Kosova eshte me mire te qendroje me Serbine

Kosova eshte me mire te qendroje me Serbine

Ne gazeten serbe Danas eshte botuar nje shkrim ne 26 mars 05, “Serbia do jete me mire pa Kosoven” , ku autori i tij ekspert ne teorite e sistemeve dhe managimit demografik argumenton se Serbia do jete me mire te jete pa Kosoven dhe se arsyet dhe jo mitet dhe emocionet duhet te merren parasysh ne vendosjen e statusit te Kosoves.

Shqiptaret ne nje shtet te perbashket do perbejne 20% te popullsise dhe te parlamentit, pra vendin e dyte dhe 30% te ushtrise duke u nisur nga mosha mesatare e re qe kane., perfshire ketu dhe komanden e ushtrise.

Nje shqiptar do behet kryetar shteti apo minister I jashtem etj, nje here ne cdo 3 vjete apo 6 vjet dhe emri do ndryshoje qe te reflektoj dhe shqiptaret.


Zhvillimi demografik i shqiptareve kercenon qe te mbushi hapesirat e pabanuara te Serbise qendrore brenda 20 vjeteve dhe se ne 40 vjetet e ardhme nisur nga shtimi I numrit te popullsise shqiptaret do jene 8 milion dhe Kosova duke qene kater here me e varfer se Serbia do jete nje barre e rende per nje shtet te perbashket dhe Serbia do vazhdoje te ngeli mbrapa ne raport me te tjeret ne rajon dhe piktura e Serbise qendrore do jete mjaft ndryshe nga ajo e sotmja ne nje dekade apo dy.

Autori mendon se skenari me i keq per Serbine eshte te bashkohet me Kosoven, si rajoni me nje densitet me te madh ne Europe te poullsose se varfer qe kerkon hapesira per zhvillim, ne nje shtet te vetem ne formen e nje Unioni apo Federate dhe mbushja e menjehereshme Serbise qendrore, qe po depopullohet me ritme mjaft te shpejta, do behet nga shqiptaret dhe do garantohet nga ligji. Dhe kjo nuk do jete ne interes te popullit serb ai mendon.

POR , ai mendon se shqiptaret me nacioanlizmin e verber te tyre nuk po kapin keto shance te reja.

SI MENDONI JU?

Ne kushtet kur nje persertije e historise eshte e paimagjinueshme ne ditet tona, kur Serbia ne rreth 10-15 vjet do behet pjese e Bashkimit Europian dhe po punon per asocim dhe stabilizim ne BE, kur ushtria politikat e jashtme ekonomia etj do jene nen kontrollin kryesisht te BE, kur tregu I perbashket ballkanik po merr form dhe barrierat dhe tarifat do zhduken ne nje kohe mjaft te shkurter perpara se Serbia te behet anetare e BE, kur mundesia per ngritje sherbimesh dhe biznesi do jete per kedo e garantuar, serb apo shqiptar si ne Serbi apo ne Kosove dhe Shqiperi dhe njerezit do jene te lire te levizin lirshem e te punojne per inters te tyre ku ju intereson, pse mos te dominojme dhe ne Serbine Qendrore ne nje kohe qe BE do qeveriset ne nje nivel rajonal dhe politikat e medha do behen ne Bruksel?

Kosova me paverisine e saj do gezoj dhe do behet tap per nje jave. Po pastaj? Shteti, serb apo shqiptar apo cfaredolloj gjithmone ka per te qene armik i popullit te thjeshte dhe asnjehere s’ka per ta bere te lumtur dhe njeriu ne ditet tona ne kete bote te integruar globale eshte mire te mendoje si dhe ku mund te zhvilloje potencialin e tij personal se sa te merakoset ku u ngrit apo u gris nje flamur.

Por nacionalizmi dallkauk shqiptar, eshte si ai fukarai qe ble kepucet lire me shprese se beri pazar te mire por qe i del gjithmone me shtrenjte ne fund.

Ne Serbi ka nje debat demokratik per te ardhmen e Serbise dhe Kosoves pasi vlerersohen dhe ne medja edhe ana tjeter e medaljes e bashkejetimit me Kosoven.

Kurse kosovareve ne menyre antidemokratike dhe totalitare nuk ju eshte paraqitur dhe alternativa tjeter perpara se te vendosin per te ardhmen e tyre. Pra si cdo proces tjeter demokratik njerezit duhet te njihen dhe te debatojne lirshem per te gjitha alternativat e mundeshme perfshire dhe qendrimin me Serbine. Vetem atehere mund te thuhet se zgjedhja e tyre ishte drejte dhe jo e imponuar.

