Ku eshte shoqeria civile?!

komino

Valoris scriptorum
Ku eshte shoqeria civile?!

Sapo kish filluar te merrte jete ne shqiperi nje shoqeri civile e organizuar dhe po vilte frytet e para te punes se saj te gjate e te veshtire.

Ku eshte sot?

Perse nuk i degjohet zeri?!

Cfare efekti ka "nano ik" ne jeten e shoqerise civile?

A do te mund te rinise puna e tyre aty ndaloi apo do te duhet kohe per te vene perseri ne levizje mekanizmin?
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Ku eshte shoqeria civile?!

shpresoj qe tek kjo teme mos filloni si gjithnji me Nano e Berisha, po te flisni per shoqerine dhe efektet e politikes mbi te.

mundohuni ta beni diçka te tille, ose do me duhet ta mbyll temen, sepse do rrotullohej muhabeti ne te njejtat pika qe eshte rrotulluar ne tema te tjera.
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Ku eshte shoqeria civile?!

mbi te gjitha do vlersoja faktin qe ne Shqiperi ka ndryshuar te pakten per menyren e te ecurit parpara: i referohem ketu fenomenit "te shkaterrojme ate ç'kane bere ata qe kane qene ne pushtet para nesh, se e kane bere gabim".

jeta shoqerore ne kete çast ka marre rrjedhen e pasurimit ne nje kohe sa me te shkurter te mundur nga seicili nga ne. kush i favorizuar e kush i penguar nga politika ne vend, po mundohen te krijojne sa me shume lidhje dhe avantazhe personale. ndjekja e nje politike te tille kaotike, ku rregullat vendosen nga ai qe ka pozicjon dominant, shihet dhe preket me dore qe po zgjeron humneren qe ndan ata qe kane nga ata qe nuk kane.
 

crazy

Primus registratum
Re: Ku eshte shoqeria civile?!

fatkeqesisht ne shqiperi eshte hapur fenomeni i largimit prej vendit e duke qene se shumica kane ikur,si edhe shume personalitete qe jetojne jashte vendit,kush mendon se do flasi ata qe jetojne neper fshatrat e humbur qe mezi mbarojne nje shkolle se nuk kane mundesi ekonomike e shkolla afer vendit ku banojne.shoqeria civile ne shqiperi nuk po hap me gojen as per te kerkuar te drejtat e tyre e jo me per te tjera.shpresoj qe ne brezi qe po vijme te ndryshojme dicka,te mos kemi frike te kerkojme ate qe na takon.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Ku eshte shoqeria civile?!

1 vit me pas, Mjaft: Jemi te kenaqur
Kohe me pare, mosperfillja e politikaneve per qytetaret shqiptare, ishte maksimale. Ndersa, artikulimi i protestes me ate te MJAFT-it, sot, ka bere qe vendimmarrja te mos jete me kaq e thjeshte. Deri me 15 marsin e ardhshem, qe perkon me dy vjetorin e saj, Levizja "Mjaft" ka parashtruar disa prej ideve te saj, qe do te cojne nje hop tjeter te kesaj levizje. "Mjaft" e ka ngritur zerin, qe nga vendimet per rritjen e cmimeve te sherbimeve baze, tek ndarja e buxhetit per te vazhduar me respektimin e te drejtave te qytetareve

Kjo eshte nje kronike e levizjes Mjaft, ne kuader te nje vjetorit te saj, 15 Mars 2003-15 Mars 2004.

15 Mars 2003 -Hapja e Fushates MJAFT!

23 Mars 2003 - Proteste ne Spitalin Universitar Nene Tereza mbi degradimin e sherbimeve shendetesore ne Shqiperi.

26 Mars 2003 - Takim i hapur me studente te Fakultetit te Ligjit dhe Shkencave Sociale (me shume se 300 studente moren pjese).

31 Mars 2003 - Shpallen rezultatet e nje studimi kombetar mbi gjendjen e studenteve dhe te arsimit te larte ne Shqiperi.

1 Prill 2003 - Protesta sarkastike e MJAFT kunder premtimeve te pambajtura te politikaneve.

4 Prill 2003 - MJAFT ne qender te finales se spektaklit "Ethet e se premtes mbrema".

28 Prill-3Maj 2003 - Turi kombetar i Teatrit "Gra qe njoh".

8-16 Prill 2003 - Karvani i Autobusave MJAFT, qe pershkon me shume se 25 qytete te Shqiperise.

