Kosova me tjeter flamur????

Landa

Forumium praecox
Kosova me tjeter flamur????

Si mendoni valle eshte e drejte kjo? Para do ditesh presidenti i Kosoves ne koference per shtyp thote qe Kosova njjihet me mire me flamurin e saj qe seshte i njejte me ate shqiptar. Si mendoni?
 

Guest
Re: Kosova me tjeter flamur????

Kosovaret jane te vetmit qe mund t'i pergjigjen kesaj pyetjeje. Nese ata jane te te njejtit mendim me presidentin atehere u befte sic e shohin me te drejte Kosovaret, zgjedhja eshte tyrja. Eshte me se normale qe njeriu te doje te shkundi shpatullat nga zgjedha dhe hija e te tjereve, sidomos kur eksperienca ja ka prezantuar keto si gogola. Por ajo qe nuk duhet harruar nga asnje popull, sado i cfilitur te jete ai nga nje regjim eshte emri dhe rrenjet e tij. A do te humbin bashkekombasit tane ne Kosove lirine e veteqeverisjes nese mbi kryet e tyre valevitet flamuri per te cilin brez pas brezi paraardhesit e tyre, qe jane dhe tanet, kane derdhur gjakun? Dhe a do te humbin ata nje pjese te identitetit te tyre nese ky flamur zevendesohet nga nje tjeter? Te jete ky asimilimi i ngadalshem i nje popullsie ne ate corben e madhe qe quhet "mase"? Te jete kaq e lehte dhe mosperfilles akti i uljes se nje sipari ndares midis asaj nga vime dhe asaj ku do te vemi? Valle kaq lire u paguakan copezat e emrit tone?! Ndoshta kjo eshte arsyeja per te cilen diskriminohemi dhe perbuzemi neper bote. Nuk dime te vleresojme veten e per pasoje as ta duam. Por fundja ndoshta gabohem une, koha hecen shume perpara per snobe pa sensin e elasticitetit per te mbijetuar. Ben vaki te jem nje prej tyre, por nuk kam nder mend te ndryshoj. Une jam une. Pyetja eshte "Kush jemi ne?".
 

Landa

Forumium praecox
Re: Kosova me tjeter flamur????

Nje komb ka simbole unike, z. Rugova!

Erl Murati
Propozimi i presidentit te Kosoves, Ibrahim Rugova per nje himn dhe flamur vetem per Kosoven, ndryshe nga himni dhe flamuri kombetar, ka shkaktuar reagimin e nje pjese te opinionit dhe politikes shqiptare. Ish-ministra te Jashtem dhe deputete te Kuvendit theksuan dje per "KJ" se nje komb duhet te kete simbole te perbashketa. Dhe ne rastin konkret ashtu sic ka ndodhur nder shekuj, Shqiperia dhe Kosova duhet te perdorin te njejtat simbole.

Rugova deklaroi ne kremtimet e festes se 28 nentorit ne Prishtine, se himni i ardhshem i Kosoves pritet te jete nje pershtatje e kenges se kompozuar ne fillimin e shekullit te kaluar me titull "Kur kara kushtrimi n'Kosove". Po keshtu flamuri i Kosoves do te jete me fushe te bardhe, me shqiponje te zeze ku do te shtohet edhe simboli i Dardanise.

Tritan Shehu, PDr

Mua me duket se eshte akoma heret per te nxjerre konkluzione definitive. Mendoj se rruga e Kosoves eshte drejt pavaresise, kjo do te varet nga institucionet dhe perfaqesuesit politike ne Kosove, sepse ata duhet te tregojne realisht qe kane zhvillim perendimor dhe ne kete menyre do te sigurojne rrugen drejt pavaresise. Konkluzionet definitive do vijne dalengadale dhe rruga e Kosoves eshte e percaktuar, nuk mund te thuhet se kur do te jete momenti per pavaresine, sepse do kohe dhe eshte shpejt per te thene ide te qarta per kete ceshtje. Une jam i sigurt se Kosova do te kontribuoje per stabilitetin e rajonit dhe integrimin euroatlantik. Per deklaraten e Rugoves, mendoj se gjera kaq te imta jane te parakohshme, sepse asnje nuk e di se si do marrin ngjarjet pas pak kohesh. Mendoj se percaktimi i simboleve dhe cdo gje tjeter i takon kosovareve. Por, megjithate eshte ende heret dhe ky eshte problem qe do te diskutohet ne nje moment te dyte.