Artikulli ne origjinal:

http://www.danas.co.yu/20050326/vikend2.html#1

perkthyer ne anglisht nga Akademia Shqiptare UK
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Kosova eshte me mire te qendroje me Serbine

DDD Sheltoni,besoj qe ceshtja Kosove tashme ka marre rrugen ne anen shqiptare,do kete ndonje batakcillek per toka te vogla,por gjithsesi jo ndonje gje te madhe qe do kenaqte oreksin Serb.

Nuk e di se ku e ke marre ti idene e nje bashkejetese me Serbet,por mua me duket thjeshte nje ide alla komuniste/proletare,eshte anakronike plako!!
Turqia nuk mund ta kete me forcen e dikurshme,sidomos ne ceshtjet Evropiane,por Rusia e ka gjithsesi nje force akoma ne Evrope.
Kjo duhet te na mbaje ne gjithmone zgjuar,afrimi me Ameriken duhet te jete edhe me i madh.
Mangesia e nje politike te zgjuar dhe patriotike nga ana e Shqiperise do ndikoje per keq edhe ne ceshtjen Kosovare.
Nje nga birat e zeza te popullit tone eshte edhe:shumica dermuese e fese Islame ne trojet Shqiptare,vllaznit tane te dashur muslimane nuk e kuptojne kete akoma(ose nuk duan ta kuptojne),por gjithsesi kjo mbetet ende nje bire e zeze ne zgjidhjen e ceshtjes shqiptare!

E merrni me mend qe muslimanet shqiptare perqafimin e fese Islame e trompetojne akoma edhe tani ne shekullin XXI si nje shpetim te kombit???

Nuk eshte puna se jam une anti....por e verteta duhet te shihet ne sy.
Politiken me Evropen ne e fillojme gjithmone me nje pike negative ne disfavorin tone:fene Islame!!!
 

arun

Primus registratum
Re: Kosova eshte me mire te qendroje me Serbine

Mungesa e burrave të shtetit



nga: Xhafer SHATRI



1. Krahasimi që vret



Muajt e fundit në Beograd janë bërë përpjekje serioze për unifikimin e qëndrimit politik serb lidhur me të ardhmen e vendit; për qëndrimin ndaj Kosovës, në radhë të parë, dhe për fatin e Bashkësisë Shtetërore Serbi dhe Mali i Zi, në radhë të dytë. Më sa shihet, jo vetëm nga protokolli, ky qëndrim është kristalizuar dhe takimi i fundit i parisë serbe me Grupin e Kontaktit e dëshmon këtë: përballë mysafirëve qëndronin jo ndarazi si deri dje por bashkë: Maroviç, Tadiç, Koshtunica, Drashkoviç dhe Çoviç.

Edhe deklaratat e tyre, pas shumë kohësh, ishin unison, sepse çështja e kombit dominoi tekat e personaliteteve dhe grindjet partiake në Beograd.

Krejt e kundërta po ndodh në Prishtinë. Këtu është një çaprapikje e pashëmbullt: harrohet kaq shpejt dërgimi i kryeministrit të Kosovës në Hagë si rezultat i pazarllëqeve diplomatike, harrohet tentim atentati kundër kryetarit të Kosovës, e që të dyjat u bën me qëllim që t’i futet flaka Kosovës; lihen anash probleme madhore të vendit dhe personalitetet dominuese politike lëshohen në ndërskamca të ulëta të luftës për pushtet, ndërkohë që në muajt që vijnë ravijëzohet e ardhmja e vendit.

Më e keqja është se edhe ata pak personalitete prej të cilëve pritej një qëndrim burrështeti, po bëhen pjesë e kësaj loje, thënë më së buti, të rrezikshme dhe të ndyrë.



2. Sekretet publike për të cilat nuk flet askush



Me këdo që të bisedosh në Kosovë di të tregojë se partitë kryesore, LDK dhe PDK, i kanë shërbimet e veta sekrete, shikat dhe shikasit e vet (shërbimi informativ kombëtar apo i Kosovës!). Fjala është për struktura të organizuara anë e kënd Kosovës, në të cilat pa dyshim ka jo pak njerëz të ndershëm, që mashtrohen se po i shërbejnë vendit, por ka edhe jo pak të tjerë për të cilët dihet poashtu se janë banditë, që punojnë për dreqin e të birin, por më së shumti për Serbinë.

