Ku Duhet Gjykuar Sadam?

Ku Duhet Gjykuar Sadam?

Ne Iraq, sipas organizatave te drejtave te njeriut gjyqi i tij nuk do kishte mundesi te zhvillohej ne menyre te paanshme dhe te drejte -per shkak te urrjetjes apo emocioneve te lidhura me emrin e tij.

Ne nje gjykate nderkombetare, Hage, ku gjykohet Miloshevic, thuhet se nuk ka kompetenca te gjykoje krime te bera para krijimit te gjykates. Amerikanet nuk e njohin juridiksionin e nje gjykate nderkombetare, aq me teper tja lene europinave ne dore.

Ne Guantamo Bay si kriminel lufte nga nje gjykate ushtarake?

Amerike, Angli?
 

D-J

Forumium maestatis
Re: Ku Duhet Gjykuar Sadam?

e di qe me hap pun perher ti mu /pf/images/graemlins/laugh.gif

Anglia ka kushtetute, por eshte e pakodifikuar qe do te thote se nuk e ka te permbledhur ne nje liber te vetem sic e kane te tjeret.

Ajo qe po flasim nuk eshte as detaj dhe as ligj, por eshte parim, princip dhe ato nuk gjenden te kodifuara si ligje te vecanta. "Volenti non fit injuria", psh eshte perdorur qe nga romaket, qe do te thote: qe ne rast se je pergjegjes vete per nje demtim psh, nuk mund te kerkosh demshperblim. Keshtu dhe "innocent until proven otherwise". Une nuk po kapem pas asnje ideali, se e kuptoj shume mire rolin e politikes ne kete mes, por vetem po shprehem per nje minimum standart per ate qe ketu eshte God( ipafajsh derisa provohesh).
 

Petroninsja

Primus registratum
Re: Ku Duhet Gjykuar Sadam?

Kam frike se sdo ti vij asnje dite gjykimi do zhduket nga faqja e dheut... Ka inat te madh Bushi... /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

eros111

Primus registratum
Re: Ku Duhet Gjykuar Sadam?

Qe eshte mire e dime te gjithe, puna eshte se njerez jemi dhe na bie me mbare e keqja /pf/images/graemlins/smile.gif
 

D-J

Forumium maestatis
Re: Ku Duhet Gjykuar Sadam?

Amerika i dha dje Sadamit statusin "i burgosur lufte" si komandant i ushtrise se vjeter te mundur. Kjo i garanton atij te gjitha te drejtat, ne dukje, sipas Konventes se Gjeneves. A eshte kjo nje levizje nga amerikanet per t'a gjykuar vete ate si rob lufte? A duhet gjykuar Sadam si komandant i ushtrise se mundur apo si President i rregjimit te permbusur?
 

edoni

Primus registratum
Re: Ku Duhet Gjykuar Sadam?

death to the criminal.human rights do not appeal to individuals like saddam hussein.death to all the traitors of our homeland who sell their dignity for ***** .

death and nothing more.
a hole for a hole and nothing more.
 

Alanis

Primus registratum
Re: Ku Duhet Gjykuar Sadam?

Sadamin e ka gjykuar dikush tjeter me perpara se amerika, ZOTI. Do doja qe ta linin te vdiste nga semundja qe ka, do ishte denimi me i mire.
 

D-J

Forumium maestatis
Re: Ku Duhet Gjykuar Sadam?

Organizata te ndryshme nderkombetare i kane bere thirrje USA-s te akuzoj penalisht ose te liroj Sadamin para 30 qershorit ose perndryshe thyen ligjin nderkombetar.

US ia kane dhene Sadamit statusin e te Burgosur Lufte, por pas mbarimit te okupimit ne 30 qershor te gjithe te burgosurit qe nuk jane akuzuar penalisht duhet te lirohen.

US shpreson te filloj gjyqin nga fundi i vitit tjeter por deri tani thuhet se nuk kane dale deshmitare qe te deshmojne kundra tij.
 

michael madsen

Primus registratum
Re: Ku Duhet Gjykuar Sadam?

Eshte idiotesia me e madhe qe administrata aktuale e George Walker Bush mund te konceptonte dhe vinte ne praktike heqja nga pushteti e Sadam Huseinit.Ne emer te instalimit te demokracise ne nje vend si Iraku,me kulturen,historine,identitetin fetar apo etnik qe ka.Per me teper me Al-Qaeden neper kome qe do ta shfytezonte (sic po ben edhe tani) patjeter rastin e volitshem qe iu shfaq me krijimin e vakuumit politik ne Irak pas lufte.Jacques Chirac kishte plotesisht te drejte.Sadam Huseini mund te ishte nje klysh ku.rve,po ishte klysh ku.rve "i mire".Bota nuk ka nevoje per misionare,vizionare jorealiste pa eksperience ne politiken e jashtme,po per me shume dialog mes qyteterimeve dhe feve.