Paskal Milo, PSD

Per mendimin tim nje komb ka simbloe unike, te cilat rrjedhin nga rrenjet dhe historia e perbashket. Organizimet politike, apo shteterore te te njejtit komb, sic e ka treguar dhe historia nuk duhet qe te cojne ne diferencime te simboleve kombetare, mund te kete nuanca qe te deshmojne organizimet e ndryshme shteterore te nje kombi, por jo simbole te ndryshme. Besoj se ideja e zotit Rugova me propozimet qe ka shfaqur kerkon te shmange akuzen tashme te vjeter te krijimit te te ashtuquajtures "Shqiperi e Madhe" duke reflektuar edhe ne simbole idene tashme te konsoliduar per nje Kosove te pavarur dhe te dallueshme nga shteti aktual shqiptar.

Petro Koci, PS

Une mendoj se per kete, duhet te vendosin autoritetet e Kosoves, Presidenti i Kosoves dhe partia e tij dhe kjo duhet te zgjidhet me konsensus. Pra, nese ka ceshtje qe kerkojne konsensus te gjere ne Kosove eshte pikerisht kjo gje, te diskutohet mbi propozimet e zotit Rugova. Politika e partive qe jane ketij kufirit, une gjykoj se nuk duhet te perzihet ne keto ceshtje.

Gramoz Pashko, PAD

Une quaj normale qe cdo njeri te kete opinionet e tij, por mendoj se propozimi i Presidentit Rugova nuk perfaqeson opinionin e Kosoves dhe nuk eshte ne perputhje me rrymen e zhvillimeve shqiptare. Nuk ka kuptim qe ne, nje komb te kemi dy flamure, dy simbole, dy himne, sepse kete gje e ka treguar dhe historia. Pra une mendimet e Rugoves i respektoj, por i quaj se nuk jane te drejta.

Shpetim Rroqi, PBK

Kosova i ka simbolet e saj njesoj si Shqiperia dhe nuk e kuptoj pse duhet hapur nje diskutim i tille. Keto jane ceshtje delikate dhe prej shekujsh Kosova ka himin dhe simbolin e saj qe jane ato qe ka perdorur dhe Shqiperia, por gjithsesi une nuk e di kontekstin ne te cilin e ka bere kete propozim zoti Rugova.

Eqerem Spahia, PLL

Dihet qe Partia Levizja e Legalitetit ka ndjesi te theksuara te ceshtjes kombetare dhe ajo kerkon nepermjet respektimit te konventave nderkombetare bashkimin e ketyre trojeve ne nje shtet te vetem. Por, perderisa Kosova eshte sot nen monitorimin e organizmave nd-_mebtare dhe ne nje proces progresiv ne drejtim te pavaresise, eshte nromale qe cdo shtet te kete simbolet e tij dhe ne duhet te jemi koherent edhe me zhvillimet rajonale dhe nderkombetare. Ne jemi ne procese integrale rajonale dhe europiane qe sigurisht kane ndikimet e veta ne kete iniciative te presidentit Rugova.
 

Plisi

Primus registratum
Re: Kosova me tjeter flamur????

rugovna ka propozuar edhe himnin tjeter se ky qe eshte per ta me siguri eshte shunm i rand e sidomos kur thot :

Prej lufte veç ai largohet
që është lindur tradhëtor,
kush është burrë, nuk frikohet,
po vdes, po vdes si një dëshmor!
 

Plisi

Primus registratum
Re: Kosova me tjeter flamur????

Ja edhe nifar flamuri qe e mban ne zyre te ti rugovna per hater te serbve se pou tregon se nuk eshte si shqiptaret e shqiperis po jau ka dhan besen serbve se ka me qpik kombin apo kombesin kosovare

pra ky edhe flamuri i ti qe po tallet me ata qe i besoin e po thot ka me qen edhe flamur i shtetit te kosoves.

http://www.gazetajava.com/23ballina.jpg
 

bengu

Primus registratum
Re: Kosova me tjeter flamur????

Kjo gje eshte eksluzivisht per kosovaret qe te vendoset. Mendoj se duhet te kete referendum ose parlamenti i Kosoves te vendose per nje gje te tille. Mua sinqerisht flamuri i propozuar nuk me pelqen, kurse himnin nuk e kam degjuar ende. Por nje gje eshte e sigurt, nese Kosova do qe te pranohet nga OKB si shtet i pavarur, e jo te mbetet province serbe sic dojne shume ketu, atehere duhet te kete simbolet e veta. Te gjithe e dime se nuk ekzistojne dy shtete ne bote qe kane te njejtat simbole.
 

disku

UNI
Re: Kosova me tjeter flamur????

edhe doni me u bashku me shqiperin ju......pfffffffffffff as nuk jom tu lodh nervat emija fare me keto tema....
ja kalofshi mire
 

bengu

Primus registratum
Re: Kosova me tjeter flamur????

