Ku e ka mbeshtetjne e vertete Fatos Nano?

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Ku e ka mbeshtetjne e vertete Fatos Nano?

EURODEPUTETJA KRITIKA PER KRYEMINISTRIN

Pack: Njerëzit s'besojnë qeverinë
"Në PS harxhohet energji duke u zënë me njëri-tjetrin"


--------------------------------------------------------------------------------



Deri në kohën e rënies së komunizmit në Evropë, Shqipëria ishte nga vendet më të izoluara dhe më të mbyllura në kontinent. Është ende një nga më të varfërat. Por çfarë po bëjnë fqinjët më të pasur perëndimorë për ta ndihmuar vendin? Dhe cili, sipas tyre, është problemi i Shqipërisë? Deputetja gjermane e parlamentit evropian, Doris Pack, drejton delegacionin e këtij parlamenti për marrëdhëniet me vendet e Evropës juglindore. Duke folur për BBC-në, ajo tha:

- Ata nuk bëjnë gjithçka që duhet bërë. Ata, gjatë gjithë kohës, janë të zënë me betejat politike mes tyre, në betejat brenda për brenda partisë. Deri në muajin dhjetor, ata bënë një luftë të madhe në partinë e shumicës, atë socialiste dhe unë mendoj se ata po humbasin kohë duke luftuar njëri-tjetrin, në vend që të punojnë realisht për nevojat e popullit.

- Ka shumë para të BE-së që shkojnë atje, mbi 1 miliardë euro brenda një periudhë 13 vjeçare. A janë këto para të harxhuara kot?

- Nuk mundem ta them që këto para janë të harxhuara kot. Por ne shpenzojmë shumë para dhe rezultati nuk është që mund dhe duhet të jetë tek e fundit. Kështu që nuk mendoj se ne i humbasim këto para, por ato nuk kanë eficencën që mund të kenë, nëse politikanët do të punonin më shumë.

- Çfarë duhet të ndryshojë?

- Ata duhet të ndryshojnë qëndrimin ndaj krimit të organizuar, kundrejt korrupsionit në institucione, kundrejt trafikimit dhe emigrimit ilegal. Nëse e sheh, çfarë ndodhi gjatë fundjavës, mund të imagjinosh se një pjesë e madhe e emigracionit ilegal ende vazhdon dhe se brenda strukturave të Shqipërisë ka ende shumë korrupsion.

- Por shumëçka ka ndryshuar, apo jo. Numrat e atyre që shkojnë drejt perëndimit kanë rënë në mënyrë shumë drastike. Kështu që ata po bëjnë shumë.

- Ata po bëjnë shumë sa i përket emigracionit ilegal, por ata nuk po bëjnë aq sa duhet kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, veçanërisht, korrupsionit institucional. Këtë nuk e thotë vetëm Komisioni Evropian. Të gjitha vendet anëtare janë të shqetësuara dhe Parlamenti Evropian botoi një raport në dhjetor që thotë të njëjtën gjë. Madje dhe shumë nga politikanët nuk janë vërtet të pastër dhe kjo është ajo që është e dukshme. Nëse kthehemi pas, kryeministri aktual akuzoi shumë vetë, ish-ministra se ishin të korruptuar dhe dy prej tyre, që ai i cilësoi si të korruptuar para disa muajsh, ai i emëroi ministra. Dhe njerëzit nuk e besojnë qeverinë, nuk i besojnë politikanët.

- Çfarë duhet të bëjë, çfarë mund të bëjë BE-ja?

- Ne po punojmë me ta për negociatat për procesin e Stabilizim-Asociimit dhe komisionerët po punojnë me ta për disa ligje të veçanta. Ata po bëjnë disa ligje, po nënshkruajnë shumë gjëra, por ajo që mungon, është zbatimi i atyre që ata po nënshkruajnë. Dhe sistemi i drejtësisë nuk funksionon. Ata ende kanë një problem të madh me të drejtat e pronësisë së tokës. Ata kanë probleme me situatën e energjisë. Kështu që, po t'i përdorin të gjitha energjitë për të zgjidhur këto probleme dhe jo të humbasin kohë duke luftuar njëri-tjetrin, unë mendoj se do të jetë më mirë. BBC


Marre tek "Gazeta Shqiptare"
14.01.2004
 

Martin Gora

Primus registratum
Re: Ku e ka mbeshtetjne e vertete Fatos Nano?

Maloket me cuan mua ne Amerike? Ha ha ha

Po pse i ben veten qejfit o tutkun.
Po maloket deri ne Bathore zbriten ku ndertuan nje geto, e sot cobenet prape blejne shtepi ne mes te Tiranes nga 70 mije dollare, prape jane kapitalistet e tregtaret me te fuqisheme, prape bredhin me Mercdeza, . Femijet e tyre prape studiojne ne Europe e Amerike. S'ka nevoje te ti them une keto shiko se cila pjese e shqiperise eshte me e kamura sot, dhe pastaj lesho zhaba nga goja.

Ore 50 vjet skllaveri e burg nuk iu mesoi asgje valle, nuk iu mesoi se po te jete per ta bere me inat e te keq ju kalbeni burgjeve, se jeni te afte ti hiqni dot as nje fije leshi kundershtarit tuaj. Po duken spurdhiaket. Sa ishte gjalle Hoxha iu shtypi si bubuzhela, dhe as iu dha privilegjin e te qenit kundershtar te tij ja sa te paperfillshem ishit ju per te, tani 20 vjet pasi ka vdekur dilni garipa ju. Garipa me vrimen e by**** se Hoxhes.
Po mire thone "EDHE DHI E ZGJEBOSUR, EDHE BISHTIN PERPJETE". Hej bela me keta.

Sa te peshtire, sa pa dinjitet.
 

kastriot

Primus registratum
Re: Ku e ka mbeshtetjne e vertete Fatos Nano?

Fillimisht postuar nga Martin1:
[qb] Maloket me cuan mua ne Amerike? Ha ha ha

Po pse i ben veten qejfit o tutkun.
Po maloket deri ne Bathore zbriten ku ndertuan nje geto, e sot cobenet prape blejne shtepi ne mes te Tiranes nga 70 mije dollare, prape jane kapitalistet e tregtaret me te fuqisheme, prape bredhin me Mercdeza, . Femijet e tyre prape studiojne ne Europe e Amerike. S'ka nevoje te ti them une keto shiko se cila pjese e shqiperise eshte me e kamura sot, dhe pastaj lesho zhaba nga goja.
............ [/qb]
<span style="font-weight: bold">Ti je prototipi i shtreses tende qe po i pin gjakun ketij populli per me shume se 50 vjet. </span>
 

ilirjan

Primus registratum
Re: Ku e ka mbeshtetjne e vertete Fatos Nano?

Fillimisht postuar nga kastriot:
[qb]
Fillimisht postuar nga Martin1:
[qb] Keto denglat e Greqise dhe mbeshtetjen e saj per Nano na hapin barkun.

Nuk e di por edhe Hoxha sa here qe akuzonte dike e kthente ate si agjent te te huajve. Ja po ky mentalitet edhe sot.

Kush e mbeshtet Nanon sot? Padyshim e para, Amerika.
Amerika ka qene ne cdo hap me te, kujtojme ketu ish-ambasadorin Limpreht qe hynte e dilte cdo dite tek zyra e tij, faktin qe amerika eshte a para ti njohe zgjedhjet bile perpara vet PS, si dhe telegramet e shumta mbeshtetjeje qe Nano merr nga administrata amerikane vazhdimisht.
.............. [/qb]
Ndoshta Enveri e ka teperuar me ate historine e Agjenteve, por kjo nuk don te thote qe politikane dhe forca te caktuara politike ne Shqiperi nuk mbeshtesin, me dashje apo &quot;pa dashje&quot;, interesat e shteteve te huaja.

<span style="font-weight: bold">Sa per ate qe Amerika dmth. administrata amerikane mbeshtet Nanon dhe banden e tij hajdute dhe kriminele, kjo eshte mese e vertete. Viti 1997 eshte nje prove e pakundershtueshme ne kete drejtim. Ndryshe nuk ka si te shpjegohet se perse Helikopteret e flotes se gjashte amerikane te transportonin ne Shqiperi kontigjentet &quot;kryengritese&quot; te 1997.
Sigurisht qe edhe &quot;Fqinjet&quot; nuk ndenje duarkryq por me urdher te amerikaneve,u dhane mundesine te pakten 12 krereve te &quot;kryengritjes popullore &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &quot; te &quot;thyenin&quot; ne te njejten kohe 5 Burgje te sigurise se larte ne Greqi dhe te vinin me ndihmen e automjeteve te policise greke,te armatosur deri ne dhembe, per te udhehequr &quot;kryengritjen&quot;</span>

Por te shkuara e te (pa) harruara
cry.gif

Meqe administrata amerikane eshte mbeshtetese e Nanos atehere kjo administrate, por edhe kushdo tjeter qe vepron ne te njeten menyre, eshte direkt apo indirekt, pergjegjese per gjendjen e mjeruar te shqiptarve dhe Shqiperise. [/qb]
 

ilirjan

Primus registratum
Re: Ku e ka mbeshtetjne e vertete Fatos Nano?