Këta shika prej themelimit të tyre e deri më sot kanë vepruar në mënyrë ilegale, pa pasur mandatin e askujt, e aq më pak të qytetarëve të Kosovës. Gjithë energjinë e tyre diabolike e kanë harxhuar në luftë kundër njëri-tjetrit, ndërkohë që shërbimet serbe kanë bërë dhe bëjnë në Kosovë çka ua do qejfi. Ka fakte se jo pak dosje që këta shika i kanë sajuar kundër kundërshtarëve të vetë, kanë përfunduar në duart e shërbimeve sekrete serbe. Pa folur për shërbimet e tjera të shumta që veprojnë krejt hapur në Kosovë.

Krahas luftës partiake shikat "tanë" janë marrë aktivisht me disiplinimin e biznesmenëve, për të siguruar edhe kështu financimin e aktivitetit të vet. Në këtë funksion, këto pyka, që janë pasqyra më e mirë e mjerimit tonë kolektiv, kontrollojnë edhe segmente të krimit të organizuar në Kosovë.

Duke pasur mbështetjen e subjekteve dhe personaliteteve kyçe të vendit, këto struktura ilegale antikombëtare, duke shfrytëzuar dosje e shantazhe, kanë disiplinuar jo vetëm politikanë, por edhe shumë gazetarë dhe bosë të mediave. Sepse nuk mund të shpjegosh ndryshe faktin se për ta nuk shkruan dhe nuk flet askush, edhe pse njëri prej tyre i ka zyrat përball Grandit ndërsa tjetri disa qindra metra më larg.

Ndërkaq raporti i fundit që PDK-ja i dorëzoi UNMIK-ut është vetëm maja e Aisbergut e një lufte sans merci që këta shika e bëjnë, jo kundër armiqve të Kosovës, por kundër njëri-tjetrit dhe bashkë kundër ne të gjithëve.

Të ashtuquajturit analistë që dominojnë gjithandej ekranet dhe faqet e gazetave tona, e që bëhen se ua ka hapur sytë denoncimi publik i PDK-së, me dosjet e shërbimit të saj sekret, dëshmojnë se janë të pamoralshëm, në radhë të parë, dhe njerëz me ndërgjegje të mbërthyer, në radhë të dytë.

Prandaj edhe s’është për t’u çuditur pse opinioni i Kosovës manipulohet kaq lehtë, sepse jo pak nga ata që sajojnë opinionin, janë njerëz që, veç të tjerëve, edhe shikat “tanë” ua kanë zënë bishtin me derë.



3. Kur përleshen qentë, bishat hedhin valle



Në kohën kur lufta e shikave partiakë të Kosovës mori përmasa të jashtëzakonshme ridoli në skenë shërbimi fantom "Sigurimi i Atdheut". Kjo sajesë e stisur dy vjet më parë nëpër "banhofet" e Zvicrës nga oficerë e kalemxhinj të dështuar, ka dërguar herë pas herë nëpër redaksi kumtesa gjoja në mbrojtje të LDK-së dhe të kryetarit të Kosovës. Askush nuk e ka marrë seriozisht këtë sajesë. Për më tepër LDK-ja dhe Zyra e z. Rugova kanë dalë me kumtesa që dënonin dhe distancoheshin prerazi nga dacibaot e "Sigurimit të Atdheut".

Mirëpo leximi i fjalëpërfjalshëm në lajmet kryesore të RTK-së i një kumtese të të ashtuquajturit "Sigurimi i Atdheut", më 12 prill tregon përmasat e mëdha e të rrezikshme që ka marrë lufta e nëntokës politike në Kosovë.

Kjo kumtesë kërkon pëgjigje në shumë pyetje:

- A mund ta kenë shkruar këtë kumtesë shërbimet serbe të zbulimit në mënyrë që ta shfrytëzojnë rastin dhe zjarrit të përçarjeve në Kosovë t’i japin dimension edhe më të madh?

- A mund ta kenë shkruar këtë kumtesë analistët e shikut të PDK-së, në funksion të mbështetjes së të dhënave që ia dorëzuan UNMIK-ut në formë të një dosjeje prej 150 faqesh me fotografi e skema plotësuese?

- A mund ta kenë shkruar analistët e shikut të LDK-së?

Përgjigja duhet kërkuar në një pyetje tjetër: kush përfiton nga kjo kumtesë?

Logjika më e thjeshtë thotë se, kësaj radhe, prapa "Sigurimit të Atdheut" qëndron ose kreu i PDK-së, ose shërbimet serbe, ose një klan i LDK-së që ka humbur luftën për pushtet, ose një i tretë në spektrin e imtë politik kosovar që mëton të përfitojë nga rrëmuja. Përndryshe strukturat e mirëfillta të LDK-së gjithsesi jo, sepse kjo do të ishte një vetëvrasje para ekranit televiziv.