19 Prill 2003 - Marshimi i Paqes kunder Gjakmarrjes zhvilluar ne Shkoder.

26 Prill-korrik 2003 - Trajnimet per Aksionin e Drejperdrejte MJAFT!

1 Maj 2003 - Proteste me qirinj per mungesen e energjise elektrike.

4 Maj 2003 - Panairi i Rruges.

6 Maj 2003 - Mjaft nderohet ne turnamentin kombetar te basketbollit.

7 Maj 2003 - Mjaft sebashku me pjesemarresit e RinFest jep nje shfaqje per te Burgosurit e Burgut 325 te Tiranes.

27 Prill 2003 - Mjaft i bashkohet turit te ciklisteve kunder trafikimit te qenieve njerezore.

2-4 Qershor 2003 - MJAFT! Fest!, nje mini eoodstock per aktivistet dhe te dashuruarit e Muzikes.

20-25 Maj 2003 Ekspozita "Labirinthi - Tirana Underground".

17 Maj - 6 Qershor 2003 - Turnamentet rajonale e kombetare te Debatit mbi problematika te ndryshme te shoqerise Shqiptare.

17 Maj - 6 qershor - Debatet Publike ne 8 qytete te Shqiperise mbi problematikat me shqetesuese te komuniteteteve perkatese.

7 Qershor 2003 - Mjaftatona.

9 Qershor 2003 - Kongrsi Amerikan dergon nje leter mbeshtetese per MJAFT!

10 qershor 2003 - MJAFT pergezohet ne Raportin e fundit te OSBE-se

26 Qershor 2003 - Partneret e saj dhe MJAFT perkujtojne viktimat e tortures ne dten e OKB-se.

27 Qershor 2003 - Debat publik ne Tirane me perfaqesues te OSBE-se dhe Trupit Diplomatik te akredituar ne Tirane mbi Integrimin e suksesshem ne BE.

12 Korrik 2003 - Koncert festiv ne sheshin e Qendres Nderkombetare e Kultures me rastin e permbylljes se fushates MJAFT.

15 Korrik 2003 - Mjaft ben transparencen e fushates ne nje konference per shtyp dhe jep mesazhin qe fushata mbyllet, por levizja vazhdon!

Gusht 2003 - Fushate mbi percjelljen e mesazhit "Ende Ketu".

Shator - Tetor 2003 - Fushate ndergjegjesuese mbi zgjedhjet lokale te tetorit e quajtur "Ketu Vendos Une", e shoqeruar me debate te medha publike me qytetare e kandidate ne me shume se 13 qytete te Shqiperise.

16 Tetor 2003 - Proteste kunder dhunes drejtuar ministrit Luan Rama.

23 Tetor 2003 - Proteste kunder dhunes ne kufijte me Greqine.

30 Dhjetor 2003 - Letra turpi Telekomit.

Me 30 dhjetor 2003, MJAFT zhvillon protesten e turperimit perpara drejtorise se pergjithshme te ALBTELECOM, ku nje numer pemesh te rruges Myslym Shyri vishen nga aktivistet e levizjes me leter higjienike si shprehje groteske e pakenaqesise qytetare pas rritjes se tarifave se telefonise fikse ne vend. Po ate dite, ALBTELECOM, dergon nje reagim ku MJAFT kercenohej me hapjen e nje procesi penal.

31 Dhjetor 2003 - Kartoline Gjeneratoresh per Kryeministrin.

Me 31 dhjetor 2003, perpara viles 30, seli e perkohshme e kryeministrit shqiptar Nano, MJAFT organizon nje proteste paqesore per t'i uruar ne menyre ironike atij dhe qeveritareve shqiptare pushime te gezuara neper Europe, ne nje kohe qe popullit i ishte premtuar si te ishte nje favor i madh, energji elektrike per 24 ore gjate festes. MJAFT, ka perdorur me kete rast nje numer gjeneratoresh te ndezur per disa minuta per te krijuar korin e zhurmshem qe shoqeron gjate 364 diteve te tjera te vitit gjithe jeten e perditshme te shqiptareve. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, e ka konsideruar kete proteste te MJAFT si nje fyerje dhe ulje te imazhit te saj, dhe po ate dite ka derguar edhe ajo nje reagim, ku perseri levizja kercenohej me procedim penal.

Me 3 janar 2004, MJAFT dergon nje pergjigje ne formen e nje letre te hapur drejtuar KESH.

10 Janar 2004 - Tragjedia e Karaburunit

Me 10 janar, nje dite pas tragjedise se Karaburunit, ku humben jeten ne det 21 persona, levizja MJAFT dergoi ne spitalin e Vlores nje perfaqesi te sajen te kryesuar nga drejtori ekzekutiv Erion Veliaj, per te shprehur solidaritetin dhe mbeshtetjen per te mbijetuarit. Gjithashtu, po ate dite, MJAFT, ka shperndare edhe nje deklarate per shtyp ku shprehte qendrimin e saj per tragjedine.