Cfare i than AMERIKANET berishes?
-Hiq dore nga &quot;LINDJA MESME&quot; sepse ajo na takon ne.
Juve ju merzisnin CALLMAT e arabeve, po a e dini se nepermjet miqesese se vjeter dhe te re te shqiptareve me lindjen e mesme shqiperia mund te behej VEND PERRALLERORnuk jane budallenj Anglia, Amerika, Franca, Izraeli , Rusia , qe kane hedhur grepat ne ate kontinent.
Hani pra plehrat e EVROPES
 

Martin Gora

Primus registratum
Re: Ku e ka mbeshtetjne e vertete Fatos Nano?

<span style="font-style: italic">perdorni ndonje vend tjeter per te frymezuar egon tuaj ju lutem</span>
 

Lu

Primus registratum
Re: Ku e ka mbeshtetjne e vertete Fatos Nano?

...I plasi me nder Amerikes apo Berluskonit apo tjetrit per Shqiperine apo per Nanon, e sidomos per Nanon. Por c'tu besh ju qe jeni te brumosur me teorine e &quot;miqesise me popujt e medhenj&quot;, kujdes ore se mbas ca kohesh na i beni revizionista....

...Te pakten te bente dicka Berluskoni per ato dreq vizash meqe paska miqesi te qarte me Nanon, pra sikur kjo miqesi te ishte e frytshme dhe te mos e linin Otranton te mbushet me viktima te panumerta...

...Vertet, e kerkuam Shqiperine si Europa, por ngjarjet e fundit treguan se po i largohemi cdo dite e me shume, sidomos pas intervistes se fundit te europarlamentares DORIS PAK...
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Ku e ka mbeshtetjne e vertete Fatos Nano?

Pas tragjedise se Vlores,prokuroria Shqiptare ka nisur te sekuestroi pasurite e elementeve kriminel.
Keshtu dje sekuestroi nje disko te vellezerve Shyti dhe lokalin e Altin Lames.

Po pasurine e Xhoana Nanos ,Agron Dukes, Anastas Angjelit,Bashkim Finos dhe Mirit te Xhikes,Lefter &quot;Nanos&quot; etj etj etj.
KUR DO KONFISKOHEN????????


Drejtesia nuk mund te funksionoj keshtu.

Ne qofte se prokuroria,gjykata,LIGJI i ndan njerezit ne fajtor dhe ne ata qe nuk denohen per asnje faj,ateher le ti veme kesaj nje emer.


DIKTATUR


BEJ SI TE THEM UNE,POR AS MOS GUXO TE MENDOSH E TE BESH ATE QE BEJ UNE.
smash.gif
smash.gif
smash.gif



Poshte diktatura Siceliane e Nanos.
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Ku e ka mbeshtetjne e vertete Fatos Nano?

Fillimisht postuar nga Martin1:

Me se fundi e kuptove, une jam vertet prototipi i shtreses time. Une nuk jetoj apo ekzistoj per meshiren apo miresine e te tjereve sic beni ju. Une nuk jam subjekt i vullnetit te tjetrit, pra skllav sic ishit ju per 50 vjet. Une i dal zot vetes, dhe dal ne krye ne cdo sistem, apo situate qofte, sepse &quot;une&quot; jam i AFTE, I SHKOLLUAR dhe I ZOTI; une di te mbijetoj, hipi ne maje dhe kontrolloj cdo situate, instinkti im eshte pushteti dhe fuqia dhe miqesia ime eshte me te fuqishmit, pushtetshmit dhe te kamurit.


Martin1

Bir oficeri e nip cobani .

Lexove nja dy libra te filozofit Friedrich Nietzsche dhe te duket vetja “Mbinjeri”.

Edhe diktatura naziste e Hitlerit mori shume pasazhe nga Nietzsche, per efekte propogande. Ne fund te luftes se dyte boterore e pane se cdo te thote me te rrejt menja se je “Mbinjeri”.

Ti spaske faj mor qyq, qe flitke gjith ato mbrockulla ketu ne AF &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; ???

Po ilacet me grushta i ha si Nietzsche
eek.gif
???

Mos u merzit se : Cfar nuk te vdes, te ben me te fort :tipsy: .


Ateher foli Zarathustra : Dikur komunizmi e tash filozofi-shkreta
Te lodhen aq shume, sa te iku bleta
lol.gif
lol.gif
lol.gif
.
 

kastriot

Primus registratum
Re: Ku e ka mbeshtetjne e vertete Fatos Nano?

[qb] Fillimisht postuar nga Martin1:

Me se fundi e kuptove, une jam vertet prototipi i shtreses time. Une nuk jetoj apo ekzistoj per meshiren apo miresine e te tjereve sic beni ju. Une nuk jam subjekt i vullnetit te tjetrit, pra skllav sic ishit ju per 50 vjet. Une i dal zot vetes, dhe dal ne krye ne cdo sistem, apo situate qofte, sepse &quot;une&quot; jam i AFTE, I SHKOLLUAR dhe I ZOTI; une di te mbijetoj, hipi ne maje dhe kontrolloj cdo situate, instinkti im eshte pushteti dhe fuqia dhe miqesia ime eshte me te fuqishmit, pushtetshmit dhe te kamurit. .. [/qb]
<span style="font-weight: bold">&quot;Qesh me mire ai qe qesh i fundit&quot; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
Se edhe njehere MESHIRE sic ju meshiroi Berisha nuk do te kete. Te gjithe Kriminelat perpara gjygjit te popullit. </span>
 

kastriot

Primus registratum
Re: Ku e ka mbeshtetjne e vertete Fatos Nano?

«Ma Tirana annega nell'illegalità»

«L'Albania non è un paese in transizione verso la liberaldemocrazia. Soltanto una piccola parte della sua economia è legale. La criminalità imperversa ovunque». Parla lo scrittore Fatos Lubonja, premio Moravia 2002

CLAUDIO BAZZOCCHI

Abbiamo intervistato a partire dal tragico evento di Valona lo scrittore Fatos Lubonja, l'intellettuale albanese più lucido nell'analizzare la realtà sociale e politica del suo paese Di Lubonja, premio Moravia nel 2002, è in uscita presso la Casa editrice il Ponte un libro intervista sulla sua storia di prigioniero politico ai tempi di Hoxha e sulla situazione attuale dell'Albania e dell'est europeo.

In Italia ci si meraviglia di quanto è successo, dal momento che si pensava che il traffico di esseri umani dall'Albania fosse un problema superato

Solo chi non conosce bene l'Albania, può meravigliarsene. L'Albania non è un paese in transizione che si avvia verso la liberaldemocrazia e il libero mercato. Il fabbisogno albanese è di 2 miliardi di dollari. Di questi solo 350 milioni derivano dall'economia legale. Altri 350 provengono dal traffico di droga ed esseri umani, 175 milioni dalla prostituzione e 600 dalle rimesse degli albanesi che lavorano all'estero. Il rimanente delle entrate albanesi è rappresentato dai crediti e dagli aiuti stranieri. Se queste sono le cifre come si può pensare che il traffico di esseri umani finisca? Esso è parte integrante di un'economia del genere!

Ma perché comunque il fenomeno è stato meno visibile negli ultimi mesi?

Il governo è stretto fra le pressioni dell'economia criminale e quelle dell'Occidente. Si è allora trovato il modo di rendere i traffici meno visibili, anche concentrandosi di più sul traffico di droga che su quello esseri umani. Dobbiamo sapere inoltre che, a differenza dei tempi di Berisha, ora tutta l'economia albanese, compresa quella criminale, è in mano a pochi monopoli, e per questo motivo le iniziative criminali sono meno visibili. Nei primi anni Novanta tu potevi vedere le persone che partivano dalle spiagge di Valona sotto gli occhi di tutti. Ora l'impresa criminale monopolista s'è fatta più accorta e nulla viene lasciato allo spontaneismo.

Hai parlato di grandi monopoli criminali, e ho capito che non ti riferivi solo ai traffici

Sì è così, alcuni grandi monopoli - o famiglie se preferisci - gestiscono tutta l'economia e sono i veri padroni della scena politica. In Albania non esiste il problema del crimine organizzato, l'Albania è gestita dal crimine organizzato e la classe dirigente albanese è al servizio dell'economia criminale a partire da Fatos Nano, che non può e non vuole fare nulla contro di essa. Un esempio. In Albania, gli stessi pomodori provenienti dalla Macedonia costano 4 volte di più che sul mercato bulgaro. Il perché è semplice. Il ministro dell'agricoltura Duka è quello che da anni detiene il controllo di tutto il mercato alimentare albanese e dalla sua posizione attuale di ministro dell'agricoltura si arricchisce sempre di più sulla pelle della povera gente, costretta a comprare i prodotti al prezzo deciso dal suo apparato monopolistico. Ora questo ministro è diventato anche padrone di una televisione privata ed è uno degli uomini più vicini a Fatos Nano.

