Ku eshte shoqeria civile?!

komino

Valoris scriptorum
Re: Ku eshte shoqeria civile?!

Fillimisht postuar nga -gene-:
[qb] nje mail nga www.mjaft.org


MJAFT TANI NË GJASHTË QYTETET UNIVERSITARE TË SHQIPËRISË ME
KLUBET STUDENTORE

(We will send you the English version within next day)

Ku ka qenë lëvizja MJAFT gjatë kësaj kohe që nuk e kemi parë
në televizor duke zhvilluar ndonjë protestë? Me se janë marrë
djemtë dhe vajzat e lëvizjes që nuk janë bërë të gjallë? I ka
blerë vërtet qeveria ose opozita, ashtu siç mezi presin të
aludojnë dashakeqët?

Përgjigja është e thjeshtë: Stafi qendror i lëvizjes, ka arritur
më në fund pas shumë përpjekjesh, pune dhe udhëtimesh nëpër
qytetet e Shqipërisë, të ngrejë në këmbë një rrjet veprimtarësh
lokalë, të cilët do të përbëjnë bërthamat e para të lëvizjes
qytetare MJAFT në të gjitha rrethet e vendit. E nisëm me qytetet
universitare, duke njohur forcën, vitalitetin dhe energjinë e të
rinjve studentë dhe duke qenë të ndërgjegjshëm për prirjet e tyre
progresiste që gjenerojnë ide të reja.

Në dy muajt e fundit, MJAFT është takuar me mijëra studentë në
Shkodër, Gjirokastër, Elbasan, Vlorë, Korçë e Tiranë në një tur
të gjatë udhëtimesh për të çuar pranë tyre idetë përvojën që
stafi ka arritur të grumbullojë gjatë një viti aktivitetesh të
përqendruara kryesisht në Tiranë, si dhe duke dëgjuar prej tyre
mendimet, idetë dhe pse jo edhe kritikat për ta bërë lëvizjen
edhe më përfshirëse, edhe më të fuqishme, edhe më transformuese.
Ishte në këto takime të njëpasnjëshme të organizuara nëpër sallat
e shkatërruara të auditorëve në universitetet shqiptare, nëpër
oborret e zhurmshme dhe klasat pa dritë që u poq edhe ideja se
ka ardhur më në fund koha që MJAFT të fillojë shtrirjen e saj
nëpër rrethet e Shqipërisë, duke filluar pikë së pari me qytetet
universitare.

Për këtë arsye u organizua gjatë dy fundjavëve të para të prillit
trajnimi i parë me studentë nga gjashtë qytetet universitare të
Shqipërisë.

Trajnimi u zhvillua përgjatë datave 2,3 dhe 4, si dhe 9,10 dhe 11
prill. Më shumë se një trajnim klasik, me tryeza të rrumbullakëta
dhe leksione të mërzitshme, ky ishte më tepër një takim midis
miqsh, studentësh nga të gjitha universitetet shqiptare, me
dëshirën dhe shqetësimin e përbashkët për të çuar më përpara atë
frymë që lindi më 15 mars 2003. Mund të themi me kënaqësi se pas
kësaj kohe të kaluar në heshtje relative, MJAFT është i pranishëm
më në fund me klubet e tij studentore në Korçë, Elbasan, Gjirokastër,
Shkodër, Vlorë dhe në Tiranë. E gjithë kjo, falë përkushtimit të
grupeve të shkëlqyera me vajzat dhe djemtë nga universitetet e
këtyre qyteteve. Stafi qendror në Tiranë dëshiron t’i falënderojë
të gjithë ata, t’i përshëndesë në punën që ata sapo po nisin
kundër apatisë në qytetet e tyre, si dhe t’u urojë mirëseardhjen
në familjen e madhe një qytetarëve që thonë MJAFT!

Të gjithë të rinjtë e këtyre qyteteve universitare, por edhe
nga rrethe të tjerë që dëshirojnë të bëhen pjesë e këtij rrjeti,
të organizohen me mbështetjen dhe idetë e lëvizjes MJAFT, janë
të lirë të kontaktojnë me seksionin e klubeve qytetare pranë
stafit tonë, duke komunikuar në e-mail adresën bp@mjaft.org.<br />
www.mjaft.org
info@mjaft.org
+355 (04) 222 389 [/qb]
kete e kisha marre vesh edhe une

Megjithate nuk e kisha fjalen vetem per mjaft
E kisha fjalen per presionet qe Mjaft e te tjere po i benin politikes per te permisuar qeverisjen.

