Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.
... U ca edhe kitara, si per dreq, teksa..., po ngjisja shkallet e aeroplanit te mergimit.
... U kris kitara e vjeter, dhe ... prej barkut te saj te drunjte, sikurse te ishte nje valixhe kujtimesh e tejmbushur, derdhi gjithe ato vargje, te vockla - te medha, te perjetshme i emertojne zerat tane te regjistruar mbremjeve te erreta pa yje, meteore apo kometa.
hej..., quajini si te doni, ato nete nen shkelqime zjarresh, ... nen flake te fosforta deshirash.
...Vraponin gishtat e dehur linjave te saj, sikurse neper hije te shumefishuara bliresh, nderthurrej aroma intoksikuese e tyre me "helmin" e adhurimit te zemrave tona.
Koriza ime -
... Sot, ... kitaren time s'e kam me!!! ...Neper te vagullta enderrime do te vraopoj rrugicave te tua, do te mledh nje morri kalldremesh e me to do te improvizoj nje te ngurte tastiere fizarmonike.
...Se "lutjet" e tua kendohen me te cfaredoshme vegel muzikore, dhe ... le te beje era zerin e dyte, dhe ... le te zhvishen pemet, le te fshijne te dehurat vargjet e liturgjive te tua, lotet e kristalte prej te liqentave syve te vajzes, ... me s'e kam prane.
...Kitara ime e thyer pragut te mergimit!!!