Re: Ku eshte shoqeria civile?!
1 vit me pas, Mjaft: Jemi te kenaqur
Kohe me pare, mosperfillja e politikaneve per qytetaret shqiptare, ishte maksimale. Ndersa, artikulimi i protestes me ate te MJAFT-it, sot, ka bere qe vendimmarrja te mos jete me kaq e thjeshte. Deri me 15 marsin e ardhshem, qe perkon me dy vjetorin e saj, Levizja "Mjaft" ka parashtruar disa prej ideve te saj, qe do te cojne nje hop tjeter te kesaj levizje. "Mjaft" e ka ngritur zerin, qe nga vendimet per rritjen e cmimeve te sherbimeve baze, tek ndarja e buxhetit per te vazhduar me respektimin e te drejtave te qytetareve
Kjo eshte nje kronike e levizjes Mjaft, ne kuader te nje vjetorit te saj, 15 Mars 2003-15 Mars 2004.
15 Mars 2003 -Hapja e Fushates MJAFT!
23 Mars 2003 - Proteste ne Spitalin Universitar Nene Tereza mbi degradimin e sherbimeve shendetesore ne Shqiperi.
26 Mars 2003 - Takim i hapur me studente te Fakultetit te Ligjit dhe Shkencave Sociale (me shume se 300 studente moren pjese).
31 Mars 2003 - Shpallen rezultatet e nje studimi kombetar mbi gjendjen e studenteve dhe te arsimit te larte ne Shqiperi.
1 Prill 2003 - Protesta sarkastike e MJAFT kunder premtimeve te pambajtura te politikaneve.
4 Prill 2003 - MJAFT ne qender te finales se spektaklit "Ethet e se premtes mbrema".
28 Prill-3Maj 2003 - Turi kombetar i Teatrit "Gra qe njoh".
8-16 Prill 2003 - Karvani i Autobusave MJAFT, qe pershkon me shume se 25 qytete te Shqiperise.
19 Prill 2003 - Marshimi i Paqes kunder Gjakmarrjes zhvilluar ne Shkoder.
26 Prill-korrik 2003 - Trajnimet per Aksionin e Drejperdrejte MJAFT!
1 Maj 2003 - Proteste me qirinj per mungesen e energjise elektrike.
4 Maj 2003 - Panairi i Rruges.
6 Maj 2003 - Mjaft nderohet ne turnamentin kombetar te basketbollit.
7 Maj 2003 - Mjaft sebashku me pjesemarresit e RinFest jep nje shfaqje per te Burgosurit e Burgut 325 te Tiranes.
27 Prill 2003 - Mjaft i bashkohet turit te ciklisteve kunder trafikimit te qenieve njerezore.
2-4 Qershor 2003 - MJAFT! Fest!, nje mini eoodstock per aktivistet dhe te dashuruarit e Muzikes.
20-25 Maj 2003 Ekspozita "Labirinthi - Tirana Underground".
17 Maj - 6 Qershor 2003 - Turnamentet rajonale e kombetare te Debatit mbi problematika te ndryshme te shoqerise Shqiptare.
17 Maj - 6 qershor - Debatet Publike ne 8 qytete te Shqiperise mbi problematikat me shqetesuese te komuniteteteve perkatese.
7 Qershor 2003 - Mjaftatona.
9 Qershor 2003 - Kongrsi Amerikan dergon nje leter mbeshtetese per MJAFT!
10 qershor 2003 - MJAFT pergezohet ne Raportin e fundit te OSBE-se
26 Qershor 2003 - Partneret e saj dhe MJAFT perkujtojne viktimat e tortures ne dten e OKB-se.
27 Qershor 2003 - Debat publik ne Tirane me perfaqesues te OSBE-se dhe Trupit Diplomatik te akredituar ne Tirane mbi Integrimin e suksesshem ne BE.
12 Korrik 2003 - Koncert festiv ne sheshin e Qendres Nderkombetare e Kultures me rastin e permbylljes se fushates MJAFT.
15 Korrik 2003 - Mjaft ben transparencen e fushates ne nje konference per shtyp dhe jep mesazhin qe fushata mbyllet, por levizja vazhdon!
Gusht 2003 - Fushate mbi percjelljen e mesazhit "Ende Ketu".
Shator - Tetor 2003 - Fushate ndergjegjesuese mbi zgjedhjet lokale te tetorit e quajtur "Ketu Vendos Une", e shoqeruar me debate te medha publike me qytetare e kandidate ne me shume se 13 qytete te Shqiperise.
16 Tetor 2003 - Proteste kunder dhunes drejtuar ministrit Luan Rama.
23 Tetor 2003 - Proteste kunder dhunes ne kufijte me Greqine.
30 Dhjetor 2003 - Letra turpi Telekomit.
Me 30 dhjetor 2003, MJAFT zhvillon protesten e turperimit perpara drejtorise se pergjithshme te ALBTELECOM, ku nje numer pemesh te rruges Myslym Shyri vishen nga aktivistet e levizjes me leter higjienike si shprehje groteske e pakenaqesise qytetare pas rritjes se tarifave se telefonise fikse ne vend. Po ate dite, ALBTELECOM, dergon nje reagim ku MJAFT kercenohej me hapjen e nje procesi penal.