Me fillimin e "nano ik" duket sikur u treten si kripa ne uje, u terhoqen dhe filluan nje riorganizim (klasike kjo)
Perse nuk vazhduan kerkesat
Menduan se do te mungonin mbeshtetesit meqenese ishin te impenjuar me berishen ne ato kohe?

Tregaun me kete se cdo politikan mund ti lere ne hije nese i ben thirrje per te marre pjese ne protestat e veta.

Dhe berisha e kuptoi shpejt mesimin (bravo berisha) e tregoi se askush nuk ka te drejte te beje kritika pervec tij

Pikerisht ne keto momente shoqeria shqipetare kish nevoje per nje pike referimi qe te mos detyrohej (ashtu si ndodhi faktikisht - mjafton te shohesh diskutimet ketu) te zgjdhte nje llogore ku te futej midis nanos e berishes.

Ishte nje moment ne te cilin shqipetaret kishin nevoje per nje pike referimi qe te mos radikalizonin pozicionet e tyre.

dhe pikerisht ne keto momente aktivistet e shoqerie civile i thane MJAFT punes se tyre publike - pikerisht ne momentet kur ishte me e veshtire por me e nevojshme.

Ata dhane nje mesazh te tipit - NE FUND TE FUNDIT, KUR PUNET VESHTIRESOHEN, OSE ME NANON OSE ME SALEN OSE RRINI URTE E DURONI
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Ku eshte shoqeria civile?!

U perpoqa dhe une te gjeja ne perkufizim te shoqerise civile

...&quot;la società civile è un insieme di svariate istituzioni non-governative <span style="font-weight: bold">abbastanza forti </span> da fare da contrappeso allo stato, e che, pur senza impedire allo stato di svolgere la sua funzione di custode della pace e di arbitro tra i maggiori interessi in gioco, riesce tuttavia a impedire allo stato di dominare il resto della società e di renderla atomistica&quot;...


Gellner,Ernest, Le condizioni della libertà. La società civile e i suoi rivali
Milano, Edizioni di Comunità, 1996
http://lgxserver.uniba.it/lei/recensioni/swirt/mir/gellner.htm
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Ku eshte shoqeria civile?!

Po ta lexosh me vemendje perkufizimin qe ke sjelle, te thote se nuk ka si qellim te pengoje shtetin te kryeje detyren, por ta kontrolloje ate ne menyre qe te mos e personalizoje pushtetin dhe te kthehet ne autoritar.
Po te flasim per Mjaftin, ata nuk kane si qellim rrezimin e qeverise dhe zevendesimin e saj me veten (si Berisha), por kontrollimin e qeverise ne menyre qe te mos e kaperceje cakun.
Me &quot;Nano ik!&quot; Berisha nuk po kritikon, ai po kerkon nderrim qeverie, qe ne mendjen e tij do te thote ma jipni mua pushtetin.
Besoj se e kupton se MJAFT nuk mund te kerkoje nje gje te tille.
Dhe kush tha qe u heshten?! Lobizmi i tyre i dha nje shume te konsiderueshme ministrise se arsimit, kur u be ndarja e buxhetit!
 

Elsi

Forumium praecox
Re: Ku eshte shoqeria civile?!

Mendoj se shoqeria civile jane &quot;institucionet e ndermjetme&quot; (dhe kur i referohem si institucione kjo eshte sepse mendoj se jane organizata qe i rezistojne kohes, pak a shume). Institucionet e ndermjetme jane zeri i vertete i klases se mesme te nje shoqerie, pra kane funksion perfaqesues.