11 - 13 Janar 2004 - Homazhi qytetar.

Me 11 janar, MJAFT, nisi ditet e homazhit qytetar perpara kryeministrise shqiptare, duke i ftuar te gjithe qytetaret te ndezin nje qiri pershpirtjeje dhe nje lule per viktimat e 9 janarit. Gjithashtu, te gjithe qytetareve pjesemarres ne homazhin me qirinj u eshte krijuar mundesia te shkruajne mesazhet e tyre te ngushellimit ne trotuarin perpara kryeministrise. Levizja MJAFT i ka kerkuar kete dite, kryeministrit Nano, te kerkoje ndjese publike per ngjarjen e ndodhur, ne shenje pergjegjesie dhe moraliteti.

Homazhi ka vazhduar edhe te nesermen me 12 janar, gjate dites se zise zyrtare. MJAFT ka kritikuar kete dite vonesen e kryeministrit shqiptar Fatos Nano ne krye te detyres me ane te nje banderole te vendosur ne rrugen hyrese ne kryeqytet nga aeroporti i Rinasit. Homazhi ka vazhduar edhe ne daten 13 janar.

14 Janar 2004 - Protesta e gomones perpara Kuvendit

Me 14 janar, diten e seances te jashtezakonshme parlamentare rreth tragjedise se 9 janarit, MJAFT ka zhvilluar nje proteste perpara hyrjes se Kuvendit, ku eshte vendosur ne menyre simbolike nje gomone e mbeshtjelle me mesazhet e shkruara nga qytetaret gjate diteve te homazheve.

16 Janar - 5000 vete thone MJAFT! perpara Kryeministrise.

Me 16 janar, MJAFT organizon protesten e madhe perpara Kryeministrise, me pjesemarrjen e mbi 5000 qytetareve, ku kerkohet ndjesa publike nga ana e Kryeministrit Nano, si shprehje e nje minimumi te pergjegjshmerise, si dhe doreheqja e tij si shprehje e ekzistences se moralit dhe qytetarise.

27 Janar 2004 - Takimi me T-Shirt.

Me 27 janar, ne nje takim te thirrur nga kryeministri Nano me perfaqesues te shoqerise civile, perfaqesuesi i levizjes MJAFT, Erion Veliaj drejtor ekzekutiv, paraqitet me nje t-shirt ku shkruhet "Ju ende nuk keni kerkuar falje", si shprehje e mbajtjes se premtimit te bere para qytetareve se tragjedia e 9 janarit nuk do te harrohet. Per here te pare, nga kryeministri vjen premtimi se do te kerkohet falje nepermjet punes per zbutjen e varferise dhe luften kunder trafikut klandestin.

4 Shkurt 2004 - Kukesi thote MJAFT!

Me 4 shkurt, ne qytetin e Kukesit, levizja Mjaft organizon nje proteste me pjesemarrjen e mbi 3000 qytetareve kunder nderprerjeve drastike te furnizimit me energji elektrike qe KESH aplikon ne kete qytet dhe ne zonat e tjera veriore te vendit.

13 Shkurt 2004 - Kerkesat per Qeverine.

Me 13 shkurt, me kerkesen e qeverise, levizja MJAFT, ftohet te marre pjese ne nje takim me ministrin e shtetit prane kryeministrit per koordinim Marko Bello, si dhe drejtorin e pergjithshem te KESH-it, Andis Harasani. MJAFT dorezon ne kete takim nje liste kerkesash qe kane te bejne me uljen e cmimeve te tarifave te disa nga sherbimet baze si energjia elektrike, telefonia fikse, cmimi i bukes etj. Nje pjese e mire e kerkesave merren parasysh dhe premtohen ndryshme te dukshme.
www.korrieri.com
 

xhoni

Primus registratum
Re: Ku eshte shoqeria civile?!

