Kryeministria e Gjermanisë Merkel viziton Tiranën

Vizitë historike, Merkel takim me Ramën në Kryeministri, do qëndrojë për 4 orë në Tiranë


ancelarja gjermane, Angela Merkel, po qëndron në një vizitë historike në kryeqytetin shqiptar në kuadër të turit Ballkanik.
Në oren 13:33 minuta, avioni i Merkel u ul në pistën e avionit të Rinasit, ku u prit nga delegacioni qeveritar i kryesuar nga zëvendëskryeministri Niko Peleshi dhe zëvendësministrja e Jashtme Odeta Barbullushi.
Më pas kancelarja gjermane dhe eskorta që e shoqëronte u nis drejt Kryeministrisë. I gjithë udhëtimi u shoqërua nga masa të rrepta sigurie nga toka dhe ajri. Një helikopter i Forcave të Armatosura monitoronte nga sipër.
Në orën 14:13 minuta, Merkel sëbashku me eskortën mbërriti në oborrin e Kryeministrisë, ku veç Kryeministrit Rama dhe kabinetit qeveritar mirëseardhjen ia uruan dhjetra qytetarë që ishin mbledhur për të qenë dëshmitarë të kësaj vizite historike.
Pas ceremonialit shtetëror, Merkel vijoi me takimin kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama, ndërsa në 15:30 do të zhvillohet konferenca e përbashkët për shtyp.
Axhenda e kancelares do të vijojë në 16:00 më takimin me Presidentin e Republikës Bujar Nishani.
Dy do të jenë shtyllat e dosjes së Merkel ne Tiranë, ajo politike, ku në fokus do jetë mbështetja e Gjermanisë për integrimin e Shqipërisë në BE, por edhe vazhdimi i projekteve të gjithë rajonit të Ballkanit, të cilat morën udhë në konfrencën e Berlinit.
Shtylla e dytë, bashkëpunimi ekonomik.
Në orën 17:00 kancelarja Merkel do të marrë pjesë në konferencën ekonomike që do të mbahet tek “Tirana Biznes Park”, një investim gjerman që u përurua pak ditë më parë nga kryeminsitri Rama.
Aktualisht, Gjermania është donator i parë europian në Shqipëri.
E gjtithë vizita e Merkel, do të shoqërohet me masa të forta sigurie.
Burimet thanë se mbikqyra policore, do te jetë e të njëjtave nivele me atë të vizës së Atit të Shenjtë dhe kryeministrit serb në Shqipëri.
Kancelarja Gjermane do të lërë Shqipërinë në orën 18.00
Kjo është vizita e dytë e një kancelari gjerman, pas asaj të Gerhard Shrëdër në vitin 1999, që erdhi në Shqipëri për të takuar trupat gjermane të KFOR, që ishin stacionuar në vendin tonë, si pjesë e misionit paqeruajtës në Kosovë.
attachment.php
 

Universal

AnonymouS
Interviste për VOA, Vizita e Merkel, Bushati: Historike, por nuk presim thes me para për Shqipërinë

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati deklaron se vizita e kancelares Merkel ka rëndësi historike jo vetëm për marrëdhëniet dypalëshe por edhe për zhvillimet në rajon.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Bushati shprehet se Gjermania ka kuptuar qartë rëndësinë gjeoekonomike dhe gjeostrategjike që ka rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe kërkon një angazhim edhe më kapilar për të ngushtuar hendekun që ekziston sot për sot mes vendeve të rajonit dhe BE-së.
“Gjermania gjithashtu ka një interes të shtuar në rajonin tonë, gjë e cila shihet me pozitivitet nga të gjitha vendet e tjera të rajonit, për të mos lejuar asnjë vakum që mund të shfrytëzohej nga aktorë të tjerë”.
Megjithatë, thotë Ministri i Jashtëm, shqiptarët duhet të jenë me këmbë në tokë në pritshmëritë e tyre nga kjo vizitë.
“Ne nuk po presim një thes me para në kuptimin figurative të fjalës nga Gjermania. Ne do të duhet të bëjmë të gjitha detyrat e shtëpisë një më një. Ne shpresojmë dhe dëshirojmë të përfitojmë në radhë të parë nga kultura e punës gjermane, nga kultura e të bërit biznes, nga mënyra se si mund të përmirësojmë marrëdhëniet me njëri-tjetrin në rajon, falë mbështetjes gjermane, falë eksperiencës që Gjermania ka në këtë proces”.
I pyetur se sa e gatshme është Shqipëria të ofrojë garanci dhe siguri për investimet gjermane, Bushati thotë:
“Eshtë një proces i vështirë sepse kërkon një vullnet të hekurt politik, kërkon ndërtimin e institucioneve të forta demokratike, institucioneve ligjzbatuese të cilat kanë një përgjegjësi në tërheqjen e investimeve të huaja, sidomos investimeve gjermane”.
Kancelarja gjermane mbërrin në Tiranë rreth orës 13:50 të ditës së mërkurë dhe më pas do të vizitojë edhe Bosnjën e Serbinë.