Ne vende si SHBA pjesemarrja ne keto &quot;institucione&quot; eshte ne mase te gjere (60% e popullsise merr pjese ne aktivitete si vullnetare), dhe kjo pjesemarrje e gjere perkthehet ne fuqi perfaqesuese: keto &quot;institucione&quot; qe mund te kene emrin OJQ, Fondacion, Rrjet etj etj, kane fuqine perfaqesuese te anetareve e vullnetareve qe japin kohen e tyre per dicka ne te cilen besojne, dhe kane te drejte te marrin pjese ne vendim-marrjen politike. Pra, sic mund te kuptohet edhe nga emri qe kane (institucione te ndermjetme), jane lidhja ndermjet qytetarit te thjeshte dhe shtetit. Keto &quot;institucione&quot; normalisht duhet te jene te pavarura, por shteti gjithmone mundohet ti perfshije ne gjirin e vet. E verteta eshte se keto jane shume vulnerabel sepse nuk kane aktivitete qe nxjerrin pare dhe gjithmone &quot;mbijetojne&quot; nga donacionet, ku mund te nderhyje shteti ose shtete te tjera (nuk e di a mund te behet analogji me Mjaft qe financohet bollshem nga USAID qe eshte agjenci shteterore e SHBA), dhe humbasin pavaresine.

Institucionet e ndermjetme ne formen qe kane sot e kane origjinen ne traditen republikane amerikane ku perfaqesimi i popullit ne proceset politiko-shoqerore eshte tipari me i rendesishem. Ne Shqiperi, fatkeqesisht, une nuk shoh ndonje pjesemarrje te gjere te klases se mesme ne institucionet e ndermjetme. Ndoshta kjo eshte arsyeja pse nuk kane fuqine e duhur, ngaqe nuk kane fuqi perfaqesuese te mjaftueshme. Mjaft po ndryshon dicka, por eshte akoma ne hapat e para, eshte akoma larg...
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Ku eshte shoqeria civile?!

Fillimisht postuar nga alinos:
[qb] Po ta lexosh me vemendje perkufizimin qe ke sjelle, te thote se nuk ka si qellim te pengoje shtetin te kryeje detyren, por ta kontrolloje ate ne menyre qe te mos e personalizoje pushtetin dhe te kthehet ne autoritar.
Po te flasim per Mjaftin, ata nuk kane si qellim rrezimin e qeverise dhe zevendesimin e saj me veten (si Berisha), por kontrollimin e qeverise ne menyre qe te mos e kaperceje cakun.
Me &quot;Nano ik!&quot; Berisha nuk po kritikon, ai po kerkon nderrim qeverie, qe ne mendjen e tij do te thote ma jipni mua pushtetin.
Besoj se e kupton se MJAFT nuk mund te kerkoje nje gje te tille.
Dhe kush tha qe u heshten?! Lobizmi i tyre i dha nje shume te konsiderueshme ministrise se arsimit, kur u be ndarja e buxhetit! [/qb]
kush e tha se kane per qellim pengimin e qeverise?
nejse

fakti qe nuk veprojne me te njejtin qellim e as me te njejten menyre si berisha eshte pikerisht ai qe i ben pike referimi per shume shqipetare.

ajo qe pretendoja (mbase pretendoja teper) te nenvizoja ishte fakti se ata heshten kur berisha filloi protestat e veta
Ata (ne te gjithe dmth) nuk paten guzimin te vazhdonin punen e tyre si po e benin deri ne ate moment.
Nuk dua te them se nuk bene asgje (perkundrazi - une mendoj se organizimi i mire dhe puna ne back office eshte 90% e suksesit)
Une dua te them se nuk duhet te heqin dore nga roli i tyre si pike referimi edhe ne momente kur opozita (apo pozita) bejne punen e tyre (psh &quot;nano ik&quot;)

sot mora nje mail ku ftohen anetaret te marrin pjese ne nje proteste ndaj KESH (per faturat)

Pikerisht tani qe &quot;nano ik&quot; po mbaron

Pse duhet te bejme kete stafete me opoziten?

Pse mjaft (meqenese eshte nga te paktat qe hyne tek perkufizimi qe gjeta per shkak te &quot;te fuqishme mjaftueshem &quot;) nuk punoi publikisht edhe gjate nano ik (ne menyre te pavarur kuptohet)?

Kishin frike se mos interpretohej si mbeshtetje per berishen?!
Apo kishin frike se nuk do te kish pjesemarrje (meqenese shume nga mbeshtetesit ishin te impenjuar me berishen)?!
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Ku eshte shoqeria civile?!

