Re: Ku e ka origjinen urrejtja e Hitlerit ndaj hebrenjve?
Nqs do te me lejohej edhe mua te jepja nje mendim per kete teme do te thoja qe shume pak veta e shikojne historine ne kuadrin e rrethanave te atehershme. Dikush thote qe Hitler i kishte inat hebrenjte qe ne ate kohe ishte shtresa "me e pasur dhe e zgjuar" e Gjermanise dhe ai donte popullin e tij. Keto jane fare pa baze. Nacionalizmi i Adolf Hitler nuk kishte te bente me "dashurine" e tij per popullin "e tij" gjerman, sepse Hitler ishte austriak (austriaket dhe gjermanet gjithmone kane qene shtete dhe kombe te ndryshme, aq sa nuk eshte i njejte nje zviceran gjermanofoles me nje gjerman ose austriak). "Nacionalizmi" i Hitler ishte vetem menyra per te hypur ne pushtet dhe fasada fjalebukur dhe karizmatike per te mbajtur kete pushtet (sic ishte komunizmi tek ne). A dini qe Hitler vite para se te merrte pushtetin organizoi nje puc shteti i cili filloi ne Bayern (Bavaria) dhe deshtoi e perfundoi me burgosjen e ketij te fundit, por qe u fal me nje amnesti?
Hitler nuk kishte nevoje te kerkonte ndihmen e cifuteve per ardhjen ne pushtet pasi ai e kishte te qarte se ardhja ne pushtet do te realizohej me ane te forces. Parate e nevojshme do te mblidheshin tek ata qe kishin para ne ate kohe dhe te vetmit qe kishin para ishin cifutet. Duhet patur parasysh qe ishte koha kur Bota ishte e gjunjezuar nga kriza ekonomike e 1929 dhe Gjermanise i duhej sipas vendimeve te Versajes te paguante edhe reparacionet e Luftes se Pare Boterore. Cifutet duke mos qene nenshtetas gjermane ishin te perjashtuar nga kontributi per reparacionet e luftes, gje qe i bente te mos shiheshin me sy te mire nga popullsia gjermane. Prandaj imagjinoni ne keto kushte sesi ngrihet populli peshe kur dikush premton tu japi fund mjerimit dhe dhimbjes dhe bertet me te madhe qe do te shperndante pasurite "e paligjshme" qe kishin vene cifutet "mosmirenjohes" mbi kurriz te popullit "te urte dhe mikprites" gjerman. Eshte e vertete qe Europa ka qene kurdohere antisemite, por hebrenjte nuk kane qene kurre aq te pakontrollueshem sa te duhej nje lufte per t´iu kundervene dhe shfarosur ato. Kampet e perqendrimit dhe shfarosja e cifuteve ndodhi me pas dhe antisemitizmi u kthye ne ideologjine kryesore te nacionalsocializmit gjerman. Pra nuk ishte theksimi i antisemitizmi shkaku i Luftes se Dyte Boterore, por rrjedhoje e tij. A nuk eshte edhe sot e kesaj dite keshtu? Cdohere qe nje superfuqi ka probleme ekonomike te brendshme sajon ndonje lufte. Nuk ka rendesi vendi apo shkaku. Makiaveli thote: "Qellimi justifikon mjetin". Kurse von Clausewitz: "Qellimi i vetem i luftes eshte t´i sherbeje politikes". Ndodh me USA, me Rusine etj. Dhe Hitler nuk i ka bere te gjitha vete. Kishte edhe te tjere qe "duke u bere me katolik se papa" tregonin devotshmerine e tyre me makabritete (keto perbindesha dalin ne cdo lloj diktature, fashiste apo komuniste qofshin). Mos i mendoni gjerat e atehershme me llogjiken e diteve te sotme. Atehere nuk kishte radio dhe televizione private me shumice dhe as shtyp te lire. Po te ekzistonin keto mendoni qe USA do te hidhte aq kollaj bomben atomike mbi Japoni? A nuk eshte ky nje krim kunder njerezimit? Por askush nuk i permend kollaj keto gjera. Askujt nuk i pelqen te rrije para pushkes dhe prapa mushkes.