Re: Ku e ka mbeshtetjne e vertete Fatos Nano?
Sa per punen e "qeverise" dhe "lulezimin ekonomik" qe na derdellit zotrote mund te lexosh edhe komentin e meposhtem:
Thika e varfërisë dhe taksat e reja
FETI ZENELI
Sipas një raporti të hartuar muajë më parë prej Agjencisë Ndërkombëtare të Zhvillimit në Kanda, duke u bazuar në studime të plota dhe të shtrira në një kohë relativisht të gjatë, nxirret në pah varfëria e madhe që ka përfshirë shqiptarët në këto vitet e fundit. Raport thotë, se mbi një milionë shqiptarë janë të varfër, kurse pesëqindëmijë të tjerë ekstremisht të varfër. Të dhënat e studimit në fjalë tregojnë se zonat rurale treguesi i varfërisë përfshinë mbi 80% popullsisë fshatare. Në këto zona, ku është përqëndruar më shumë se gjysma e popullsisë së vendit, i varfër je edhe duke punuar. Nisuar nga tregues të tillë, Agjencia Ndërkombëtare e Zhvillimit me qëndër në Kanada arrin në përfundimin, se “Shqipëria vazhdon të jetë një ndër vendet më të varfëra të Evropës, me nivel të lartë kriminaliteti dhe të papunë të shumtë”. Aktualisht situata paraqitet edhe më e përkeqsuar se ç’e paraqet raporti i kësaj organizate të huaj, pasi treguesi i rritjes ekonomike ka rënë periodikisht këto dy-tre vitet e fundit dhe janë rritur në mënyrë të pastudjuar taksat dhe çmimet e ndryshme të konsumit.
Varfëria është një tregues që varet nga shumë faktorë ekonomiko-socialë, por përcaktuese për të janë niveli i të ardhura dhe treguesi i çmimeve. Kësisoj sa më i lartë të jetë niveli i të ardhurave në kushtet e mosrritjes së çmimeve aq më e vogël është varfëria, dhe e kundërta; sa më më shumë të rriten çmimet në kushtet e mosrritjes apo rënies së të ardhurave, aq më e madhe është varfëria. Ka disa vjet që shqiptarët po përballen vetëm me rritje të vazhdueshme çmimesh, ndërkohë që të ardhurat bëjnë në vendnumëro ose ulen. Në këto kushte çdo vit që vjen shton pjesën e tij vetëm në krahun e shpenzimeve të jetesës të mbartura nga vitet e mëparshme. Një dukuri e tillë e cila u shfaq për herë të parë pas trazirave të vitit ’97, ka filluar të shihet dukshëm, veçanërisht këto dy-tre vitet e fundit. Viti i kaluar, për shembull, e shtoi varfërinë e trashëguar nga viti 2002 nëpërmjet aplikimit të 5 taksave të reja apo rritjes së fundi, të tarifave për shërbimin telefonik. E njëjta dukuri pritet të ndodh edhe gjatë këtij viti, pas rritjes së akcizës së cigareve dhe karburanteve, trefishimit të taksës së qarkullimit rrugor, shtimit të taksës mbi pasuritë e paluajtshme dhe rritjes së çmimit të energjisë elektrike gjatë muajit janar. Nga ana tjetër sipas, përllogaritjeve të bëra nga organizma dhe inistucione të ndryshme brenda dhe jashtë vendit ka gati 3 vite rresht që të ardhurat mesatare për frymë, për shembull, nuk shkojnë më shumë se 2,4 dollarë në ditë. Dhe në këtë tregues mesatar të ardhurash përfshihet të gjitha kategoritë e të ardhurave që nga ato më të ulëtat deri tek pagat më të larta të administratës shtetërore apo dhe të ardhurat e bosëve privatë.
Po, a mund të përballohet kostua e lartë e jetesës së qytetarëve shqiptarë me 2,4 dollarë në ditë, ndërkohë që 80% e kësaj shume përdoret për ushqime dhe një pjesë e mirë e qytetarëve të këtij vendi bëjnë pazar “me listë”? Kurrësesi s’ka si të përballohet kur vetëm fatura e energjisë, pas rritjes se re të çmimit në janar të këtij viti kërkon 30% të këtyre të ardhurave për t’u shlyer. Po kështu, gati 30% të tjera të të ardhurave mesatare të shqiptarërve i kërkon shlyerja e faturës së telefonisë, pavarësisht se nuk kanë të gjithë telefon. Kësisoj vetëm shlyerja e këtyre dy faturave u kushton shqiptarëve afro 60% të të ardhurave mesatare që ata sigurojnë në një ditë pune. A e di qeveria këtë realitet? Sigurisht që e di, por nuk është shtërnguar asnjëherë deri në atë cak, sa të punojë për të ndryshuar gjëndjen. Mundësitë janë, pasi në të kundërt të asaj që ka nisur fatkeqësisht të besohet, kapitalizmi i drejtë krijon shanse të panumërta për ta zhvilluar ekonominë dhe për ta ngritur mirëqënien e qytetarëve në nivele të larta.
Por ndryshimi nuk arrihet duke zëvendësuar diktaturën ekstreme me anarshinë totale.
Tashmë që “thika” e varfërisë, pas rritjes më të fundit të taksave dhe çmimeve u ka vajtur deri në palcë shumicës së qytetarëve shqiptarë është komike të protestohet me kërkesa politike, qofshin këto edhe për të drejtën e votës. E drejta themelore në një shoqëri njerësore është e drejta e jetës, por njerëzit nuk mund të jetojnë me ajër dhe me premtime të pambajtura pushtetarësh hileqarë. Por në një shoqëri të varfër ekonomikisht, sikundër është dhe shoqëria shqiptare, kjo e drejtë mbetet praktikisht e parealizuar. E në kushtet kur nevojitet “qeveria e ushqimit” të shqiptarëve, në mënyrën më komike krijohet “qeveria e integrimit” të tyre në Evropë. Bëhet sikur harrohet që integrimi i Shqipërisë në Evropë është një sfidë që mund të përballohet pas disa dekadash zhvillimi të vrullshëm ekonomiko-shoqëror të vendit, duke eleminuar, së pari, varfërinë që ka përfshirë shumicën dërrmuese të qytetarëve shqiptarë.
06/01/2004 ne Shekulli online
<span style="font-weight: bold">Jo, jo se nuk shkon puna vetem duke genjyer dhe duke bere propagande me keto genjeshtra</span>Ne dokumentin qe une kam rekomanduar jepen pervec vendeve dhe organizatave qe kryejne keto investime edhe datat kur jane kryer keto investimeve . <span style="font-weight: bold">Pra jo Nano gjen Fonde, por Investimet behen prej tjeterkujt ne baze te interesave te caktuara. Nanon as qe e pyet njeri njeri per ate pune.</span>Fillimisht postuar nga Martin1:
[qb] Po c'rendesi ka se kush i shtron rruget, dhe se ku i gjen Nano fondet, rendesi ka qe ne tani kemi rruge me shume sec kishim ne 92-97. .... [/qb]