Krime Enveriste

Prim

Primus registratum
Re: Krime Enveriste

Keni pare ndonjehere formular per te hyre ne Amerike? Pyetja e pare eshte a ke qene anetar, a ke ndihmuar, a ke patur lidhje, shkurt a ke marre firome KOMUNISTE. Amerika ka sot per sot demokracine me te mire, mbase jo te persosur, dhe ua ka nxire dhe ua nxin jeten komunistave. Po te qe i mire komunizmi do kish "triumfuar" andej nga nisi. Lerini dokrrat, KOMUNIZMI eshte lubi me shtate koke (as nazistet nuk kane vrare aq njerez sa zhduku komunizmi). Poshte komunistet ngado qe jane (se komunizmi vete na e mori te keqen).
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Krime Enveriste

Hahaha... sa e vertete puna e formulareve per te hyre ne Amerike! Dhe hipokrizia me e madhe eshte se keto komuniste te ndershem jane te paret qe marrin statuset politike ne Amerike si te persekutuar ne kohen e komunizmit... dhe per cdo argument qe thone kane nxjerre dhe nje tufe me dokumentash te rreme... dhe na flasin per pastertine dhe ndershmerine e komunisteve shqipetare... dhe e kane share imperializmin amerikan dhe tani aplikojne ku te marrin ndonje welfare apo pension gjynafesh prej ketij imperializmi...
Lind pyetja nese ja vlen te arsyetosh me kete kategori mileti? JO!
 

Prim

Primus registratum
Re: Krime Enveriste

Po jane te poshter, moj AnaBlue, jane qena. Ata bene hasha far e fis per ta patur mire me Partine, jo te mos nxjerrin ca dokumenta fallco e te hiqen me demokrate se Amerikanet, qe te hyjne ne Amerike. Mjere Shqiperia, thuaj, qe ka mbetur ne doren e tyre. Mire tha Gim Bajko "Hajmutet e dutit"
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Krime Enveriste

<img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />

Mos e merr me kaq zjarr se jane me nje kembe ne varr! <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

mostro

Putraku
Re: Krime Enveriste

Ata rrahen ne are baben tim zigurin.
vrane xhaxhane tim kalemin.dhe naten ne mbrembje pasi i hudhn nga nji dore benzin shtepise dogjen te gjithe pjestaret e fisit ton.une me hallen peshtum per nji qime.
dhe e gjitha kjo erdhi nga ty o plaku MERE.BJERI ME TOP MATO GRUDA.....
EHEHEHEHEH ike plaku mere ikeeeeeeeee <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
u qeka teme tjeter <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> me falni per interrucionin.. <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

kastriot

Primus registratum
Re: Krime Enveriste

Dëshmia e bujshme e 62-vjeçarit, Nikoll Pëllumbi, nga fshati Gjuraj i malësisë së Shkodrës, lidhur me historinë tragjike të vitit 1947, kur i vëllai, Mëhilli, sulmoi me granata eprorët e tij

Përmet 1947, vrasja e 15 oficerëve nga ushtari Mëhill


--------------------------------------------------------------------------------

Dashnor Kaloçi

Atë ditë janari të vitit 1945 që Mëhilli u nis nga shtëpia për të shkuar ushtar, nëna jonë, Dila, zuri të qajë me ulurima duke thënë se ai djalë nuk kishte për t'u kthyer më i gjallë në shtëpi, pasi ai ishte i betuar kundër komunistëve dhe ata do ta vrisnin atë. Ajo parandjenjë e nënës m'u kujtua atë fillim gushti të vitit 1947, kur Kryetari i Këshillit të fshatit tonë, erdhi e na dha mandatën e vrasjes së Mëhillit, duke iu thënë prindërve tanë: "Djali juaj është vrarë duke luftuar kundër komunizmit dhe Pushtetit Popullor". Që nga ajo ditë e deri në shëmbjen e regjimit komunist të Enver Hoxhës, familjen tonë e ndoqën vetëm ditë të zeza, me vrasje, burgime dhe internime. Ajo ngjarje u bë shkak që familjes sonë nuk iu nda asnjëherë lopata nga dora dhe për atë na e thoshin se e kishim të tepërt, duke na e përmëndur historinë e vëllait tonë, Mëhillit, "armikut të rrezikshëm që kishte vrarë 15 ushtarakë në garnizonin e Përmetit".

Njeriu që flet dhe dëshmon për herë të parë për "Gazetën", është 62-vjeçari Nikoll Pëllumb Pjetri me origjinë nga fshati Gjuraj-Plan i Pultit të Dukagjinit, i cili rrëfen për herë të parë gjithë historinë e familjes së tij dhe vëllait, Mëhillit, i cili në verën e vitit 1947, ishte autori i ngjarjes së bujshme që tronditi qeverinë komuniste të Tiranës. Po cili ishte Mëhill Pëllumbi, cila ishte e kaluara e familjes së tij dhe në ç'rrethana ndodhi ajo ngjarje e cila edhe sot e kësaj dite mbahet mënd nga banorët e fshatit Çarshovë të Përmetit?! Cila ishte zanafilla e debatit të nisur ndërmjet Mëhillit dhe komandantit të tij dhe ç'lidhje kishte ai oficer me ngjarjen që kishte ndodhur në vitin 1945 në fshatin e Mëhillit, ku kishte mbetur i vrarë një person tepër i njohur i quajtur Losh Kolaj (Gjuraj)? Përse fshatërt e Çarshovës ngulën këmbë që ai të varrosej në varrezat e fshatit të tyre dhe si u bë e mundur gjetja e eshtrave të tij pas më shumë se një gjysëm shekulli?

Familja Pëllumbi, kundër çdo qeverie
Mëhill Pëllumbi u lind në vitin 1920 në fshatin Gjuraj-Plan të Pultit të Dukagjinit prej nga është dhe origjina e asaj familje, dhe ai ishte fëmija i tretë i Pëllumb Pjetër Pëllumbit, nga tetë fëmijë që kishte ai. Lidhur me të kaluarën e asaj familje, më i vogli i djemëve të saj, 62-vjeçari Nikoll Pëllumbi, dëshmon: "Ne si familje jem kenë gjithëherë kundra çfardolloj qeverie që ka pas ku vënd, që nga koha e Monarkisë së Zogut e deri më tash. Nuk është se ne i kena ra kujt në qafë, përkundrazi të gjitha qeveritë që kan ardh e kan shkue, na kanë trazue vet të parët. Ngatërresat e familjes sonë kanë fillue që në kohën e Shkajut, kur pasi i kem luftue me armë në dorë, na i kanë djeg dy herë kullat. Po kështu ka ndodhë edhe me ardhjen e Zogut në fuqi, kur Vas Kiri me disa malsorë shkoi dhe i ra postës së xhandarmërisë së Urës së Mesit në Shkodër. Pas asaj ngjarje, në shenjë hakmarrje, Zogu na çoi fuqina të mëdha xhandarësh që erdhën dhe na bënë raprezalje, duke u vrarë me kushërinjtë e babës tonë. Nga ajo përplasje mbetën të vrarë dy xhandarë, varret e të cilëve edhe sot e kësaj dite janë aty në vëndin e quajtur Kodër Qershizë. Që nga ajo kohë megjithëse Zogu nuk nga na ngacmoi ma, familja jonë njihej si antizogiste dhe nuk u pajtuem kurrë me të. Edhe me ardhjen e Italisë në vitin 1939, familja jonë nuk u përzie fare me Luftën, por kena shique hallin tonë me punu atë cop tokë dhe me hangër i copë bukë me nder. Po kështu edhe komunistët që filluen me dalë në skenë aty nga koha e Luftës, ne nuk i kena dashtë kurrë dhe partizanët nuk i kena pranue kurrë me bujtë në shtëpinë tonë. Ne si familje jem kenë të lidhë shumë me fenë katolike dhe jem brymos me një edukatë kristiane prej Padër Justin Rrotës, i cili ka shërbye si famullitar në fshatin tonë. Unë jam kenë shumë i vogël atëhere, por mbaj mënd prej prindërve dhe vëllezërve më të mëdhëj, që më kanë tregue se Padër Justni thoshte gjithëhere: "E keqja e këtij veni ka për t'i ardhë vetëm prej Moskovit". Por më shumë prej të gjithëve nga shtëpia jonë, me bindjet antikomuniste është kenë brymos vëllau, Mëhilli, i cili nuk ka pasë asnjë klasë shkollë dhe ka mësue shumë prej Padër Justinit", kujton 62-vjeçari Nikoll Pëllumbi, lidhur me historinë e familjes së tij, e cila njihej si shtëpi rebelësh që nuk i nënshtroheshin asnjë regjimi.

