Korrupsioni ne mjekesi!

regele

Forumium maestatis
Korrupsioni ne mjekesi!

Moderatoret e kesaj rubrike mund te vendosin nese kjo teme e ka vendin ketu apo diku tjeter!

E dime te gjithe qe ne Shqiperi, po nuk i dhe leke doktorit, te lene edhe te vdesesh ndonjehere! Dhenia e lekeve tek doktori eshte bere tashme pjese e mentalitetin shqiptar dhe pjese "normale" e shoqerise shqiptare! C'mendim keni? Duhet dhene? Doktori duhet te marre (apo duhet te kerkoje)? Diskutoni te gjitha nuancat e ketij problemi!
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: Korrupsioni ne mjekesi!

eshte SKANDAL, eshte TURP, eshte TMERR,
eshte per te ardhur keq, qe sot jeta ka nje çmim, dhe qe duhet te paguash qe te mos vdesesh....
TURP.
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Korrupsioni ne mjekesi!

Mendoj se nuk ka shume per t'u diskutuar rreth kesaj teme, ndoshta do ish me mire ta zgjeroje pak?
 

regele

Forumium maestatis
Re: Korrupsioni ne mjekesi!

Nuk eshte tema ime! /pf/images/graemlins/smile.gif Seicili mund te shprehet per cfaredo lloj gjeje qe ka lidhje me kete muhabet! /pf/images/graemlins/smile.gif
 

erdha-edhe-une

Primus registratum
Re: Korrupsioni ne mjekesi!

....ok shikojm problemin nga ana tjeter e medaljes:
e ditur eshte se doktori rradhitet ne mest te niveleve me i larta te edukimit ne gjdo shoqeri...dmth person qe ka investuar ne shkollimin e tije se paku 15 vite (materialisht.pisiqikisht ect ect) vetem aty ku fillon ndarja profesionale e tij-saj...athere ky person-e e di vetem kete"zanat"...problemi qenderon ketu....
-nuk km degjuar se ne supermarkate ..shitore,butike,institucione kulturore ect ect..i eshte lejuar dicka per free doctorit -se ti je humanitar-shpeton jete???!!!...paga e nje mjeku specialist sillet 250 euro...dhe si mendoni?!...eshte e drejte kjo?!...nje shites me i thjeshti ka fitimin 300% me shum se ky njeri qe ka investuar me jete ne kete profesion
( ne asnje menyre nuk e arsyetoi kushtezimin e pacientit me para) athere eshte "mekanizmi mbrojtes" ai qe qon krye ne kete mest
mjeku mundohet qe me zanatin e vet te fitoi aq sa i duket se eshte BOLL!
-nje automekanik me zanat fiton ...nje shites me zanat fiton...gjdo zanat fiton...pra doctori po fiton edhe AI me zanat pra!
...jo se kerkohet lux ..por nje jete normale.
ps: ne vendet e zhvilluara mjeku i ka te gjitha te rregulluara..prandaj truri i tije edhe i orientuar vetem ne mjekesi....ndersa te mjeket tane se pari truri tij duhet te orientohet ne egzistencen familjare pastaj..ect ect ..shum nomale apo jo?!
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: Korrupsioni ne mjekesi!