A thua hapi i pare drejte bashkimit nuk eshte pavarsia?!
pffff...talking about logic.
 

Plisi

Primus registratum
Re: Kosova me tjeter flamur????

Shoqatat e ish-UÇK-së: Rugova dëshiron dezintegrimin kombëtar të shqiptarëve
kosova-press

Prishtinë, 2 dhjetor (Kosovapress) Time: 17:25

“Nuk është e rastësishme mosprania e presidentit Rugova në ditën jubilare në Vlorën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe, poashtu, nuk është e rastësishme në të njëjtën kohë shpallja e propozimeve për ndërrimin e flamurit dhe himnit kombëtar. Nuk është e rastësishme mosnjohja e UÇK-së dhe mosdëshira për të takuar familjen Jashari që u sakrifikua për idealet e lirisë flamurit dhe integrimin kombëtar”. Kështu thanë të hënën në një konferencë shypi përfaqësuesit e tri shoqatave të luftës së ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke paralajmëruar edhe protesta kundër propozimeve më të fundit të presidentit Rugova.

Propozimet e tilla në dëm të aspiratave kombëtare, madje duke manipuluar me institucionin e presidentit, janë në kuadër të një filozofie politike të caktuar që ka për synim denigrimin e vlerave më të shenjëta kombëtare, ishin disa nga vlerësimet kryesore të tri shoqatave të dalura nga lufta dhe të Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës.

“Flamurin dhe Himnin, dy gjërat më të shenjta, para të cilave kemi dhënë betimin dhe për të cilat kanë rënë aq shumë dëshmorë, nuk do të duhej t’i cënonte presidenti Rugova. Gjaku i derdhur nën këto simbole nuk do të duhej të shkelej. Në kohën kur kemi nevojë për integrime të thella kombëtare, që pastaj të integrohemi në Evropë, ky na del me kërkesa të tilla, madje, pikërisht në 28 nëntorin e shenjtë, që ky popull në vend të integrimit të dezintegrohet tërësisht”, ka thënë Sadik Halitjaha, duke folur në emër të tri shoqatave, asaj të veteranëve, të invalidëve të luftës dhe të familjeve të dëshmorëve të ish-UÇK-së.

Në emër të Shoqatës së të Burgosurve Politikë, Selatin Novosella veprimet e Rugovës i ka parë në një rrafsh madje të përgjegjësisë ndaj një politike të hershme, “edhe pse loja me vlera të shenjta është krejt e papërgjegjshme”. ”Të luhet me vlerat si flamuri dhe himni, është fyerje tepër e madhe që i bëhet kombit. Mund të pranoheshin ide nga Akademia e Shkencave, Instituti i Historisë, ai i Albanologjisë etj. por veprimet kësofare janë tepër të papërgjegjëshme. Këtë veprim nuk e ka marrë as Këshilli Kombëtar i LDK-së”, ka thënë ai.

“Rugova duhet të prononcohet dhe të tregojë kush e ka kushtëzuar për veprime të tilla. Si duket ai dashka të bëhet baba i një kombi të ri”, ka përfunduar z.Halitjaha.
 

Blendi

Primus registratum
Re: Kosova me tjeter flamur????

Po Isa Boletini cilin flamur puthi ne gjunje ne Vlore?? A e din pergjigjen Zoti Rugova?

Sigurisht, me duket e gabuar qe Kosova te kete nje flamur te vecante nga ai i Shqiperise.
Ky nuk eshte flamuri i RSH por i gjithe shqiptareve. Flamuri i Kastrioteve, simbol i Kombit, jo i Shtetit.

Na duhen te perbashket, jo ndarjet.
Rugova flet kot fare.
 

albi

Primus registratum
Re: Kosova me tjeter flamur????

Lam lesht me keta tipat qe na vijne ne krye /pf/images/graemlins/frown.gif
Kosova me te vertete mund te kete per simbole ne rrugen drejt pavarsise, por shume mire flamurit kombetar mund t'i vihej psh mbi, apo nen, apo ne mes shkrimi 'kosova' apo dicka tjeter te vogel dhe ja ku behet pak i ndryshem sa per te qene i pranueshem per ne OKB. Ne kete menyre e kane zgjidhur te tjeret, psh dy gjermanite per rreth 50 vite apo Rumania me Moldavine ende sot. Perseri ai nuk ka te drejte te vendose arbitrarisht se si duhen simbolet, kete duhet ta vendose vete populli i kosoves. Por nuk besoj se do te vendose ndryshe ai popull pervec se flamurit kombetar, ate flamur mbi te cilin u be lufta clirimtare.
flamuri.gif


uck.jpg
 

Prizreni

Primus registratum
Re: Kosova me tjeter flamur????

