Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.
Fillimisht postuar nga NYC_GUY:
Tani kjo shoqja jo Korcare qe nuk na ka thene as nga eshte ka takuar ndonje cun mamaje , te bute dhe ate pershtypje ka , po s ka problem ' te bute jemi ne te bute...... "
"Fshati qe duket s do kallauz " po s qe fshat llafazan hallall qumshi pluhur ja vlen , po po qe nga ai fshati qe ger ver tere diten aman e aman ....... me mire shkoj kap ndonje ande nga Barci ose Tvorani. [/QB]
Epo bari i thate djeg edhe te njomin. Sidoqofte njerez "shume te mire korcaret", vetem se jane ca si shume korcare dhe grate i kane nje cike si llafazane
Diku po lexoja nje mendim :Kush ka rrojtur ne Korce
dhe kush nuk rron me atje prej njeqind vjetesh gjeja e pare qe ben kur
llafoset korcare eshte te mare vesh nje here se kush ben dashuri me ke,
informacion te cilin e vjel dot me mire nga grate, dhe kur ke vertete fat,
ke gjetur ndonjeren qe ka ndonje teto te mbetur ne shtepine e babait dhe ajo
pastaj i di te gjitha! Filani e ka me filanken, qe kjo filanka ne gjimnaz
(ne qoftese e ke harruar) i mbante floket keshtu dhe ashtu dhe vishte nje
pallto me qime (me jake peliceje) qe ja patur prure nje teto nga Detroit-i,
qe u pat rrembyer nje here me nje Hekuran, Hekuran, skure (mysliman) per te
cilin mileti thonin se ishte evgjit, apo qe ky piraniku tjeter te gjitha
parate qe merr i harxhon ne bixhoz dhe gruaja e mban vetem se i eshte luter
e ema e atij dhe i ka bere be per koken e femijeve, se po t'i ike nusja, ajo
(vjerrra) do te hidhet ne pus, apo qe fistekut qe i vdiq gruaja (qe ketu
vijojne pastaj te gjitha hollesite e biopsise te te ndjeres te permbledhura
statistikisht) u martua me dashnoren qe e kishte qe kur e kishte gruan
gjalle, madje edhe asaj te ngartes ajo ligesi ju shfaq se ja dinte gjitha
burrit po nuk hapte dot gojen se ishte moter pa vella, apo qe ketij tjetrit
djali i dyte nuk i ngjan fare, por te emes i ka dale ne trashegimi nje
farmaci Selanik dhe prandaj nuk e bejne per te madhe. Dhe pasi eshte arritur
kjo pjesa e pasurive te paluejtshme, kush eshte ne gjyq me byrazerin per
shtepite ne Dardhe, situate e cila finalizohet kur burrat pasi kane zbrazur
faqoret e mara me vete, te gjithe aq te te njejtit mendim konkludojne:
shepineeeeee do ta sheeees, per te ngreeeene e per te piiiiiire,
do te ulem ne nje sheeeeeesh, dhe me maaaall do te piiiiii nje
birreeeeeeeeeee !!!