Debati i Mëhillit me komandantin
Pas mbarimit të Luftës në janarin e vitit 1945, kur u bë mobilizimi i parë ushtarak nga qeveria komuniste e sapoardhur në pushtet, Mëhill Pëllumbi, u thërrit për të kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Lidhur me këtë dhe me ngjarjen e bujshme që ndodhi dy vjet më vonë në qytetin e Përmetiti vëllai Nikoll Pëllumbi dëshmon: "Në atë kohë që Mëhilli iku nga shtëpia për të shkuar ushtar, unë nuk jam kenë ma shumë se katër vjeç e gjysëm, por i mbaj mënd shumë mirë të qarat e nanës për Mëhillin. Në fillim Mëhilli u mobilizue ushtar në Tiranë e më pas në Korçë e në fund në Përmet. Që nga dita që ai shkoi ushtar dhe deri në atë kohë që na erdhi lajmi në shtëpi për ngjarjen e tijna, ne si familje nuk kena pasë asnjë kontak me të. Ngjarja e Mëhillit ka ndodhë në fshatin Çarshovë të Përmetit ku ai ishte ushtar për së fundi dhe zanafilla e sherit të tij, nisi pasi njeni nga oficerët që ai e kishte si komandant, ishte kenë në operacionet që kishin ba Forcat e Ndjekjes në fshatin tonë në vitin 1945, kur patën vra Losh Kolën (Gjurajn), që ishte i njoftun në të gjithë malësinë. Mëhilli sapo e mori vesh se komandanti i tij kishte marrë pjesë në vasjen e Loshit, filloi debatin me të duke i thënë: "Shoku komandant, ti dhe shokët tu nuk keni ba burrni, sepse nuk vritet njeri për një copë hekur". Mëhilli e kishte fjalën për Loshin që e kishin vrarë atëherë për një pistoletë që i kishin gjetë me vete. Pas kësaj, oficeri i tha Mëhillit: "Ti je verior dhe të gjithë ju veriorët jeni reaksionarë". Pas atyre fjalëve oficeri iu drejtua ushtarëve të tjerë që ishin në rresht, duke u thënë: "Edhe këtij i duhet bërë si, patriotit të tij, Losh Kolës". Mëhilli nuk e duroi dot më dhe iu kthye: "Komandant, dy shqiptarë janë tepër që të vriten për një copë hekur". Pas fjalëve të Mëhillit, komandanti i tha: "Ju nuk jeni shqiptar, ju jeni fashista". Këto fjalë të oficerit të tij, Mëhilli nuk mundi me i durue dot dhe në atë moment duke nxjerrë revolen prej brezi i ka thënë: "Me që unë nuk jam shqiptar, na m'i 'i baj të fala Losh Kolës" dhe ka shti disa herë në drejtim të komandantit duke e lënë të vdekun në vënd", kujton Nikoll Pëllumbi lidhur me vëllanë e tij, Mëhillin, që në gushtin e vitit 1947, vrau komandantin e tij në një repart të Korpusit të Përmetit, pas një sherri që nisi lidhur me një vrasje të bërë dy vjet më parë në fshatin Gjuraj të Pultit të Dukagjinit.

Vrasja e oficerëve
Po ç'ndodhi më vonë me ushtarin Mëhill Pëllumbi, pasi ai qëlloi dhe e la të vdekur në vënd komandantin e tij, pas debateve të ashpëra që bënë me njëri-tjetrin? Lidhur me këtë, Nikolla dëshmon: "Pasi Mëhilli qëlloi duke vrarë komandantin e tij, të gjithë shokët e tij ushtarë që ishin të rreshtuar shtangën dhe askush prej tyre nuk bëri asnjë lëvizje në drejtim të tij, ndonëse ishin të gjithë të armatosur me pushkët në krah. Në ato momente që u dëgjuan krismat, një grup i madh oficerësh që ishin duke zhvilluar stërvitje teorike në një çadër aty pranë, dolën menjëherë përjashta dhe me armët në dorë i bënë thirrje Mëhillit që të dorzohej. Por Mëhilli, jo vetëm që nuk u dorzua, por në çast ai nxorri nga brezi dy-tre granata dore dhe ua hodhi menjëherë në drejtim të tyre. Aty u bë kasaphanë e vërtetë, pasi mbetën të vrarë pjesa më e madhe e oficerëve, reth 12 vetë, e disa të tjerë u plagosën. Pas kësaj Mëhilli ia dha vrapit duke dalë nga reparti e mori rrugën për në drejtim të fshatit Çarshovë. Kur ka mbërritur në atë fshat, ai nuk kishte më fuqi për me ec dhe u fut në një shtëpi ku banonte e vetëme një plakë e vjetër pa njeri. Pas pak aty në atë shtëpi ai u rrethua nga forcat e shumta të ushtrisë që kishin filluar ndjekjen e tij që nga Përmeti. Ato kishin urdhër që ta kapnin të gjallë Mëhillin, por pozicioni i shtëpisë ishte i tillë që ata e kishin të vështirë që ta bënin atë gjë dhe prej faktit se ai ishte i armatosur e qëllonte në të rrallë në drejtim të tyre. Ashtu me shkëmbime zjarri nga të dy palët, kanë vazhduar deri sa po zbardhte drita dhe nga të shtimet e Mëhillit, mbetën të vrarë dhe dy oficerë të tjerë që tentuan për të hyrë brenda nga dritaret. Pas vrasjes së tyre, forcat e ushtrisë morën urdhër që ta minonin shtëpinë, pasi po zbardhte drita dhe ajo ngjarje do të bënte bujë të madhe nga fshatarët që do e shihnin me sytë e tyre atë gjë. Pas atij urdhëri ata i vunë dinamitin shtëpisë dhe Mëhilli mbeti i vdekur nën rënojat e saj. Kur janë futur ushtarët për të marrë kufomën e tij, thuhet se e kanë gjetur me një plagë plumbi në kokë, pasi ai kishte vrarë veten. Pas vrasjes së tij, oficerët u dhanë urdhër disa fshatarëve që kufomën e tij ta groposnin diku në një vënd aty afër. Por fshatarët iu përgjigjën atyre se aty ishte zakon që nuk mund të varrosej njeri jashtë varrezave të fshatit, prandaj po të donin le ta merrnin vetë kufomën e tij dhe ta çonin ku të donin. Pas kësaj një nga oficerët iu tha: "Groposeni ku të doni atë kërmë? Pas kësaj ata e morën trupin e Mëhillit dhe e varrosën diku në një cep të varrezave të fshatit të tyre, duke i vënë edhe një shenjë", kujton Nikoll Pëllumbi lidhur me ngjarjen e bujshme të vëllait të tij, Mëhillit, që mbeti i vrarë në fshatin Çarshovë të Përmetit, pasi kishte vrarë më parë plot 15 oficerë në repartin e tij.

Masakra mbi familjen Pëllumbi
Dy-tre ditë pas asaj ngjarje të bujshme që pati jehonë të madhe deri në Tiranë, ku krerët më të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes u thirrën në Qeveri, forcat e Sigurimit të Shtetit të nisura nga Dega e Brendshme e Shkodrës, mbërritën në fshatin Gjuraj, ku ishte shtëpia e Mëhill Pëllumbit. Lidhur me këtë, i vëllai i tij, Nikolla, dëshmon: "Lajmi-n e vrasjes së Mëhillit ne e mësuam nga Kryetari i Këshillit të fshatit tonë, i cili erdhi e na dha mandatën, e pas tyre erdhën edhe forcat e Sigurimit nga Shkodra të cilat pasi i vunë hekurat babës, e morën me vete. Pasi e mbajtën gjashtë muaj në hetuesi, babën e nxorrën në gjyq dhe i dhanë pafajësinë duke e liruar nga salla e gjyqit. Kjo ndodhi pasi ai u shpreh: "Unë nuk mbaj përgjegjësi për atë çka ka bërë djali im, pasi që nga dita që ua kam dorzue ju, unë nuk kam pasë mundësinë me e taku asnjëherë". Ndërkohë që u lirue baba, vëllai tjetër, Marku, (që në atë kohë nuk ishte më shumë se 17-18 vjeç) kishte hikë nga shtëpia e rrinte maleve dhe qeveria e shpalli person në kërkim. Në atë kohë Marku u bashkua me Lazër Palin e njerzit e tjerë të malit që ishin arratisë për arsye politike dhe ra disa herë në përpjekje me forcat e Sigurimit, të cilat mundën që ta arrestonin dy herë, dhe dy herë ai mundi që t'ju ikte atyre. Pasi kishte hyrë e dalë disa herë brenda kufirit, më 26 dhjetor 1952, Marku u rrethua nga Sigurimi dhe mbeti i vrarë prej tyre në fshatin Gruemirë, ndërsa dy shokët e tij, Lazër Pali e Kol Leka, mundën që ta çanin rrethimin. Atë ditë që u vra Marku, forcat e Sigurimit mundën që të kapnin edhe vëllanë tjetër, Prenashin, (17-vjeçar) i cili ishte bashkë me Markun në arrati, kurse një kushëri i yni, Kol Gjoka, mundi të arratisej dhe iku në Australi. Pas kapjes së Prenashit, forcat e Sigurimit erdhën në shtëpinë tonë dhe arrestuan edhe motrën, Pashkën, pasi ajo për një kohë të gjatë ishte ndjekur prej tyre kur furnizonte me ushqime Markun e shokët e tij të malit. Atë ditë sapo morëm vesh vrasjen e Markut, unë dhe nëna shkuam menjëherë aty, sepse vëndi i ngjarjes nuk ishte shumë larg prej vëndit ku banonim ne në atë kohë. Në varrimin e tij prej njerzëve të Sigurimit, jemi kenë prezent edhe unë me nanën, pasi na lejoi Kryetari i Këshillit, Dervish Meti (Hasanaj). Pak ditë më vonë u bë edhe gjyqi i Pashkës e i Prenashit, të cilët i dënuan me akuzën "bashkëpunim dhe strehim krimilelësh". Pashka u dënua dhjetë vjet, nga të cilat ajo bëri vetëm shtatë, kurse Prenashi u dënua pesë vjet dhe bëri vetëm tre", kujton 62-vjeçari Nikoll Pëllumbi, lidhur me vrasjen e vëllait tjetër, Markut dhe burgosjen e Prenashit dhe Pashkës.