Por kryepyetja duhet të jetë: Si i lejon vetës RTK-ja, që si institucion publik të lexojë kumtesa të dyshimta, të cilat hapin terren për qërim hesapesh në Kosovë?

Në këtë rast detyra elementare e çdo gazetari do të ishte të pyes zyrat e informacionit të institucioneve të Kosovës, zyrat e partive politike etj. Dhe vetëm atëherë të japë një informacion të ekuilibruar, profesional.

Mjerisht, ky shembull dëshmon se nëntoka politike po e bën ligjin edhe në mediat e Kosovës.



4. Lufta për ta rrëzuar qeverinë



Lufta e shërbimeve sekrete partiake në Kosovë nxjerr në pah krizën e thellë në partitë kryesore politike të vendit. LDK-në vazhdojnë ta trandin bërrylimet e brendshme të klaneve, që po reflektohet edhe në skandalin e fundit.

Ndërkaq PDK-ja pas humbjes radhazi të 4 zgjedhjeve përballet me krizë të identitetit. Në vend që të merret me shkaqet e këtyre humbjeve të thella kreu i saj është lëshuar në një luftë të rrezikshme politike për ta rrëzuar qeverinë me çdo kusht. Zatën dosja e famshme ka këtë qëllim dhe vetëm këtë qëllim.

Më të zhgënjyerit duhet të jenë ata që kanë pritur që PDK-ja të jetë një opozitë e mirëfilltë, që do të hapë debat për statusin, për decentralizimin, për privatizimin, për papunësinë, për reformat rrënjësore e aq të domosdoshme në të gjitha fushat në Kosovë, sidomos në arsim e shëndetësi. Mirëpo, PDK-ja po merret me veprime që nuk u takojnë shërbimeve sekrete partiake, por organeve të drejtësisë.

Sipas logjikës së kreut të PDK-së ne duhet të presim në ditët që vijnë dosjen e shërbimit rival, ku do të lexojmë gjëra edhe më të zeza se këto që kemi lexuar kësaj radhe.

Skandali i shërbimeve sekrete partiake dhe i dosjeve të tyre që dihen e që nuk dihen nxjerr në pah stërkeqjen kolektive të lëvizjes politike në Kosovë dhe kthimin e saj nga një lëvizje shtetformuese në një lëvizje shtetrrënuese.

Te ekzistenca e këtyre shërbimeve duhet të kërkojmë përgjigjen e vërtetë pse paria e Kosovës nuk ka kërkuar asnjëherë para ndërkombëtarëve themelimin e agjencisë kombëtare të zbulimit si organ i domosdoshëm për t’u përballur me sfidat e kohës: luftën kundër terrorizmit, luftën kundër krimit të organizuar, luftën kundër shërbimeve që punojnë natë e ditë për t’ia futur flakën Kosovës…

Vetë ky fakt tregon për mungesën e një qëndrimi shtetformues në partitë kryesore të Kosovës.

Sepse jo më shumë se para 5 muajsh Kosova ka pasur një "qeveri gjithëpërfshirëse", por ajo asnjëherë gjatë gjithë mandatit të saj nuk ka dalë me një projekt konkret për themelimin e shërbimit të zbulimit, pa të cilin është qesharake të mendosh se do të formosh ndonjëherë shtetin.

Eshtë për të adhur keq se këtyre praktikave të rrezikshme jo vetëm nuk po u dalin në udhë subjekte e personalitet të tjera në Kosovë, por, për më keq, ose po u fryjnë flakëve ose po i fërkojnë duart.

Kjo e bën perspektivën edhe më të errët, sepse dëshmon apatinë kolektive dhe mungesën krejt të dukshme të burrave të shtetit.
 

D-J

Forumium maestatis
Re: Kosova eshte me mire te qendroje me Serbine

Arun,

artikulli i mesiperm sjelle ne nje teme te qujatur Kosova me mire me Serbine ka vetem ka vetem nje shpjegim apo qellim: qe kosova eshte me mire te qendroje me Serbine sepse kosovaret nuk kane aftesi shtetformuese

eshte kjo cfare deshe te thoje?

apo ne temen e pare qe te doli perpara mbi kosoven solle nje artikull qe flet per kosoven?
 

D-J

Forumium maestatis
Re: Kosova eshte me mire te qendroje me Serbine

Fillimisht postuar nga OROSHI:
[qb]

1-Nuk e di se ku e ke marre ti idene e nje bashkejetese me Serbet,por mua me duket thjeshte nje ide alla komuniste/proletare,eshte anakronike plako!!

