Ku po shkojmë

Lutfi coka/Ku po shkojmë!?
( Vëllim me Poezi)


Vesi zevendëson vyrtutin

E padobijshmja urren të dobishmen,

Burrat poshtë,burrecat lart

Timat vdesin,frikacakët qeshin.!


Drejtësia pjell padrejtësinë

Traditat positive shkrumohen,

Pozitivja bije,negatvja ngrihet

E bardha zevendësohet me të zezën.


Kudo si asnjëherë

Lartësohet e keqja,

Triumfon mashtrimi

Preferohet gënjeshtra.



Na mbuloi hutimi

Kemi rënë në trubullirë

Askush nuk e din,

Nga vjen kjo e mirë.

Kush e luan propogandën?

Populli si ka qënë

Nuk është tani,

Ka mendjen e prishur

Ka kokën e ulur.


Është bërë i pavetëdijshëm

Familjarizohet me gjendjen,

Pajtohet me bindjet

Kundër të vërtetës.


Merr mësimet mashtruese

I buzëqesh të keqes

Kundërshton të mirën,

Të dobishmen epozitiven.


Nuk ka filozof e profet

Që vlerëson çfarë ngjet,

Në këtë vend plot siklet

Sejcili mbret mbi mbret!


Si ka mundësi

Të ndodh në Shqipëri,

Fenomene s’i kish kombi

As sot ,as në histori.


Si e vret djali babën

Edhe bën çudi?

Si vret djali nënën,

As dreqi se di.


Po babai vret djalin

Pa pike dyshimi,

Nëna vret djalin

Pa pikë trishtimi.!


Po vllau vret vllaun

E urren e nuk qanë,

Vllau vret motrën

Tmerr për vete,

Turp për botën..



Burri vret gruan

Me sopatë e gjuan,

Gruaja vret burrin

Në pus e hudhin.


Më keq e në mjerim

Janë prindërit e kohës,

As kush nuk i don

Askush nuk i afron!




Është bërë familja

Si zgjua blete

Sejcili merr drejtim

Ashtu si për vete.


Një jetë plot rrëmujë

Pa asnjë qëllim

Jemi bërë ka kohë ,

Për një të fortë dënim.


E për këtë ,virusin e uroj

I tha botës ku po shko!

Ndalo në vend e mendo

Ndrysho rrugë sa s’je vonë!.

Kohë plot enigma!

Erdhi kjo kohë e keqe

Plot me trubullira,

Njerëzit përqafojnë

Të keqen ,larg nga e mira

Lartësohet e shëmtura

Fundoset e bukura,

Zhvlerësohet vlera

Lartësohet antivlera.


Ja dhe miku të duket armik

Dhe armiku vlerësohet mik

Duam më shumë armikun,

Kundërshtojmë fort mikun.


Të gjithë mendojnë kundra

Të gjithë flasin kundra,

Të gjthë janë kundra

Të gjithë veprojnë kundra!


Propoganda burim i të keq

Propoganda e politikës

Pranohet e vërtetë

Shkojmë pavetëdije,

Ngadalë e qetë-qetë.


Mashtrues e magjitarë

Faraon e sundimtarë,

Të dukshëm e padukshëm

Hutuan popullin mbarë.


Na hutuan e mashtruan

I kanë rrënjët në çdo lëmë,

Një metodë ata kanë

Të vrasin natën, ditën qajnë!


Çfarë i kanë bërë njeriut

Familjes e shoqërisë,

Vuajtje e pakënaqësi

Për atë që është njeri!


Është mbushur vendi

Plot hipokritë e hileqarë

Ne sherbetorë i të tjerëve

Armik i vetëvetes.


Pasojat kanë vërshuar

Shkaktarët numrojnë sukseset,

Planet e tyre sa mirë

Për vete potësojnë çdo dëshirë.


Të rinjtë paprespektivë

Me plot rreziqe

Rrezikohet familja

Padyshim e mëdyshje!?..


Është pasojë e politikës

E qeverive pa parlament,

E qeverive pa kopetenca

E qeverive pa përgjegjësi!


Janë në krye të vendit

Hipokrit e hileqarë,

Sherbetorë i të tjerëve

Armimi vetëvetes!

Dikush shkatërron kulturën

Dikush shkatrron traditën

Dikush prish moralin

Familje e idealin!


E kemi pësuar

Familja e shoqëria,

Pakënaqësi e vuajtje

Shkatërrim i çdo vlere!


Bije një system

Ngrihet një tjetër,

I përngjajnë njëri tjetrit

Si në lindje e perendim.

Bota sot!

Kështu është bota sot

Kur njeriu e shoqëria

Propogandohet me force,

Sistemi anti-njeri,

Shkenca fundoset

Joshkenca lartësohet

Fjala e zotit ulet,

Fjala e politikës ngrihet!?.


Vlerësohet anti kombëtari

Nuk ka vlerë kombëtari,

Heroizmi errësohet

Tradhëtari lartësohet.


I dituri nuk dëgjohet

Injoranti lëvdohet

I urti me gishtin në gojë,

Zhurmëmadhi të gëzojë.


Lideri pozitiv urrehet

Lideri negative dëshirohet,

Historia e vërtetë fundoset

Ajo mashtrues lartësohet.


Idetë negative lexohen

Ato pozitive nënçmohen

Sistemet negative duhen,

Ato pozitive zhduken..


Kultura pozitive s’duhet

Ajo negative ngrihet,

Vlerat varrosen

Antivlerat forcohen.
 
Top