë
Temperaturë mbi 38 gradë
Dhimbje muskujsh
Dhimbje fyti
Dhimbje koke
Këputje
Humbje oreksi
Diare
Vështirësi në frymëmarrje
Trombocitopeni të rëndë
[/list]



Neqoftese Mjeku Popullor ka dicka te shtoje rreth ketij virusi, do ta falenderoja pasi e gjithe bota eshte e alarmuar.

Fm
 

Raif

Primus registratum
Re: Kujdes shqiptare ku do jeni. Virusi i tanishem eshte infektiv

Kjo semurje (sipas shtypit) eshte deri me tash e pa njohur, por qe e paskan identifikuar grupin te cilit i takon (sipas shtypit kinez), por pa marr parasysh, ketu pasi kemi te bejme me virus,
rekomandoi:
Perdorimi i cajit nga bima Barimijfletesh nuk ka dyshim, eshte mbrojtje e shkelqyer. Ne kete rast duhet pir nga 5-8 caja ne dite dhe rezultatet pozitive jan te menjihershme.
Ketu mendoj se nuk ka nevoj te perserise se bima Barimijfletesh duhet te jet kualitative dhe e paster.
Eshte me rendesi qe kur pervlohet qaji me uje shume te val (nje luge e vogel ne nje gote 2.5 deri ne 3 dl) duhet kulluar menjihere (kjo nga shkaku se ne kete menyre arrihet absorbimi i komponenteve-ilaqe te cilat me sukses e luftojn dhe e shkatrojn virusin, kurse efekte ansore nuk ka.
 

Albinos

Primus registratum
Re: Kujdes shqiptare ku do jeni. Virusi i tanishem eshte infektiv

Postuar nga Mjeku populor

Perdorimi i cajit nga bima Barimijfletesh nuk ka dyshim, eshte mbrojtje e shkelqyer. Ne kete rast duhet pir nga 5-8 caja ne dite dhe rezultatet pozitive jan te menjihershme.

O mjeko spo te kuptoj
A thua je piramide edhe ti?
Ceshte kjo barimijfletesh qe permend se duhen sqaruar gjerat.
Njerezit do kerkojne bar minjsh neper farmaci dhe do ta pine pasi nuk dine se cfare tjeter te bejne.
Te lutem mos merr ne qafe dynjane.
Keshtu si e ke nisur do vesh pare te madhe por ndoshta kur te kthehem ndonje dite ne Shqiperi, gjysmen e shqiptareve do ta gjej neper varreza.

Shpjegohu te lutem shpjegohu se ata qe kane lexuar mesazhin tend tani do shkojne me vrap te farmacite.
 

Raif

Primus registratum
Re: Kujdes shqiptare ku do jeni. Virusi i tanishem eshte infektiv

Fillimisht postuar nga Albinos:
[qb] Postuar nga Mjeku populor

Perdorimi i cajit nga bima Barimijfletesh nuk ka dyshim, eshte mbrojtje e shkelqyer. Ne kete rast duhet pir nga 5-8 caja ne dite dhe rezultatet pozitive jan te menjihershme.

O mjeko spo te kuptoj
A thua je piramide edhe ti?
Ceshte kjo barimijfletesh qe permend se duhen sqaruar gjerat.
Njerezit do kerkojne bar minjsh neper farmaci dhe do ta pine pasi nuk dine se cfare tjeter te bejne.
Te lutem mos merr ne qafe dynjane.
Keshtu si e ke nisur do vesh pare te madhe por ndoshta kur te kthehem ndonje dite ne Shqiperi, gjysmen e shqiptareve do ta gjej neper varreza.

Shpjegohu te lutem shpjegohu se ata qe kane lexuar mesazhin tend tani do shkojne me vrap te farmacite. [/qb]
SE KETU NE AF KA EDHE HOKA E DIJME, POR UNE JAM SERIOZ NE MJEKSI POPULLORE.
Barimijfletesh (Achillea Millefolium) eshte bima
qe, o i knueshem, e mbron organizmin prej infektimeve te ndryshme virusale por edhe bakteriale e ne vecanti mushkerit.
Farmacia kete bime nuk e prodhon (edhe pse vazhdimisht ka tentime qe ne nje forme tjeter ta kopjojn - pa sukses).
Barimijfletesh eshte dhurat nga Zoti i madheruar per te gjithe njerzine, pra per ata/ato qe kan nevoj per te.
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: Kujdes shqiptare ku do jeni. Virusi i tanishem eshte infektiv

Achillea Millefolium = Bar 1000 fletesh.

