Re: KOT ME LIDHJE
Një të djelë të ftohtë, në janar,
një zog i plagosur nga një gjahtar,
duke fluturuar me mundim,
brenda një kishe gjeti strehim.
Nga altari, prifti e vështroi,
ndërsa zogu sipër një stoli pushoi.
Një grua e mori ndër duar,
e brenda kraherorit fshehu
zogun e frikësuar.
E ndërsa prifti filloi të këndonte,
zogu ciu-ciu po cicëronte.
Njerzit shikonin njeri tjetrin të habitur,
dhe prifti ngriti zërin i mërzitur:
"motra e vëllezër, ky është vend i shenjtë,
kush e ka zogun le të largohet shpejt!"
me të dëgjuar të çuditur këto fjalë,
burrat filluan të largohen dalëngadalë.
"prisni!-tha prifti.-ku po shkoni?!
ju lutem vëllezër mos më keqkuptoni!
le të dalë nga kisha sa më parë,
kush zogun e ka marrë!"
kësaj rradhe u çuan gratë,
që filluan të dalin pa bërë shamatë.
por ndërsa dilnin, prifti i ndaloi:
"kthehuni prapa-dhe më pas vazhdoi:
uluni të gjithë e le të dalë,
kush në kishë e ka marrë!"
pas këtyre fjalëve, murgeshat u çuan,
të skuqura nga turpi për nga dera u drejtuan.
e ndërsa njerezia shikonin me çudi,
prifti bërtiti përsëri: "motra në vendin tuaj shkoni
e të gjithë me vëmendje më dëgjoni!
të dalë jashtë e qoftë mallkuar,
kush zogun po e mban në duar!"
dhe doli nga cepi ku ishte fshehur,
një vajzë me fytyrën e zbehur,
që iu kthye djalit që nga pas e ndiqte:
"he mër dreq, të thashë që do na shifte!?".