Fillimisht postuar nga e_vogla:
[qb] fatkeqesisht ne shqiperi eshte hapur fenomeni i largimit prej vendit e duke qene se shumica kane ikur,si edhe shume personalitete qe jetojne jashte vendit,kush mendon se do flasi ata qe jetojne neper fshatrat e humbur qe mezi mbarojne nje shkolle se nuk kane mundesi ekonomike e shkolla afer vendit ku banojne.shoqeria civile ne shqiperi nuk po hap me gojen as per te kerkuar te drejtat e tyre e jo me per te tjera.shpresoj qe ne brezi qe po vijme te ndryshojme dicka,te mos kemi frike te kerkojme ate qe na takon. [/qb]
Ke shume te drejte.
Per cilen shoqeri civile po flasim?
Per ata fshatare te shkrete qe votojne per ate qe i thote kryeplaku,apo per ata kongresmenet e Ps(apo qofte edhe te Pd?
Shoqeria civile tek ne eshte 80%injorante.
Per mendimin tim rregullohemi(mbase) vetem nese votojne personat nga 18 deri ne 40 vjec.
 

crazy

Primus registratum
Re: Ku eshte shoqeria civile?!

ajo mo xhoni eshte e pamundur se mos harro qe edhe 40 vjecaret tek ne ka nga ata me mendime me te vjetra se pleqte e mocem
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Ku eshte shoqeria civile?!

duket se po vjen serish koha e levizjeve qytetare (te pakten ne tirane) pas perfundimit te "nano ik" qe kish terhequr teresisht vemendjen e qytetareve.


Fatkeqesiht shume kohe eshte humbur dhe ne kete periudhe kur zgjedhjet po afrohen shoqeria civile ka shume me teper mundesi te beje presion mbi qeverine per zgjidhjen e probelmeve te vecanta qe shqetesojne shoqerine shqipetare.

Perosnalisht mendoj se presionet duhet te perfshijne edhe procesin e pregatitjes se zgjedhjeve dhe garantimin e mundesise se alterantivave te reja te shprehen lirisht dhe te arrijne te komunikojne me elektoratin potencial.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Ku eshte shoqeria civile?!

Fillimisht postuar nga -gene-:
[qb] Sapo kish filluar te merrte jete ne shqiperi nje shoqeri civile e organizuar dhe po vilte frytet e para te punes se saj te gjate e te veshtire.

Ku eshte sot?

Perse nuk i degjohet zeri?!

Cfare efekti ka "nano ik" ne jeten e shoqerise civile?

A do te mund te rinise puna e tyre aty ndaloi apo do te duhet kohe per te vene perseri ne levizje mekanizmin? [/qb]
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Ku eshte shoqeria civile?!

ishte interesant fakti qe e gjeta kete artikull pikerisht ne Koha Jone dhe pa emrin e autorit

http://www.kohajone.com/lexo.php?id=17831 (nese moderatoret e mendojne te nevojshme te fshijne artikullin e plote, ky eshte link - por nuk e di sa kohe do te jete ne dispozicon ne site - tek shekulli vetem nje jave)

E Merkure, 07 Prill 2004


PSE U "ZBYTH" LEVIZJA "NANO IK"?

Pakenaqesia popullore sa vjen e eshte ne rritje me qeverine e socialisteve te kryesuar nga Fatos Nano. Ky i fundit gjate gjithe qeverisjeve te tij nuk ka lene kurre gjurme te rindertimit (komenti im: personalisht do te permendja ketu tiranen apo te gjithe rruget e reja qe te mos lija hapesire per debat ne kete pike) apo zhvillimeve te dukshme ne vend. Shumekush e ka pasur te qarte se Nano nuk do te ike nga keto lloj protestash. Kjo ishte e qarte edhe tek vete aparatciket e opozites. Tashme ka ardhur momenti per te diskutuar pse opozita eshte e paafte te largoje Fatos Nanon. E ne mos me publikun, te pakten ajo duhet te reflektoje perballe atyre mbeshtetesve te cilet ishin te gatshem te kalonin eeekendet nate e dite para kryeministrise per te larguar nje kryeminister qe i ka lodhur shqiptaret.