Zhvarrimi i Markut në 1959 dhe Mëhillit në 1993
Vrasja e vëllait tjetër, Markut, si dhe burgosja e Pashkës dhe Prenashit, ia shtuan edhe më shumë vuajtjet familjes së Pëllumb Pjetër Pëllumbit, të cilin komunistët e kishin shpallur reaksionar dhe e internonin vazhdimisht me gjithë fëmijët e tjerë që i kishin mbetur në shtëpi. Lidhur me këtë, Nikoll Pëllumbi dëshmon: "Që nga ngjarja e Mëhillit në 1947, për familjen tonë pati vetëm ditë të zeza dhe na thoshin se edhe lopatën e kishim tepër. Por edhe pse në ato kushte, unë nuk i harroja kurrë dy vëllezërit që më ishin vrarë nga komunistët. Markut ia dija vëndin se kisha qenë vetë prezent kur ishte varrosur, ndërsa për Mëhillin nuk kisha asnjë të dhënë se ku preheshin eshtrat e tij. Aty nga viti 1959, me ndihmën e një mikut tonë (Islam Idrizit) që ishte përgjegjës i traktoristëve, unë munda që t'i çvarrosja fshehurazi eshtrat e Markut dhe pasi i futa në një thes, udhëtova për gjithë natën dhe shkova e i varrosa po fshehurzai në varret e të parëve tanë në fshatin Gjuraj. Ndërsa eshtrat e vëllait tjetër, Mëhillit, mundëm që t'i gjenim vetëm në vitin 1993, falë dashamirësisë së banorëve të fshatit Çarshovë të Përmetit. Pavarsisht se në ç'rrethana kishte ndodhur vrasja e vëllait tonë, fshtarët e Çarshovës jo vetëm që i kishin ruajtur ato, por na respektuan shumë duke na i bërë të gjitha nderet dhe e quanin Mëhillin trim të madh", e përfundon rrëfimin e tij, Nikoll Pëllumbi, mbi historinë tragjike të familjes së tij, e cila u masakrua nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, pas ngjarjes së bujshme të vitit 1947, kur i vëllai, Mëhilli, vrau 15 oficerë të garnizonit të Përmetit.

Kliko per te printuar artikullin
 

Guest
Re: Krime Enveriste

ahahahah PUTRAKU Kastrioti spo flet per Njeriun me Top por per krimet <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" />
Mos ja prish bukurine temes se e ka nis mire kaçi me ato budalliqet <img src="/pf/images/graemlins/tongue.gif" alt="" />
harroke kastriot se ka qene ne kohen 93-97 nje <span style="font-weight: bold">GJENERAL AGIM SHEHU DHE NJE GJENERAL BASHKIM GAZIDEDE QE KISHIN MBARUAR PER FIZIKE EDHE BENIN LLOGARI MBI KOKAT E NJEREZVE?kE DEGJUAR KASTRIOT PER DJEGIEN E KOHA JONE EDHE RRAHJEN E BEDRI BANUSHIT NE MES TE TIRANES?NUK KE NGA I DEGJON SE JETON NE HAVA E JO KTU KE NE PRANDAJ MOS NA TREGO BUDALLIQE SE AQ SA U VRANE PER DHJETE VJET SI KA VRARE KURRE ENVERI PER 50 VJET</span>
 

NYC_GUY

Primus registratum
Re: Krime Enveriste

Ky trimi i fundit vrau 15 oficere , la 15 nena perjete me zemer te thyer dhe rreth 30 femije jetime . Nuk e kuptoj kush eshte krimineli ketu ????????. Mua me vjen jashtezakonisht keq per disa te tjere qe u vrane e persekutuan pa te drejte pa kete , kete duhej ta kishin varrur per gjuhe.
 

kastriot

Primus registratum
Re: Krime Enveriste

Historia e dhimbshme e klerikut katolik që u diplomua në Austri dhe punoi për 20 vjet në mbledhjen e folklorit në Veriun e Shqipërisë. Dëshmia e nipit të tij, Luigj Palok Gjergji

Vdekja tragjike e at Bernardin Palajt, mbledhësit të Eposit të Kreshnikëve


--------------------------------------------------------------------------------

Dashnor Kaloçi

Vetëm një ditë pasi at Bernardini ishte kthyer nga Tirana ku bashkë me disa klerikë të tjerë katolikë ishin thirrur në një takim nga Enver Hoxha, atë e arrestuan dhe e mbyllën në një nga dhomat e Kuvendit të Françeskanëve të cilin Sigurimi e kishte kthyer në burg. Gjatë asaj kohe që ai mbahej i arrestuar aty, u torturua në mënyrën më mizore dhe asnjë nga familja jonë nuk mundi që ta takonte dot. Më datën 2 dhjetor të vitit 1946, ne na lajmëruan që të shkonim tek Kuvendi për ta parë dhe aty vajtëm: unë me nënën, Lizën dhe gjyshen, Nushën. Ne nuk na lejuan që të futeshim brenda oborrit të Kuvendit, por na hapën paksa portën e jashtëme dhe nga aty pamë trupin e Bernardinit të plandosur përdhe me veladonin gjithë gjak të ngjitur për trupit. Njerzit e Sigurimit na thanë se ai kishte pasur vdekje natyrale dhe na dhanë disa plaçka dhe sende të tija personale krejt të të parëndësishme. Ne kërkuam që të merrnim me vete kufomën e tij për ta varrosur, por ata nuk na e dhanë e pas disa minutash na përzunë edhe ne nga ai vënd&quot;.

Njeriu që flet dhe dëshmon për herë të parë për &quot;Gazetën&quot;, është 69-vjeçari Luigj Palok Gjergji, i cili rrëfen të gjithë historinë tragjike të dajës së tij, at Bernardin Palajt, klerikut katolik i njohur si një nga gjurmuesit e mbledhësit më të mëdhenj të Eposit të Kreshnikëve të Veriut të Shqipërisë. Po kush ishte Bernardin Palaj, cila është origjina e familjes së tij dhe ku ishte shkolluar ai. Cila ishte veprimtaria studjuese e shkencore e At Bernardinit dhe sa kohë punoi ai në mbledhjen e Eposit të Kreshnikëve të Veriut e folklorit të atyre trevave që u njohën dhe u cilësuan si Visaret e Kombit? Përse e arrestuan At Bernardinin dhe cilat ishin rrethanat e vdekjes së tij tragjike në qelitë e Sigurimit të Shkodrës?

Familja Palaj
Bernardini u lind më 22 tetor të vitit 1894 në fshatin Shllak të Dukagjinit, prej nga është dhe origjina e hershme e familjes së tij. Babai i tij, Gjon Palaj, ishte një rrobaqepës tepër i njohur në të gjithë atë zonë dhe njihej si një nga besimtarët më të devotshëm të fesë katolike. Ndërsa e jëma e tij, Maka, ishte një grua shtëpiake që i ngryste ditët e saj duke u marrë me punët e shtëpisë dhe endjen në avëlmend. Bernardini ishte i parëi i fëmijëve dhe pas tij vinin dhe dy vëllezër e një motër. Lidhur me të kaluarën e tij dhe të familjes, i nipi i tij, 69-vjeçari Luigj Gjergji, dëshmon: &quot;I vëllai i madh i Bernardinit, rreth vitit 1925 iku nga Shqipëria dhe mërgoi për në SHBA, ku u martua me një vajzë me origjinë australiane. Ai deri në fund të jetës së tij banoi në Bruklin, ku kishte në pronësi një hotel me emrin &quot;Juvenilja&quot; dhe një faramci të madhe ku i punonte e shoqja. Ndërsa i vëllai i vogël i Bernardinit, Gjon Palaj, mori zanatin e të jatit të tij, duke u bërë një rrobaqepës i famshëm. Pjesën më të madhe të jetës së tij e deri në vitin 1948 kur u nda nga jeta, Gjoni e kaloi në Tiranë duke punuar si rrobaqepës tek i famëshmi, Gjon Laca, që e kishte puntorinë e tij në shtëpinë e Kacelëve. Ndërsa motra e Bernardinit, Nusha, ka jetuar vazhdimisht në qytetin e Shkodrës dhe është njohur si mjeke popullore. Nusha vdiq në vitin 1953 dhe ajo la dy djem dhe tre vajza, njëra nga të cilat, Liza Gjergji, është nëna ime&quot;, dëshmon Luigj Gjergji mbi familjen e At Bernardin Palajt, të cilin e nëna e tij, Liza Gjergji, e kishte dajë.