Shoqeria civile!!! Ku eshte?! Ne fakt si pyetje lind natyrshem per te kerkuar me pas nje pergjigje... Ku kane humbur keta? A ka me Shqiperia nje shoqeri civile??? Une do te thoja jo. Shoqeria civile ne vitet tranzicion u shpernda ne ne 4 pjese.

Pjesa e pare... ishte ajo qe u perlye me politiken per te qene pjese integrale e saj. Me termin modern &quot;Braktisim profesionet se dicka do dali&quot; shume personalitete ne fushave te ndryshme u perziene me politiken dhe humben kredibilitetin dhe statusin (civil)
Pjesa e dyte... ishin ata intelektuale te cilet mbeten te paperziere dhe &quot;u varrosen&quot; nga keta te paret. Tani eshte frika, largesia dhe pozicioni aktual ai qe i le statusin por jo implikimin ne politike.
Pjesa e trete... jane militantet (pa fjale)
Pjesa e katert... ushtaraket (pasi nuk quhen civile...kjo ne forme shakaje)
 

Elsi

Forumium praecox
Re: Ku eshte shoqeria civile?!

Fillimisht postuar nga -gene-:

Kishin frike se mos interpretohej si mbeshtetje per berishen?!
Apo kishin frike se nuk do te kish pjesemarrje (meqenese shume nga mbeshtetesit ishin te impenjuar me berishen)?! [/QB]
Apo mos kishin direktiva nga ambasadoret e huaj qe te mos nderhynin? Te kujtoj se qeverite perendimore me ane te agjencive te tyre te zhvillimit jane ato qe financojne Mjaft-in (me ne krye USAID).
 

ezhderha

Primus registratum
Re: Ku eshte shoqeria civile?!

<span style="font-weight: bold">shoqnija civile asht ajo qe nuk ekziston ne shqipni..</span>
 

bLuE IcE

"""""PLANETARE""""""
Re: Ku eshte shoqeria civile?!

kur flitet per shoqeri civile nuk duhet te flitet per politiken...
dhe kur hidet nje teme per politiken,duhet te diskutohet,mbi bazat e pergjithshme te politikes,se si duhet te veprohet,duke mare shkas e te shkuaren e te tashmen,per diskutime,e jo per percaktime apo ofendime...
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Ku eshte shoqeria civile?!

Fillimisht postuar nga Alibaba:
[qb]
Fillimisht postuar nga -gene-:

Kishin frike se mos interpretohej si mbeshtetje per berishen?!
Apo kishin frike se nuk do te kish pjesemarrje (meqenese shume nga mbeshtetesit ishin te impenjuar me berishen)?! [/qb]
Apo mos kishin direktiva nga ambasadoret e huaj qe te mos nderhynin? Te kujtoj se qeverite perendimore me ane te agjencive te tyre te zhvillimit jane ato qe financojne Mjaft-in (me ne krye USAID). [/QB]
qeverite perendimore po financojne sot gjithe shqiperine
perfshi rrogat e qeveritareve e parlamentareve tane (edhe te opozites)
 

Elsi

Forumium praecox
Re: Ku eshte shoqeria civile?!

Gene po flasim per shoqerine civile, qe duhet te jete e pavarur, qe eshte prane popullit ose ndermjet popullit dhe qeverise, sepse sa per politikanet, ata jane shume larg e shume lart, nuk degjojne e nuk shohin dot...
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Ku eshte shoqeria civile?!

Nuk po flas per politikanet e moralin e tyre.
Fakteqesisht, ne kete rast, morali i tyre nuk ka te beje aspak me problemin (jo drejtperdrejt te pakten).
Eshte fakt qe ne shqiperi mungojne fondet.
Eshte fakt qe shqipetaret nuk arrijne te financojne organizimin e shtetit te vet
Nuk arrijme te financojme as shoqerine civile
Bota po na ndihom ne kete aspekt.
Nese ne do te paragjykojme (ashtu si bere Ti) te gjithe ata qe perfitojne nga ndihma qe na jepet per t'u zhvilluar, me mire te mbyllim cdo diskutim, te mos merremi fare me shqiperine (te njejten gje duhet te beje edhe shumica e vendeve te botes)

Mua me pelqejne e mirepres gjykimet (edhe kur jam une objekt i tyre) por nuk me pelqejne aspak paragjykimet.