2- Turqia nuk mund ta kete me forcen e dikurshme,sidomos ne ceshtjet Evropiane,por Rusia e ka gjithsesi nje force akoma ne Evrope.

3-Kjo duhet te na mbaje ne gjithmone zgjuar,afrimi me Ameriken duhet te jete edhe me i madh.

4-Mangesia e nje politike te zgjuar dhe patriotike nga ana e Shqiperise do ndikoje per keq edhe ne ceshtjen Kosovare.

5- Nje nga birat e zeza te popullit tone eshte edhe:shumica dermuese e fese Islame ne trojet Shqiptare
[/qb]
Orocher,

1- ose me lexo deri ne fund ose hic

2-Rusia eshte komplet jashte influencave te afereve europiane per sa i perket menyres se organizmit praktikave apo ideologjise se BE rregullimit te shteteve dhe marredhenjeve midis tyre. Rusia shihet si zgjebe qe nuk eshte mire te shoqerohesh me te si aleat dhe nga satelitet aziatike jo me europe.

3- eshte evropa qe po financon kosoven dhe jo amerika dhe amerika nuk ka per tu prish me evropen per nje ceshtje pa shume interes per te. dhe ai qe financon per dicka ka fjalen e fundit aq me teper qe pret te te bej anetar.

amerika bile eshte dakort qe kosova nga protektorat i OKB te kaloj ne protektorat te BE <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />

4- te pergezoj qe i meshon patriotizmit dhe jo nacionalizmit dallkauk.

5- I said lets not go there! po ti e di qe une provokohem lehte kur vjen puna per islamin <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />

apo deshe me thon qe konflkti ne thelb eshte fetar? kjo vetem sa i meshon ideve serbe
smash.gif
 

zog

Primus registratum
Re: Kosova eshte me mire te qendroje me Serbine

Fillimisht postuar nga **** Darlington Delarge:
[qb] Arun,

artikulli i mesiperm sjelle ne nje teme te qujatur Kosova me mire me Serbine ka vetem ka vetem nje shpjegim apo qellim: qe kosova eshte me mire te qendroje me Serbine sepse kosovaret nuk kane aftesi shtetformuese

eshte kjo cfare deshe te thoje?

apo ne temen e pare qe te doli perpara mbi kosoven solle nje artikull qe flet per kosoven? [/qb]
pse flet pa kuptim ? as shqiperia e plot shtete te tjera nuk jane ne gjendje te udhehiqen, po pastaj, te behen gjermane, serbe, greke, italiane. a thua keta dine.

lal te udhehiqen SI DUHET (bile sipas platonit eshte e pamundur nje udheheqje efikase e shtetit) nuk jane te afte, as shtete te vjeter e me eksperience qindra vjeçare mos thene shekullore.

ai artikulli lart eshte shume i drejte, dhe i shkruar mjaft mire, (bile kjo e ben te drejte).


ps; ti dik mos e ke gje nenen bullgare ?
 

D-J

Forumium maestatis
Re: Kosova eshte me mire te qendroje me Serbine

pse behesh kaq i trash,

nuk je negjendje te besh dallimin midis udheheqjes se nje shteti dhe shtetformimit? apo ti e ke mamane cigane?
 

zog

Primus registratum
Re: Kosova eshte me mire te qendroje me Serbine

po pse mor loqe a nuk eshte njesoj.

si eshte shtet formuar serbia, po te tjeret a s'me thua ?
 

korn83

Forumium praecox
Re: Kosova eshte me mire te qendroje me Serbine

u fye menjehere "toleranti" sapo ia quajte,pa te keq,mamane sllave,e per te lare hakun te quajti bir ciganeje...per nje gje qenkemi dakort te pakten edhe per mua cigane=sllave dhe e anasjellta
 

zog

Primus registratum
Re: Kosova eshte me mire te qendroje me Serbine

si dhe shtoj qe fjala ose proçesi SHTETFORMIN eshte ndoshta i vetmi qe s'varet nga vetite udheheqese te politikaneve, por nga shume faktore te nderlikuar e shpesh here nga vetem FATI e asgje tjeter.

kosova e kishte NDERGJEGJEN KOMBETARE (pra ate popullore shtetformuese), i kishte KUFIJTE e saj, qe kur u themelua jugosllavia, por e kishte dhe me te rendesishmen VULLNETIN POLITIK e QYTETAR per ta finalizuar nje akt te tille, me te vetmin mjet, LUFTEN ÇLIRIMTARE (ose shtetformuese).

atehere per çfare flet dik kokqepa, or rrote kosova eshte shtetformuar ka kohe, vetem qorrat nuk e shohin kete.