Une e pyes Bar-ishten,Gramut pashkon,Blendin e te tjeret , A lejohen dy shtete me te njejtat simbole te pranohen ne KB????,Nese po ,atehere edhe une pajtohem me juve,nese JO , QEPENI se mjaft keni llomotitur.
Flamuri i Kosoves do te ngelet i njejte me nje ndryshim te vogel qe asaj mbi shqiponje ti vehet harta e Kosoves me ngjyra te njejta KUQ E ZI , kujt nuk i pelqen kjo Shum keq.
UNICORNIT ,nuk i pelqen bashkimi kombetare sepse ne nje Shqiperi te bashkuar do te
mbizoteronte ligji keshtu qe ai dhe shoket e tije do te kalonin pjesen tjeter te jetes ne burg.
O PLISI, edhe ti o BENG mjafte me se ia nxerret "Bojen" me ato fyerje , Jeni bere "bajat" si duket nuk keni aftesi te jepni ndonje mendim,perveq fyerjeve,kjo vlene per Plisin, mjafte me u talle me presidentin tone,Po te lus nese nuk don me diskutuar si njerz atehere shko ne ndonje rubrike tjeter dhe largohu nga politika,keto qe ti them une duhet ti thoshte MODERATORI por siduket ai/ajo bene leshime selektive.
Propozoj qe ti PLIS dhe BENG te pajtoheni ,menjehere.
 
B

briiigi

Guest
Re: Kosova me tjeter flamur????

Fillimisht postuar nga Dardania:
[qb] UNICORNIT ,nuk i pelqen bashkimi kombetare sepse ne nje Shqiperi te bashkuar do te
mbizoteronte ligji keshtu qe ai dhe shoket e tije do te kalonin pjesen tjeter te jetes ne burg.[/qb]
Unicorn, o burgaxhi, o njeri anti ligj ... LOL
Dardania, ja ke fut kot fare vlla!!!
e di si eshte puna, fakti qe dikush ka mendime te kunderta me ty, nuk do te thote se ai eshte per burg, a ku di une /pf/images/graemlins/smile.gif . kjo do te thote qe existon demokraci.
Nejse se ceshtja ishte flamuri ketu. Bashkohem me ate qe tha Blendi, apo te gjithe te tjeret. Nuk besoj se i Takon zotit rugova te beje nje zgjedhje te tille /pf/images/graemlins/smile.gif . Mendimi im personal eshte se nje referendum do ishte gjeja me e sakte dhe me e drejte per gjithe popullin e kosoves!
me respekt per te gjithe ju dhe per KOMBIN Shqiptar /pf/images/graemlins/smile.gif
briiigi
 

disku

UNI
Re: Kosova me tjeter flamur????

Fillimisht postuar nga Dardania:
[qb]
UNICORNIT ,nuk i pelqen bashkimi kombetare sepse ne nje Shqiperi te bashkuar do te
mbizoteronte ligji keshtu qe ai dhe shoket e tije do te kalonin pjesen tjeter te jetes ne burg.
.[/qb]
un them shyqyr zotit qe ste kemi ty lider so do i kishe rrash te gjith kundershtaret ne burg si enveri ne vaktit...........
edhe pastaj per bashkim apo jo mua pak me intereson se si i thone tani ka ardh muhabeeti deri aty sa jugosllavia eshte shperbere dhe kosova nuk eshte me pjese e serbis..pra si te bashkohemi si te mos njelloj eshte ju lirin e keni....por mua me ngacmon fakti qe ai lideri juat ben propozime antikombetare.....gjithashtu sa per bashkim po u bashkuan mos ma qa hallin mua se nuk vij te jetoj me ty jo...e kam nji cop ven ne tiron edhe pse sjetoj aty...gjithashty un se kam per turp te them qe edhe pse jam qytetar amerikan kam kombesin shqiptare...por ju keni edhe pashaporta serbe edhe na e hidhni shurren perpjete sikur keni vra e pre serb....
e di ku do e nxjerresh do me quash tradhtar se thash jam qutetar amerikan...por kjo amerike ku jetoj un te beri ty e disa te tjere te thoni JAM I LIRE............
 