Intervista e plote per VOA

Zëri i Amerikës: Zoti Ministër, pas pak ditësh në Tiranë pritet vizita e kancelares gjermane Angela Merkel, një prej udhëheqësve kryesorë europian. Cfarë domethënie ka kjo vizitë?
Z. Ditmir Bushati: Së pari është vizita e parë dypalëshe, apo vizita e parë një kancelari gjerman në Shqipëri, sepse ajo e kancelarit Schröder ka qenë në kuadër të krizës në Kosovë. Eshtë takimi i tretë që do të zhvillohet ndërmjet kancelares gjermane dhe kryeministrit Rama. Në këtë kontekst vizita e kancelares gjermane në Tiranë merr një rëndësi historike, për zhvillimin e marrëdhënieve dypalësh por dhe ecurinë e Shqiërisë dhe vendeve të tjera të rajonit në kuadër të procesit të integrimit europian.Eshtë një vizitë e cila do të ketë në qendër të vëmendjes jo thjesht marrëdhëniet dypalëshe në planin politik, ekonomik apo cështjet e sigurisë, por edhe zhvillimet në rajon duke qenë se kancelarja do të vizitojë dhe Serbinë dhe Bosnjen pa Shqipërisë.
Zëri i Amerikës: Kancelarja pati një takim para disa ditësh dhe me kryeministrin e Kosovës. Tani Tirana. Serbia, Bosnja… Cfarë domethënie ka dhe për rajonin një vizitë e tillë?
Z. Ditmir Bushati: Së pari Gjermania në planin europian konsiderohet si kontributorja kryesore në rajon gjatë këtyre 25 viteve. Së dyti, është evidente fuqia transformuese që Gjermania ka në rajon, roli i saj i shtuar, aq më shumë gjatë viteve të fundit, kur nga njëra anë duket sikur kemi një ngadalësim të proceseve të zgjerimit në vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe në disa raste kemi një vëmendje deri diku sporadike ndaj Ballkanit Perëndimor duke e konsideruar këtë tashmë një histori gati të mbyllur, një histori suksesi. Nga ana tjetër, Gjermania, e cila duket se e ka kuptuar shumë qartë rëndësinë gjeoekonomike dhe gjeostrategjike që ka rajoni i Ballkanit Perëndimor, dhe kërkon një angazhim edhe më kapilar edhe më të strukturuar, për të ngushtuar hendekun që ekziston sot për sot mes vendeve të rajonit dhe BE-së. Eshtë po Gjermania e cila është investuar në rrugë diplomatike dhe politike për të lehtësuar dhe ndihmuar proceset e ripajtimit që kanë nisur në Ballkanin Perëndimor. Dhe është po Gjermania, e cila vjet, me iniciativën e kancelares Merkel, dizenjoi një program për vendet e Ballkanit Perëndimor, jo si zëvendësues ndaj rrugës apo procesit të integrimit europian, por si ndihmues duke patur parasysh gjithnjë nevojat me të cilat përballet rajoni ynë, mungesën e ndërlidhshmërisë, mungesën e komunikimit të plotë, mungesën e një bashkëpunimi rajonal të zhdërvjellët. Dhe shohim që pikërisht në këto fusha, të gjitha vendet po përpiqen të bëjnë progres, falë edhe mbështetjes gjermane.
Zëri i Amerikës: Po përse gjithë ky interes i shtuar i Gjermanisë ndaj Ballkanit, i cili sic thatë dhe ju, gati gati është në kontrast me atë të vetë Bashkimit europian?
Z. Ditmir Bushati: Gjermani është vendi me peshën kryesore në BE, dhe besoj se ka kuptuar më së miri rëndësinë gjeopolitike dhe gjeoekonomike që ka Ballkani Perëndimor në raport me Europën, me atë që konsiderohet BE. Kriza në Ukarinë, në Lindjen e Mesme, fenomenet e terrorizmit, fenomenet që kanë ndërtuar apo që kanë vënë në pikëpyetje arkitekturën e sigurisë europiane, kriza greke e cila po shpërfaqet në të gjithë dimensionet e saj, besoj se e kanë bërë Gjermaninë më të vëmendshme për t’u angazhuar së bashku