31 Dhjetor 2003 - Kartoline Gjeneratoresh per Kryeministrin.
Me 31 dhjetor 2003, perpara viles 30, seli e perkohshme e kryeministrit shqiptar Nano, MJAFT organizon nje proteste paqesore per t'i uruar ne menyre ironike atij dhe qeveritareve shqiptare pushime te gezuara neper Europe, ne nje kohe qe popullit i ishte premtuar si te ishte nje favor i madh, energji elektrike per 24 ore gjate festes. MJAFT, ka perdorur me kete rast nje numer gjeneratoresh te ndezur per disa minuta per te krijuar korin e zhurmshem qe shoqeron gjate 364 diteve te tjera te vitit gjithe jeten e perditshme te shqiptareve. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, e ka konsideruar kete proteste te MJAFT si nje fyerje dhe ulje te imazhit te saj, dhe po ate dite ka derguar edhe ajo nje reagim, ku perseri levizja kercenohej me procedim penal.
Me 3 janar 2004, MJAFT dergon nje pergjigje ne formen e nje letre te hapur drejtuar KESH.
10 Janar 2004 - Tragjedia e Karaburunit
Me 10 janar, nje dite pas tragjedise se Karaburunit, ku humben jeten ne det 21 persona, levizja MJAFT dergoi ne spitalin e Vlores nje perfaqesi te sajen te kryesuar nga drejtori ekzekutiv Erion Veliaj, per te shprehur solidaritetin dhe mbeshtetjen per te mbijetuarit. Gjithashtu, po ate dite, MJAFT, ka shperndare edhe nje deklarate per shtyp ku shprehte qendrimin e saj per tragjedine.
11 - 13 Janar 2004 - Homazhi qytetar.
Me 11 janar, MJAFT, nisi ditet e homazhit qytetar perpara kryeministrise shqiptare, duke i ftuar te gjithe qytetaret te ndezin nje qiri pershpirtjeje dhe nje lule per viktimat e 9 janarit. Gjithashtu, te gjithe qytetareve pjesemarres ne homazhin me qirinj u eshte krijuar mundesia te shkruajne mesazhet e tyre te ngushellimit ne trotuarin perpara kryeministrise. Levizja MJAFT i ka kerkuar kete dite, kryeministrit Nano, te kerkoje ndjese publike per ngjarjen e ndodhur, ne shenje pergjegjesie dhe moraliteti.
Homazhi ka vazhduar edhe te nesermen me 12 janar, gjate dites se zise zyrtare. MJAFT ka kritikuar kete dite vonesen e kryeministrit shqiptar Fatos Nano ne krye te detyres me ane te nje banderole te vendosur ne rrugen hyrese ne kryeqytet nga aeroporti i Rinasit. Homazhi ka vazhduar edhe ne daten 13 janar.
14 Janar 2004 - Protesta e gomones perpara Kuvendit
Me 14 janar, diten e seances te jashtezakonshme parlamentare rreth tragjedise se 9 janarit, MJAFT ka zhvilluar nje proteste perpara hyrjes se Kuvendit, ku eshte vendosur ne menyre simbolike nje gomone e mbeshtjelle me mesazhet e shkruara nga qytetaret gjate diteve te homazheve.
16 Janar - 5000 vete thone MJAFT! perpara Kryeministrise.
Me 16 janar, MJAFT organizon protesten e madhe perpara Kryeministrise, me pjesemarrjen e mbi 5000 qytetareve, ku kerkohet ndjesa publike nga ana e Kryeministrit Nano, si shprehje e nje minimumi te pergjegjshmerise, si dhe doreheqja e tij si shprehje e ekzistences se moralit dhe qytetarise.
27 Janar 2004 - Takimi me T-Shirt.
Me 27 janar, ne nje takim te thirrur nga kryeministri Nano me perfaqesues te shoqerise civile, perfaqesuesi i levizjes MJAFT, Erion Veliaj drejtor ekzekutiv, paraqitet me nje t-shirt ku shkruhet "Ju ende nuk keni kerkuar falje", si shprehje e mbajtjes se premtimit te bere para qytetareve se tragjedia e 9 janarit nuk do te harrohet. Per here te pare, nga kryeministri vjen premtimi se do te kerkohet falje nepermjet punes per zbutjen e varferise dhe luften kunder trafikut klandestin.
4 Shkurt 2004 - Kukesi thote MJAFT!
Me 4 shkurt, ne qytetin e Kukesit, levizja Mjaft organizon nje proteste me pjesemarrjen e mbi 3000 qytetareve kunder nderprerjeve drastike te furnizimit me energji elektrike qe KESH aplikon ne kete qytet dhe ne zonat e tjera veriore te vendit.
13 Shkurt 2004 - Kerkesat per Qeverine.
Me 13 shkurt, me kerkesen e qeverise, levizja MJAFT, ftohet te marre pjese ne nje takim me ministrin e shtetit prane kryeministrit per koordinim Marko Bello, si dhe drejtorin e pergjithshem te KESH-it, Andis Harasani. MJAFT dorezon ne kete takim nje liste kerkesash qe kane te bejne me uljen e cmimeve te tarifave te disa nga sherbimet baze si energjia elektrike, telefonia fikse, cmimi i bukes etj. Nje pjese e mire e kerkesave merren parasysh dhe premtohen ndryshme te dukshme.
www.korrieri.com