Po kujdes i çik se na e bone mjeksine si treg domatesh edhe ti.
Shiko i/e dashur, vertet jemi ne ekonomi tregu, edhe qe gjithshka paguhet, por nuk eshte e drejte qe kjo te bjeri ne kurriz te popullit.
Po ta marresh nga nje pikpamje tjeter, zakonisht (them zakonisht sepse gjithandej ne bote eshte e vlefshme kjo) mjeket ushtrojne kete profesjon nga deshira per te shpetuar, per te ndihmuar, dhe nga pasjoni qe kan per jeten, per zanatin, tani me teorin tate na del qe ne fakt mjeket qekan arrivista (akoma me shum se femrat /pf/images/graemlins/laugh.gif )
Me thuaj diten qe ti si nje njeri normal, te ndodh diçka dhe ske lek mo lla, nuk ke mundesit financjare, me pagu mjekun a do kesh te njejten teori: jo po le te vedes un, ska gje, por mjeku duhet paguar, sepse ai ka bere gjith ato sakrifica e gjith ato vite shkolle....dhe mqse ai paguhet 250€ (gjynaf i shkreti...) un qe skam mundesira po vdiqa ska gjo....
Ça jane keto budallalleqe amannnnnnn....qe kur i jepet jetes se dikujt nje çmim, si ka mundesi qe mjeket ne shqiperi qe ata duhet te japin shpresen e jetes...ata te flasin me pare, po pate ok te shpetoj, po s'pate ik vdis rrugeve....po kjo nuk eshte mjeksi mor zoterinj....pastaj ne fund te fundit spitalet jan publike me duket (nuk po flas per klinikat private) ata duhet me i pagu shteti, jo pacjentet, nese mjeket nuk jan dakort atehere te rebelohen ke shteti mos ja fusin popullit, edhe ne fund te fundit si detyroi njeri me zor te benin kete zanat, deshen dhe e ben, tan byjrum ti dalin per zot, por ne menyre te drejte jo duke ja fut popullit te shkret.
 

epremte

Primus registratum
Re: Korrupsioni ne mjekesi!

Erdha, problemi i rrogave te ulta te mjekeve nuk zgjidhet me dhenien e lekeve nen dore por me liberalizim te tregut ne mjekesi. po te shkosh ne nje klinike private sot e di qe te pakten leke nen dore nuk jep pavaresisht se sa jane cmimet. E dyta, sot ne spitalet tona jo vetem qe duhet te paguash per cdo idiotesi, po nuk je aspak i sigurt qe "humanitari" ne fjale nuk po te con ne boten tjeter duke u nisur nga interesi material. Pra nese pagesa 'extra' legalizohet, dhe nxitet konkurenca nepermjet incentivave materiale te rregullta te pakten une neser di ta bej dallimin midis mjekut profesionist dhe kasapit. Une doktorin nuk e shoh si humanitar por si profesionist,(sic do shikoja dhe prostituten ne fakt, pavaresisht nga ngjyrimi moral), kur shkoj tek dikush per nje sherbim pres te beje detyren e vet dhe as qe me intereson se cfare te ardhurash merr apo sakrifica qe ka bere ai. Ne mjekesi, si ne cdo treg, bleresi duhet te dije se cfare blen dhe me cfare cmimi. Fundja njeriu e zgjedh profesionin ne baze te perfitimeve qe do marre ne te ardhmen, kur e ka te sigurt qe mjekesia nuk i jep ate qe ai do mund te zgjedhe dicka tjeter. I njejti problem eshte dhe me arsimin po nuk mund te justifikosh kursesi korrupsionin per vete faktin se perpos te tjerash krijon asimetri informacioni ne treg. /pf/images/graemlins/shrug.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Korrupsioni ne mjekesi!

Në kushtet shqiptare sot paga është e ulët. Kjo nuk justifikon në asnjë moment kërkesën e mjekëve për para nën dorë në institucione publike. Nëse nuk i pëlqen paga le të hapë një klinikë private dhe aty të shpalosi talentin e tij si dhe ç'ka përfituar për 15 vjet në shkollë. Problemi është se kjo i duket tejet e vështirë (dhe është) prandaj preferojnë t'i bien "qylit" në spitalet shtetërore ku punojnë me mjetet shtetërore të cilat paguhen po nga popullsia. Pra një që ka paguar tërë jetën dhe në një moment jete a vdekjeje shkon në spital, detyrohet të paguajë një palo doktor i cili tallet me jetën e tij. Të bësh shantazh me jetën është krim. Kur ndonjë mjeku i fluturon koka, sinqerisht nuk më vjen keq. E ka kërkuar!

Në 1996 një shok i imi plagoset me thikë dhe shkon në spital. Ishte në gjendje kritike dhe duhej operuar për të ndaluar hemorragjinë brenda maximumi 30 minutash. Mjeku refuzon ta prekë me dorë para se të merrte paratë. Nuk i besoi fjalëve të të vëllait se do ta paguante por nuk kishte para me vete dhe gjendja u tensionua. Vëllai i viktimës vërtet nuk kishte para me vete por kishte një revolver. Ja vuri revolverin mjekut në lule të ballit dhe hyri bashkë me të në sallën e operacionit. Si përfundim çdo gjë shkoi mirë dhe shoku im e morri veten, mjeku mori paret e vëllai i shokut bëri nja 2 muaj burg për kërcënim me armë zjarri.