me vende të tjera të BE-së, me institucionet e BE-së dhe me institucionet e tjera financiare ndërkombëtare, dhe pse jo me partnerë në botën e tregut privat, për të mbështetur një angazhim më të struktuar të vendeve të Ballkanit Perëndimor, për ta transformuar Ballkanin Perëndimor në një rajon të vërtetë në kuptimin politik, në kuptimin ekonomik të fjalës, cka nuk është i tillë. Dhe Gjermania gjithashtu ka një interes të shtuar në rajonin tonë, gjë e cila shihet me pozitivitet nga të gjitha vendet e tjera të rajonit, për të mos lejuar asnjë vakum që mund të shfrytëzohej nga aktorë të tjerë.
Zëri i Amerikës: Sa realiste janë shpresat e vendeve të rajonit ndaj këtij angazhimi të Gjermanisë, duke patur parasysh dhe ato që ju përmendët, Konferencën e Berlinit, konferencvën e radhës që pritet të mbahet në muajin gusht në Austri, për mbështetjen financiare që rajoni i Ballkanit kërkon për infrastrukturën, ndërlidhjen…
Z. Ditmir Bushati: Besoj se duhet të jemi shumë të drejtpërdrejtë dhe shumë të sinqertë me qytetarët shqiptarë. Ne nuk po presim një thes me para në kuptimin figurative të fjalës nga Gjermania. Ne do të duhet të bëjmë të gjitha detyrat e shtëpisë një më një. Ne shpresojmë dhe dëshirojmë të përfitojmë në radhë të parë nga kultura e punës gjermane, nga kultura e të bërit biznes, nga mënyra se si mund të përmirësojmë marrëdhëniet me njëri-tjetrin në rajon, falë mbështetjes gjermane, falë eksperiencës që Gjermania ka në këtë proces. Dhe ne gjithashtu, shpresojmë që të kemi një vëmendje edhe më të shtuar gjermane për të zbatuar një më një të gjitha ato cështje për të cilat ne kemi rënë dakort vjet në konferencën e Berlinit, dhe të shkojmë në konferencën e Vjenës që do të jetë në vetëm pak javë, me një paketë të plotë projektesh për vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat do të duhet të zbatohen në të ardhmen e afërt, dhe shpresoj jo në të ardhmen e largët. Dhe në këtë drejtim besojmë që ndihma dhe prania gjermane do të jetë strumentale për të gjitha vendet e rajonit.
Zëri i Amerikës: Duke u kthyer në marrëdhëniet dypalëshe. Gjatë vizitës së saj, kancelarja Merkel do të marrë pjesë së bashku me kryeministrin Rama dhe në një forum ekonomik. Sa është e gatshme Shqipëria të ofrojë garanci dhe siguri për investimet gjermane dhe praninë e kompanive serioze gjermane
Z. Ditmir Bushati: Ky është një proces në të cilin ne jemi të dedikuar plotësisht. Eshtë një proces i vështirë sepse kërkon një vullnet të hekurt politik, kërkon ndërtimin e institucioneve të forta demokratike, institucioneve ligjzbatuese të cilat kanë një përgjegjësi në tërheqjen e investimeve të huaja, sidomos investimeve gjermane. Disa punë të mira janë bërë në këtë drejtim, edhe me inaugurimin e Parkut të Biznesit, edhe me takimin e madh të biznesit që do të organizohet në praninë e kancelares Merkel dhe ryeministrit Rama. Po punohet me palën gjermane në sektorë strategjikë të zhvillimit ekonomik të vendit, sic është telekomunikacioni, energjia apo portet dhe aeroportet. Dhe ne do të shpresonim dhe do të dëshironim që të punonim në hapjen e shtigjeve të reja për të mundësuar një prani edhe më të madhe të kompanive gjermane këtu. Dhe për të bërë biseda dhe aktivitete më të strukturuara, sic dhe kanë nisur, me landet gjermane, sepse dihet pesha e tyre dhe interesi për të qenë të pranishëm në këtë pjesë të Europës.