Komentuesi

Muaj me pare vendi u perfshi nga nje levizje qytetare per shkak te krizes sociale qe po kalonte vendi nga rritja e cmimeve ne disa sektore jetike. Me devizen ne mbrojtje te qytetareve, levizja per here te pare kishte ne thelb kerkesa dhe interesa qytetare, cka beri te mundur qe asaj t'i bashkangjiteshin shtresa te ndryshme te shoqerise. Partite opozitare qe nga reagimi per ruajtjen e votes se lire ne kryeqytet, protesta te cilat degraduan me nje pjesemarrje te ulet dhe me disa thirrje te deshperuara te humbesit ne keto zgjedhje, kishin mbetur ne hije dhe shume larg interesave te publikut. Duke e konsideruar veten disi te cfaktorizuar, opozites nuk i mbetej gje tjeter vecse te shfrytezonte levizjen civile dhe rritjen e pakenaqsise ndaj pushtetit, e t'i bente thirrje popullates per nje levizje politike teresisht te personalizuar te njohur tashme me moton "NANO IK". Ne kushtet e nje acarimi politik dhe nderhyrjes se opozites per te ngritur popullin ne nje levizje politike, levizjes qytetare nuk i mbetej gje tjeter vecse te vezhgonte betejen politike, e cila dihej fare mire se c'perfundim do te kishte. Gjithsesi, marsi i luftes Nano-Berisha sapo ka kaluar dhe bashke me aromen e barutit politik, tashme marionetat e altoparlanteve te lidershipit po trumpetojne ne oborret, korridoret, zyrat, celulat e partive, se shpetimi apo pengesa e rrezimit apo qendrimit ne pushtet jane nderkombetaret. Edhe kete radhe ne Shqiperi topi i pergjegjesise se suksesit dhe deshtimit ne betejen politike do te kaloje ne duart e nderkombetarve ose me sakte do te hidhet nga nje pjese e mire e klases politike.

Pas perpjekjeve per te larguar kryeministrin Fatos Nano nga pushteti, opozita dhe simpatizantet e saj kane filluar te kerkojne fajtoret e mosrealizimit te kerkesave te tyre. Rritja e pakenaqesise popullore me qeverisjen aktuale i ka bere shume demokrate qe iluzionet e ardhjes ne pushtet te shfaqen per pak caste te shoqeruara me pjesemarrje masive te qytetareve ne protesta. E befasuar nga numri ne rritje i demostruesve, opozita nuk ka mundur te ndaje mbeshtetjen qe ajo ka nga revolta kunder qeverise. Duke iu referuar ardhjes ne pushtet te demokrateve ne vendin fqinje, edhe opozita hqiptare duket se armen me te forte madje te vetme, ka lodhjen dhe zhgenjimin e publikut me nje qeverisje te gjate disavjecare te socialisteve ne pushtet.

Opozita e detyruar me lodhjen e simpatizanteve dhe anetareve te saj per shtate vjet ne opozite, ka filluar te artikuloje cdo dite nocionin e rotacionit te pushtetit aq sa gati nuk e shprehin si lutje apo per meshire per t'u lene per disa kohe karrigen disa zyrtareve te tyre, te cilet do te kishin nevoje per disa kohe te qendronin ne pushtet. Nga ana tjeter, pakenaqesia popullore sa vjen e rritet me qeverine e socialisteve te kryesuar nga Fatos Nano. Ky i fundit, gjate gjithe qeverisjeve te tij nuk ka lene kurre gjurme te rindertimit apo zhvillimeve te dukshme ne vend. Gjithsesi demokratet ende nuk po afrojne asnje vizion te ri per politiken si kusht qe te pergatiten per te fituar bindshem zgjedhjet e pergjithsme te cilat priten te mbahen ne qershor te vitit 2005. Protestat me sa duket pervecse mbajtjes karikuar te elektoratit, zor te kene pasur ndonje ndikim tjeter. Shumekush e ka pasur te qarte se Nano nuk do te ike nga keto lloj protestash. Kjo ishte e qarte edhe tek vete aparatciket e opozites. Ne kohen kur kjo solli edhe nje konfondim te bazes, atehere opozita dhe mediat prane saj filluan te lancojne idene e shnderrimit te levizjes politike &quot;NANO IK&quot; ne nje levizje sociale. Gjithsesi levizja &quot;NANO IK&quot; lindi si nje levizje per te lene ne hije levizjen qytetare. E tashme ka ardhur momenti per te diskutuar pse opozita eshte e paafte te largoje Fatos Nanon. E ne mos me publikun, te pakten ajo duhet te reflektoje perballe atyre mbeshtetesve, te cilet ishin te gatshem te kalonin eeekendet nate e dite para kryeministrise per te larguar nje kryeminister qe i ka lodhur shqiptaret. <span style="font-weight: bold">Tashme eshte e qarte qe kjo levizje u shua ashtu sic filloi, pasi ajo nuk pati ne thelb ate cka deklarohej, largimin e Fatos Nanos, por ruajtjen e statukuose si ne lojen e femijeve ano-pano, kur Nano eshte siper Berisha eshte poshte dhe anasjelltas. ....</span>
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Ku eshte shoqeria civile?!

nje mail nga www.mjaft.org


MJAFT TANI NË GJASHTË QYTETET UNIVERSITARE TË SHQIPËRISË ME
KLUBET STUDENTORE

(We will send you the English version within next day)

Ku ka qenë lëvizja MJAFT gjatë kësaj kohe që nuk e kemi parë
në televizor duke zhvilluar ndonjë protestë? Me se janë marrë
djemtë dhe vajzat e lëvizjes që nuk janë bërë të gjallë? I ka
blerë vërtet qeveria ose opozita, ashtu siç mezi presin të
aludojnë dashakeqët?