Edhe sa kohë do duhet të përdoren këto metoda në spitalet tona? Duhet të përdorim dhunën që mjekët të bëjnë detyrën e tyre edhe ndaj pensionistëve që nuk kanë të ardhura të tjera përveç pensioneve të tyre?
 

epremte

Primus registratum
Re: Korrupsioni ne mjekesi!

Cere shokesh ke kshu ti kondre? qyqa qyqa qyqa qyqa! Paske shkrujt dhe gjith ket hartim me ë-ra.

BTW erdha, meqe u pozicionove nga ana tjeter nuk dhe ndonje zgjidhje te problemit, meqe je dhe e fushes.
 

erdha-edhe-une

Primus registratum
Re: Korrupsioni ne mjekesi!

eshte situat qe nuk eshte e mundur te zgjidhet ndaras nga problemet shoqerore.....krahas me zhvillimin ekonomik ecen gjdo gje...vetem se kjo eshte realiteti!..mendoj..
 

erdha-edhe-une

Primus registratum
Re: Korrupsioni ne mjekesi!

edhe dicka..do ta demostroi me nje shembull psh te shoqeria me rregullim shendetesor te nivelit te larte....marrim shembull Zvicra..gjdo njeri ka drejten e sigurimit shendetesore por ne nivele te caktuara..(te them te drejten nuk di sa nivele jane..por ne pyetje eshte pagesa-sa me shum paguan aq shkalle te me te larte te sigurimit ke.
Pacienti qe kishte paguar nje shkalle te ulet te ketij sigurimit ..pas nje kohe kupton se ka te beje me nje semundje te rende...drejtohet te mjeku i vet te pyes se si eshte puna se nuk kishe vrejtur ai
..pergjegja ishte se -e kam ditur si jo..por nuk ke at shkalle te sigurimit TI qe Une te mirrem me at nivel te egzaminimit tende medicinal.
Jo humanitar??!!...apo thjesht njeriu punon per aq sa paguhet?!

Ps:tani nga kjo menyre e shkrimit tim del se une syte ne te holla i kam...(ndoshta jam e kunderta e kesaj..por nuk po flasim per individ-e)....vetem se thjesht po mundohem te demostroi si qenderon situata reale!
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Korrupsioni ne mjekesi!

Tashti korrupsjoni ne mjeksi ka dhe nje ane te mire sepse ul perqindjen e te semureve. Robt me i llaf nuk shkojn kot ke mjeku sa per te heq merakun sic bejn ne vendet kapitaliste, por shkojn kur jane vertet te semure.
/pf/images/graemlins/laugh.gif

Tani te flasim serjozisht. Mjeket dikush duhet ti paguaj! Sic e tha "erdha ne una" nuk jane vetem studimet e gjata por edhe nevoja per te mbajtur familjet qe i shtyn mjeket te shkelin filozofin baze te mjeksis, ndihmen/sherimin/shpetimin e njeriut.

Mos ja vini fajin mjekeve por qeveris dhe sistemit te sigurimeve shendetesore qe eshte komplet pertoke.

Ps. Liberalizimi i sistemit shendetsor nuk eshte aspak zgjidhje e problemit, por perkundrazi legalizimi i tij. Te gjithe e dime sesi funksjonojn gjerat ne vendet liberale.

Shteti dhe politikanet duhet te meren me shume me problemet jetike te popullsis, sic eshte shendeti, dhe me pak me Zogun e Zi apo 28-29 Nentorin!!!!
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Korrupsioni ne mjekesi!

Kurse nje shoku im qe punonte ne IT per Sigurimet Shendetesore ne Angli kishte pare pa dashje nje dokument te printuar ne te cilin lexoj vendimin e mjekeve per ti ndaluar kurimin nje pacjenti pasi ky ishte plak, vetem 60 vjec, pra jo ne moshe per pune, dhe nuk kishte pare ta paguante vete. E raste te tilla mund te gjesh edhe ne vendet e tjera te zhvilluara.