Cdo fushate ka nevoje per organizim. Organizimi paguhet
Cdo fushate ka nevoje per rekalmim. Reklamimi paguhet
etj etj etj
Fushatat e organizatave jo politike kane nevoje per me teper financime pasi ata nuk do te marrin rroga deputetesh e ministrash &quot;pas lufte&quot; qe te shtyjne militantet te financojne aktivitetin.

Fushata mjaft i dha shprese popullit shqipetar (jo militanteve te partive-ata i trembi)

MOS PARAGJYKO
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Ku eshte shoqeria civile?!

nga www.shekulli.com.al
Mua me duket se drejtuesit e mjaft po behen me agresive
Kam frike se mos fillojne hyjen mentalitetin shqipetar te organizmit e &quot;luftes&quot;


Në emër të partisë...


Erjon Veliaj*

Plot 13 vjet pasi Shqipëria ka arritur të shpëtojë prej totalitarizmit, ndryshimi i vetëm është se në vend të një partie që mendon se ka tapinë e legjitimitetit për të bërë ç&amp;#8217;të dojë me vullnetin e zgjedhësve të saj, tani, më e pakta, ka dy të tilla.
Liderë që i dërgojnë shoqi shoqit akuza të mosozotshme; seanca parlametare ku nëse njëra palë dyshon se shqyrtimi i një çështjeje do t&amp;#8217;i sigurojë sadopak ngritje popullariteti tjetrës, e saboton atë në mënyrën më ashiqare të mundshme; dialog ndërpartiak i një niveli gjysmë rural e gjysmë i paturp; hipokrizi fyese në sytë e elektoratit që ftohet krye katër viteve të votojë për parime të mëdha. Kjo pasqyrë zhgënjyese me të cilën i shfaqen përballë publikut aktorët kryesorë të politikës shqiptare shkakton dëme jo vetëm materiale por edhe morale. Jo vetëm dialektikë që majmet në kurriz të aksioneve konkrete; jo vetëm lëngje të trasha shpifjesh bilaterale që plehërojnë deri në asfiksi idetë e reja transformuese, por ç&amp;#8217;është më e keqja, përpos këtij lumi të murrmë veprimesh apostafat të mbrapshta për t&amp;#8217;i vënë stërkëmbësh palës tjetër, një parazitizëm i pashoq që bubërron nëpër zyrat dhe institucionet e shtetit, i kultivuar nga modeli sabotues që ato shohin tek &amp;#8220;komandantët&amp;#8221;. Kur të deleguarit e KQ të PPSH-së shkonin për të biseduar gju më gju me kolektivin punonjës të kooperativës së bashkuar në fshatin N, pas racionit normal të broçkullave qëllonte rëndom që në mesin e fshatarëve të mahnitur, të ngrihej njëri prej tyre me propozimin shabllon, servil dhe inferior që &amp;#8220;gjithçka që u tha këtu, ta kthejmë në vendim&amp;#8221;. Ky zell i tepërt, kjo autosakrificë qesharake ka shkaktuar madje edhe viktimat ose dëshmorët e vet: masa njerëzore të detyruara të bëjnë punë ekstra për shkak të budallallëkut të një histeriku, ose shërbime të munguara e të privuara për të njëjtën arsye.
Ky transmetim tragjik i shterpësisë dhe ligësisë profesionale të politikës nga qendra drejt bërthamëzave lokale është një nga dëmet më të mëdha të moskokëçarjes dhe papërgjegjshmërisë së lidershipit rozeblu të Tiranës. Këto janë shëmbëlltyrat që ata u ofrojnë versioneve të tyre në nivel lokal. Në Korçë, një këshill bashkiak është shndërruar prej afro një viti, në skenë estrade variete pikërisht ngaqë këshilltarët socialistë e demokratë sillen me njëri -tjetrin sikur në dorë të tyre të varej fati i së djathtës ose të majtës internacionale. Grindje për parime boshe dhe zarzavate të tjera të këtij lloji; bojkote vetëm e vetëm për t&amp;#8217;i ngrirë buzëqeshjen në buzë palës tjetër që ka shumicën: një refren që e kemi dëgjuar edhe më parë. Ndërkohë qyteti ndjek në agoni e sipër seritë e telenovelës. Të varfrit jo të paktë, luten që së paku