Përgjigja është e thjeshtë: Stafi qendror i lëvizjes, ka arritur
më në fund pas shumë përpjekjesh, pune dhe udhëtimesh nëpër
qytetet e Shqipërisë, të ngrejë në këmbë një rrjet veprimtarësh
lokalë, të cilët do të përbëjnë bërthamat e para të lëvizjes
qytetare MJAFT në të gjitha rrethet e vendit. E nisëm me qytetet
universitare, duke njohur forcën, vitalitetin dhe energjinë e të
rinjve studentë dhe duke qenë të ndërgjegjshëm për prirjet e tyre
progresiste që gjenerojnë ide të reja.

Në dy muajt e fundit, MJAFT është takuar me mijëra studentë në
Shkodër, Gjirokastër, Elbasan, Vlorë, Korçë e Tiranë në një tur
të gjatë udhëtimesh për të çuar pranë tyre idetë përvojën që
stafi ka arritur të grumbullojë gjatë një viti aktivitetesh të
përqendruara kryesisht në Tiranë, si dhe duke dëgjuar prej tyre
mendimet, idetë dhe pse jo edhe kritikat për ta bërë lëvizjen
edhe më përfshirëse, edhe më të fuqishme, edhe më transformuese.
Ishte në këto takime të njëpasnjëshme të organizuara nëpër sallat
e shkatërruara të auditorëve në universitetet shqiptare, nëpër
oborret e zhurmshme dhe klasat pa dritë që u poq edhe ideja se
ka ardhur më në fund koha që MJAFT të fillojë shtrirjen e saj
nëpër rrethet e Shqipërisë, duke filluar pikë së pari me qytetet
universitare.

Për këtë arsye u organizua gjatë dy fundjavëve të para të prillit
trajnimi i parë me studentë nga gjashtë qytetet universitare të
Shqipërisë.

Trajnimi u zhvillua përgjatë datave 2,3 dhe 4, si dhe 9,10 dhe 11
prill. Më shumë se një trajnim klasik, me tryeza të rrumbullakëta
dhe leksione të mërzitshme, ky ishte më tepër një takim midis
miqsh, studentësh nga të gjitha universitetet shqiptare, me
dëshirën dhe shqetësimin e përbashkët për të çuar më përpara atë
frymë që lindi më 15 mars 2003. Mund të themi me kënaqësi se pas
kësaj kohe të kaluar në heshtje relative, MJAFT është i pranishëm
më në fund me klubet e tij studentore në Korçë, Elbasan, Gjirokastër,
Shkodër, Vlorë dhe në Tiranë. E gjithë kjo, falë përkushtimit të
grupeve të shkëlqyera me vajzat dhe djemtë nga universitetet e
këtyre qyteteve. Stafi qendror në Tiranë dëshiron t&amp;#8217;i falënderojë
të gjithë ata, t&amp;#8217;i përshëndesë në punën që ata sapo po nisin
kundër apatisë në qytetet e tyre, si dhe t&amp;#8217;u urojë mirëseardhjen
në familjen e madhe një qytetarëve që thonë MJAFT!

Të gjithë të rinjtë e këtyre qyteteve universitare, por edhe
nga rrethe të tjerë që dëshirojnë të bëhen pjesë e këtij rrjeti,
të organizohen me mbështetjen dhe idetë e lëvizjes MJAFT, janë
të lirë të kontaktojnë me seksionin e klubeve qytetare pranë
stafit tonë, duke komunikuar në e-mail adresën bp@mjaft.org.&lt;br /&gt;
www.mjaft.org
info@mjaft.org
+355 (04) 222 389
 

Prodigychild01

Primus registratum
Re: Ku eshte shoqeria civile?!

Ku eshte shoqeria civile?! »

sheep.jpg
 

arterie

Primus registratum
Re: Ku eshte shoqeria civile?!