tashti mbetet faza e dyte, e me e veshtira, shtetqeverisja.

prandaj une pikerisht mbi kete u fokusova.

po ashtu edhe artikulli i mesiperm.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Kosova eshte me mire te qendroje me Serbine

Diku i Sheltonit-
Tema e fese eshte nje nga temat me provokuese ne Ballkan,por ne duhet te dime mangesite/anet negative tonat,qe te jemi te pregatitur t'u bejme balle propogandave Serbo-Greke mbi Islamizimin e shqiptareve,do doja nje pergjigje me te zgjeruar nga ti ne kete aspekt <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" /> ,apo edhe ti e dridh si Likja kur vje puna e fese <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> .

Esht kollaj te diskutosh per tema/probleme qe jane te thjeshta te debatohen,por per tema te nxehta kemi nevoje me shume qe te sqarohemi/pastrohemi <img src="/pf/images/graemlins/tongue.gif" alt="" /> .

Une mendoj qe ceshtja shqiptare behet pikerisht shume e veshtire nga opinioni nderkombetar per trinomin Islamik(te dominuar nga shqiptaret) Bosnje/Kosove/Maqedoni,Shqiperia esht ateiste <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> .
Pas '90 shikuam edhe nje interes shume te madh te vendeve Arabe(vetem ne fushen fetare)duke mjekerrzuar/fustanizuar/brekushizuar te gjitha sheshet kryesore te metropoleve shqiptare.

Dikush mund te shprehet shume kollaj qe:ti Orosho je anti-Islamist,por une mendoj qe nuk ka te baje fare me bindjet e mija fetare,sepse ne fund te fundit na intereson Gloria e Shqiptareve ne aspektin nderkombetar.

Pyetja qe na mundon gjithmone eshte qe:a mund te fitojme terren duke quar bithet perpjete ne sheshet e tokave Ilire??Me kthe pergjigje ti mu(per DD Sheltonin kjo <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> )???
Mbes ne pritje(tek metroja <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> ) Sheltono!!!
 

zog

Primus registratum
Re: Kosova eshte me mire te qendroje me Serbine

orosh kataliku, si s'ju ndave mor çun kesaj fese xhanem.

evropa eshte sot PA FE. kur them evrope ta kam fjalen per shtetet me te zhvilluara te saj, france, gjermani, angli.

feja eshte argument qesharak, dhe koti, vetem per tu gric. nje komentator francez pergjate finales se eurovizionit qe u zhvillua ne stamboll, tha se tek stambollitet e stambolli, ka ose eshte me europe, sesa estonia, ku ai kishte qene para ca kohesh.

pastaj shqiptaret, nuk jane muslimane, perveçse historikisht. nuk jane as katolike e orthodokse. ata qe mbahen per te tille, ta dish, qe nuke jane shqiptare, por fare e hisllit e dale nga koqet e pushtuesve te huaj qe e kane stershkel vendin tone prej shekujsh (por sidomos keto vitet e fundit).

shtate breza, tregonte gjyshja ime, do qe fara te pastrohet per fare.
 

D-J

Forumium maestatis
Re: Kosova eshte me mire te qendroje me Serbine

Fillimisht postuar nga zog:
[qb]
ai artikulli lart eshte shume i drejte, dhe i shkruar mjaft mire, (bile kjo e ben te drejte).


[/qb]
pse hallakatesh mor bir ciganeje behesh i trash dhe skupton ca flet dhe tregon se je zog organ gjinor?

zogushi bibilushi cflet budalliqe jo i drejte apo trellur ai artikulli, kush po merret me te drejtat apo jo te artikkulit

ai artikkull flet shprehimisht per mungese udheheqesish. ai flet shprehimisht per mungese shtetformimi.

tani pyetja ishte, se me te mefshit duhet bere avash, cdo nje artikull qe flet per mungese burrash shteti apo partish qe sbejne dot shtetformim ne nje teme qe titullohet Kosova eshte me mire me serbine?