divergjencat ideologjike të mos jenë aq të thella sa të mos mundësohet as miratimi i asistencës sociale për ta. Biznesi i ndërtimit është buzë greminës ngaqë në mbledhjet e këshillit, socialistët të cilët humbën në zgjedhjet e shkuara pushtetin në këtë qytet, kujdesen posaçërisht për të realizuar një bojkot sa më të plotë, pa të cilin demokratët do të mund të jepnin leje ndërtimi për një qytet që e qeverisin tashmë ata. Valët keqandjellëse përhapen me amplitudë tërmeti gjithandej duke infektuar dhe paralizuar gjithë administratën, shërbimet dhe institucionet të shndërruara në spektatorë të kësaj shfaqjeje me shumë akte që po vijon nga viti i shkuar. Në Tiranë mprehen shpatat për të furnizuar me strategji të mbrapshta djemtë që luftojnë atje tej ku sot është fronti. Një front lufte idiote aparatçikësh dhe burokratësh pa princip, synimi i vetëm i të cilëve është t&amp;#8217;i bëjnë mbledhjet e tyre të shëmtuara por të nevojshme, t&amp;#8217;u ngjajnë sa më shumë skenave me aksion ku performohen heraherës moviestar-ët e politikës së Tiranës. Deputetët e Korçës shohin qetësisht gjithçka dhe në vend që të bëjnë të tyren për daljen nga ky qerthull që penalizon zonën e tyre, m&amp;#8217;e pakta s&amp;#8217;bëjnë kurrgjë dhe më e shumta i telefonojnë lëvizjes MJAFT kur mësojnë se ajo po interesohet për çështjen, duke përsëritur fjali të dëgjuara edhe ato më parë: &amp;#8220;shiko se ashtu janë ca gjëra, s&amp;#8217;i dini ju mirë ca gjëra, s&amp;#8217;është ashtu siç duket&amp;#8221;. Në fakt, nuk është ashtu siç duket. Eshtë edhe më keq. Për qytetarët e Korçës po e po, por edhe për vetë politikën si zeje e të qeverisurit. Kjo mënyrë të punuari në nivel lokal e qendror, dhe ç&amp;#8217;është më e keqja &amp;#8211; moskurimi i saj &amp;#8211; po e fuqizon përditë e më shumë bindjen se midis dy forcave kryesore politike të vetëquajtura e majtë dhe e djathtë në Shqipëri, ndryshimi është zero. Pikërisht të njëjtat mbrapshtësi për të cilat njëra palë akuzonte pak më parë tjetrën, nxitohet të përvetësohen nga kjo e fundit sapo ndryshohen rolet nga opozita në pozitë dhe anasjellas, duke u hakmarrë e duke luajtur inatçe në kurriz të të njëjtëve njerëz të cilëve u është premtuar as më pak e as më shumë, por &amp;#8220;qeverisje&amp;#8221;. Madje &amp;#8220;mirëqeverisje&amp;#8221;.
Me siguri një Këshilltar i bashkisë së Korçës (këtë po e përdorim thjesht për një shembull për të ilustruar idenë) shpesh gjendet para dilemës; t&amp;#8217;i shërbejë interesit të partisë duke imituar politikën e bulevardit të Tiranës apo t&amp;#8217;i shërbejnë interesit të atyre qytetarëve që e kanë zgjedhur. Fatkeqësisht duket se shpeshherë zgjidhet interesi i &amp;#8220;partisë&amp;#8221; e ecet me parimin &amp;#8220;t&amp;#8217;i prishim punë atyre&amp;#8221; se po i ecën gjërat i irritet reputacioni.
Interesi i qytetarëve dhe interesi i partisë nuk do kishin pse të mos qëndronin rehat krah për krah nëse ky i dyti do qe ndërtuar mbi të parin. Por me sa duket nuk është kështu ose të paktën çirakët ndër qytete nuk e kanë kuptuar kështu. Si do funksiononte demokracia atë ditë kur Këshilltar i Bashkisë së Korçës të mendonte, se para se të ishte një socialist ai është një korçar, apo Këshilltar i Bashkisë së Kukësit të mendojë si kuksian pa të mendojë si demokrat. Kur kjo të funksionojë demokracia shqiptare diç do ketë mbërritur në këto trembëdhjetë vjet. E për sa kohë të mos jetë kështu fatura i mbetet helmit që hidhet vrrullshëm në Tiranë e verremos anembanë këtë vend.

