Re: Ku eshte shoqeria civile?!
Megjithate nuk e kisha fjalen vetem per mjaft
E kisha fjalen per presionet qe Mjaft e te tjere po i benin politikes per te permisuar qeverisjen.
Me fillimin e "nano ik" duket sikur u treten si kripa ne uje, u terhoqen dhe filluan nje riorganizim (klasike kjo)
Perse nuk vazhduan kerkesat
Menduan se do te mungonin mbeshtetesit meqenese ishin te impenjuar me berishen ne ato kohe?
Tregaun me kete se cdo politikan mund ti lere ne hije nese i ben thirrje per te marre pjese ne protestat e veta.
Dhe berisha e kuptoi shpejt mesimin (bravo berisha) e tregoi se askush nuk ka te drejte te beje kritika pervec tij
Pikerisht ne keto momente shoqeria shqipetare kish nevoje per nje pike referimi qe te mos detyrohej (ashtu si ndodhi faktikisht - mjafton te shohesh diskutimet ketu) te zgjdhte nje llogore ku te futej midis nanos e berishes.
Ishte nje moment ne te cilin shqipetaret kishin nevoje per nje pike referimi qe te mos radikalizonin pozicionet e tyre.
dhe pikerisht ne keto momente aktivistet e shoqerie civile i thane MJAFT punes se tyre publike - pikerisht ne momentet kur ishte me e veshtire por me e nevojshme.
Ata dhane nje mesazh te tipit - NE FUND TE FUNDIT, KUR PUNET VESHTIRESOHEN, OSE ME NANON OSE ME SALEN OSE RRINI URTE E DURONI
kete e kisha marre vesh edhe uneFillimisht postuar nga -gene-:
[qb] nje mail nga www.mjaft.org
MJAFT TANI NË GJASHTË QYTETET UNIVERSITARE TË SHQIPËRISË ME
KLUBET STUDENTORE
(We will send you the English version within next day)
Ku ka qenë lëvizja MJAFT gjatë kësaj kohe që nuk e kemi parë
në televizor duke zhvilluar ndonjë protestë? Me se janë marrë
djemtë dhe vajzat e lëvizjes që nuk janë bërë të gjallë? I ka
blerë vërtet qeveria ose opozita, ashtu siç mezi presin të
aludojnë dashakeqët?
Përgjigja është e thjeshtë: Stafi qendror i lëvizjes, ka arritur
më në fund pas shumë përpjekjesh, pune dhe udhëtimesh nëpër
qytetet e Shqipërisë, të ngrejë në këmbë një rrjet veprimtarësh
lokalë, të cilët do të përbëjnë bërthamat e para të lëvizjes
qytetare MJAFT në të gjitha rrethet e vendit. E nisëm me qytetet
universitare, duke njohur forcën, vitalitetin dhe energjinë e të
rinjve studentë dhe duke qenë të ndërgjegjshëm për prirjet e tyre
progresiste që gjenerojnë ide të reja.
Në dy muajt e fundit, MJAFT është takuar me mijëra studentë në
Shkodër, Gjirokastër, Elbasan, Vlorë, Korçë e Tiranë në një tur
të gjatë udhëtimesh për të çuar pranë tyre idetë përvojën që
stafi ka arritur të grumbullojë gjatë një viti aktivitetesh të
përqendruara kryesisht në Tiranë, si dhe duke dëgjuar prej tyre
mendimet, idetë dhe pse jo edhe kritikat për ta bërë lëvizjen
edhe më përfshirëse, edhe më të fuqishme, edhe më transformuese.
Ishte në këto takime të njëpasnjëshme të organizuara nëpër sallat
e shkatërruara të auditorëve në universitetet shqiptare, nëpër
oborret e zhurmshme dhe klasat pa dritë që u poq edhe ideja se
ka ardhur më në fund koha që MJAFT të fillojë shtrirjen e saj
nëpër rrethet e Shqipërisë, duke filluar pikë së pari me qytetet
universitare.
Për këtë arsye u organizua gjatë dy fundjavëve të para të prillit
trajnimi i parë me studentë nga gjashtë qytetet universitare të
Shqipërisë.
Trajnimi u zhvillua përgjatë datave 2,3 dhe 4, si dhe 9,10 dhe 11
prill. Më shumë se një trajnim klasik, me tryeza të rrumbullakëta
dhe leksione të mërzitshme, ky ishte më tepër një takim midis
miqsh, studentësh nga të gjitha universitetet shqiptare, me
dëshirën dhe shqetësimin e përbashkët për të çuar më përpara atë
frymë që lindi më 15 mars 2003. Mund të themi me kënaqësi se pas
kësaj kohe të kaluar në heshtje relative, MJAFT është i pranishëm
më në fund me klubet e tij studentore në Korçë, Elbasan, Gjirokastër,
Shkodër, Vlorë dhe në Tiranë. E gjithë kjo, falë përkushtimit të
grupeve të shkëlqyera me vajzat dhe djemtë nga universitetet e
këtyre qyteteve. Stafi qendror në Tiranë dëshiron t’i falënderojë
të gjithë ata, t’i përshëndesë në punën që ata sapo po nisin
kundër apatisë në qytetet e tyre, si dhe t’u urojë mirëseardhjen
në familjen e madhe një qytetarëve që thonë MJAFT!
Të gjithë të rinjtë e këtyre qyteteve universitare, por edhe
nga rrethe të tjerë që dëshirojnë të bëhen pjesë e këtij rrjeti,
të organizohen me mbështetjen dhe idetë e lëvizjes MJAFT, janë
të lirë të kontaktojnë me seksionin e klubeve qytetare pranë
stafit tonë, duke komunikuar në e-mail adresën bp@mjaft.org.<br />
www.mjaft.org
info@mjaft.org
+355 (04) 222 389 [/qb]