Guest
Re: Kosova me tjeter flamur????

mirembrema,

do te desheroja se pari te ulim tonet dhe te respektojme njeri - tjetrin.
Se dyti do te desheroja te shprehja mendimin tim lidhur me kete teme.
Propozimi i Z. Ibrahim Rugova per nje flamur dhe himn te ri me duket i drejte dhe ne momentin e duhur. Mendoj keshtu per arsyet e meposhtme:
1. N.q.s. duam qe Kosova e dashur te jete e pavarur dhe e njohur nga te gjitha kombet duhet qe ajo te kete nje flamur dhe nje himn. Kjo sepse nuk mund te kete dy shtete me te njejtin flamur dhe himn.
2. Persa i perket bashkimit me Shqiperine mendoj ashtu si te gjithe qe kjo do te behet ne menyre graduale dhe jo menjehere, pasi ndryshe do te ushqejme gojet e liga (serbet dhe te gjithe ata qe e "duan fort" Shqiperine)te cilat kane nxjere teorine e Shqiperise se madhe. Shqiperia nuk eshte as e madhe dhe as e vogel por eshte Shqiperi.
3. Le ti leme Kosovaret ti zgjidhin ne menyre te qete problemet e renda qe u kane rene per hise dhe te mos i gjykojme (te tille gje dime ta bejme shume mire), por ti ndihmojme kur na e kerkojne ndihmen dhe ti veshtrojme me vemendje sepse nuk dine te qeverisin keq.
4. Mos haroni gjithashtu se serbia dhe mali i zi po pergatisin nje kushtetute ku thuhet se Kosova eshte pjese e Serbise. Pra ora eshte per veprim te shpejte dhe te zgjuar.
Ne kete sens dua te them se jam dakort gjithashtu me levizjet e fundit te Kryeministrit te Kosoves i cili thote qe nese miratohet kjo kushtetute atehere Kosova do te shpalle PAVARESINE.

KOSOVE TI JE SHQIPERI, dhe per kete te dua shume.
 

bengu

Primus registratum
Re: Kosova me tjeter flamur????

Unicorn (gjithmone duke mos pasur asgje personale) , nganjehere afrohem aq afer te te kuptoj plotesisht dhe te bashkohem mendimet tua, por sec i ke disa metoda qe tia fusish nganjehere.....
Te kam thene disa here mos i shaj kosovaret pse dine serbisht dhe kane pasaporta serbe se ajo djeg shume me teper se ai paralelizmi me greqishten e italishten, kupto njehere te lutem!
Ti me siguri po behesh se nuk po i kupton gjerat, por te jesh i sigurt se po te vije koha e referendumit, kosovaret do te jene shume me lart me perqindje se shqiptaret e Shqiperise "pro", nuk dua te implikoj asgje, vetem dua te them se bota ende e sheh Kosoven si pjese te Jugosllavise se mbetur (Rezoluta 1244) dhe per te menduar bashkim me Shqiperine, Kosova se pari duhet te pavarsohet dhe te pranohet si shtet i pavarur prej OKB.
Deri ketu supozoj se logjika thote "ok"?!
Pra, per te qene Kosova shtet i pavarur (faktikisht per kete luftuam te gjithe, pas kesaj bashkimi eshte vetem formalitet), duhet t'i kete simbolet e veta me te cilat asnje anetar i OKB nuk do te kete probleme (kujto konfliktin Greqi-IRJM per emrin dhe flamurin).
Dmth, le ti mbaje Kosova per disa vite keto simbole, sic ja futi "xhaxhi" yllin mbi koke shqiponjes, pervec se ketu flasim per, inshalla, nje kohe shume me te shkurte, dhe kur te vije koha e bashkimit te gjithe do ta kendojme himnin se bashku dhe do te krenohemi me te njejten shqiponje.
Pasi jemi aty, pse nuk hapi askush nje teme ta akuzoje Hoxhen per yllin qe ja shtoi flamurit, po i gjithe mllefi zbrazet ne koke te Rugoves?!

Shnet e paqe!
 

Prizreni

Primus registratum
Re: Kosova me tjeter flamur????

Never say never,Une po mundohem me dite te tera ti skjaroj disave keto qe thua ti por kote , keta i jane versulur Rugoves dhe done ta hane te gjalle sepse u pengon se eshte i vetmi njeri-politikan i pa korruptuar ne Ballkan.
 
B

briiigi

Guest
Re: Kosova me tjeter flamur????

yeah, right. Ta cojme prane Jezu Krishtit, meqe eshte aq i paster!
 
Top