È ancora possibile definire il partito socialista un partito di sinistra?

Assolutamente no. Se nel periodo comunista noi eravamo in un sistema caratterizzato dal massimo di eguaglianza e dal massimo di autoritarismo, ora abbiamo un sistema con il massimo di ineguaglianza e il massimo di autoritarismo, insomma un sistema fascista che attua la spoliazione sistematica delle risorse della povera gente. Sempre più businessman entrano nel partito socialista, anzi possiamo dire che ne sono i veri padroni. Non è un caso che alle ultime elezioni amministrative dell'autunno scorso la percentuale dei votanti sia stata solo del 25%. C'è una forte crisi di rappresentanza del sistema politico albanese, e la stessa base delle tradizionali roccaforti socialiste non va più a votare perché non si sente rappresentata da questi ricchissimi uomini d'affari.

L'esempio di Tirana, soffocata dalla speculazione edilizia sotto la gestione di quella che era una ex giovane promessa della sinistra albanese - Edi Rama - è molto significativo da questo punto di vista

Tirana è in mano a pochi grandi costruttori e ad una gigantesca speculazione edilizia, che elimina giorno per giorno gli spazi pubblici della città e non si cura affatto dei bisogni sociali della popolazione. Tu puoi vedere grandi palazzi, casermoni bruttissimi senza verde e senza servizi, grandi magazzini che nascono da un giorno all'altro, mentre i bambini non hanno scuole degne di questo nome, né servizi sanitari, biblioteche, piscine ecc... È questa la politica di sinistra del sindaco socialista di Tirana? Proprio Edi Rama è uno di quelli che nei dibattiti televisivi dice che l'Albania ha bisogno di riforme standard, che non esistono riforme di destra e di sinistra e che il pubblico va privatizzato per il bene del paese. Ovviamente non si limitano a privatizzare. Gli introiti della privatizzazione servono infatti a foraggiare una burocrazia corrotta e avventuriera, la stessa che abbiamo visto all'opera nella tragedia di sabato scorso: il capo dell'antiterrorismo, il capo della polizia stradale di Valona e il vicedirettore del porto.

Possiamo allora dire che l'economia criminale ha approfittato in questi anni della deregulation imposta dalla Banca Mondiale e dal Fondo Monetario Internazionale?

Sì certo, hanno approfittato dello smantellamento dello stato e delle sue prerogative, anche se va ricordato che gli albanesi all'inizio, a causa della loro chiusura precedente, non avevano una cultura civile e gli anticorpi sociali e politici in grado di controllare il potere. Diciamo che non è stato solo colpa della Banca Mondiale, anche se quello che dici è vero.

Di tutto questo gli intellettuali in Albania discutono?

I più sono parte del sistema, e si alimentano del sangue e del sudore della gente. I giornali in cui scrivono, le case editrici per le quali lavorano, i ristoranti e gli hotel che frequentano sono stati costruiti con i soldi del sistema di potere criminale che tiene insieme affari, politica e sistema mediatico. È il modello Berlusconi!


Marre nga &quot;il manifesto&quot;
 

blendiys

Primus registratum
Re: Ku e ka mbeshtetjne e vertete Fatos Nano?

Fillimisht postuar nga Isaac Newton:
[qb]

Po pasurine e Xhoana Nanos ,Agron Dukes, Anastas Angjelit,Bashkim Finos dhe Mirit te Xhikes,Lefter &quot;Nanos&quot; etj etj etj.
KUR DO KONFISKOHEN????????
[/qb]
Kur te konfiskohet drejtesia or mik,te behet prone e se vertetes dhe idealit dhe jo karriges dhe karrieres.!!
 

bona

Primus registratum
Re: Ku e ka mbeshtetjne e vertete Fatos Nano?

tek urrejtja mes shqiptareve qe mbolli Enveri mbeshtetet Nano dhe do te jetoje perjete.
ne do ta shajme dhe ai do jetoje si mbret.
e di ai psikologjine tone, e ka mesuar nga masteri me i zgjuar qe ka pare bota me 3 millione skllever per 50 vjet thoni ju por ai prap vazhdon te sundoje.
 

olti

Neo
Re: Ku e ka mbeshtetjne e vertete Fatos Nano?

Nese ndonje nga ju ka pare nje nga pjeset e &quot;Fiks Fare&quot; ne TCH ku merren ne intervista shume &quot;kongresmene&quot; te PS gjate zhvillimeve te Kongresit per zgjedhjen e kryetarit, atehere do kuptoje shume mire dhe qarte se mbeshtetja vjen nga <span style="font-weight: bold"> <span style="font-style: italic">INJORANCA</span> </span> !!!
 

korcare o ic fare

Primus registratum
Re: Ku e ka mbeshtetjne e vertete Fatos Nano?

nje gje me vjen keq se shqiptaret akoma spo kuptojn se kryeministri qe kan ne krye,fotiadhis nanos po i shet te mafia apo te greku.Mbeshtetjen fotiadhis e ka gjetur duke bler gjith socialistet e partis te tij dhe ne asnje vend tjeter.Keta te fundin duke u ndodhur perball turbullimit te lekut qe shkakton te cdo shqiptar shkojn pas fatosit dhe spyesin me per shqiperi apo per premtimet qe kan dhen popullit.
shembull konkret te situates te pa stabilizuar politike kemi tragjedin e 9janarit ku ne te njejten koh kryeministri kalonte nje fundjav te qete jasht territorit shqiptar dhe nderkoh qe trupat e pajet ktheheshin na atdhe.Shum gomone u dogjen dhe vet ne prezencen e nanos ateher ku u gjenden keto dy te reja??????????????????
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Ku e ka mbeshtetjne e vertete Fatos Nano?

BALKANWEB


TIRANE (16 Janar) - Opozita braktis seancën e jashtëzakonshme të kuvendit. Pas konsultimit mes grupeve parlamentare, deputetët e opozitës vendosën të pezullojnë seancën e mocionit të mosbesimit ndaj kryeministrit dhe ta zhvillojnë atë vetëm kur të jetë i pranishëm Nano. Kreu i grupit parlamentar demokrat Bamir Topi, tha se seanca e sotme ishte një seancë e paprecedent për parlamentin shqiptar, që tregon se kryeministri braktis institucionin e parlamentit dhe kërkon ta vërë nën thundër atë. &quot;Kjo ëhstë keqardhje për ju, që po ulni autoritetin e kuvendit dhe po bëheni pre e presionit të Nanos&quot;, iu drejtua Topi, kryetarit të kuvendit, Pëllumbi.
 

ilirjan

Primus registratum
Re: Ku e ka mbeshtetjne e vertete Fatos Nano?

Jam kurioz se kush do ti dale ne mbrojtje COBANEVE neqoftese shtypen nga &quot;maloket e Berishes&quot;
Anglezet ju duan &quot;fort&quot;.
 

Erolina

Primus registratum
Re: Ku e ka mbeshtetjne e vertete Fatos Nano?

Fillimisht postuar nga Neo!
<span style="font-weight: bold">&quot;Nese ndonje nga ju ka pare nje nga pjeset e &quot;Fiks Fare&quot; ne TCH ku merren ne intervista shume &quot;kongresmene&quot; te PS gjate zhvillimeve te Kongresit per zgjedhjen e kryetarit, atehere do kuptoje shume mire dhe qarte se mbeshtetja vjen nga INJORANCA !!!&quot;</span>
thumbsup.gif

...
dhe nga mefshtesia dhe papergatitja e te tjere shqiptareve per te vepruar kunder tij(dhe Berishes).
Akoma te gjithe presin qe dikush ta shkunde ate vend dhe ta shpetoja nga keta padrone dhe donkishote. Presin! Presin! Presin me syte nga qielli!
...e di kur do te shpetoje Shqiperia? Vetem kur te vdesin keta te dy(Nano dh Berisha).Se po s'i mori Zoti, ata aty do te jene edhe per 100%.
Shqiptaret jane aq te mefshte sa nuk ngrene koke as per te shpetuar veten e tyre!
 

kastriot

Primus registratum
Re: Ku e ka mbeshtetjne e vertete Fatos Nano?