Albinos, Mjeku Popullor mbase flet pak ne dialekt por nuk thoshte mij , por 1000.
Eshte aq i sjellshem sa mundohet me sa ka mundesi ndaj pc te tregoj e te na mesoj ndonje gje, pasi ne nuk jemi mjek!

Achillea Millefolium
Achillea_millefolium_plant.jpg


Mjeket popullor e perdorin shume per pacientet e tyre. Sondazh i marre nga Ansa.

Ketu ne Itali perdoret shume, sidomos per vajzat qe kane probleme te medha me ciklin mestrual.
 

Erison700

Forumium maestatis
Re: Kujdes shqiptare ku do jeni. Virusi i tanishem eshte infektiv

Fillimisht postuar nga Mjeku Popullor:
[qb] SE KETU NE AF KA EDHE HOKA E DIJME, POR UNE JAM SERIOZ NE MJEKSI POPULLORE.
Barimijfletesh (Achillea Millefolium) eshte bima
qe, o i knueshem, e mbron organizmin prej infektimeve te ndryshme virusale por edhe bakteriale e ne vecanti mushkerit.
Farmacia kete bime nuk e prodhon (edhe pse vazhdimisht ka tentime qe ne nje forme tjeter ta kopjojn - pa sukses).
Barimijfletesh eshte dhurat nga Zoti i madheruar per te gjithe njerzine, pra per ata/ato qe kan nevoj per te. [/qb]
Hahahahahaa
Mjeko je i madh.

P.s.
Me ka bere pak efekt
ajo keshilla jote, me
te vertete e mencur, sinqerisht.
(them pak se nuk i dihet
kapacitetit te te qenit
vulnerabile)
 

Raif

Primus registratum
Re: Kujdes shqiptare ku do jeni. Virusi i tanishem eshte infektiv

Kjo semurje (sipas shtypit) eshte deri me tash e pa njohur, por qe e paskan identifikuar grupin te cilit i takon (sipas shtypit kinez), por pa marr parasysh, ketu pasi kemi te bejme me virus,
rekomandoi:
Perdorimi i cajit nga bima Barimijfletesh nuk ka dyshim, eshte mbrojtje e shkelqyer. Ne kete rast duhet pir nga 5-8 caja ne dite dhe rezultatet pozitive jan te menjihershme.
Ketu mendoj se nuk ka nevoj te perserise se bima Barimijfletesh duhet te jet kualitative dhe e paster.
Eshte me rendesi qe kur pervlohet qaji me uje shume te val (nje luge e vogel ne nje gote 2.5 deri ne 3 dl) duhet kulluar menjihere (kjo nga shkaku se ne kete menyre arrihet absorbimi i komponenteve-ilaqe te cilat me sukses e luftojn dhe e shkatrojn virusin, kurse efekte ansore nuk ka.

REKOMANDIMI I MESIPERM ESHTE PER PERSONA QE JAN TE INFEKTUAR NE MUSHKERI.
PERSONAT TE CILET KAN DESHIRE TE MBROHEN NGA KY LLOJ INFEKTIMI (NE MUSHKERI) DUHET TE PERDORIN NGA NJE DERI NE DY CAJA (BARIMIJFLETESH APO BARISHUMEFLETESH) NE DITE.
 

mostro

Putraku
Re: Kujdes shqiptare ku do jeni. Virusi i tanishem eshte infektiv

A nite ereee????rrace e piset,boni kujdes dhe lahuni fort.mos fusni hunet ngado,ven e pa ven.shikoni punet tuja.
Amon o mjeko kom fryke se mos i kap ene na i rrafsho qe te gjithe.......
e mos pini kafet ne 800lokale.mos pini nga gotat e lokaleve se nuk lahen mire. /pf/images/graemlins/laugh.gif
hajde pis milet mos merr fryme thelle se keni me hanger thelle......

mjeko foli i cik se nuk nigjojne derrat jo /pf/images/graemlins/laugh.gif

hihi /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Kujdes shqiptare ku do jeni. Virusi i tanishem eshte infektiv