Te them te drejten kisha ca rezerva mbi kete teme dhe thashe t'i paraqisja ketu.
1. Pse duhet hapur nje teme &quot;Ku eshte shoqeria civile&quot; tek politika
2. Shoqeria civile nuk eshte vetem &quot;Mjaft&quot;. Nuk jam kundra saj dhe per me shume e mbeshtes por nuk mund te perkufizojme gjithcka. Nuk me pelqejne ndarjet apo pergjithesimet ne shoqerine shqiptare. Shoqeria civile ekziston me te gjithe elementet brenda dhe kete shqiptaret duhet ta kene normale sepse perndryshe kemi kontradita
3. Duhet te vije koha e analizave te efektit te shoqerise mbi politiken dhe jo te politikes mbi shoqerine sepse ate tashme e kemi pare e shijuar.

Tani do desha te shtoja edhe dy fjale ne lidhje me shoqerine civile. Dikush ketu kishte permendur kryepleqte ose &quot;te paret e fshatrave&quot;( kete nuk e dija) por duke biseduar me dike ketu nga nje fshat i Dibres me foli mbi kete fakt. U cudita. Ai me tha qe kane zgjedhur kryeplak nje njeri pa shkolle fare dhe as te shkruaje nuk di vetem se eshte pjese e partive politike dhe ka shume femije gje qe e ben t'a mbaje &quot;pushtetin&quot; me force. U cudita sepse personi ne fjale kishte mbaruar universitetin dhe te pakten i fliste edhe dy gjuhe te huaja, le te leme pastaj konceptet e jetes dhe te shoqerise qe eshte e veshtire t'i gjejme nder shqiptare.Pra ky person duhej te merrte firmen e nje kryeplaku qe as ate te shkrete nuk dinte t'a hidhte. E kush mund t'a zhvilloje kete shoqerine tone?!!!
Te gjithe kerkojne zhvillimin e shoqerise sone nga Tirana apo qytetet kryesore ne vend, por kane harruar se zhvillimet e shoqerise shqiptare duhet te filloje nga keto fshatra ku njerez nen efektin e kanunit, forces dhe perfitimit te politikes mbajne peng te ardhmen e shumices se popullsise sone.
Nuk desha te zgjatem shume,por me vjen keq te them qe eshte shoqeria jone civile te cilen akuzoj me shume per kete periudhe 14-vjecare.
Shpresoj qe kjo shoqeri te me provoje gabim kete akuze timen dhe sa me shpejt te jete e mundur.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Ku eshte shoqeria civile?!

mos e ngaterroni shoqeine civile me popullin

shoqeria civile eshte nje pjese e popullit qe organizohet dhe ben presion ne poltike per te sjelle ndryshime qe i mendon te arsyeshme.
Gjithashtu eshte nje pjese e popullit qe kerkon te sjelle ndryshime edhe ne pjesen tjeter te popullit dhe organizohet e vepron per te sjelle kete ndryshim

Ketu sillen shume materiale per mjaft pasi une ne ate mailing list jam rregistruar dhe ata jane aktive ne internet. Kjo nuk do te thote se po monopolizojne skenen, kjo do te thote se jane disi me aktive kundrejt atij &quot;target&quot; ku une bej pjese (ne ata qe jetojne jashte). Nese ke informacione mbi shoqata te tjera, je i lutur t'i sjellesh ne kete teme pasi do e pasurojne shume.

edhe njehere
Shoqeri civile eshte (per mua) nje pjese aktive e popullit qe kerkon te ndikoje (pozitivish apo jo) ne ecurine e vendit (ne nje fushe apo ne nje tjeter) pa pretenduar te marre pushtetin (ajo eshte poltitika)
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Ku eshte shoqeria civile?!

Me duket se ajo qe duhet sqaruar e para ne kete teme eshte se c'kuptoni me <span style="font-weight: bold">shoqeri civile</span>.
Gene ka dhene nje perkufizim i cili eshte i pjesshem. Shoqeria civile nuk percaktohet nga mosha dhe nga deshira per te marre pjese aktive ne jeten shoqerore politike te vendit pa qene pjese e partive politike.

Shoqeria civile ne Shqiperi ka qene e pa organizuar per shume kohe. Ne fillimet e saj, ne 1991, i vetmi grup qe u ngrit ishin te rinjte, te cilet nxiten revolten qe coi ne shembjen e sistemit fale tyre dhe fale arsyeve te tjera, qe mund t'i diskutojme ne nje teme tjeter.
Kur shoqeria civile eshte e paorganizuar, efektiviteti i saj ne ndryshimet sociale politike te deshiruara eshte i vogel, ne mos mungon fare.

Sot per sot me shoqeri civile do te kuptonim te gjithe OJQ-te qe sherbejne si zedhenese te grupeve te ndryshme si edhe ato qe bota i njeh si think-tanks, dmth jane Qendrat e shumta studimore, institutet e kerkimeve etj, qe ne Tirane bashkepunojne si me qeverine, ashtu dhe me organizatat nderkombetare.
Mjaft nuk eshte shoqeri civile. Mjaft eshte levizje shoqerore, qe synon te mobilizoje shoqerine civile ne Shqiperi.

