Al-Punk
Still here
Ky krokodil ka dalë nga ujërat e Australisë veriore për të kapur një copë mishi që mbante një turist jashtë varkës, me të cilën udhëtonte. Turistët në varkën mbi lumin Adelaide afër Darvin u tmerruan kur krokodili 80-vjeçar kërceu papritur nga uji për të kapur ushqimin, duke e shmangur më së miri turistin. Ushqimi i krokodilëve është një ‘detyrë’ për turistët në këtë lumë, por zakonisht ata kanë të bëjnë me këlyshë të zvarranikëve. Por i emërtuari Brutus ishte surprizë për të gjithë. Fotoja u mor nga një fotografe e “Northen Territory news”, që ndodhej rastësisht në varkë me fëmijët e saj.
	
	
	
		
		
		
			
		
		
	
	
		 
	
http://www.shqiperia.com/lajme/lajm/nr/11494/Kur-ushqen-krokodilin
			
			 
	http://www.shqiperia.com/lajme/lajm/nr/11494/Kur-ushqen-krokodilin
 
				 
 
		 
 
		