Nga Austria në Dukagjin
Mësmimet e para të fillores dhe të shkollës unike, Bernardini i mori pranë Kolegjit të Franceskanëve në qytetin e Shkodrës, ku pasi doli me rezultate të shkëlqyera, u dërgua për të ndjekur më tej studimet pranë Liceut Teologjik në Salzburg të Austrisë. Pasi e mbaroi atë Lice me rezultate shumë të mira, ai ndoqi më tej studimet e larta pranë Fakultetit Teologjik në qytetin e Insbrukut. Lidhur me këtë dhe karrierën e mëvonëshme kishtare të Bernardinit, Luigj Gjergji, dëshmon: &quot; Pas marrjes së diplomës, Bernardini u kthye në Shqipëri dhe në vitin 1911 ai u dorzua si frat pranë Kuvendit të Franceskanëve në qytetit e Shkodrës. Pasi qëndroi për disa vjet pranë atij Kuvendi, në vitin 1918, Bernardinit iu dha e drejta e meshtarit duke u dorzuar si prift dhe pas asaj kohe ai shkoi për të shërbyer në disa nga famullitë e fshatrave më të thella të Malësisë së mbi-Shkodrës. Aty nga viti 1920, Bernardini u caktua si profesor i gjuhës shqipe dhe latinishtes pranë Gjimnazit &quot;Iliricum&quot; të qytetit të Shkodrës dhe në atë kolegj ai bashkëpunoi ngushtë me drejtorin e saj, Padër Gjergj Fishtën, i cili e nxiti atë në fushën e studimeve mbi doket zakonore dhe folklorin e Veriut të Shqipërisë. Atë punë kërkimore dhe studjuese, At Bernardini e vazhdoi gjatë gjithë atyre viteve që shërbeu si profesor pranë gjimnazit &quot;Iliricum&quot;, duke bashkëpunuar ngushtë dhe me mikun e tij, At Donat Kurtin, me të cilin ai herë pas here ndërmerte ekspedita kërkimore në fshatrat më të thellë të trevave të Veriut. Në ato zona të largëta ai bashkëpunoi ngushtë edhe me rreth 40 famullitarë, të cilëve iu linte detyra për mbledhjen e Eposit të Kreshnikëve të Veriut dhe dokeve e zakoneve të ndryshme të atyre fshatrave ku shërbenin ata. Po kështu përveç asaj pune të vazhdueshme kërkimore në terren që i zgjati për afro 20 vjet me rradhë, At Bernardini u mor edhe me anën studimore të Eposit të Kreshnikëve dhe aty nga viti 1940 ai filloi botimin e tyre. Në atë kohë ai së bashku me mikun dhe bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë, At Donat Kurtin, botuan në katër vëllime, librin &quot;Këngë kreshinkësh dhe legjenda&quot;, i cili pati një jehonë të madhe dhe u vlerësua shumë nga personalitetet e letrave të asaj kohe, si Xhuvani, Çabej, Dosti, Padër Anton Harapi etj, të cilët e quajtën atë vëllim: &quot;Iliada shqiptare&quot;. Pas kësaj në vitin 1942 At Bernardini filloi botimin e studimeve të tij në revistën &quot;Hylli i Dritës&quot; me studimin: &quot;Doke e kanu në Dukagjin&quot;, e cila vijoi në disa numra rradhazi, gjë e cila u botua edhe në Romë në vitin 1944. Një pjesë e madhe e studimeve të At Bernardinit, u botuan në vitin 1943 edhe në tekste të ndryshme shkollore. &quot;kujton Luigj Gjergji, lidhur me punën studimore të dajës së tij, At Bernardin Palajt.

Vdekja në qelitë e Sigurimit
Pas vitit 1944, At Bernardini jetoi sa në Shkodër aq dhe në Tiranë, ku vinte shpesh për të botuar punimet e tija shkencore në Institutin e Studimeve Shqiptare me të cilin kishte bashkëpunuar që nga koha e Luftës. Punimet shkencore të tij u vlerësuan mjaft edhe pas mbarimit të Luftës, ku një nga studjueset më të famëshme të Eposit shqiptar, rusja Denisckaja, në një studim të sajin shprehej me superlativa për të duke thënë: &quot;At Palaj është njohësi më i thellë i maleve tona&quot;. Mirpo puna e gjatë kërkimore e studimore që At Bernardin Palaj kishte nisur që në fillimin e viteve 1920, nuk mundi të vazhdonte më tej, sepse ashtu si pjesa më e madhe e klerikëve katolikë edhe ai u godit nga regjimi komunist i Enver Hoxhës. Lidhur me këtë, nipi i tij, Luigj Gjergji, dëshmon: &quot;Aty nga data 22 tetor e vitit 1946, vetëm një ditë pasi At Bernardini ishte kthyer nga Tirana ku bashkë me disa klerikë të tjerë katolkë ishin thirrur në një takim nga Enver Hoxha, atë e arrestuan dhe e mbyllën në një nga dhomat e Kuvendit të Françeskanëve të cilin Sigurimi e kishte kthyer në burg. Gjatë asaj kohe që ai mbahej i arrestuar aty, u torturua në mënyrën më mizore dhe asnjë nga familja jonë nuk mundi që ta takonte dot. Më datën 2 dhjetor të vitit 1946, ne na lajmëruan që të shkonim tek Kuvendi për ta parë dhe aty vajtëm: unë me nënën, Lizën dhe gjyshen, Nushën. Ne nuk na lejuan që të futeshim brenda oborrit të Kuvendit, por na hapën paksa portën e jashtëme dhe nga aty pamë trupin e Bernardinit të plandosur përdhe me veladonin gjithë gjak të ngjitur për trupi. Njerzit e Sigurimit na thanë se ai kishte pasur vdekje natyrale dhe na dhanë disa plaçka e sende të tija personale krejt të të parëndësishme. Por e vërteta qëndronte krejt ndryshe, sepse vdekja e tij kishte ardhur nga torturat dhe sëmundja e tetanozit që i ishte shpifur atij ato ditë nga teli me gjëmba që i kishin lidhur duart. Ne kërkuam që të merrnim me vete kufomën e tij për ta varrosur, por ata nuk na e dhanë e pas disa minutash na përzunë nga aty. Që nga ajo ditë ne nuk mësuam dot asnjë të dhënë se ku e kishin varrosur trupin e tij, por pas pesë vjetësh, u hap fjala se At Bernardinin së bashku me gjashtë klerikë të tjerë që i kishin mbytur në tortura, i kishin varrosur në gropën e gëlqeres aty në një skaj të Kuvendit Franceskan. Po kështu krahas këtij lajmi ne na thanë se trupi i At Palajt ishte groposur në një vënd me trupin e Dom Lazër Shantojës, brenda murit rrethues të Kuvendit. Por të gjithë këto ishin vetëm fjalë nga njerëz dashamirës, sepse faktikisht eshtrat e At Bernardinit familja jonë nuk ka mundur t'i gjej dot edhe sot e kësaj dite&quot;, e përfundon rrëfimin e tij 69-vjeçari Luigj Gjergji, lidhur me dajën e tij, At Bernardin Palaj, një nga studjuesit më të mëdhenj të Eposit të Kreshnikëve të Veriut, që vdiq në torturat e Sigurimit në dy dhjetorin e vitit 1946, kur qeveria komuniste e Enver Hoxhës propagandonte zgjedhjet e lira dhe demokratike.


Marre nga BW
 

kastriot

Primus registratum
Re: Krime Enveriste

Dëshmia e rrallë e grimorit të njohur të TV Shqiptar, i cili zbukuroi kufomën e Enverit. Nga operacionet e fshehta në morg, grimi dhe prishja e fytyrës te salla e Kuvendit pak para varrimit

&quot;Natën e vdekjes Enverit iu bë operacion sekret në morg&quot;


--------------------------------------------------------------------------------

Dashnor Kaloçi

Në Drejtorinë e Dytë të Ministrisë së Punëve të Brendshme na priti një person i Sigurimit, i cili më mori në makinën e tij dhe menjëherë më çoi në morgun e Tiranës, te godinat e spitaleve që ishin të rrethuara me ushtarë të shumtë të Gardës së Republikës. Sapo zbritëm, aty u takova edhe me një koleg timin, të quajtur Valter, të ciliin e kishin marrë nga Kinostudioja. Pas kësaj erdhi dhe na takoi Sulo Gradeci, i cili na tha: &quot;Po pse, vetëm ju të dy keni ardhur, duhet dhe një grua&quot;. Pas atyre fjalëve u nis menjëherë makina që më kishte sjellë aty dhe pas pak minutash ajo solli edhe Zhaneta Petushin, grimioren tjetër të Televizionit. Pas kësaj ne të tre na shoqëruan duke na futur brenda morgut, ku në një nga tavolinat e tij gjendej trupi i pajetë i Enver Hoxhës, të cilin e kishin mbuluar me një çarçaf të bardhë dhe vetem koka i dukej. Aty brenda morgut ndodheshin dy-tre infermiere dhe disa civilë të Sigurimit që komunikonin me radio me shefat e tyre.

Nga ata që na dhanë udhëzimet dhe nga ndihmësmjeku personal i Enverit ne mësuam se një kirurg i njohur me origjinë nga Shkodra për gjithë natën kishte kryer një operacion plastik në fytyrën e Enver Hoxhës. Ai i kishte tërhequr lëkurën e pjesës së mbrapme të qafës, me qëllim që t'i eliminoheshin rrudhat e fytyrës dhe ato të qafës. Njeriu që flet dhe dëshmon për herë të parë për &quot;Gazetën&quot; është 51-vjeçari Edmon Lako, një nga piktorët-grimier më të njohur të Televizionit Shqiptar, i cili rrëfen të gjithë historinë e rrallë që ai ka përjetuar për disa ditë me radhë në prillin e vitit 1985, kur u thirr për të zbukuruar fytyrën e trupit të pajetë të udhëheqësit komunist, Enver Hoxha. Po kush është Edomond Lako dhe përse iu besua atij një nga detyrat më delikate për të punuar mbi fytyrën e trupit të pajetë të diktatorit komunist të Shqipërisë? Kush e mori atë vendim për të bërë grimin mbi fytyrën e Enverit të vdekur dhe çfarë kishte ndodhur me trupin e pajetë të tij në morgun e Tiranës natën e parë pasi ai kishte ndërruar jetë? Kush ishte mjeku kirurg që ishte thirrur urgjent atë natë dhe çfarë kishte bërë ai mbi trupin e tij? Përse nuk u lejuan tre piktorët grimier që të punonin mbi fytyrën e Enverit në ambientet e morgut dhe sa kohë punuan ata gjatë atyre ditëve që trupi i tij u zhvendos për në ambientet e sallës së Kuvendit Popullor të asaj kohe? Cilat ishin porositë që u dha Sulo Gradeci piktorit grimier Edmond Lako dhe dy kolegëve të tij, pas senacës së parë të punës? Përse ndimës-mjeku personal i Enverit ngulmoi që piktorët grimier të përdornin parfumin dhe krëhërin personal që kishte përdorur për shumë vjet me radhë shefi i tij? Cilat ishin problemet që u dolën gjatë atyre ditëve njerëzve që ishin ngarkuar me ruajtjen të paprishur të trupit të Enver Hoxhës dhe si u gjetën pajisjet frigoriferike që e mbajtën atë gjatë atyre katër-pesë ditëve që u zhvilluan homazhet nga populli? Cili ishte vlerësimi i familjes Hoxha për punën e tre piktorëve grimier dhe në çfarë kushtesh punuan ata ato ditë? Cilat ishin debatet që u zhvilluan ndërmjet Sulo Gradecit dhe Muntaz Dhramit, skulptorit që donte të merrte negativin origjinal për maskën e fytyrës së Enverit dhe si u zgjidh ajo gjë? Si dhe kush u mor me atë proces tepër delikat në praninë e njerëzve të Sigurimit dhe si u bë e mundur eliminimi i dy difekteve që i ndodhën fytyrës së Enverit, në çastet e fundit para se ai të varrosej? Lidhur me këto e mistere të tjera të panjohura na njeh intervista e pikitorit grimier, Edmond Lako, dhënë ekskluzivisht për &quot;Gazetën&quot;

Zoti Edmond, është e vërtetë që ju jeni marrë me rregullimin dhe keni bërë grimin e fytyrës së Enver Hoxhës, ato ditë para se të kryhej ceremonia e varrimit të tij dhe pse u caktuat ju për atë gjë?
Po, është krejt e vërtetë se unë jam marrë me atë punë dhe ajo gjë m'u ngarkua mua, pasi në atë kohë unë punoja si piktor-grimier në Televizionin Shqiptar, atu ku jam edhe sot.