Ene nga gripi vdesin robt, por ju sido qe te jete do beni mire te mos kolliteni ke kjo tema se do i ngjisni mikrobet stafit. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

I love new york

Primus registratum
Re: Kujdes shqiptare ku do jeni. Virusi i tanishem eshte infektiv

NJE TEME E TILLE ESHTE HAPUR TEK "DISKUTIME SHOQERORE" dhe nuk besoj se eshte e nevojshme te egzistojne dy. mgjth mendoje se eshte faji i administratoreve/moderatoreve (nuk e di tamam ndryshimin ketu) qe perpara se te anuncojne ndonje gje te re, te shohin me me kujdes.
 

Klinton

Primus registratum
Re: Kujdes shqiptare ku do jeni. Virusi i tanishem eshte infektiv

Mjeku popullor dhe ju zonja Paperina ju falenderoj per keshillat ne keto momente krizash si pasoje e ketij virusi qe i ka futur friken te gjithe botes mbare.
Jemi pak te frikesuar sepse kjo lloj semundje eshte papare dhe padegjuar ndonjehere.
Pershendetje miqesore
 

Raif

Primus registratum
Re: Kujdes shqiptare ku do jeni. Virusi i tanishem eshte infektiv

Fillimisht postuar nga DIABOLIQUE:
[qb] NJE TEME E TILLE ESHTE HAPUR TEK "DISKUTIME SHOQERORE" dhe nuk besoj se eshte e nevojshme te egzistojne dy. mgjth mendoje se eshte faji i administratoreve/moderatoreve (nuk e di tamam ndryshimin ketu) qe perpara se te anuncojne ndonje gje te re, te shohin me me kujdes. [/qb]
-------------------------------------------------

Kjo teme qe hapur me par ketu ne Mjeksi Popullore.
Tani mendoni se duhet mbyll ketu meqense eshte rihapur me von edhe tjeterku, a?
 

Raif

Primus registratum
Re: Kujdes shqiptare ku do jeni. Virusi i tanishem eshte infektiv

BIMET - EMRAT NE SHQIP DHE LATINISHT (BEN EDHE NE ANGLISHT, GJERMANISHT ETJ)

Me qellim qe te mesojme me leht se per te cilen bime bejme fjale ne Mjeksi Popullore, ketu do te permendim bimet ne shqip (nese eshte e mundur) dhe se paku ne latinisht (do te ishte e natyrshme nese i sjellim edhe fotografit e bimeve). Ju ftoi te kontriboni ne kete drejtim.

Pra ju lus qe ketu te flasim vetem per emrat e bimeve (mundsisht me fotografi).
 

Raif

Primus registratum
Re: Kujdes shqiptare ku do jeni. Virusi i tanishem eshte infektiv

Sipas shtypit, ekspertet e Hong Kongut dhe te Kines e paskan zbuluar shkaktarin e semurjes SARS
(pezmatimi i oragneve te frymarrjes me pasoja serioze): Virusi Koron i cili ne forme tjeter qenka nje far lloj mikrobi i cili eshte i njohur si sulmues i organeve gjenitale...

Perdorimi i cajit nga bima Barimijfletesh 1-2 ne dite eshte mbrojtje kunder infektimit, kurse per ata/ato qe jan infektuar duhet pir nga 6-8 caja ne dite.
Eshte me rendesi qe kur pervlohet qaji me uje shume te val (nje luge e vogel ne nje gote 2.5 deri ne 3 dl) duhet kulluar menjihere (kjo nga shkaku se ne kete menyre arrihet absorbimi i komponenteve-ilaqe te cilat me sukses e luftojn dhe e shkatrojn virusin, kurse efekte ansore nuk ka.
 

geek

Primus registratum
Re: Kujdes shqiptare ku do jeni. Virusi i tanishem eshte infektiv

Virusi Koron i cili ne forme tjeter qenka nje far lloj mikrobi i cili eshte i njohur si sulmues i organeve gjenitale...


un nuk e marr vesh se nga i gjen ky keto traplliqe, nga i lexon se edhe te besh per te qeshur nuk eshte gje e lehte.

si na qenka virusi nje forme tjeter mikrobi?
ej zot ky po e kthen rroten se prapthi ..
edhe dije se je ti ai qe po shpik panik ...