Ti je Fatos Nano, mbrapa të vjen Zija

Ti je Fatos Nano që pak javë më parë deklarove se je ngjitur aq lart, sa balta e kundërshtarëve nuk të arrin, kongresmenët e tu shpërthyen në ovacione dhe ngashërime, por ti Fatos Nano, tashmë je skuqur nga gjaku i viktimave të Karaburunit, që të bën më të kuq se të kuqtë

Nga Sali Berisha

Duke ju përshëndetur ju, qytetarë të Shkodrës dhe Vlorës, edhe një herë uroj që të gjeni forcën për të përballuar dhimbjen e madhe dhe lutem së bashku me ju, që shpirtrat e njerëzve tuaj të dashur, të gjejnë paqen e merituar. Ne kemi kërkuar këtë sesion të jashtëzakonshëm parlamentar për të shkarkuar kryeministrin Fatos Nano, si përgjegjësin kryesor të tragjedisë së Jonit, si njeriun që me politikën e tij, me klikën që mban përrreth, kanë zhytur në varfëri dhe mjerim progresiv, mbi 1 milion shqiptarë, si njeriu që me shpirt të kalbur nga urrejtja njerëzore, me mendje të helmuar nga cinizmi dhe shpirtkazmëria, me shpirt të shkretë si katrani, në një ditë zie e gjëme të madhe, poshtëroi kombin e tij, poshtëroi viktimat, poshtëroi shoqërinë shqiptare, poshtëroi qytetërimin perëndimor, duke vazhduar vakancat, masazhet, makiazhet, kur Shqipëria ishte mbytur në lotë e zi.

Unë nuk ju prisja ndryshe, veç kështu siç jeni. Nuk jeni deputetë po jeni vajmedet. Nuk jeni parlamentarë, por jeni KPD-arë. Nuk guxuat t'i thoni të paktën, as më elementaren që bën njeriu në zi, nuk e bëre. Nuk guxuat t'i thoni, o servilë të zhveshur nga çdo ndjenjë njerëzore, se &quot;Ti ike në '98, mbrojte kokën nga Berisha&quot;, sepse kështu tha. Po tani nga kush e mbrojte kokën, ndërsa ishe me pushime në pishinat dhe ambientet e hoteleve të Mesdheut!? Si jeni kështu! Kjo është turp. A keni familje, a keni të afërm?


Ti je Fatos Nano, mbrapa të ndjek Varfëria

Ne e kemi kërkuar këtë sesion të jashtëzakonshëm sepse shkaku themelor i së premtes së zezë së 9 janarit, për ne është Fatos Nano. Ti personalisht je shkaku kryesor dhe ministrat tuaj me klanet përreth teje të korrupsionit, kontrabandës dhe trafiqeve. Ti zhyt çdo ditë e më thellë shqiptarët në varfëri. Pra konsumon krimin kolektiv më të shëmtuar. Sot nuk është koha të ndalemi në statistika, por theksoj se ti, pasi ke vendosur taksat më të larta, mbi shqiptarët, në Evropë, me Dukët e krimit, me Maçët, me Malajvitat, Baçët, Ruçët, këtu, dhe sipas FMN vjedh 2/3 e taksave të popullit shqiptar në një vit. Sot në republikën tënde të ekonomisë kriminale 92% të të gjitha ushqimeve që konsumohen, importohen nga Dukët dhe Ruçët dhe zhdoganohet vetëm 1/10 e tyre. Kurse ato shiten me çmimet më të shtrenjta në Europë. Sot nga rreth 1 milion ton naftë që konsumon vendi në vit, Durakët dhe Maçët e tu zhdoganojnë vetëm 1/4 duke vjedhur qindra milionë dollarë. Sipas FMN shuma e taksave që vidhen në një vit në Shqipëri shkon deri në 600 milionë dollarë, kjo shumë do të mjaftonte për të siguruar punë për 120 mijë qytetarë shqiptarë në vit, ndërkohë që grupmosha e punës në Shqipëri për një vit është 70-80 mijë banorë.

Ti je shkaku kryesor i mjerimit dhe varfërisë së shqiptarëve. Je ti me shpurën e zyrtarëve ministrave dhe KPD-arëve, që jo vetëm vjedh e shpërdoron 2/3 e taksave, por ke krijuar monopole të tmerrshme, si në ushqime, naftë dhe hekur, duhan, pije e të gjitha mallrat kryesore, ke shkatërruar prodhimin e vendit, mban çmimet më të larta. Ke falimentuar me qindra e mijëra biznese të ndershme, ke shkatërruar në katër vjet sipas mikut tënd guvernator në Bankën e Shqipërisë, Shkëlqim Cani, 196 mijë vende pune që ekzistonin 4 vjet më parë. Ke larguar çdo vit nga Shqipëria sipas Institutit tënd të Statistikave, mesatarisht 100 mijë shqiptarë.

Sot në Shqipëri, si në asnjë vend tjetër të planetit, ti dhe ministrat e tu, zyrtarët e tu pasurohen me shpejtësi marramendëse, kurse qytetarët varfërohen, mjerohen me shpejtësi të rrufeshme. Sot më shumë se 1/3 e qytetarëve shqiptarë jetojnë në një mjerim të plotë me më pak se një dollar në ditë. Ndërsa lopët e Europës marrin subvencione, - jo ushqime, subvencione, - 2 dollarë në ditë! Kurse 1 milion shqiptarë jetojnë me 1-2 dollarë në ditë. Pra me 350 -700 dollarë në vit, kurse ti me Dukët, Malajvitat, me Maçët, Baçët, Durakët dhe kontrabandën e trafiqet e pista, tendera, taksa e tatime fiton në vit 50 -100 milionë dollarë për frymë.

Vetëm udhëtimet e ditëve të fundit, që bëre ti, paralel me udhëtimin e vdekjes së qytetarëve shkodranë, ke shpenzuar me 'çarter' dhe hotele, ballo, ahengje, orgjira, në Burgenland të Austrisë, në hotelet e Mesdheut e të detrave të nxehta 420 mijë dollarë. Asnjë centim nga paga jote, të gjitha të vjedhura nga tendera të taksapaguesve shqiptarë. Shto faturat që firmosin për heqjen e shpenzimeve tua.

Fatos Nano është shkaku kryesor i tragjedisë së Jonit, sepse varfëria, kjo kolerë e keqe që i dëbon shqiptarët nga Shqipëria, e ka shndërruar vendin e tyre të bekuar në një vend të mallkuar që nuk u jep punë dhe varr. Ky është krimi kolektiv më i shëmtuar i tij dhe i shpurës së tij. Këtë e them jo për politikë, por historia e re dhe e vjetër e njerëzimit në tërësi, dhe më shumë se kushdo tjetër historia jonë në veçanti ka provuar se në Haiti, ashtu edhe në Shqipëri, si në Burundi, ashtu edhe në Shqipëri e gjetiu, varfëria është krim kolektiv i qeverive të korruptuara.


Ti je Fatos Nano, mbrapa është Makutëria

Varfëria është ky krim më i rëndë se çdo krim tjetër, është ky krim që vret më shumë se çdo epidemi, se çdo kolerë, ajo ka dimensione dhe pasoja të shumta, por shkak kryesor vetëm një: vjedhjen nga zyrtarët e qeveritarët të pasurive që sipas ligjit duhet t'u shpërndahen anëtarëve të shoqërisë.

Në Shqipëri pasuria që krijohet nuk shpërndahet, por ajo përqendrohet në duart e Nanos, në duart e lejtnantëve të tij, të Dukëve, Maçëve, të Baçëve, të Durakëve, pra varfërimi kolektiv i shqiptarëve është krimi më i shëmtuar i Fatos Nanos. Në të vërtetë, në themelin e tij, në planin filozofik moral qëndron babëzia, shpirtkazmëria, cinizmi i tij. Nuk është krim të jesh i varfër, jo dhe jo, Por është krim i madh të varfërosh të tjerët. Varfëria është krim sepse të detyron të rendësh drejt vdekjes, siç rendën qytetarët e Shkodrës që humbën jetën më 9 janar. Varfëria të detyron të shesësh fëmijën tënd, të detyron të shesësh trupin tënd, të ndan nga prindi, të ndan nga fëmija, nga bashkëshortja, të vdes nga sëmundja, të lë edhe pa të. Varfëria të zhyt në papunësi edhe pse nuk je dembel, por vetëm se Dukët, Baçët, Maçët, Naçët e Fatos Nanos rrënojnë çdo ditë vendet e punës, të lënë të pastrehë edhe pse ti meriton të strehohesh. Dhe mund të punosh çdo ditë në ndërtime, është lot, është dhimbje e foshnjeve si miza. Janë me dhjetëra e dhjetëra familje të ndara sot.

Varfëria është tmerr nga e ardhmja, është tmerri më i poshtër i tokës, është mallkimi më i madh jo nga Zoti, por i atij që nxin me mungesën e tij këtu.

Varfëria ka fytyra të shëmtuara, ajo ka rënkime therëse, por ti dhe shpura jote asnjë nga këto nuk i shikon, asnjë nga këto nuk i dëgjon, pa le t'i prekësh më, jo. Ajo ka fytyrën e foshnjës që përpëlitet në kthetrat e vdekjes për mungesë të qumështit dhe ilaçeve. Po ku pyet ti dhe ministrat e tu paguani milionat për dadot për fëmijët tuaj.