Kur dhe si e mësuat lajmin e vdekjes së Enver Hoxhës?
Paraditen e 11 prillit të vitit 1985, kur dhe u përhap lajmi për vdekjen e Enver Hoxhës, unë isha duke qëndruar në shtëpinë time dhe nuk dija asgjë rreth asaj që kishte ndodhur. Aty nga ora 09:00 ra dera e shtëpisë dhe kur e hapa pashë shoferin e drejtorit të përgjithshëm të Radiotelevizionit Shqiptar, Kiço Nogën, i cili ma tha që të vishesha urgjent dhe të shkoja me të në Televizion, ku na priste drejtori, Virgjil Kule.

Shoferi i drejtorit ua tregoi lajmin e vdekjes së Enverit?
Jo, ai nuk më tregoi asgjë dhe atë çka kishte ndodhur një natë më parë, pra për vdekjen e Enver Hoxhës, unë e mësova kur shkova në Televizion, nëpërmjet drejtorit Kule.

Çfarë u tha drejtori juaj?
Sapo mbërrita në Televizion, Virgjili më tregoi shkurtimisht për vdekjen e Enver Hoxhës dhe pastaj më tha se së bashku me shefin e administratës, Xhemal Belegun, të shkonim menjëherë në magazinë dhe të merrnim veglat e punës më të mira që kishte aty me gjithë pajisjet e tjera të nevojshme që përdoreshin për grim.

Po a u tha drejtori juaj se për çfarë u duheshin ato vegla?
Po para se të më thoshte që të shkoja në magazinë për të marrë veglat e punës, Virgjili më tha: &quot;Mondi, do të bësh shumë kujdes, se ata kanë vendosur që ta rregullojnë&quot;. Këto ishin fjalët e vetme që më tha drejtori Kule dhe nuk ishte e vështirë që ta kuptoje se për çfarë e kishte fjalën ai&quot;.

(vijon nesër
 

Guest
Re: Krime Enveriste

Kastrioti rrin ne Gjermani edhe ska faj se eshte vendi i Adolf Hitlerit atje &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
Ata vrane babain tim Zigurin,rrahen ne mes te ares xhaxhain tim Kalemin...........
 

kastriot

Primus registratum
Re: Krime Enveriste

Fillimisht postuar nga GJENERALl:
[qb] Kastrioti rrin ne Gjermani edhe ska faj se eshte vendi i Adolf Hitlerit atje &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
Ata vrane babain tim Zigurin,rrahen ne mes te ares xhaxhain tim Kalemin........... [/qb]
Kush more Enveristat i bene keto krime?????
Se mos je ti i vetmi.


Kastriot
 

kastriot

Primus registratum
Re: Krime Enveriste

Dëshmia e rrallë e Edmond Lakos, grimiorit të TV-Shqiptar, që punoi mbi fytyrën e Enverit të vdekur në prillin e 1985-s. Ç'kishte ndodhur në morg dhe peripecitë për gjetjen e frigoriferit

&quot;Sulo Gradeci nuk na lejoi t'ia bënim grimin Enverit në morg&quot;
&quot;Përveç njerzve të Sigurimit aty ishte dhe nje person tjetër që e thërrisnin Mondi, i cili ishte ngarkuar që të na shoqëronte ne. Në mos gaboj ai ishte ndihëmës mjeku i familjes së Enver Hoxhës dhe njëkohësisht vëllai i poeteshës, Xhuljana Jorganxhi&quot;


--------------------------------------------------------------------------------

Dashnor Kaloçi

Në pjesën e parë të këtij shkrimi të botuar në numrin e djeshëm, u njohëm me një biografi të shkurtër të karrierës artistike të Edmond Lakos, mjeshtrit të grimit në TVSh, i cili e ushtron atë profesion që prej vitit 1977, kur edhe filloi të punonte me personazhet e filmave-televizivë të regjisorit të famshëm, Ylli Pepo. Që nga ajo kohë, Lako pati një karrierë artistike tepër të suksesshme në mjeshtërinë e tij të piktorit-grimier, duke u bërë një nga më të kërkuarit e regjisorëve të filmave shqiptarë. Atë mjeshtëri që ai e ka nisur prej 27 vjetësh, Lako vazhdon ta ushtrojë edhe sot në TV-Publik Shqiptar, duke qenë tepër i njohur, ndërmjet të tjerave edhe nga skalitja e figurave të njohura historike, si ajo e Marksit, Stalinit, Hitlerit, Enver Hoxhës e deri te politikanët e sotëm, të cilët janë interpretuar nga aktorët e njohur të humorit shqiptar, si Llakaj, Bajko, Sela, Vangjeli etj. Sipas dëshmisë së Lakos, në paraditen e 11 prillit të vitit 1985, kur vdiq diktatori komunist i Shqipërisë, Enver Hoxha, mjeshtri grimier u thërrit nga drejtori i përgjithshëm i TV-Shqiptar, të asaj kohe, Virgjil Kule, i cili i komunikoi urdhrin për të shkuar në Drejtorinë e Dytë të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Pasi u paraqit pranë asaj drejtorie, ai u shoqërua nga një punonjës i Sigurimit të Shtetit dhe u dërgua urgjent në morgun e Tiranës. Aty ai u bashkua edhe me një kolegun e tij që punonte në Kinostudio dhe, pas takimit e porosive të Sulo Gradecit, bashkë me ta u fut në morg edhe grimierja Zhaneta Petushi. Kur ata të tre u futën në morg, mbi një tavolinë të zakonshme panë trupin e pajetë të Enverit të mbuluar me çarçaf. Aty në morg ata mësuan se atë natë një mjek kirurg me origjinë nga Shkodra për gjithë natën kishte bërë operacion plastik në trupin e Enverit, për t'i hequr atij rrudhat e qafës dhe të fytyrës.

(vijon nga numri i kaluar)

Çfarë ndiet në ato çaste kur drejtori juaj, Virgjil Kule, ju komunikoi urdhrin për të shkuar e për të bërë grimin e fytyrës së trupit të pajetë të Enver Hoxhës?
&quot;Për të qenë i sinqertë, nuk mund ta mohoj dot faktin se, kur m'u komunikua ajo gjë, pata një si tronditje ose, si të thuash, një befasi krejt të natyrshme. Por këtë gjë e pata përbrenda në koshiencën time, pa e shprehur aspak nga ana e jashtme. Përkundrazi, kur drejtori ma komunikoi atë gjë, unë e dëgjova me qetësinë më të madhe, pa bërë asnjë koment. Por edhe unë, ashtu si gjithë shumica e shqiptarëve, në atë kohë nuk mund të shpëtoja nga ai ambient e atmosferë mbytëse dhe tepër e rëndë që u krijua pas mësimit të lajmit për vdekjen e Enver Hoxhës. Stepja ime, nëse mund të shprehem kështu, në momentin e mësimit të atij lajmi kishte të bënte me faktin që, pasi ke ëndërruar shumë kohë për ta parë ose takuar një ditë udhëheqësin tënd, papritur të thonë që ai ka vdekur. Dhe ç'është më e keqja, të të caktojnë që të shkosh dhe të punosh mbi trupin e tij të pajetë. Kështu është e vërteta, unë nuk mund ta fsheh faktin, se, ashtu si shumica e shqiptarëve të asaj kohe, edhe unë ëndërroja që ta takoja një ditë Enver Hoxhën ose, në rastin më të pakët, që ta shihja nga afër atë&quot;.

Pse deri në atë kohë nuk ju ishte dhënë ndonjëherë rasti për ta parë nga afër apo për t'u takuar ndonjëherë me Enver Hoxhën?
&quot;Enver Hoxhën e kisha parë dy herë krejt nga afër, por për ta takuar nuk më ishte dhënë rasti asnjëherë. Të dyja ato herë që e kisha parë Enverin nga afër, kisha qenë me xhirime. Herën e parë ishim me xhirime në pikën turistike të Volorekut në Pogradec, diku aty afër kampit të kuadrove, dhe Enver Hoxha me njerëzit që e shoqëronin na kaloi fare pranë. Hera e dytë ka qenë në Virua të Gjirokastrës. Dhe aty ai na kaloi fare pranë, por pa na takuar dhe pa na përshëndetur. Pas këtyre dy rasteve, mua nuk më ishte dhënë asnjëherë mundësia për ta parë atë nga afër&quot;.

