Re: Kruje,o qytet i bekuar!
ja selom alejkum tgjithve.
mfalni per mungesen po nejse...
shifni lexoni dhe mrekullohuni
Krutaneve u vjen uji ne shtepi
Eshte riparuar plotesisht demi i shkaktuar, dy dite me pare ne nje pjese te ujesjellesit te Krujes, nga vendosja e nje sasie dinamiti ne njeren nga linjat kryesore te tij. Duke u gdhire dita e diele, date 08.02.2004 ne vendin e quajtur Ura e Tares afer fshatit Shkrete, Komuna Cudhi, ne njeren nga linjat kryesore te furnizimit te ujesjellesit te qytetit Kruje, (Linja e Livadheve) eshte vendosur nje sasi eksplozivi duke e demtuar ate dhe duke penguar ne furnizimin me uje te rreth 50 % lagjeve te qytetit. Nga ky demtim per momentin mbeten pa furnizim me uje te pijshem rreth 6 mije banore. Nisur nga kjo situate drejtoria sh.a., e Ujesjellesit gjeti si zgjidhje provizore furnizimin, me orar te kufizuar te ketyre banoreve, nga linjat e tjera te rrjetit te ujesjellesit te Krujes, per daten 09 shkurt dhe gjate oreve te para te dites se djeshme. Nderkaq nga ana e drejtorise sh.a. Ujesjelles-Kanalizimeve Kruje eshte marre kontakt me Komisariatin e Policise se qytetit dhe jane lajmeruar banoret per demin ne fjale. Menjehere nga kjo drejtori jane marre te gjitha masat duke organizuar te gjithe stafin teknik dhe hidraulikeve me te gjitha pajisjet, materialet dhe mjetet e nevojshme, te cilet pasi kryen te gjitha formalitetet e nevojshme punuan per eleminimin e ketij defekti te rende. Punetoret jane detyruar te marrin paisjet dhe materialet ne krah per mungese te rrugeve dhe mjeteve. Nderkohe dje ne oret e mesdites, ka perfunduar riparimi i plote i demit te shkaktuar dhe ka filluar furnizimi normal i banoreve te qyteit te Krujes me uje te pijshem.
KORRIERI