Varfëria ka fytyrën e vuajtur të atij të papuni anonim që në ngricë, acar apo në pikun e zhegut, pret me orë të tëra tek monumenti i &quot;Ushtarit të panjohur&quot;, për t'iu afruar disa orë punë që t'u çojë fëmijëve një vakt bukë, ndërsa ti për konet shpenzon në ditë trefishin e parave krahasuar me familje si këto.

Varfëria ka fytyrën e vuajtur të atij që blen me listë ushqimet e dy vakteve bukë që u jep fëmijëve të tij, por ata nuk ekzistojnë për ty, sepse theksoj edhe një herë për vakancat e tua në Evropë ke shpenzuar 420 mijë dollarë. Varfëria ka fytyrën e nënës që i vdes fëmija për pikën e qumështit, apo të fëmijës me rrecka djerse të pjekura në ballë që nuk shkon dot as në shkollë, por shet ndonjë paketë cigare apo banane të Maçit rrugëve të Tiranës. Kjo sepse për ju, qeniet e varfëra janë qenie të neveritshme, ndaj dhe ju nuk guxoni të ngrini kokën kundër tij, madje ato janë qenie të padukshme, gjer në mosqenie, edhe kur ti i shtyp me benzin tënd luksoz, siç ke shtypur Petrit Islamin, apo i ekzekutoni pa gjyq në paradhomat e sallave tuaja. Ata nuk ekzistojnë, ju i urreni të varfërit tuaj për vdekje, deri në harresë fatale, për fajin e vetëm se ju jeni pasuruar duke i vjedhur ata, duke i rrjepur ata, njëlloj sikur hajduti ordiner, jo rrallë vret viktimën që ka vjedhur edhe pasi i ka marrë çdo gjë. Edhe ju i urreni të varfërit tuaj, nuk mund t'i shihni dot, për ju ata nuk janë nëna dhe baballarë, nuk janë fëmijë, nuk janë motra, nuk janë vëllezër, nuk janë fqinj, por thjesht statistika për t'i manipuluar. Për sojin tuaj çnjerëzor, shoqëria tjetër nuk ekziston.

Për ty, Liza nuk ishte nëna e dy fëmijëve që vdiq për t'u bashkuar me ta, Dritani nuk ishte babai i tre fëmijëve që u ngri në det për t'u bashkuar me vogëlushët, e ti në bregun tjetër si heroi i vlerave familjare, sepse i varfëri për ty nuk mund të jetë i tillë, as prind, as fëmijë. Kurse fëmijët e tyre janë thjesht vocrrakë, varfanjakë. Besmira, të cilën nëna e nisi nuse dhe më 9 janar u shndërrua në vajzën e detit, nuk mund të ishte nuse, madje po të mos qe i shoqi gjallë që e priste ne bregun tjetër, ti me shpurën tënde do ta etiketoje me epitete të tjera. Por pronat dhe pasuritë që ti ke vendosur duke vjedhur shqiptarët që Dukët, Maçët, Baçët, e Ruçët i kanë vendosur mbi mjerimin e të varfërve, bëjnë që ju të mos i shikoni dot ata.


Ti je Fatos Nano, mbrapa të vjen Tragjedia

Po të ndigjosh fjalimet tuaja në Shqipëri nuk ekzistojnë të pastrehët, sepse ju vetë jetoni në vila dhe pallate luksoze. Në Shqipëri nuk ekzistojnë të papunë, sepse ju vetë pasuroheni duke fjetur dhe soj-sorollopi juaj është i punësuar madje me 2-3 punë. Për ju në Shqipëri nuk ekzistojnë fshatra dhe as rrugica mjerimi në qytetet e saj, sepse ju nuk shkoni atje. Në këtë vend nuk ka dyqane me lista, mbasi ju vizitoni resortet më të kushtueshme të kontinentit. Për ju në Shqipëri nuk ka shkolla të shkatërruara, nuk ka fëmijë analfabetë, sepse ti me paratë që vjedh, shkollon fëmijët e tu në shkollat më të kushtueshme të perëndimit. Në Shqipëri nuk ka të sëmurë që vuajnë, nuk ka spitale të rrënuara pa ilaçe, pasi ti kurohesh dhe bën masazhe në klinikat më të shtrenjta të Europës. Në Shqipëri vdesin 50 foshnje në një mijë që lindin, pasi ato janë të shoqërisë që nuk e shikon, të shoqërisë së padukshme, vocrrakë që kanë lindur për të vdekur. Ti je Fatos Nano, mbrapa të ndjek mjerimi i shqiptarëve. Me të vërtetë ti je ngjitur lart, siç do t'u deklaroje ti kongresmenëve të tu disa javë më parë dhe se balta e kundërshtarëve të tu nuk të arrin në këtë lartësi, por gjaku i atyre që u ngrinë në ujërat e Jonit në datën 9 janar, të ka bërë sot të dukesh më i kuq se kurrë. Ti je Fatos Nano, mbrapa të vjen zija. Po dhe po. Mirëpo, mbrapa të vjen zija, sepse varret e djemve dhe të vajzave të Shkodrës që u ngrinë në thellësinë e Jonit të premten e zezë nuk janë në Jon, nuk janë në Shkodër, ato janë ngritur mbi pronat tuaja, të Dukës, Maçit, Baçit, Ruçit, dhe shpurës tënde çnjerëzore. Pikërisht për këtë arsye ata që mbetën të ngrirë në thellësinë e Jonit, në çastin e fundit të jetës së tyre, pasi u përshëndetën me të dashurit e tyre, u ndanë me ty dhe me shpurën e qeveritarëve tuaj. Ti mund të çuditesh, por më i fundit me Lizën e gjorë u nda pasi përqafoi fëmijët e saj, je ti Fatos Nano, pasi engjëjt e saj u zhdukën mes dallgëve. Mendoi se ti i kishe lënë pushimet dhe erdhe t'i jepje dorën e shpëtimit. Por jo. Ishte në bisedë me maskën tënde që i mori shpirtin e saj të pafajshëm. Besmirës që vdiq për besën ndaj të shoqit, pasi përqafoi fëmijët dhe bashkëshortin e saj para syve të saj i doli ministri yt, Duka i krimit. Mendoi se atleti do ta shpëtonte. Por edhe ajo u gabua. Nuk kishte skuadër shpëtimi. Ishte Xhebraili që kishte vënë si maskë fytyrën e ministrit tënd. Po kështu, Toma, Ramizi, Ridvani, Paulini, Alfredi, të gjithë atyre që vdiqën, Luçiferi dhe Xhebraili, iu afruan jo me fytyrën e tyre, por me maskën e fytyrës së Maçit, Baçit, Malajvitës, të Robos e kështu me radhë. Kjo është historia. Prandaj ti nxin me mungesën tënde këtu. Ti je Fatos Nano që pak javë më parë deklarove se je ngjitur aq lart, sa balta e kundërshtarëve nuk të arrin, kongresmenët e tu shpërthyen në ovacione dhe ngashërime, por ti Fatos Nano, tashmë je skuqur nga gjaku i viktimave të Karaburunit, që të bën më të kuq se të kuqtë.

Ti nuk je vetëm shkak themelor, por je dhe shkaku direkt i tragjedisë së Jonit. Je përgjegjës direkt i saj, sepse ti je përgjegjësi kryesor i shtetit oktapod, skafo-republikës tënde, i shtetit të punëve, trafiqeve, parave të pista, shtetarëve trafikantë, cinikë, imoralë, të ulët të pamëshirshëm, primitivë, Fatos të vërtetë dhe klaneve të tyre që s'kanë asgjë njerëzore dhe që përfitimin e paligjshëm, vjedhin, marrin peng, djegin të gjallë, vrasin pa gjyqe, mashtrojnë, torturojnë, rrahin, përdhunojnë, plaçkitin, përzënë nga Shqipëria. A nuk je ti mik i Nehat Kullës, i Feriz Kërnajës, i Nard Kokës, është apo s'është, ju që shihni këtu, KPD-arë. Eshtë apo s'është, thoni këtu? I Fatmir Ramës, atëherë çfarë mund t'i thuash, kujt për lidhjet e krimit, ti je vetë krimi i organizuar. Ti je bota e krimit.

Le të shtrojmë se bashku një pyetje: A ishte tragjedia e 9 janarit një akt i organizuar nga shteti? Hetimet paraprake tregojnë se të gjithë ata që mashtruan viktimat e Shkodrës ata që i transportuan, që i sistemuan në hotelin e Dhërmiut, që i siguruan që përtej detit do të kalonin dhe polici dhe jo me skafistë. Dhe pasi i vendosën në gomonet e vdekjes, pa përjashtim të gjithë ishin njerëz me uniformë, soji yt dhe i qeveritarëve të tu, familjarë shumë të afërt të KPD-arëve të tu më fanatikë, Makbule Robos, Luiza Hoxhës, dhe të Dukës, ndër ta anëtarë të bandës së Zani Çaushit, miq të ngushtë të ministrave të tu, pra rrugëtimin e vdekjes e organizuan zyrtarë të policisë dhe të SHIK-ut, të shtetit tënd oktapod, mishi i të cilit je ti.