Pasi more porosinë nga drejtori i TV-Shqiptar, Virgjil Kule, dhe veglat e punës, ku shkuat?
&quot;Pa marrjes së atij urdhri, unë së bashku me shefin e administratës së Televizionit, Xhemal Belegun, shkuam në këmbë tek Drejtoria e Dytë e Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila në atë kohë ndodhej aty ku sot është Qëndra Ndërkombëtare e Kulturës apo, siç njihet ndryshe, &quot;Piramida&quot;.

Kë takuat aty dhe ku shkuat më pas?
&quot;Në Drejtorinë e Dytë të Ministrisë së Punëve të Brendshme na priti një person që duhej të ishte i Sigurimit. Xhemali u kthye për në televizion, ndërsa unë me personin që na priti, hipëm në makinën e tij dhe menjëherë shkuam në morgun e Tiranës, te godinat e spitaleve që ishin të rrethuara me ushtarë të shumtë të Gardës së Republikës, të cilët ishin të armatosur me automatikë&quot;.

Kush iu priti aty dhe kë takuat më pas?
&quot;Sapo zbritëmm aty unë u takova me një koleg timin, të quajtur Valter, i cili punonte në Kinostudio. Dhe ai, ashtu si unë, ishte thërritur për të njëjtën gjë. Pas kësaj erdhi dhe na takoi Sulo Gradeci, i cili na tha: 'Po pse vetëm ju të dy keni ardhur, duhet dhe një grua'. Pas kësaj ai iu drejtua njerëzve të tij, duke u thënë që të shkonin dhe të sillnin urgjent aty Zhani Petushin, me të cilën ai kishte njohje. Pas atyre fjalëve u nis menjëherë makina që më kishte sjellë mua aty dhe pas pak minutash ajo solli edhe Zhaneta Petushin, grimieoren tjetër të televizionit&quot;

Në atë kohë që ju shkuat aty, e kishin sjellë në morg trupin e Enverit apo pritej për t'u sjellë?
&quot;Trupin e Enverit e kishin sjellë te morgu që një ditë para, kur akoma nuk ishte shpallur lajmi i vdekjes së tij&quot;.

Kush ju shoqëroi për te morgu dhe ku ndodhej trupi i Enverit?
&quot;Për në morg, mua, Valterin dhe Zhaneta Petushin na shoqëroi Sulo Gradeci, me njerëzit e tij. Sapo hymë brenda, pamë trupin e Enverit që ishte vendosur në një nga tavolinat e zakonshme që ndodheshin aty. Trupi i tij ishte krejt i zhveshur pa rroba dhe i mbuluar i gjithi me një çarçaf të bardhë. Vetëm koka ishte e zbuluar&quot;.

Kishte njerëz të tjerë brenda morgut, aty ku ndodhej trupi i Enverit?
&quot;Kur hymë ne brenda gjetëm vetëm dy-tri infermiere dhe disa civilë të Sigurimit me radio në dorë, të cilët hynin e dilnin duke komunikuar me shefat e tyre. Përveç këtyre, aty ishte dhe një person tjetër që e thërrisnin Mondi, i cili ishte ngarkuar që të na shoqëronte ne. Në mos gaboj, ai ishte ndihmësmjeku i familjes së Enver Hoxhës dhe njëkohësisht vëllai i poeteshës Xhuljana Jorganxhi&quot;.

A kishte pësuar prishje fytyra e Enverit dhe a filluat menjëherë nga puna për të cilën ju kishin thirrur?
&quot;Fytyra e Enverit nuk kishte pësuar asnjë prishje, por kishte marrë një si ngjyrë jeshile. Ndoshta kjo gjë vinte dhe nga rezonimi i ngjyrave dhe dritë-hijeve të atij ambineti ku ndodhej. Aty në morg ne nuk bëmë asnjë veprim, sepse Sulo Gradeci me ndihmësmjekun, Mondin, diskutuan gjatë dhe thanë se aty në morg nuk kishte kushte optimale për të punuar ne. Pas diskutimeve që bënë ata me njëri-tjetrin, Sulua na mori edhe mendimin tonë, duke na thënë që do të ishte më mirë që ne të punonim te salla e Kuvendit Popullor (ku sot ndodhet Presidenca). Atë mendim të tyre e përkrahëm edhe ne, pasi Sulua na tha se gjatë transportit dhe ndërrimit të temperaturave të ambienteve, fytyra e Enverit do të pësonte ndryshime, çka do e shkonte kot punën tonë&quot;.

Po autopsi, a i kishin bërë Enverit?
&quot;Nuk e di nëse ia kishin bërë autopsinë, por nga njerëzit që ishin aty, ne mësuam se atë natë ishte thirrur një nga mjket kirurgë me origjinë nga Shkodra dhe ai për gjithë natën kishte bërë një operacion plastik në kokën e Enverit. Ai kishte ndërhyrë duke i tërhequr pjesën e prapme të lëkurës së qafës, në mënyrë që t'i elieminoheshin të gjitha rudhat që kishte në fytyrë dhe në pjesët e qafës. Dukej fare qartë nga ndërhyrja në qafë, që ai operacion plastik ishte bërë para pak orësh dhe që kishte dalë me sukses, sepse nga tërheqja e lëkurës së fytyrës i ishin eliminuar të gjitha rudhat&quot;.

Çfarë u bë më pas me trupin e Enverit?
&quot;Pasi u vendos që ne duhet t'ia bënim grimin jo aty, por te salla e Kuvendit Popullor, u sollën rrobat e Enverit dhe infermieret së bashku me Zhaneta Petushin filluan ta vishnin me kostum&quot;.

Ju qëndruat aty kur infermieret po e vishnin atë?
&quot;Kur filloi veshja e tij, ne aty ishim, por më pas u larguam vetë pa na thënë njeri&quot;.

Ku shkuat ju më pas dhe ç' u bë me trupin e Enverit?
&quot;Pasi ne dolëm jashtë në oborrin e morgut, Sulo Gradeci na tha që të shkonim dhe të rrinim në gatishmëri në godinën e Radio-Televizionit, sepse pas dy orësh do të vinin përsëri dhe të na merrnin për të shkuar te salla e Kuvendit Popullor, ku do të fillonim nga puna për atë që na kishin thërritur. Pas kësaj, mua me Valterin e Zhaneta Petushin na hipën në makinë dhe na çuan te televizioni&quot;.

Sa qëndruat aty dhe kur shkuat te salla e Kuvendit?
&quot;Sapo mbërritëm te televizioni, unë shkova menjëherë në shtëpi dhe u rruajta dhe u qetha. Po kështu vesha edhe me kostum të ri, për t'u dukur më serioz, e shkova aty ku na kishin thënë. Pas dy orësh erdhi makina dhe na mori të tre e na çoi te salla e Kuvendit, ku kishin sjellë trupin e Enverit&quot;.

Kë takuat aty dhe a ju dhanë ndonjë porosi?
&quot;Aty na priti Sulo Gradeci me shoqëruesin e Enverit, Beharin. Ata na thanë që të fillonim menjëherë nga puna dhe të bënim të pamundurën që fytyra e Enverit të dukej sa më e mirë dhe sa më e bukur. Ndërkohë që ne ishim në pritje për të filluar punën, Sulo Gradeci me njerëzit që e shoqëronin, filluan të diskutonin për problemin e frigoriferit që duhej aty për ta mbajtur të paprishur trupin e Enverit&quot;.

A e kishin sjellë aty frigoriferin?
&quot;Frigoriferin e kishin sjellë që në mëngjes aty dhe bashkë me të kishin sjellë dhe disa nga specialistët më të mirë të Frigoriferit të Tiranës, sepse aty doli një problem që dukej se nuk e kishin parashikuar. Frigoriferi që kishin sjellë aty ishte më i shkurtër se trupi i Enverit dhe, ngaqë nuk e nxinte dot atë, Sulo Gradeci urdhëroi specialistët e Frigoriferit të Tiranës që të gjenin pjesë të tjera frigoroferike për ta shtuar atë&quot;

A u sollën pjesët e tjera të frigoriferit dhe kur filluat ju nga puna për bërjen e grimit?
&quot;Gjatë kohës që Sulo Gradeci me specilaistët po diskutonin për sjelljen e pjesëve të tjera frigoroferike, unë me Zhaneta Petushin dhe Valterin filluam nga puna për bërjen e grimit&quot;.

A kishin emocione në ato momente që filluat të punonit mbi fytyrën e Enver Hoxhës dhe a ju shikonte njeri kur punonit?
&quot;Unë fillova i pari që të bëja grimin, pasi Sulo Gradeci m'u drejtua me emër vetëm mua. Por edhe dy kolegët e mi, Valteri me Zhanetën, më ndihmuan, sepse grimi zgjati rreth dy orë. Gjatë kohës që punoja kisha mjaft emocione dhe isha i mbuluar në djersë. Herë pas here më dridheshin edhe duart. Ajo punë zgjati rreth dy orë, aq kohë sa na kishin lënë në dispozicion, sepse pas dy orësh do të fillonin homazhet. Gjatë gjithë asaj kohe që punonim ne, mbi kokë na rrinte Sulo Gradeci me njerëzit e tij&quot;.

Çfarë ju thanë kur mbaruat punë?
&quot;Kur përfunduam grimin dhe po futnim në çantë veglat e punës, Sulo Gradeci na tha se kishim bërë një punë mjaft të mirë.Pas kësaj ai na porositi që të shkonim nëpër shtëpi dhe të rrinim në gatishmëri për t'u paraqitur aty në çdo rast që do të na kërkohej. Ata na thanë se na kishin marrë adresat e shtëpive tona dhe gjatë asaj kohe që ne ishin duke punuar, shoferi kishte shkuar për t'i mësuar ato. Para se të dilnim, Sulo Gradeci na dha disa porosi, duke na thënë se për gjithçhka kishim parë, dëgjuar dhe bërë aty, nuk do t'ia tregonim asnjeriu. Pas kësaj ne na dërguan me makinë në për shtëpitë tona dhe atë natë unë nuk munda që të flija dot asnjë minutë&quot;.