Meqe ra llafi Anglia eshte vendi i dyte nga fundi, se vendin e fundit ja ka zene Shqiperia, per numrin e mjekeve per fryme popullsie.

Edhe njehere, fajin nuk e ka mjeksia por Qeveria!!!!
 

epremte

Primus registratum
Re: Korrupsioni ne mjekesi!

qeveria mund ta kete fajin per shume gjera dhe per me teper ne vendet si puna jone ku qeveria ka demostruar qe nuk behet dot rregullator duhet te heqe dore nga ky rol. Normalisht periudhe amullie do kete patjeter, por in the long run (we are all dead!) rregullatoret e tregut jo qeveritare qe kane kete si prioritet performojne me mire se qeveria.

Kurse rastet qe ju permendni jane sporadike, (ndryshe ju nuk do te kishit degjuar per to) ndersa ne shqiperi behet fjale per nje fenomen masiv.
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: Korrupsioni ne mjekesi!

Ok jam dakort edhe ne vendet e tjera ka kesi budalliqesh, kur nje pjestar i familjes time pati nje aksident, gjeja e pare qe e pyten kur ishte ne urgjence eshte nese ishte i siguruar, as ça behet ça sbehet por diret i siguruar apo jo, sepse sherbimet mjeksore jan te shternjta...ok jam dakort qe edhe kjo nuk eshte normale....por e sigurt eshte qe nuk do e linte njeri te vdiste.

Por ne shqiperi eshte skandal, sepse te shohin duke vdek edhe nuk i ben pershtypje....nuk eshte normale,te kesh frik me te ndodh diçka sepse e di qe ke me vdek nga mungesa e mejkimeve eshte horror...

Si mund te mbrohet ana e mjekut qe ka te drejte te kerkoj sepse ka bere shkolle, e ka familje, e ku di gjo un....sikur te behej fjale per jeten tuaj ose te femijes tuaj dhe qe ju mos kishit mundesit financjare si do ja benit???
Mjekesia nuk behet per tregeti zonja dhe zoterinj, ose behet per pasjon, ose me mir te nderroj dege edhe ti futet businessit ...se eshte skandal ...
 

erdha-edhe-une

Primus registratum
Re: Korrupsioni ne mjekesi!

(kush me ndal mua tani...shpetoni kush mundet)
mjeket jo humanitar..ta zeme se PO
perciellim zingjirin shoqeror:
pacienti morri ndihmen qe duhet te kete :keshilla dhe terapin
-me numroni farmacin humanitare qe ndan terapine falas se nuk ka mundesin materiale pacienti
-me numroni marketet ushqimore qe ndan falas ushqimet e nevojshme qe nevoitet pacientit per sherim
-me numroni butiket qe shperndajn falas rrobat ato me kostot me te lire se pacienti ka ftohet
-me numroni ca doni ndonje shembull qe po i ofrohet ketij PACIENTI falas nga HUMANITARET...se i gjori ca hoqi nga ata te poshtrit..sadistet...ca thuhet tjeter per mjeket JOHUMANITARET...
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: Korrupsioni ne mjekesi!

o huuuuuuuuuuu......
po normal, po ti marri mjeku qimet e kokes, ai pacjent ska si te blej as ilaçet e as ushqimiin e duhur, sikur mjeku te mos te kishte kerku pare, por te kishte bere punen e tija siç duhet pa kerkuar gje ne shkembim, atehere ky pacjenti mund ti kishte leju vetes te blente ilaçet ......
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Korrupsioni ne mjekesi!

Po pra, se nuk ben as mire per shnetin me u nxef, se pastaj shkon ke doktori me kembet e tua dhe hec e sqaroji pastaj se cilat jan te drejtat e te semureve. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: Korrupsioni ne mjekesi!

ne fakt un zakonisht flas me zemer...ndaj nuk i lej dot emocjonet e mia jasht temes, dhe mbi te gjitha ne llojet e temave qe kan te bejne me humanizmin e njerezve.
Me vjen keq, por me duket e palejushme nje korupsjon i till qe luan me jeten e te tjerve....
 
Top