*Në këtë artikull, kontribuan të gjithë djemtë dhe vajzat drejtues të Lëvizjes &amp;#8220;MJAFT&amp;#8221;
 

Elsi

Forumium praecox
Re: Ku eshte shoqeria civile?!

Aspak Gene, nuk paragjykoj; problemi qe parashtrova eshte problem per te gjitha OJQ apo OJF ne bote, pra rreziku i shnderrimit ne organizata me buxhet nga shteti (i tyre apo tjeter shtet). Une e parashtrova si problem sepse nuk dua qe Mjaft ne nje moment te dyte te deshtoje sepse nuk eshte e lire, sepse nuk perfaqeson me popullin, ky eshte shqetesimi (dhe jo paragjykimi) im. Perkundrazi, Mjaft-in e njoh shume mire, i njoh dhe drejtuesit, kam punuar me ta, dhe e perkrah ate qe bejne.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Ku eshte shoqeria civile?!

te kerkoj falje atehere

mbase kemi dy mendime te ndryshme mbi paragjykimin ne kete rast

Une mendova se po paragjykoje kur perdore faktin se ata fiancohen nga qeveri te tjera per te argumentuar mbi heshtjen gjate &quot;nano ik&quot;.

Mbase isha une ai qe paragjykoi mendimin tend ne kete rast (dhe te kerkoj perseri falje) nisur nga pershtypja qe kam krijuar se Ti mbeshtet teresish Pd e Berishen dhe nga fakti qe Pd kohet e fundit ika &quot;shpallur lufte&quot; nderkombetareve sepse nuk e mbeshtesin.
Mu duk se ishte ne te njejten linje edhe diskutimi yt mbi mjaft (Drejtuesit e MJAFT financohen nga nderkombetaret dhe ata i thane te mos mbeshtesin berishen as per se largu)

Nese nuk eshte keshtu te kerkoj falje.
 

Elsi

Forumium praecox
Re: Ku eshte shoqeria civile?!

As me intereson as Berisha as PD, as i mbeshtes e as kam ndermend t'i mbeshtes sepse mendoj se, jo vetem ata, por e gjithe klasa politike shqiptare eshte e korruptuar dhe nuk kane per te nxjerre gje ne drite.

Po flasim per shoqerine civile dhe shqetesimi im eshte per shoqerine civile. Neser mund te jete ne pushtet Berisha, mund te filloje nje levizje &quot;Berisha Ik!&quot; per keq-qeverisje, dhe Mjaft! ose shoqeria civile do te perballen me te njejtin problem: varesia nga fondet e nje qeverie te caktuar, me politika te caktuara, qe mund te perputhen ose jo me interesat e shqiptareve, por parimisht perputhen me interesat e shtetit ne fjale. Nuk e di a e kupton shqetesimin tim tani.

Gjithe te mirat...
 

Lu

Primus registratum
Re: Ku eshte shoqeria civile?!

....Shoqeria Civile ?????

Kur degjon kete term, duket sikur shoqeria shqiptare eshte ndare ne dy shoqeri, pra &quot;Civile&quot; dhe &quot;Ushtarake&quot;. Sipas ketij aludimi, i bie qe &quot;Ushtarakja&quot; eshte politika , ndersa &quot;Civilja&quot; jane intelektualet e &quot;paperfshire&quot; ne strukturat partiake te &quot;Ushtarakes&quot;......BROCKULLA....
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Ku eshte shoqeria civile?!