Lexo pak me shume nga interneti dhe shkruaj gjera per te qene:


"I think we might find that SARS causes quite a massive immune response on the part of the human host ­ that the virus is able to trick the sick human host and have it over react. ...Maybe the way this SARS disease hurts the host is almost like the host turning on itself (in an auto-immune way)."


- Donald Low, M. D., Chief of Microbiology, Mt. Sinai Hospital, Toronto, Canada


................


dhe pak me poshte
...

The specific SARS pathogen is still not known, but researchers now think it's a new strain of corona virus that is usually associated with the common cold. But China health officials have reported on April 4, that the SARS microbe seems to have hooked up with the Chlamydia pneumonia virus, creating a brand new virus that has jumped from animal to human. Even more dangerous, SARS can transmit itself from human-to-human, setting up the possibility for a worldwide pandemic like the 1918 swine, or Spanish, flu that infected millions of people around the world and killed 20 to 30 million. The good news is that the SARS pneumonia is killing only about 4% of its victims. But the symptoms of the SARS disease can be real agony for many patients.

..........

corona v. nuk shkakton dhe nuk ka per te shkaktuar ndonjehere semundje ne org. gjenitale, pasi cikli vital i corones ka komplet tjeter funksion...

Pershendetje.
 

Raif

Primus registratum
Re: Kujdes shqiptare ku do jeni. Virusi i tanishem eshte infektiv

Fillimisht postuar nga geek:
[qb] Virusi Koron i cili ne forme tjeter qenka nje far lloj mikrobi i cili eshte i njohur si sulmues i organeve gjenitale...


un nuk e marr vesh se nga i gjen ky keto traplliqe, nga i lexon se edhe te besh per te qeshur nuk eshte gje e lehte.

si na qenka virusi nje forme tjeter mikrobi?
ej zot ky po e kthen rroten se prapthi ..
edhe dije se je ti ai qe po shpik panik ...

Lexo pak me shume nga interneti dhe shkruaj gjera per te qene:


"I think we might find that SARS causes quite a massive immune response on the part of the human host ­ that the virus is able to trick the sick human host and have it over react. ...Maybe the way this SARS disease hurts the host is almost like the host turning on itself (in an auto-immune way)."


- Donald Low, M. D., Chief of Microbiology, Mt. Sinai Hospital, Toronto, Canada


................


dhe pak me poshte
...

The specific SARS pathogen is still not known, but researchers now think it's a new strain of corona virus that is usually associated with the common cold. But China health officials have reported on April 4, that the SARS microbe seems to have hooked up with the Chlamydia pneumonia virus, creating a brand new virus that has jumped from animal to human. Even more dangerous, SARS can transmit itself from human-to-human, setting up the possibility for a worldwide pandemic like the 1918 swine, or Spanish, flu that infected millions of people around the world and killed 20 to 30 million. The good news is that the SARS pneumonia is killing only about 4% of its victims. But the symptoms of the SARS disease can be real agony for many patients.

..........

corona v. nuk shkakton dhe nuk ka per te shkaktuar ndonjehere semundje ne org. gjenitale, pasi cikli vital i corones ka komplet tjeter funksion...

Pershendetje. [/qb]
============================================= ====

O shaklaman, Ti po flet per dikend qe ka shkruar apo ka thene ketu ne Toronto e Une po flas per diken qe kan deklaruar diku ne Azi.

E o shaklaman, Une nuk jam ai qe e ka hapur kete teme, njiherit Une nuk po beje panik, ne realitet Une po jap kshille cka duhet bere, kjo nuk eshte panik por ndihme per ata/ato qe kan interes ne lidhje me kete far semurje.
Kjo semurje, o shaklaman, per mua nuk eshte panik as kur ndegjova per te me par, as tani, sepse tek Une dhe te gjithe ata qe perdorin bimet qe i rekomandoi, ky far virusi apo qoft edhe bakterije
nuk ka vend fare.