pra vetvetiu pergjigja do jet se kosova eshte me mire me serbine se kosovaret nuk bejne dot shtet. vetem te patrute se kuptojne kete qe ky eshte i vetmi qellim i nje artikkuli ne nje teme te tille

unless, gabimisht e vuri atje ku s' duhet

te thuash qe kosova eshte shtetformuar kur artikulli thot qe ne nuk po formojme dot shtet dhe me renedesishmja kur kosova nuk eshte shtet eshte idjotlliku me i madh qe kam degjuar nga ndonje zog organ gjinor, aq me teper kur kundershton veten dhe thu qe vetem shtetformimi nuk varet nga ne po nga shume faktore
lol.gif


kontradite llogjike: si mund te thuhesh qe kosova eshte shtetformuar kur nuk eshte shtet
lol.gif


i kupton traplliqet qe thu o cigan i palam
 

D-J

Forumium maestatis
Re: Kosova eshte me mire te qendroje me Serbine

Fillimisht postuar nga KoRn 83:
[qb] u fye menjehere "toleranti" sapo ia quajte,pa te keq,mamane sllave,e per te lare hakun te quajti bir ciganeje...per nje gje qenkemi dakort te pakten edhe per mua cigane=sllave dhe e anasjellta [/qb]
lol.gif
nacionalizmi dallkauk i ben njerzit viktima te llogjikes se tyre

pra dhe ti ne itali me kete llogjike qenke cigan
lol.gif


p. s Orocher flasim here tjeter se skam kohe <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

arun

Primus registratum
Re: Kosova eshte me mire te qendroje me Serbine

Fillimisht postuar nga **** Darlington Delarge:
[qb] Arun,

artikulli i mesiperm sjelle ne nje teme te qujatur Kosova me mire me Serbine ka vetem ka vetem nje shpjegim apo qellim: qe kosova eshte me mire te qendroje me Serbine sepse kosovaret nuk kane aftesi shtetformuese

eshte kjo cfare deshe te thoje?

apo ne temen e pare qe te doli perpara mbi kosoven solle nje artikull qe flet per kosoven? [/qb]
autori i shkrimit eshte nje kosovar qe shkruan edhe me pseudonimin SHQIPTAR OSEKU

SHKRIMIN MA KANE DERGUAR ME EMAIL dhe mbasi i lexova dhe me pelqeu dhe postova ne forum ne temen e duhur qe lidhet me kosoven

persa i perket KOSOVES mu nuk me intereson direkt sepse une jam shqiptar prej shqiperie, dhe ne disa tema te tilla te ngjashme me kosoven kur me kane kerkuar mendimin tim une jam shprehur vazhdimisht se:

KOSOVARET DUHET TE VENDOSIN PER TE ARDHMEN E TYRE VETEM NEPERMJET NJE REFERENDUMI TE HAPUR DEMOKRATIK...............
 

zog

Primus registratum
Re: Kosova eshte me mire te qendroje me Serbine

diku nuk eshte turp ta kesh nenen bullgare, bile as cigane.

turp eshte te jesh INJORANT, e te postosh paçavure te palexueshme.

megjitheqe po te le, ne boten e shkerdhyme shpirterore ku jeton.
 

D-J

Forumium maestatis
Re: Kosova eshte me mire te qendroje me Serbine

e pra turp eshte te jesh INJORANT

dhe injorant esht ai qe thot qe kosova eshte shtetformuar kur kosova nuk eshte i formuar si shtet

injorant esht ai qe ngaterron ndjenjen kombetare apo ndergjegjen komebtare dhe nisur nga kjo aludon se kosova eshte shtet

po te niseshim nga ndjenjat kombetare te secilit e di ti si do ishte harta e botes sot?

ca ushtare ne sazan krijuan ndjenje kombetare per sazan te pavarur. po vetem injoranet mund te thone se SAZANI eshte shtetformuar <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> po keshtu dhe ca ne tirane apo ne laberi apo ne cameri

vetem injoranet nuk e dine se cdo te thote SHTET

injorantet, SI TY, nuk kuptojne qe kur flitet ne nje teme qe titullohet "kosova me mire me serbine" dhe kur dikush sjell nje artikull qe flet per mungese kapaciteti shtetformues, tjetri ka me se te drejte te pyese dhe te thote pikerisht prandaj eshte me mire te qendroje me serbine sepse kosovaret n uk paskan kete kapacitet, apo e solli artikkulin pa asnje koment ne teme te gabuar

injorantet e rritur ne familje me 10 kunata brenda ju mungon ndjenja e privacice dhe ate qe mund te pyesenin ne privat e pyesin ne main

injorantet asnjehere nuk i pergjigjen temes. jemi tek zonae mediave dhe vetem injoranet nuk merren me ato qe thote autori i gazetes.

p.s bulgar/e! B-ja lexohet v. un e dija qe ti e kishe per vulgar/e <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> je gje tifoz i blackburn rovers se ata kane nje lojtar bullgar qe quhet Dickov
lol.gif


po te le dhe une ne injorancen tende <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