Velia: Kallëzimi penal, qesharak. Ne kemi marrë leje nga policia për protestën

Ironizuan Xhoanën, policia denoncon &quot;Mjaft&quot; në Prokurori


A.Bogdani

TIRANË- &amp;#8220;Dasma&amp;#8221; e organizuar nga lëvizja MJAFT përpara godinës së kryeministrisë, për përzgjedhjen e &amp;#8220;First Lady&amp;#8221;-t duket se ka &amp;#8220;irrituar&amp;#8221; drejtuesit e policisë së Tiranës, të cilët kanë ngritur një kallëzim penal në prokurori. E gjitha kjo për faktin se makinat e stolisura si për dasmë dhe &amp;#8220;nuset&amp;#8221; e MJAFT-it, pretendente për &amp;#8220;First Lady&amp;#8221; e kanë filluar protestën e tyre aspak të zakontë përpara hotelit &amp;#8220;Rogner&amp;#8221;, vetëm pak metra larg godinës së kryeministrisë. Paraditen e djeshme, drejtuesit e policisë së Tiranës kanë përgatitur një kallëzim penal ndaj dy organizatorëve të lëvizjes MJAFT, Erion Velia dhe Arbian Mazniku. Akuza e ngritur ndaj tyre është ajo e organizimit dhe pjesëmarrjes në mitingje të paligjshme, megjithëse drejtuesit e MJAFT kanë siguruar lejen e policisë për zhvillimin e protestës. Kall]ëzimi është depozituar në Prokurorinë e Tiranës dhe ende nuk dihet nëse organi i akuzës do ta shqyrtojë këtë kallëzim, i cilësuar si qesharak nga drejtuesit e lëvizjes MJAFT. &amp;#8220;Makinat e dasmave kalojnë përditë para kryeministrisë, pa marrë një leje nga Ministria e Rendit Publik. Nëse është vendosur që atyre t&amp;#8217;u kërkohet leje, edhe ne do t&amp;#8217;i nënshtrohemi këtyre rregullave&amp;#8221;,-thotë me ironi Erion Velia, i cili shton se nëse prokuroria do ta shqyrtojë këtë kallëzim qesharak, atëherë protesta qytetare ndaj protokollit për Zonjën e Parë duhet zëvendësuar me atë ndaj sistemit tonë të drejtësisë. Deri pasditen e djeshme, dy të denoncuarit në prokurori, Erion Velia dhe Arbian Mazniku nuk kanë marrë asnjë njoftim zyrtar për kallëzimin, as nga policia e Tiranës dhe as nga prokuroria.


26/05/2004
KATEGORIA: Kronikë nga Tirana
MARRE NGA WWW.SHEKULLI.COM.AL

Duket qe qeveria nuk e rr...an fare nga opozita.
Duket qe shoqeira civile ka me shume mundesi te rrezikoje pushtetaret
 

DFV

Primus registratum
Re: Ku eshte shoqeria civile?!

gene , shyqyr qe u bere gjall!!!

Persa i perket qeveris, eshte e vertet qe ajo as qe e can trapin per opoziten ,por i trembet si djalli levizjeve te shoqeris civile.

Mendimi im eshte, se qeveria e Nanos eshte duke kaluar nje periudhe teper te veshtire qe mund te krahasohet me qeverin e Adil Carcanit ne vitin 90.
Por qe ajo te shembet plotesisht duhet qe shoqeria
civile , te rinj dhe te vjeter, te organizohet dhe te jete e shkeputur nga PD e Sali Berishes
te cilet si ato korbat mundohen ti qendrojne prane
ketyre levizjeve dhe ti shfrytezojne ata per te marre perseri pushtetin.
Per momentin vetem nje shoqeri civile e besushme e pa korruptuar mund te largoj nga politika dy &quot;gjigandet&quot; e politikes shqiptare.

Sa per Erjon Velian dhe Arbian Maznikun qe policia i ka denoncuar ne prekurori, tregon se qeveria Nano po kalon ditet e fundit te jetes se saj dhe mendoj se pikerisht se po punon ne panik
kjo qeveri ka marre rrakapjekthin dhe ditet ne vazhdim do shkaterrohet ashtu sic u shkaterrua qeveria e Adil Carcanit,qeverit Nano 1,2,3,4,5,.7
si dhe qeveria e Aleksander Meksit dhe Berishes.
 
Top