Raif Emini, Mjek Popullor
 

Raif

Primus registratum
Re: Kujdes shqiptare ku do jeni. Virusi i tanishem eshte infektiv

Marr nga Koha Ditore:

Shkencëtarët kanadezë afër vaksinës kundër SARS-it

Në Kanada u deshifrua kodi gjenetik i virusit SARS dhe u paralajmërua zbulimi i vaksinës

TORONTO, PEKIN, 14 PRILL - Hulumtuesit kanadezë konsiderojnë se së shpejti do të mund të zhvillohet vaksina kundër sëmundjes vdekjeprurëse të mushkërive SARS, pasi që kanë deshifruar kodin gjenetik të shkaktarit të sëmundjes nga grupi i virusit korona. “Fakti se gjeni është deshifruar mundëson zbulimin e materialeve speciale antivirusale”, theksoi Carolin Astel, menaxhere e projektit të qendrës gjenetike “Michael Smith”. Kjo, sipas shkencëtarëve në Kanada paraqet vetëm hapin e parë drejt diagnostifikimit të testit dhe vaksinës së mundshme. Numri i humbjeve të raporuara nga SARS-i deri të hënën është llogaritur të jetë 144 persona, ndërkohë që në Hong-Kong raportohet të kenë vdekur edhe shtatë persona të tjerë si dhe për pohimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për katër të vdekur të tjerë në Kinë. Shumica e të vdekurve ishin njerëz të moshuar apo pacientë që vuajnë nga problemet tjera kronike, siç është zemra apo sëmundjet e veshkëve. Mirëpo për gjashtë rastet e vdekjeve të raportuara në Hong-Kong gjatë fundjavës, mosha e të cilave sillet prej 35 deri në 52 vjet, zëdhënësja, Elinda Luk tha se zyrtarët po hulumtonin se çfarë në të vërtetë kishte ndodhur. Mjekët në Hong-Kong të hënën filluan këshillimet rreth dozës së medikamenteve që duhet përdorur gjatë fazës fillestare të SARS-it, në mënyrë që të bëjnë përpjekje për të mjekojnë njerëzit para se ata të jenë të detyruar t’i nënshtrohen përkujdesjes intensive. Gjithkund përreth botës, rreth 3.000 persona kanë konfirmuar apo dyshohet të jëne infektuar me SARS. Në shumicën e restave ato ishin në Azi, ku qeveritë e brengosura kanë sforcuar masat e kontrollimit të pasagjerëve nëpër aeroporte dhe kanë shtuar masat stirikte të karantinës.
 

dimir

Forumium praecox
Re: Kujdes shqiptare ku do jeni. Virusi i tanishem eshte infektiv

Ne gjuhen shqipe kemi nje ç=alt+135
Kur keni mundesi ta mbroni shqipen mos e shkaterroni!
Fillimisht postuar nga Mjeku Popullor:
[qb] Sipas shtypit, ekspertet e Hong Kongut dhe te Kines e paskan zbuluar shkaktarin e semurjes SARS
(pezmatimi i oragneve te frymarrjes me pasoja serioze): Virusi Koron i cili ne forme tjeter qenka nje far lloj mikrobi i cili eshte i njohur si sulmues i organeve gjenitale...

Perdorimi i cajit nga bima Barimijfletesh 1-2 ne dite eshte mbrojtje kunder infektimit, kurse per ata/ato qe jan infektuar duhet pir nga 6-8 caja ne dite.
Eshte me rendesi qe kur pervlohet qaji me uje shume te val (nje luge e vogel ne nje gote 2.5 deri ne 3 dl) duhet kulluar menjihere (kjo nga shkaku se ne kete menyre arrihet absorbimi i komponenteve-ilaqe te cilat me sukses e luftojn dhe e shkatrojn virusin, kurse efekte ansore nuk ka. [/qb]
 

Raif

Primus registratum
Re: Kujdes shqiptare ku do jeni. Virusi i tanishem eshte infektiv

Dimir
I/e sapoardhur
Anetar/e # 2132

Shkruajtur më 17 Prill, 2003 01:25
Ne gjuhen shqipe kemi nje ç=alt+135
Kur keni mundesi ta mbroni shqipen mos e shkaterroni!
============================================= ====

E more bace po ti pse nuk e shkruan en pa ze (me dy pika nalt), pasi po me keshillon si duhet shkruar c e fort?
 

dimir

Forumium praecox
Re: Kujdes shqiptare ku do jeni. Virusi i tanishem eshte infektiv

Do ju lutesha ne qofte se gjeni ndonje informacion te rendesishem (interesant) se si ky virus sulmon trupin e njeriut (mushkeritë) ta postoni ne kete teme.
Faleminderit.
 
Top