(vijon nesër
 

kastriot

Primus registratum
Re: Krime Enveriste

Dëshmia e rrallë e Edmon Lakos, grimierit të TV-Shqiptar. Çfarë ndodhi ato pesë ditë në sallën ku mbahej arkivoli i Enverit dhe pse u zu Suloja me Muntaz Dhramin para varrimit

&quot;Si e rregulluam fytyrën e prishur të Enver Hoxhës para varrimit&quot;


--------------------------------------------------------------------------------

Dashnor Kaloçi

Në pjesën e dytë të këtij shkrimi të botuar në numrin e djeshëm, sipas dëshmisë së grimierit të TV-Shqiptar, Edmond Lako, u njohëm me ngjarjet e datës 11 prill të vitit 1985, kur ai u thërrit nga drejtori i përgjithshëm i Radio-Televizionit Shqiptar të asaj kohe, Virgjil Kule, për të shkuar e për të bërë rregullimin e fytyrës së trupit të pajetë të Enver Hoxhës. Pasi u paraqit në Drejtorinë e Dytë të Ministrisë së Brendshme, nën shoqërinë e një njeriu të Sigurimit, Lako u dërgua në morgun e Tiranës, i cili ishte i rrethuar me ushtarë të shumtë. Aty ai u bashkua me kolegun e tij të Kinostudios, i cili ishte thërritur për të njëjtën gjë dhe me porosinë e Sulo Gradecit, atyre të dyve ia bashkua edhe grimieria tjetër e TV-Shqiptar, Zhaneta Petushi. Kur hynë brenda godinës së morgut, ata panë trupin e pajetë e të zhveshur të Enver Hoxhës, i cili ishte i mbuluar me një çarçaf të bardhë mbi një nga tavolinat e zakonshme që ndodheshin aty. Vetëm pak momente pas sjelljes së kufomës së Enverit në morg, aty ishte thërritur një nga mjekët kirurgë më të mirë (A.B. me origjinë nga Shkodra) i cili kishte punuar për gjithë natën, duke realizuar me sukses një operacion plastik në fytyrën e udhëheqësit komunist të Shqipërisë. Mjeku kirurg i kishte tërhequr Enverit pjesën e pasme të lëkurës së qafës, duke i eliminuar të gjitha rrudhat e fytyrës dhe të qafës. Atë paradite të 11 prillit shefi i grupit të shoqërimit të Enverit, Sulo Gradeci, nuk i lejoi tre piktorët-grimierë që të punonin mbi fytyrën e Enverit aty në morg. Atë vendim ai e mori pasi bisedoi me ndihmësmjekun e familjes Hoxha (Mondin) dhe të dy ranë dakord që ajo gjë do të bëhej te salla e Kuvendit Popullor. Aty në atë sallë Edmond Lako me dy kolegët e tij filluan seancën e parë të punës, ndërkohë që Sulo Gradeci me njerëzit e vet po merreshin me gjetjen e pajisjeve frigoroferike që duheshin për mbajtjen e paprishur të trupit të Enverit.

(vijon nga numri i kaluar)

A e biseduat dhe a i treguat ndonjërit prej shokëve tuaj apo njerzëve të shtëpisë, lidhur me faktin që ju atë ditë ishit marrë me rregullimin e fytyrës së Enver Hoxhës?
&quot;Në mënyrë kategorike unë nuk bisedova me asnjeri për atë që kisha bërë, sepse, pasi shkova në shtëpi me makinën që na kishin vënë në dispozicion, unë nuk dola më nga shtëpia. Po kështu edhe me njerëzit e shtëpisë nuk bisedova asgjë, jo se nuk kisha besim, por duhej zbatuar ajo porosi që na u dha nga Sulo Gradeci, i cili na e tha prerë: 'Çfarë bëtë, patë dhe dëgjuat këtu, në mënyrë kategorike nuk duhet t'i bisedoni me njeri'. Po kështu, përveç kësaj, siç ju thashë më lart, unë jo vetëm që nuk bisedova me njeri lidhur me atë punë që kishim bërë, por nga sikleti nuk fjeta fare atë natë&quot;.

Ishte hera e parë që ju apo dy kolegët tuaj, Valteri dhe Zhaneta Petushi, thërriteshit për të bërë atë punë dhe a kishte ndodhur që e njëjta gjë të ishte bërë edhe me disa nga ish-udhëheqësit e lartë që kishin vdekur deri në atë kohë, si Gogo Nushi, Hysni Kapo apo ndonjë tjetër më përpara?
&quot;Për dy kolegët e mi nuk di çfarë të them, por për mua ishte hera e parë që më thërrisnin për të bërë atë punë&quot;.

Po të nesërmen kur u paraqitët te salla e Kuvendit Popullor?
&quot;Të nesërmen që në orën 7 të mëngjesit erdhi makina dhe më mori në shtëpi. Bashkë me dy kolegët e mi, Valterin e Zhaneta Petushin, në ora 8 filluam nga puna, duke bërë grimin e fytyrës së Enverit&quot;.

Ku ishte mbajtur atë natë trupi i Enver Hoxhës dhe a ishte zgjidhur problemi i pajisjeve frigoroferike për mbajtjen e tij në temperaturat konstante?
&quot;Nga sa dëgjuam aty gjatë asaj kohe që ishim duke punuar, problemi i frigoriferit ishte zgjidhur që një natë më përpara nga specialistët e Frigoriferit të Tiranës, të cilët kishin sjellë pjesët e tjera shtesë, duke rregulluar gjithçka&quot;.

Sa kohë punuat atë ditë për të bërë grimin mbi fytyrën e Enverit?
&quot;Atë paradite ne nuk punuam shumë, sepse, sa bëmë një rifreskim të lehtë të toneve që i kishim vënë fytyrës së tij, mbasi gjatë natës ato ishin zbehur, pasi frigoriferi kishte pasur probleme dhe gjatë asaj kohe që ne punonim aty, ai rridhte vazhdimisht ujë dhe pastrohej menjëherë nga shërbyeset. Kështu që, nga problemi i mosfunksionimit mirë të frigoriferit, ishte e nevojshme që hera-herës të ndërhynim për të punuar mbi fytyrën e Enverit&quot;.

Me çfarë veglash dhe pajisjesh punuat atë ditë, me ato që kishit marrë në fillim në magazinën e Televizionit apo ju sollën të tjera nga jashtë?
&quot;Jo vetëm atë ditë, por deri ditën e fundit që u mbyll arkivoli dhe do të fillonte ceremonia e varrimit, ne punuam me ato vegla dhe pajisje që kisha marrë unë në magazinën e Televizionit. Ndërsa vetëm parfumin e krehërin na i dha Mondi, ndihmësmjeku i familjes së Enverit, i cili na shoqëronte dhe na rrinte pranë gjatë gjithë atyre ditëve që ne punuam aty&quot;.

Përse jua dha ai ato dhe ku i kishte marrë?
&quot;Parfumi dhe krehëri që na dha ai, kishin qenë personale të Enverit dhe atë parfum francez dhe atë krehër Enveri i kishte përdorur rregullisht kohët e fundit&quot;.

Deri kur i përdorët ato dhe a i dorëzuat përsëri apo i mbajtët për vete?
&quot;Jo, krehërin dhe parfumin francez unë ia dorëzova Mondit menjëherë pas mbarimit të seancës së fundit të punës sonë, pak minuta para se të mbyllej arkivoli e të fillonte ceremonia e varrimit&quot;.

Sa kohë punuat atë ditë për të bërë grimin dhe cili ishte vlerësimi për punën që kishit bërë?
&quot;Pas seancës së parë të punës që bëmë atë paradite, që, siç thashë, ishte vetëm një rifreskim i lehtë, ne na çuan për të pushuar në shtëpi, sepse fillonin homazhet nga ana e popullit. Pasi mbaronin homazhet, ne na merrnin përsëri me makinë dhe vazhdonim përsëri duke punuar mbi fytyrën e tij. Ky ritual vazhdoi rregullisht gjatë gjithë atyre katër-pesë ditëve që vazhduan homazhet e popullit aty në sallën e Kuvendit Popullor&quot;.

Deri ditën e fundit që u mbajt trupi i Enverit aty, a pësoi ndonjë prishje?
&quot;Deri ditën e fundit që ne punuam mbi fytyrën e tij, nuk kishte pësuar asnjë prishje. E vetmja gjë që kishte ndodhur, ishte rritja e qimeve në të gjitha pjesët e fytyrës. Por atë gjë ne e mbulonim me tone dhe në ekranin e televizorit ajo nuk dukej fare. Ndërsa prishja e fytyrës së Enverit ndodhi vetëm ditën e fundit, pak kohë para se të fillonte ceremonia e varrimit&quot;.

Si ndodhi ajo gjë dhe çfarë pjesë e trupit iu prish?
&quot;Ditën e parafundit, d.m.th. një ditë para se të bëhej ceremonia e varrimit, në orët e pasdites kur kishin mbaruar homazhet e popullit, aty në sallën ku mbahej arkivoli i Enverit erdhi skulptori Muntaz Dhrami. Muntazi bisedoi me Sulo Gradecin dhe i tha se, sipas porosisë që kishte marrë nga sekretari i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve (në mos gaboj ai përmendi emërin e Sali Shijakut) kishte ardhur për të bërë negativin origjinal të fytyrës së Enverit dhe të njërës dorë të tij&quot;.