Sot le të shtrojmë së bashku pyetjen: Ishte ajo një aksident, apo ishte një dramë e rrallë e planifikuar e shtetit tënd oktapod. Unë këtu nuk do t'u referohem burimeve të opozitës. U ngrita edhe pak më parë për t'iu përgjigjur përfaqësuesit të malavitës në koalicion për integrim. Eshtë e vërtetë që nga '92-'97 ka patur 182 gomone të konfiskuara. Eshtë e vërtetë që ata zyrtarë që ne i ndiqnim penalisht, ju u keni dhënë grada. Nga ana tjetër është e vërtetë që nga '97 e gjer më sot, akti i fundit ishte akti i 20 i tragjedisë shqiptare që luhet në ujërat e Jonit apo të Adriatikut. Dhe këto akte janë vetëm ato që nuk i ka përpirë dot deti, ndaj përqindjet janë shumë më të mëdha, për ne, për shoqërinë që ju nuk e shihni, këta shqiptarë, kurdë, kinezë, senegalezë. Ndërsa për ju çfarë janë ata? Janë dhjetëra dhe qindra milionë dollarë, janë vila luksoze, janë hotele, motele, vakanca të kushtueshme, afera të ngritura, pallate, etj., etj., ky është soji i poshtërsisë njerëzore. Në këtë soj i pari je ti Fatos Nano, prapa të vjen poshtërsia.


Ti je Fatos Nano, prapa të vjen Poshtërsia

Ti je Fatos Nano, prapa të vjen Poshtërsia. Ti je përgjegjës kryesor i tragjedisë së 9 janarit dhe për këtë le të ndalemi dhe në një moment tjetër: A u ndihmuan viktimat e 9 janarit siç meritojnë të ndihmohen pa dallim, të gjithë ata që në dete, bien në fatkeqësi, apo u lanë ata me qëllim midis dallgëve mizore të Jonit?

Hetimet zyrtare pohojnë se drama e 9 janarit u ekzekutua nga deti me aprovimin e heshtur të shtetit, me mosveprimin dhe bllokimin e operacioneve shpëtimtare nga ana e tij. Këtë tashmë nuk e thonë vetëm familjarët e viktimave, e thonë mbarë mediat në raportet e tyre. Nuk e pohojnë vetëm Vlora dhe njerëzit e saj, këtë e pohojnë sallat e gjyqeve, e pohojnë të gjithë.

Dje, në sallën e gjyqit, oficeri i policisë së Dhërmiut, Vladimir Kordhishta, deklaroi se që në orën 17.40 të datës 9 janar kishte informuar për avarinë e gomoneve eprorët e tij.

Zoti Kordhishta, në dëshminë e tij, tha se këtë njoftim ua ka përsëritur eprorëve të tij vazhdimisht gjer në orën 21, por asnjëri nuk vuri ujin në zjarr.

Pse kjo? Kjo sepse dikujt diku i interesonte që ata t'i mbyste. Ose për të mos prishur pushimet e tij në detrat e nxehta, ose për të mos minuar &quot;sukseset&quot; e tij.

Ndaj dhe SOS-i u mbajt i fshehur.

Mediat morën lajmin. E shndërruan në një kushtrim kombëtar, por pas këtij kushtrimi dikush, o KPD-arë, u vërsul si bishë kundër mediave të lira. U tha se po mashtroni, lajmi është i rremë, se nuk janë klandestinë, janë dy drogaxhinj.

Por kush ishte ky dikush, or KPD-arë? Ky dikush ishte ai që foli aty, ai që doli dhe mashtroi këtu. Ky dikush ishte Igli Toska, anëtar konstant i malavitës shqiptare. U përpoq të bukosen mediat.


Ti, Fatos Nano, je më i zi se Zija

Të shkojmë më tej. Jeni disa deputetë të Vlorës këtu, shkoni pyesni në komisariatin e Vlorës. Por ju s'përfaqësoni Vlorën, ju përfaqësoni fakultetet më të errëta të shoqërisë njerëzore. Vlora e tëra thotë që policia e Vlorës gjer në orën 8 nuk bëri asnjë veprim, sepse dikush diku kishte vendosur që më mirë t'i merrte harresa e detit dhe të mos prisheshin pushimet e tij.

Pra, kjo ishte një vdekje e parandalueshme, por nuk u parandalua. Në të kundërt, asnjë SOS nuk iu dha anijeve të lundrimit, asnjë ndihmë s'iu kërkua peshkatarëve. (Eksperienca ka treguar se më të fuqishmit në shpëtim sot për sot janë peshkatarët shqiptarë, ndaj mos dëgjoni përrallat e tij që del këtu i papërgjegjshëm).

Familjarët në Shkodër e falenderonin këtë, Majkon, për fjalët e mira që iu tha. Po, po, se kanë fisnikëri ata, por nuk guxoi të shkojë t'u paraqesë një ngushëllim.

Më thanë mua, falenderoje Pandeli Majkon për fjalët e bukura që na tha, kurse ky këtu, ministër gjoja, s'guxoi të shkëputej, por iu nënshtrua verbërisht urdhrit të Fatos Nanos, i cili nuk lejoi as qeverinë të shprehte një ngushëllim.

Kush mund ta pranojë këtë? Nuk ka soj njerëzor që pranon një gjë të tillë.

Çfarë bëtë më tej me kufomat? Kufomat i zvarritët në det. Kufoma ka kodin e saj. Media pastaj e mori gjithë fuqinë. Mediat njoftonin se kufomat po shkojnë drejt Vlorës dhe me të ardhur afër Vlorës, dikush i urdhëroi: &quot;Nisini për në Sazan!&quot; Harron ti, o lejtnant i Fatos Nanos se deti ka sy, se deti ka veshë?! Ti nuk e njeh detin, nuk e njeh as njerëzinë. Sepse deklarata jote, se u dërguan në Sazan për të parë se mos kishte të gjallë, të ngarkon ty me fajin më të rëndë.

I dërguat në Sazan për qëllimet më të mbrapshta njerëzore.

Ishte vendosur që Shkodra të poshtërohej, që kufomat të mos nderoheshin rrugës, por të shkonin pas mesnate.

Ti je primitiv, Fatos Nano. Ti e urren Shkodrën, por harron se Shkodra është djep i qytetërimit tonë perëndimor, është qenia perëndimore e kombit tonë.

Një apatrid si ti e nderon Shkodrën me urrejtjen e tij. Dhe kur të them apatrid, nuk nisem nga origjina. Jam i bindur se nacionalistët shqiptarë, pas kësaj deklarate, do të më qortojnë, por historia e këtij vendi më ka mësuar se pavarësisht nga origjina etnike, atdhetaria ka qenë konstante, e barabartë për të gjithë qytetarët e këtij vendi. Kurse ti i urren qytetarët shqiptarë. Si mund të silleshe ti ndaj Shkodrës në atë mënyrë?! Në një kohë kur viktimat e 29 marsit që nise për në Vlorë i mbulove me lule dhe mirë bëre? Po këta të tjerët çfarë ishin? Pse ishin shkodranë ua bëre këtë? Ua bëre, sepse ti në mendësinë e vjetër shkodranët i konsideron shkodru. E bëre këtë se ti urren shqiptarët dhe qenien e tyre, e bëre këtë sepse ti urren viktimat e tua. Shpirti yt katran e di. Ti je Fatos Nano, je më i zi se zija.

E kam mbyllur gojën deri në orën 4 e gjysëm pasdite të ditës së shtunë. Kam ndjekur si prind, kam ndjekur si politikan, kam ndjekur si qytetar, kam ndjekur si ish-president, kam ndjekur si mjek, minutë për minutë dramën e Jonit. Por nuk mund të mos flisja unë, kur gazetarët njoftonin se Igli Toska u thoshte se janë drogaxhinj. Nuk mund të mos flisja unë, kur zvarriteshin trupat në det. Shpalla zi, por deklarova se do t'i bashkangjitem zisë, nëqoftëse shteti e shpall atë dhe iu bashkangjita. Por shteti bëri zi zemërthyer. Po të mos ishit në zi zemërthyer siç jeni, or KPD-arë, merrnit mundimin për të shkuar të ngushëllonit familjet e viktimave, të cilët kanë një kod të hekurt në vdekje, presin të gjithë njëlloj. Ju s'e bëtë atë, sepse dhe zinë e kishit me zemër të thyer.

Tani nuk do të vazhdoj më tutje, sepse nuk ka nevojë të përdorësh asnjë fjalë tjetër, vetëm ta quash Fatos Nano dhe kaq.