ORA NEWS
 

Dreamer

Under the Dome
Per cfare erdhi apo te pije kafe turke e raki thane ?
Sme ka pelqyer kurre ne asgje kjo femer !!
 

-Zana-

e...Thjeshte
Me pelqen si politikane Merkel , per faktin qe kerkon ti evitoje/eliminoje lufterat me patjeter.... ama duhet te pranojme faktin qe e vetmja arsye pse u kap pas Shqiperise ...ishte qe mos te ja marri copen e madhe Amerikani, gjithsesi me k'te jemi shume me mire se me Amerikanin/Rusin.
 

Dreamer

Under the Dome
Ky titulli "Zonja e hekurt" apo zoteria* per mendimin tim seshte asgje tjeter pervec se pluhur propagandistk per popullin e bere si zombie pas politikes &CO
Jemi te vetdijshem se sot nuk "komandon" as Znj Merkel dhe as Z. Obama por Sistemi qe eshte pas tyre dhe keta s'jane asgje me shume se "dordolecet" e Sistemit.
 

hareid

Papirus rex
Ruset dhe Putini bile e quajne marionete amerikane. Heren e fundit Putini tha: "Ndoshta ne te ardhmen kur duhet te bisedojme per marredheniet tona me Gjermanine, delegacionin tone duhet ta dergojme ne Amerik dhe jo Gjermani...."
 

joetisti_

Locus omnem
Per te share jemi te paret.
Merkel do te kete gjithe dashamiresine shqiptare po te mbaje dhe te sistemoje mire ata shqiptare qe i vajten kohet e fundit. Kurse per ne, meqe Gjermania eshte shume mire ekonomikisht ne keto kohe kritike per Europen, mund te na jape nje borxh afatgjate qe te levize me se fundi edhe ekonomia jone per mire. Qe te na ndodhe dicka si Greqia, pak mundesi ka sepse, jo per besnikerine e atyre qe manaxhojne borxhin, por per vete sigurine qe duan qe borxhi te lahet, do te lahet pasi te na kete krijuar neve kushte te mira.
Une s'them se duhen braktisur shtete qe historikisht na kane mbeshteur, por me bene habi kur degjoj: "partner stategjik" per disa shtete qe s'jane mire as vete. Partner strategjik, Gjermania duhet te jete.

Mire se na urdherove Zonja Merkel !!
Ne jemi shqiptare qe e kemi tradite te themi se na ke ardhur per te na bere ndonje te keqe, mbase te na pushtosh, por mos na e vere re. Le te thoshin edhe per politikanet tane, qofte ne, qofte ju, se jane te lidhur me "imperialistet" amerikane, por vetem te kishim suksesin e vendit tuaj...
 

hareid

Papirus rex
Gjermania do te kishte edhe me shume sukses po te mos ishte e varur nga politika amerikane. Merkel para disa viteve ishte shume me teper e popullarizuar ne Gjermani . Keto dy-tre vite, sidomos per arsye te krizes ne Ukraine, filloi t'i ulet popullariteti. Tani e quajne "Kukulla amerikane"...
 

joetisti_

Locus omnem
Ne duhet te lidhemi me nje shtet qe s'eshte i lidhur me Ameriken. Amerika eshte tiger prej letre :)
Merkel ne Shqiperi s'erdhi as si grua e bukur, as si ndonje gje tjeter personale. Ajo perfaqeson popullin dhe shtetin Gjerman dhe ne kemi nderin ta mirepresim.
Edhe pa patur asrye direkt perfitimi, le qe pastaj u kemi "borxh" qe na ndihmuan dhe na ndihmojne.
 

agim40

Valoris scriptorum
Dikujt i pelqen e dikujt jo...
Nese kerkohet nje "zonje e hekurt" mbas Margaret Thacher (ish kryeministres angleze)
atehere kjo zonje do te ishte Angela Merkel...;)

Mua s'më pëlqen fare. Kur del në TV e ndrroj menjiher programin
 

hareid

Papirus rex
Ne duhet te lidhemi me nje shtet qe s'eshte i lidhur me Ameriken. Amerika eshte tiger prej letre :)
Merkel ne Shqiperi s'erdhi as si grua e bukur, as si ndonje gje tjeter personale. Ajo perfaqeson popullin dhe shtetin Gjerman dhe ne kemi nderin ta mirepresim.
Edhe pa patur asrye direkt perfitimi, le qe pastaj u kemi "borxh" qe na ndihmuan dhe na ndihmojne.