A pranoi Suloja që të bëhej ajo gjë?
&quot;Pas kërkesës së Muntaz Dhramit, Sulo Gradeci bisedoi me mjekun që ishte ngarkuar për ruajtjen e trupit të Enverit dhe mjeku i tha që në mënyrë kategorike nuk mund të bëhej ajo punë, pasi kishin kaluar disa ditë dhe nuk kishte siguri që të ruhej e paprishur fytyra&quot;.

Po si u zgjidh ajo gjë?
&quot;Pas përgjigjies negative të mjekut, Sulo Gradeci i tha Muntazit që ajo punë nuk mund të bëhej, ndërsa Muntazi filloi të insistonte dhe thoshte që duhej bërë me çdo kusht maska. Pas insistimit të Muntazit debati u ndez i ashpër, por Sulo Gradeci nuk pranonte kurrsesi që të bëhej ajo gjë&quot;.

A u tha Muntazi përse duheshin marrë ato dhe çfarë argumenti ngrinte ai në këmbënguljen e tij për ta bërë atë gjë?
&quot;Muntazi atë gjë e kërkonte, sepse i duheshin për bustet dhe monumentet që do bëheshin më pas për Enver Hoxhën. Ajo praktikë ishte ndjekur edhe për shumë udhëheqës të tjerë të vendeve komuniste të Europës Lindore, që kishin vdekur vite më parë, që nga Lenini, Stalini etj.Muntazi i thoshte Sulo Gradecit, se Enver Hoxha nuk i përkiste vetëm Shqipërisë dhe atij brezi, por ai ishte udheheqës i gjithë proletariatit botëror dhe marrja e origjinalit të negativit, duhej marrë patjetër atë natë, pasi ajo duhej për studime për brezat që do vinin&quot;.

Po pas kësaj a e lejoi Suloja marrjen e maskës?
&quot;Edhe pas këmbënguljes së Muntazit, Sulua nuk pranoi përsëri në mënyrë kategorike. Ndërsa zhvillohej debati i ashpër midis tyre, Muntaz Dhrami u konsultua me mua për të marrë mendimin tim dhe unë ia përkraha atë gjë. Pasi gjeti mbështetjen time, Muntazi nisi të insistonte më shumë në kërkesën e tij, duke thënë se përgjegjësinë për gjithçka që do të ndodhte, do ta mbante vetë ai. Por edhe pas kësaj ai ndeshi në kundërshtimin e rreptë të mjekut që nuk pranonte kurrsesi, ndërsa Sulua nuk ndërhyri më në atë debat&quot;.

Si u mbyll ai problem?
&quot;Atë natë nuk u bë ajo që kërkonte Muntazi, dhe unë u ndava me të me atë ide. Pra, që ajo nuk do të bëhej&quot;.

Po pse të nesërmen u lejua që të merrej maska?
&quot;Po, të nesërmen ajo gjë u lejua të bëhej&quot;.

Po kush e kishte dhënë urdhrin që të lejohej marrja e maskës në fytyrën e Enverit?
&quot;Nuk e di se kush e kishte dhënë urdhrin, por të nesërmen Muntazi erdhi aty me gjithë një person tjetër, i cili punonte si formator në Institutin e Monumenteve të Kulturës&quot;.

Po para se të vinte Muntazi, ju a kishit punuar për bërjen e grimit dhe cili ishte vlerësimi për punën tuaj. A ju përgëzoi Nexhmija apo Sulo Gradeci për atë që kishit bërë?
&quot;Ne punuam deri në momentet e fundit që do të mbyllej arkivoli dhe Sulo Gradeci na falënderoi për punën e bërë, duke na sjellë edhe përgëzimet e Nexhmijes dhe të Pranverës&quot;.

Kur u bë marrja e maskës për fytyrën dhe për dorën e Enver Hoxhës?
&quot;Procesi i marrjes së maskës u bë kur u mbyllën homazhet dhe pritej që të vininin vetëm njerëzit e familjes për të fundit herë para se të fillonte ceremonia e varrimit&quot;.

Kush e realizoi atë dhe a pati ndonjë problem për prishjen e fytyrës së Enverit, ashtu siç thoshte mjeku i ngarkuar për ruajtjen e trupit të tij?
&quot;Siç thashë, në momentin që kishin mbaruar homazhet dhe pritej vetëm ardhja e njerëzve të familjes, arkivoli me trupin e Enverit u ul në dysheme. Në atë kohë Muntaz Dhrami iu drejtua Sulo Gradecit dhe gjithë të pranishmëve që ishin aty, duke u thënë: 'Ky proces i cili do të zgjaste vetëm pesëmbëdhjetë minuta, është shumë i dhimbshëm. Prandaj ju lutem që të formonin një rreth duke u kthyer me kurriz nga arkivoli, në mënyrë që t'i lëmë të qetë shokët që do punojë për këtë punë&quot;.

A u kthyen ata ashtu siç u tha Muntaz Dhrami?
&quot;Po, menjëherë pas fjalëve të Muntazit, të gjithë njerëzit që ishin aty, pa përjashtim, me gjithë Sulo Gradecin formuan një rreth në formë vezake. Brenda atij rrethi ku ndodhej trupi i Enverit i ulur në dysheme, unë me Zhani Petushin e formatorin e Institutit filluam menjëherë nga puna&quot;.

A kishit emocione në ato momente?
&quot;Në parantezë desha të spjegojqë ne na ishte dhënë vetëm 15 minuta kohë për ta bërë atë punë, pasi pesë minuta do të zgjaste bërja e formës dhe dhjetë minuta të tjera duhej që ajo të thahej e të dilte kallup. Pas pesëmbëdhjetë minutash aty do të vinin njerëzit e familjes. Unë isha shumë në tension, sepse ajo ishte një punë me përgjegjësi të madhe dhe më dridheshin duart, pasi kujtoja fjalët e mjekut që na thoshte se mund t'i rripej lëkura e fytyrës. Dhe po t'i prishej fytyra e Enverit, çdo gjë do të fillonte nga e para dhe nuk mjaftonte koha për ta bërë grimin nga fillimi, pasi protokolli i kishte të caktuara me minuta të gjitha procedurat që do të kryheshin&quot;.

Si vepruat për ta realizuar atë proces dhe a doli me sukses marrja e maskës së fytyrës dhe e dorës?
&quot;Siç thashë, ato 15 minuta që punuam për të realizuar marrjen e origjinalit të negativit të fytyrës e dorës, ishin minuta tmerri. Pasi ishte pregatitur lëngu i allçisë në dhomën që ndodhej më pranë sallës, unë me Zhani Petushin bëmë izolimin me pambuk të pjesës së qafës dhe të dorës, në mënyrë që të mos kullonte lëngu e t'i bënte pis këmishën e kostumin. Me solucionin që kisha përgatitur që më parë, unë lyeva pjesën e fytyrës dhe njërën dorë. Pas kësaj u hodh lëngu i allçisë dhe pas dhjetë minutash tepër të tensionura, forma u tha dhe u shkëput vetë, duke dalë nga fytyra e nga dora&quot;.

A doli me sukses forma dhe a pati prishje të fytyrës së Enverit ashtu siç kishte thënë mjeku?
&quot;Forma doli shumë mirë, por Enverit iu hap pak goja dhe iu hoq lëkura te pjesa e buzës së poshtme nga ana e djathtë, që, siç na thanë, ai e kishte pasur të vrarë që në fëmijëri&quot;.

A pati reagim për atë prishje dhe si u veprua për t'i rregulluar ato?
&quot;Ato dy difekte që ne na i shtuan akoma dhe më shumë tensionet, i pamë vetëm unë me Zhanin e formatorin, sepse të tjerët ishin me kurriz nga ne. Por unë i kisha marrë të gjitha masat për gjithçka që mund të ndodhte dhe menjëherë nxora nga çanta një solucion ngjitës dhe me të i lyeva pjesët e brendshme të buzëve. Pasi kësaj, me njërën dorë te mjekra dhe tjetrën sipër ballit, duke përdorur forcën arrita t'ia mbyllja gojën. Për fatin tim të mirë ngjitja doli me sukses dhe menjëherë i bëra dhe retushimin në pjesën e buzës së poshtme. Kështu gjithçka mbaroi me sukses të plotë&quot;.

Kur erdhën njerëzit e familjes, a i vunë re ato defekte?
&quot;Jo, ata nuk dukeshin fare dhe nga familja ne morën vetëm përgëzime&quot;.

Po ndonjë shpërblim për atë punë a ju dhanë?
&quot;Jo, shpërblim financiar nuk na dhanë, por pas disa muajsh më dekoruan duke më dhënë medaljen &quot;Naim Frashëri&quot; të Klasit të Tretë&quot;.
 

Pe.ili.sh

Primus registratum
Re: Krime Enveriste

<span style="font-weight: bold">Kastriot: Krimet qe enveristat kane bere nga pakices shqiptare katolike do ti gjejme vete dhe do ti postojme vete. Te lutem mos u hiq shqiptar igjitheanshem dhe leri menjane lajkat</span>
Nuk kemi nevoje per ndihmen tuaj se po e shohim se cfare keni ndermend te beni.
Ata shqiptare katolike qe u vrane e u internuan, paten qellime te tjera nga ato qe paraqitni ju demokratet e&quot;medhenj&quot;

Te lutem stop dhe mos u tall me.
<span style="font-weight: bold">Stop Kastriot</span>
 

kastriot

Primus registratum
Re: Krime Enveriste

Fillimisht postuar nga Besnik Bleta:
[qb] Tek kjo e fundit, çfarë krimi ka bërë Enver Hoxha?
Që vdiq, edhe që ju bë grimi? [/qb]
Te habit fakti qe postime te tilla vijne nga ed(k.c.)sh!!


Kastriot
Ps: K.C. eshte shkurtimi per Katolikocentristet.
 
Top