Turp koral për kryeministrin e munguar

Nga Jozefina Topalli

Tha: &quot;Unë jam Fatos Nano dhe prapa më vjen historia.&quot;

Në fakt, nuk vonoi më shumë se tre javë.

Kur u nisën minimalisht ishin 39. Ishin bashkë, u kthyen vetëm 11. Shtatë të tjerë, në mes të cilëve, Ela, Marjana, Faria, Nduja, Gjini, Kreshniku nuk u kthyen as të gjallë as të vdekur. Prindërit e tyre vazhdojnë të qëndrojnë në Vlorë, - mos t`ia kthejmë shpinën fëmijëve - thonë ata.

Unë, zotërinj deputetë, nuk e di si matet graviteti i një përmbytje, nuk e di as si matet dhimbja e fëmijëve të ngrirë në ujë, por një gjë e di - në mos e shkaktofsh ti atë dhimbje, në mos mundsh ta lehtësosh atë - të paktën respektoje. Dhimbja është për t`u respektuar; dhe kur s'e bën as këtë, prit të gjitha mallkimet e kësaj bote.

Kam menduar gjatë për sjelljen tuaj. Kam kërkuar të gjej shpjegim. Por ndoshta, z. Nano bëtë mirë që nuk i ngushëlluat, bëtë mirë që nuk u shkuat as për vizitë, bëtë mirë që nuk u kërkuat as falje. Bëtë mirë, sepse i qëndruat tërësisht besnik shpirtit tuaj. A nuk kishit menduar gjithnjë se parimet e së drejtës nuk vlejnë për të varfërit?

A nuk dorëzohet çmimi i bamirësisë gjithmonë aty ku lulëzojnë trafiqet, mjerimi e klandestinët? Por e tepruat pak kur i treguat Besianës (15 vjeçe) ligjin.

E ngatërruat më tej, kur Elës që nuk gjendet, e paralajmëruat që të zbatojë ligjin. Është shumë e gjatë - z. Kryeministër - lista e të vdekurve. Ju s`ishit këtu as për t`i parë në TV. Skenat ia kalonin ferrit dantesk.

Në seancën e paradites kallëzuat edhe një herë përrallën e &quot;prijësit të familjes së madhe&quot; që &quot;mallëngjeu&quot; disa prej kongresmenëve, madje këtë radhë treguat përrallën e prijësit me &quot;gjak blu&quot;. Në përralla kjo është cilësi e &quot;princit fisnik&quot;, por princi fisnik zoti kryeministër nuk i lë Borëbardhat të ngrijnë në ujërat e akullta të Jonit.

Në atë që ju e quani &quot;familja juaj e madhe&quot;, nuk mund të ketë asnjë fije fisnikërie zoti kryeministër, dhe kjo jo thjesht për shkak deformimesh gjenetike, por, së pari, e mbi të gjitha, për shkak se kjo familje u krijua në krim, funksionoi për 60 vjet për shkak të krimit dhe mund të fisnikërohet sot, po aq sa një mëkatare 60 vjeçare, që kurrë nuk u pendua për çka bëri. Ju keni gjakun dhe pamjen e saj zoti kryeminister, e kësisoj jeni shumë larg vlerave të fisnikërisë. Çertifikatën e fisnikërisë që me çdo kusht e kërkoni, nuk mund t'ua japin as &quot;seratat galà&quot; dhe as çmimet e bamirësisë që blini me paratë e mjeranëve, të cilëve në këmbim u shisni - vdekjen.

Kaq për familjen tuaj të madhe dhe fisnikërinë tuaj zoti Nano, ndërsa përsa i përket humanizmit, as këtë nuk mund ta keni, sepse jeni pjesë edhe e familjes së &quot;vogël&quot;, që herë pas here e arrestoni për ta liruar të nesërmen ... për mungesë provash. Ndaj dhe këtu s`duhet të pyetet:

- Se kush do shpjegojë për të vdekurit, apo të gjallët e vdekur. Këtu s`duhet pyetur.

- Kush do të thirret për t`u përgjigjur për ata që janë të përpirë nga dallgët (21 ndëshkimet administrative?!)

- Të paktën një herë, një ditë, a do të duhet të jepet llogari për këto jetë të ngrira.

- A nuk janë të humburit njerëz?

- Pse Joni duhet të popullohet me kufoma shqiptare?

- Sa duhej të vdisnin që ju ta gjykonit të mjaftueshme për t`u paraqitur në detyrë?

- Si mund të guxosh t`u thuash policëve që të fikin qirinjtë, para godinës suaj.

- A jeni ju po ai Fatos Nano dy vjet më parë thonit: (Gazeta &quot;ZP&quot;, datë 20 gusht 2002):

Superoperacioni i ndërmarrë nga policia shqiptare ka qënë tepër i suksesshëm.

(Gazeta &quot;ZP&quot;, datë 23 gusht 2002):

Operacioni puna nis në tokë.

Nano: Nuk do të ndodhë më siç ka ndodhur në të kaluarën kur operacionet antitrafik bëheshin me fushata, aq sa vetëm i trembnin trafikantët apo i merrnin ndonjë gomone, zetor apo karel.

Ky impenjim është shfaqur dukshëm edhe te kreu i kësaj policie për qarkun e Vlorës nënkolonel Neritan Nallbati dhe policia nën drejtimin profesional të tij, ka kapur vetëm gjatë këtij viti rreth 25 gomone, pa llogaritur gomonet e kapura nga operacioni &quot; Puna&quot;.

(Gazeta &quot;ZP&quot;, datë 24 gusht 2002):

Nano institucionalizon dhe detajon detyrat e çdo institucioni antitrafik.

Nano: Pakt Antikrim

5 ministra dhe Prokurori i përgjithshëm nënshkruajnë detyrimet.

Në Vlorë nuk ka më skafe.

Gazeta &quot;ZP&quot;, datë 27 gusht 2002

Kontrolle në 26 motele, lokale dhe bilardo, arrestohet një trafikant

Gazeta &quot;ZP&quot;, datë 28 gusht 2002


Nano: Goditja do të zgjasë sa mandati im.

Në emër të maxhorancës së sotme progresiste mbetem i angazhuar që Vlora të mos jetë më moli i piratëve, dhe sot në këtë vend ne inaugurojmë krijimin e njësisë &quot;Delta Force&quot; që do të garantojë ruajtjen e paqes dhe të situatës normale.

Dua të garantoj vlonjatët dhe të gjithë shtetasit shqiptarë, partnerët tonë ndërkombëtarë dhe vendet fqinje që ky nuk është një aksion i radhës antitrafik, por qeveria që unë drejtoj është një qeveri antitrafiqe.

Vetë shteti po strukturohet si një &quot;Delta Force&quot; komplekse shumë dimensionale, jo thjesht për të ndaluar çdo trafik të paligjshëm.

Punë të mbarë ! (kjo ishte një vit e gjysëm më parë)

Gazeta &quot;ZP&quot;, datë 29 gusht 2002

Nano: Kjo është djegia e së shkuarës dhe e piraterisë nga brigjet tona.

Nuk ka më gomone dhe trafikantë në ujërat e Republikës së Shqipërisë.

Tymi i gomoneve të vdekjes do zëvendësohet me pluhurin e kantjereve.

Nuk do të tolerohet më klima, veprimi apo mosveprimi, që toleron ushtrimin e veprimtarive të paligjshme dhe veçanërisht të trafiqeve ilegale, të trafiqeve në kuptimin më të gjerë të fjalës, nga ato të qenieve njerëzore dhe të lëndëve të rrezikshme deri tek trafikimi i pushtetit dhe përfaqësimit politik

Gazeta &quot;ZP&quot;, datë 30 gusht 2002

U krijuan Task Forca. Ndërsa në intervistën e datës 13 janar Nano thotë: Do krijojmë një Task Force. Me 30 gusht, po ky njeri thotë Task Forca që krijuam është një trup i përbashkët mes Prokurorisë dhe shërbimeve për të goditur krimin.

Me 13 janar 2004 do të thotë: Nuk e kuptuam se ishte e nevojshme një Task Force mes prokurorisë, shërbimeve dhe një gjykate. (A s`e patët bërë dy vjet më parë)?

Me 30 gusht Nano do të thotë:

Shteti po heton në detaje gjithë pasurinë apo sipërmarrjet që zotërojnë elementët kriminalë, për të mundësuar, që asnjë pasuri e vënë në rrugë të paligjshme të mos fitojë statusin legal të qytetarisë.

Garantoj se punishtet, hotelet, restorantet, baret, mjetet lundruese, pasuri të tjera të luajtshme apo të paluajtshme që zotërohen nga trafikantët, që po bllokohen, nuk do të zhbllokohen më.

Por në fakt sot treguat se asnjërën prej këtyre s`e bëtë. Përsëri gënjeni!