Persa i perket &quot;Nano Ik&quot; ajo ishte/eshte (?) nje proteste politike e udhehequr nga partite e djathta, dhe kjo eshte e vetmja arsye pse u hesht.
Ndoshta per kete ndikuan dhe fjalet e Jeffrey, qe komentoi se 20.000 protestues nuk jane asgje, qeveria duhet te nderrohet ne menyre institucionale ne parlament dhe jo rrugeve duke uleritur e share.
Pavaresisht nga vjen predikimi, keshilla duhet ndjekur mendoj une...
 

koppertoni

Primus registratum
Re: Ku eshte shoqeria civile?!

Fillimisht postuar nga alinos:
[qb]Ndoshta per kete ndikuan dhe fjalet e Jeffrey, qe komentoi se 20.000 protestues nuk jane asgje, qeveria duhet te nderrohet ne menyre institucionale ne parlament dhe jo rrugeve duke uleritur e share.[/qb]
Pse deri kaq poshte paska zbritur e djathta shqiptare? Haha mbret ka per tu bere Nanoja.
20 mije konsiderohen si rrugace te shoqerise &quot;sociale&quot; po shane &amp; uleriten pavaresisht se Berisha ka titullin doktor.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Ku eshte shoqeria civile?!

Fillimisht postuar nga alinos:
[qb] Me duket se ajo qe duhet sqaruar e para ne kete teme eshte se c'kuptoni me <span style="font-weight: bold">shoqeri civile</span>.
Gene ka dhene nje perkufizim i cili eshte i pjesshem. Shoqeria civile nuk percaktohet nga mosha dhe nga deshira per te marre pjese aktive ne jeten shoqerore politike te vendit pa qene pjese e partive politike.

Shoqeria civile ne Shqiperi ka qene e pa organizuar per shume kohe. Ne fillimet e saj, ne 1991, i vetmi grup qe u ngrit ishin te rinjte, te cilet nxiten revolten qe coi ne shembjen e sistemit fale tyre dhe fale arsyeve te tjera, qe mund t'i diskutojme ne nje teme tjeter.
Kur shoqeria civile eshte e paorganizuar, efektiviteti i saj ne ndryshimet sociale politike te deshiruara eshte i vogel, ne mos mungon fare.

Sot per sot me shoqeri civile do te kuptonim te gjithe OJQ-te qe sherbejne si zedhenese te grupeve te ndryshme si edhe ato qe bota i njeh si think-tanks, dmth jane Qendrat e shumta studimore, institutet e kerkimeve etj, qe ne Tirane bashkepunojne si me qeverine, ashtu dhe me organizatat nderkombetare.
Mjaft nuk eshte shoqeri civile. Mjaft eshte levizje shoqerore, qe synon te mobilizoje shoqerine civile ne Shqiperi.

Persa i perket &quot;Nano Ik&quot; ajo ishte/eshte (?) nje proteste politike e udhehequr nga partite e djathta, dhe kjo eshte e vetmja arsye pse u hesht.
Ndoshta per kete ndikuan dhe fjalet e Jeffrey, qe komentoi se 20.000 protestues nuk jane asgje, qeveria duhet te nderrohet ne menyre institucionale ne parlament dhe jo rrugeve duke uleritur e share.
Pavaresisht nga vjen predikimi, keshilla duhet ndjekur mendoj une... [/qb]
edhe keshtu dakort jam une (jo se i intereson ndokujt nese une jam dakrot apo jo &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; )
Rendesi ka qe te mos ngaterrojme shoqerine civile me gjithe popullin e nje vendi (eshte nje pjese e tij)

Pse shoqeria civile (qe nuk eshte aspak &quot;nano ik&quot;) heshti sapo berisha filloi protestat e tij??????????
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Ku eshte shoqeria civile?!

Ti gjithnje mendon per Mjaft kur flet besoj. Po ja sepse nuk duan te identifikohen me Berishen.
Sepse jane levizje politike shoqerore, por nuk kane lidhje me ndonje parti te vecante, dhe bejne shume kujdes te mos e humbasin papartishmerine e tyre.
Si edhe nuk eshte e vertete qe kane heshtur. Fundjaven e pashkes isha ne nje trainim te organizuar nga Mjafti me te rinj nga rrethe te ndryshme. Kjo nuk eshte heshtje, por forma te reja aktivizimi &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 
Top