D-J

Forumium maestatis
Re: Kosova eshte me mire te qendroje me Serbine

Fillimisht postuar nga zog:
[qb]
evropa eshte sot PA FE.
[/qb]
Orocher, mos degjo gjepura, feja e evropes eshte antiislamizmi dhe me pak antisemitizmi
thumbsup.gif
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Kosova eshte me mire te qendroje me Serbine

Zog,e pse ja fut si kau peles mer plako,se sa e "pafe" eshte Evropa kete e dine me mire se askush Boshnjaket/muslimane <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" /> ,ose Algjerianet,kete do e merrnin vesht edhe vllaznit tone Kosovare sikur Monika Levicki te vazhdonte edhe nje ore me punen e saj orale Presidenciale <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> .Duhet t'i falemi Monikes qe hoqi goje/dore nga BlueJob-i i saj tamam ne momentin me kulminativ te ceshtjes sone Shqiptare <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> ,perndryshe sot do shikonim nje tabele ku te shkruhej:Welcome in Kosovoviq!!
 

exp-s

Primus registratum
Re: Kosova eshte me mire te qendroje me Serbine

hajde dicku hajde!
e paske bo lomsh edhe ket teme!
lol.gif

tek artikulli i danas ti thua qe shqipot mund te popullojne edhe serbine qendrore!
nuk ka fare rendesi se cfare thone serbet dhe se cfare mjetesh perdorin per te hyre ne kosove!
asnje kosovari, me mire te themi shqiptari, nuk i intereson serbia.
ne kemi hequr aq shume sa jemi bere per te qare hallin sot dhe jo me te popullojme kot me kot si kinezet boten.
kam frike se danas i bie dritares te degjoje dera.
sa per pasurine e kosoves, ajo dihet qe eshte e pasur dhe ka burime natyrore minerare mbitokesore dhe mbi te gjitha njerezore.
eshte e vertete se sot ka sh papunesi ne kosove, por eshte nje papunesi pervec te tjerave edhe e trasheguar nga regjimi serb.
kosova eshte nyje ne ballkan, aty kalojne sh rruge te transportit europian dhe euroaziatik.
ka mundesi te medha zhvillimi dhe nuk i mungon fuqia punetore.
ne mendimin tim , kosoves i duhet nje udheheqje me mire sesa e Shqiperise qe i shiti te gjitha ndermarrjet fitim prurese per nje cope buke sikurse tani po kerkon te shese ARMO e ALBTELEKOM.
ne kemi fatkeqesine e nje shoqerie te indoktrinuar komuniste qe eshte sot ne pushtet dhe ne jeten civile dhe injorancen e thelle qe na la pushteti popullor.
nuk po permend varferine e tejskajshme te shqiperise.
edhe pse kemi pasuri nentokesore nuk ia kemi pare hajrin per shkak te keq-drejtimit te shtetit nga injorante hajdute e rob "te te gjitha te mirave"
kosova ka probleme te arsimimit dhe te zhvillimit shoqeror, por persa i perket ndjenjes se kapitalit , me 100% jane me te shkathet se shqiptaret e shqiperise si nivel pergjithesuse.
ne shqiperi ka biznese qe ne kosove as qe mendohen, por ndjenja e kapitalit eshte me e perhapur tek secili kosovar.
nejse,
si perfundim , them se kosova me mire e pavarur derisa te kete nje stabilitet ekonomik dhe pastaj si nje gje mese e natyrshme nje bashkim i dyanshem ne nje shtet te vetem shqiptar dhe te forte ekonomikisht.
ma ha mendja qe duhet ca kohe, por Z.dicku historia flet me 100-vjecare jo me 1 apo 5 vjete.
ne histori llogarite behen me dekada e shekuj jo me muaj apo vite.
#who -a |grep 'dicku'
dicku pty05 10:23 1236
#kill -9 1236
killed
#who -a |grep 'dicku'
no matches.
#su - exp
$quit
.....
 

ados

Primus registratum
Re: Kosova eshte me mire te qendroje me Serbine

Fillimisht postuar nga OROSHI:
[qb] Zog,e pse ja fut si kau peles mer plako,se sa e "pafe" eshte Evropa kete e dine me mire se askush Boshnjaket/muslimane <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" /> ,ose Algjerianet,kete do e merrnin vesht edhe vllaznit tone Kosovare sikur Monika Levicki te vazhdonte edhe nje ore me punen e saj orale Presidenciale <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> .Duhet t'i falemi Monikes qe hoqi goje/dore nga BlueJob-i i saj tamam ne momentin me kulminativ te ceshtjes sone Shqiptare <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> ,perndryshe sot do shikonim nje tabele ku te shkruhej:Welcome in Kosovoviq!! [/qb]
 
Top