Ke të drejtë!
 

agim40

Valoris scriptorum
Ne duhet te lidhemi me nje shtet qe s'eshte i lidhur me Ameriken. Amerika eshte tiger prej letre :)
Merkel ne Shqiperi s'erdhi as si grua e bukur, as si ndonje gje tjeter personale. Ajo perfaqeson popullin dhe shtetin Gjerman dhe ne kemi nderin ta mirepresim.
Edhe pa patur asrye direkt perfitimi, le qe pastaj u kemi "borxh" qe na ndihmuan dhe na ndihmojne.

Po Gjermania është e lidhur shumë me Amerikën...Megjithatë për vendin tonë është shumë mirë që Angela e vizitoi
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Nuk e di , se në çfarë aspekti jeni ndalur ju për të dhëne një konkluzion për mënyren e qeverisjes apo në aspektin e performances.

Në perceptimin tim minimalist ;
ajo që më pelqen është thjeshtesia e saj!
Dhe se nuk ke nevoje të jesh e varur nga një mashkull për të qene e pushtetshme në jete. E vetmja që bën të përulen funksionaret e larte të shtetit burra , pikërisht fale modestise pa qenë nevoja për vithe , për gjoks , apo buzë silikon.

Mendoj se mund të jetë një shembull për shoqerine tonë post-tranzicioniste që vuan nga mania e "dukjes" , sipërfaqesia e tepërt.Në shoqerite e zhvilluara nuk mjafton vetëm të jesh , por edhe të dish si!
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Në vitin 1897 , "Albania"
Faik Konica shkruante ;

"Ahere c'ka me u-bërë Shqipëria? pyesin Shqiptarët , pyesin miqt' e Shqipërise. Sot për sot fare vërtet është te themi se më të shumtët midis Shqiptarëve kanë zëmbëre kuptimin kombiar. Le të themi që Turqia u-rëkëllye dhe u-prish : ne c'të bëjme?
Italianët dhe Malëzinjtë në të mëngjer , Bullgarët në të djathte , Serbët mi kokë dhe Grekërt së poshtërmi do të derdhen si të tërbuar në bark të Shqipërise.
Shqipëria ka nevojë të përpiqet të ketë krahun e nonjë Shtetit të shendoshë dhe të math qe të mos na dojë të ligën , po për kundrë të na hapnjë udhëra për një autonomi të miaftme , për përparimin e kombit-Për Shpëtimin"

E gjeni për më shume tek libri i tij , Vepra 3 , Publicistika. Se kaq munda të shkruaj , me titullin "Pa krahë , Shqipëria është e humbur".
Pra me pak fjale , e kemi të nevojshem bashkëpunimin me fuqitë e medha kur rrethohemi nga shtete fqinje si hiena.

Mbas dobësimit të Greqisë kam bindjen se
Shqipëria do të shikohet si faktori më i rëndësishëm në Ballkan.
 

agim40

Valoris scriptorum
Tamam ashtu është. Sërbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë Europa nuk u beson shumë, për shkak të marrëdhënieve që këto shtete i kanë me Rusinë. Ne duhet të e shfrytëzojmë situatën dhe ti tregojmë Europës që te ne duhet të kenë besim.....
 

hareid

Papirus rex
upload_2015-7-9_20-10-8.png

Shtypi gjerman i dha mjafte rendesi vizites se Merkel ne Shqiperi....
Ne nje artikel dedikuar - Hyrjes se Shqiperise ne BE - theksohet: "Merkel siguron mbeshtetjen Gjermane" i citon fjalet e saj: "Mendoj qe Shqiperia ben hapa te medha ne drejtim te bashkimit Europian dhe Ne Shqiperine do ta mbeshtesim ne kete drejtim (rruge)..."
 
Top