Sadam Huseini nuk e meritonte ate poshterim,ate fyerje kolosale qe iu be kur u kap.Nuk e meritonte as dhimbjen e papershkrueshme qe iu shkaktua kur iu vrane djemte si qen.Nuk mund ta quash diktator apo tiran kur sundonte ne nje vend ne te cilin torturat,krimet,zhdukjet,larjet e dhunshme te hesapeve jane buka e perditshme.Mund te duken vepra monstruoze nga kendveshtrimi dhe perceptimi i nje perendimori,por jo ne syte e nje arabi.Duhej myll "pazari" me Sadamin,jo t'i vihej pushka.


Ku duhet gjykuar?Atij njeriu nuk i behet me vone se ku do e vrasin.Ai besoj e quan veten tashme te vdekur.
 

gentilushi

Primus registratum
Re: Ku Duhet Gjykuar Sadam?

o vino o tironso po si mer lal nuk mendon nga kendveshtrime te ndryshme.e para punes Sadami ishte nje djall qe torturonte popullin.Enveri ka qene ku e ku me poshte.Venja e demokracise do te jete shume e veshtire te vihet ne Irak sepse njereizt jane te brymosur me Sheriatin e Kuranin e Shenjte prandaj per ata eshte e paimagjinueshme nje dimension demokratik.Ashtu sic eshte per kermillin qe ka vetem 3 dimensione dhe nuk e njeh kohen.
Atje mbasi te iki Amerikani do plasi nje lufte e tmerrshme civile akoma me keq.

por mund te themi qe NUK ESHTE DETYRE E USA TI JAPI FUND TIRANIVE(Ky ishte preteksi)NE BOTE POR OKB-se.
Dhe persa i perket Sadamit sipas ligjit nderkombetar eshte rob lufte i Amerikes prandaj sipas ligjit do denohet ne gjygje ushtarake amerikane apo ku di une por nje gje eshte e sigurte qe le te hidhen 5 miliarde njerez ne kembe qe ai te denohet ne Hage apo diku tjeter nuk ka per te ndodhur.
pse?sepse askush ose le te themi asnje shtet ne bote nuk i IMPONON dot Amerikes te beje ate qe nuk do?
 

antares

Primus registratum
Re: Ku Duhet Gjykuar Sadam?

Problemi i gjyqit te Sadamit eshte pak me i komplikuar sec duhet. Vini ka te drejte kur thote se askush ska te drejte te eksportoje "demokracine". Ne fund te fundit te ashtuquajturit "gjyqe amerikane" ashtu sic e tregoi dhe Nurembergu s'jane gje tjeter vecse lincime te ligjeruara.
E kush u jep te drejten kaubojsave te shkojne e te gjykojne Burra te huaj shteti?
Ah po harrova Bushi thote se ja ka dhene Zoti (bile Zoti i ka folur ne celukar).
Sigurisht edhe ne Irak nuk mund te gjykohet se ata qe kane "pushtetin" sot jane agjente te CIAS.
Per sa i perket luftes civile nese ajo shperthen per kete jane plotesisht fajtore kaubojsat qe vajte e futen hundet ne punet e nje kombi sovran kunder cdo parimi te te drejtes nderkombetare.
Sadami i mire apo i keq, su takon jankive ta vendosin.
 

michael madsen

Primus registratum
Re: Ku Duhet Gjykuar Sadam?

Jam pothuaj dakord me Antares,me perjashtim te pohimit mbi gjyqin e Nurnberg-ut,qe nuk eshte i sakte.Kjo lufte u nis me rrena,vazhdon me rrena,po do mbyllet me te verteten e hidhur qe jane vrare e gjymtuar e sakatosur rreth 2 mije ushtare amerikane(per te mos permendur agjentet sekrete qe kur vdesin zhduken pa nam e nishan),plus disa dhjetera te vdekur te tjere nga forcat e koalicionit dhe "objektivi" absurd i kesaj lufte te pakuptimte(por kuptimin e ka;NAFTA) nuk do te mund te realizohet kurre.Vdekja e tyre ka qene plotesisht e kote dhe per kete eshte pergjegjes George Walker Bush dhe keshilltaret e tij.

Eshte pergjegjes Bushi qe kujtonte se mund te imitonte shembullin e shkelqyer te Ronnald Reagan,pa pasur shkathtesine dhe pergatitjen e tij politike.Vizioni i tij i shtrember ka rritur terrorizmin,ka perkeqesuar situaten ekonomike ne bote dhe krijuar disa precedente te rrezikshem ne fushen e te drejtes nderkombetare.

Nese duhen rrezuar nga froni gjithe diktatoret e botes,atehere ju duhet bere lufte gjysmes se globit.Sadami mund te ishte diktator,tiran,gjakesor,barbar po nuk ka asgje per tu habitur pasi ato vende jane te mesuara tashme me mizorite dhe padrejtesite.Per me teper,te pretendosh se po con lirine,demokracine dhe te drejtat e njeriut ne nje vend si Iraku eshte nje fantazi e paster.Ata njerez jane te fiksuar me Islamin dhe Kuranin.As qe duan tia dine per llafet qe nuk i kuptojne te disa perendimoreve.Mund te behej dicka e tille ne Evrope pas Luftes se Dyte Boterore,po jo ne Azi.

Sic thashe me lart,nuk ka rendesi se ku do e vrasin Sadam Huseinin.Ai tashme s'ka asgje per te humbur.
 
Top