Tani na tregon ligjin e antimafies. Pasi ezauroi të gjithë emrat e mundshëm të titujve për ligje - e për t`u bërë më interesant, na përmend edhe Cavalierin. Po Kavaljeri nuk e lë pa telefon kapitenerinë e distriktit detar. Kavalierin e pamë të kthehet nga jashtë në Lecce, madje të përlotur tek shqiptarët. Dhe nëse shpëtuan 11, ata shpëtuan nga oficerët e Guardia di Financës, një oficer që dridhej nga tmerri i asaj që kishte parë, dhe nuk ishte as shqiptar, e aq më pak kryeministri i shqiptarëve. Po pse nuk bëni ende sot, pas një jave trasparencë mbi çfarë ndodhi?!

- A e dini se deri dje, asnjë prokuror në Vlorë, s`ka marrë ende në pyetje familjarët e të zhdukurve ?

- A e dini se vetëm miqtë vlonjatë i gjenden avokatë dhe i treguan derën e prokurorisë. Të gjitha këto, 5 ditë pas tragjedisë, shteti shqiptar, s`don të pyesë, shteti shqiptar s`don të flasë. Shumë mister ka në këtë ngjarje, zotërinj.

-A e dini me na tregue sa skafe ishin: 1, 2 apo sa më shumë?

- Pse nuk kishin besim njerëzit e gomones tek policia, se do i ndihmonte? Por i drejtohen më me besim TV.

- Pse policia e Vlorës nuk donte të ndihmonte?

- Çfarë kishte për të fshehur? Përtej dijenisë dhe bashkëpunimit të policisë në këtë mes.

- Pse anijet e huaja u lajmëruan pas tre orësh.

- Pse u ndërpre kërkimi në mesnatë për anijen R 224.

Pse anija shqiptare R215 doli ne lundrim vetëm në ora 21.30.

Pse edhe kësaj iu dha urdhër të kthehej në ora 2 pas mesnate.

- Kush e beson se i zuri deti detarët?!!!

Përseri duke iu referuar raportit tuaj, pse e niset pa rezerva karburanti anijen?

Pse vetëm në ora 05.20 dhe 05.25 dolen anijet R216 dhe R217?

Pse nuk u dha SOS-i per tragetet qe kalonin andej?

- Pse ju përmes shtypit tuaj donit të na bënit të besonim se aty kishte vetëm drogë e kriminelë?

- Pse ju gënjyet kur thatë se askush nuk kërkonte askënd ?

Si shpjegohet - rrjeti i familjes Rrokaj ? - kush i emëroi ata?

Pse u çuan kufomat në Sazan. Çfarë duhej të fshihej aty.

Pse nuk dorëzoni sendet e të mbijetuarve?

-Pse s`lejuat deri vonë mediat të filmonin?

- Pse s`kishte deri më sot asnjë skafist në burg?

- Si mund të jetë qenia njerëzore kaq mizore, sa për hir të karriges, e të pompimeve të sukseseve, pranuat të bënit të fundoseshin 30 fëmijë, vajza e djem të rinj.

- Për të thënë se nuk ka më trafik klandestin s`iu tut syri për të thënë se Liza (e Lizat e tjera) që kishte ardhur se i kishte vdekur i ati dhe donte të rikthehej në Itali, tek tre fëmijët e saj, ishte kriminele?

- Kaq e egër të jetë pashpirtësia juaj sa t`ua citoni ligjin fëmijëve, madje fëmijëve të vdekur, bile edhe arkivoleve pa kufoma.

Dhe gjithë këtë lumë deklaratash e bëni nga luksi i holleve të hoteleve me pesë yje.

Ata fundoseshin në Jon e ju notonit në pishina për të ulur barkun.

Familjarët ngriheshin nga ankthi para morgut, e ju shtronit darka me biznesmenët në Azi.

Makinat me të vdekur nisen për në Veri dhe ju vetëm atëherë kujtoheni se në biletën e avionit (në biznes class) ka afrue data e mbarimit të pushimeve tuaja.

Si njeri mund të mos jeni unik, por si kryeministër jeni unik.

Dhimbja është për t`u respektuar ! Kur edhe këtë s`e bën, bëj hap prapa.

N.q.s., edhe këtë s`e pranon, të të vijë turp ! Në këtë vend ku çdo gjë e çdokush shitet e blihet, kisha menduar se vdekja ishte &quot;free&quot;. Kam gabuar. Edhe ajo duhej të blihej madje shtrenjtë, 1500 euro. Por ç`rëndësi ka. E rëndësishme është që ju të vazhdoni të uleni aty. TURP! Dhe të gjithë ju deputetëve të tjerë, që do të votoni kryeministrin e munguar në detyrë edhe në tragjedi. Ju as nuk përfaqësoni më. Socialistët e ndershëm nuk do t`jua justifikojnë kurrë. Vota juaj për të mbrojtur mosqenien e kryetarit tuaj në detyrë, në rrafshin ligjor e moral është turpi koral i kategorisë njerëzore dhe nuk mjaftoheni me kaq, por mblidhni edhe aleatë, natyrisht jo për tragjedinë , por për të shpëtuar kavalierin tuaj të vogël. (Që edhe s`i dridhet buza, kur thotë: e dija se do të ndodhte).

- Ju mund të vazhdoni të shpëtoni karrigen, por kurrë shpirtin tuaj.

Sa shumë qeshnit dje, kur koalicioni siguroi se Fatosi do vazhdojë të na princërojë.

Sjellja juaj, ndaj mungesës &quot;par excellence&quot; të kryetarit tuaj, ishte e shëmtuar. Shumë e shëmtuar. Dhe përçmimi juaj ndaj atyre që s`janë më, është e frikshme. E pra z. kryeministër, ata ishin më të bukur, më me kurajo, më me dinjitet se të gjithë këta &quot;onorevoli&quot;. Sa thashë ishte vetëm pjesa morale. Por unë votoj për shkarkimin tuaj z. Nano për shkakun që ata fëmijë dhe të rinj i çoi te gomonia. Nuk i shkon as për vizita për të kuptue. Aty do të gjejë të gjitha arsyet. Të gjithë këto familje si gjithë pjesa tjetër e Veriut jetojnë me shpirt ndër dhëmbë.

Votoj, për Gëzim Fushën 18 vjeç, djali i madh i familjes që u nis për të ndihmue nanën e vet me rritë 7 fëmijët e tjerë. Votoj kundra teje për Tom Dedë Gjonin, që s`kishte as rrugë për të mbërritë te shpia. Votoj kundra teje për Kreshnikun, djalin e vetëm në 5 motra, me babë invalid që iku sepse ti s'i dhe asnji punë!

Votoj kundër për djalin e Dobraçit që la vajzën 6 muajshe, për Sadikun që la djalin 3 muajsh, për Lizën që la tri fëmijë, për Alfredin, për Paulinin, për Dritanin, për Arbenin, për Markun, për Gëzimin, për Toninin, për Besmirën, për Ridvanin, për Agronin, për Marlinin! Votoj kundra teje për faktin se asnjëherë tjetër ngjarja s`ka pasur një lidhje kaq të afërt familjare me elitën politike, si kësaj radhe. Ndaj na ndihmoni të bëjmë kujdes - se mund të quhet abuzim me tragjedinë.

Ndaj dhe cinizmi, sadizmi e arroganca duket s`kanë fund. Ndjeshmëria juaj, për të mos folur për tragjedinë është vetëm ngulmimi juaj i fillimit për të mos pranuar ngjarjen, për ta fshehur atë, për të mos e ndjekur atë, për ta zhytur në asgjë atë që vetë ju i quani episode, por të gjithë të tjerët e quajnë tragjedi.

Po, abuzim me tragjedinë, sepse s`duhet të themi se ç'kërkonin të ikurit nga uria e mizerja. Se s`duhet të themi që kërkonin të bashkoheshin me familjet - e se nuk duhet të tregojmë lidhjet e rrjetit me ata që shajnë - po abuzoni!! Ju jo vetëm i latë të vdisnin, tani doni të vrisni edhe arsyen. Po të mundnit edhe këtë të fundit do e mbysnit në Jon.

Ju qytetarë - bëni kujdes nga sirenat, këndojnë bukur, por të marrin me vete.

A nuk i patë dje sa të qeshur ishin sirenat e koalicionit për integrim. Votoj kundra teje për armiqësinë tënde ndaj qytetit tim. A e kupton se aty ku ka uri, aty s`ka lekë për libra e ilaçe, s`ka lekë për drita. Jo natyrisht s`mund të kuptosh. Aty ku s`ka drita 18 orë, s`ka punë. Aty ku s`ka punë, s`ka bukë. Aty ku s`ka bukë, s`ka jetë - ndaj mbetet të përdoret vetëm Joni. Por Joni nuk është për t'u populluar me kufoma!!!
 

Lu

Primus registratum
Re: Ku e ka mbeshtetjne e vertete Fatos Nano?

Kastriot!

...mire e tha, po kujt ja tha ?????
 
Top