Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

devolution

Primus registratum
Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

blue ice me vjen keq por dy kenget e fundit nuk jane korcare. "Mora ciften dola per gjah" eshte Beratse, ndersa "as e vogel as e madhe" eshte kenge kolonjare. Vetem eposi i kreshnikeve me lahute mbeti pa e quajtur "korcar".
 

Nella

Primus registratum
Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

Po jo pra jo, s'paski kuptu asigjo. Goca ka dash me i bo remiks (si une dialektin, apo jo Blue ice?) Them se duhet ta pershendesim per iniciativen /pf/images/graemlins/smile.gif

Bej tja marr nje here si asaj "O vemi, O s'vemi" po ce do qe me ka vajtur qafa prapa sot...
 

just guru

Primus registratum
Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

Ajo ideja e takimit goxha e mire eshte po ne qe nuk ndodhemi ne usa car te bejm.Te hipim trenin e tallashit.e? /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

Dhe meqe ra llafi Korca nuk eshte vetem qyteti i serenates por edhe i paces /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Goca

Primus registratum
Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

Eeeee tani , ja po martohemi me korcar vetem per nje pjate pace ne?! /pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

po ne qe s'e hame paçen :angel:
p.s. Penele :lol:
 

Goca

Primus registratum
Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

E mo mire, naaaaaa do e besh dhembin per qumshtur te Shqipnise se mesme.... :mad:
 

Goca

Primus registratum
Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

Qumshturi s`bohet me koca.. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

bLuE IcE

"""""PLANETARE""""""
Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

Fillimisht postuar nga devolution:
[qb] blue ice me vjen keq por dy kenget e fundit nuk jane korcare. "Mora ciften dola per gjah" eshte Beratse, ndersa "as e vogel as e madhe" eshte kenge kolonjare. Vetem eposi i kreshnikeve me lahute mbeti pa e quajtur "korcar". [/qb]
kush tha...
gjej prova e hidhi poshte...ok..
 

bLuE IcE

"""""PLANETARE""""""
Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

Fillimisht postuar nga Nella:
[qb] Po jo pra jo, s'paski kuptu asigjo. Goca ka dash me i bo remiks (si une dialektin, apo jo Blue ice?) Them se duhet ta pershendesim per iniciativen /pf/images/graemlins/smile.gif

Bej tja marr nje here si asaj "O vemi, O s'vemi" po ce do qe me ka vajtur qafa prapa sot... [/qb]
jo mi nella ca remiks....sjam dj un te bej remiks ketu...dhe flmsh per pershendetjen,un te pershendes gjithashtu...
 

bLuE IcE

"""""PLANETARE""""""
Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

Fillimisht postuar nga sailor:
[qb]
Fillimisht postuar nga devolution:
[qb] Vetem eposi i kreshnikeve me lahute mbeti pa e quajtur "korcar". [/qb]
Eo ce nuk to apim konsullate vetem per ate tashija. Ja po i japme dhe atij taftone "Qytetar nderi i korces" edhe u kopsit e ky muabet.

/pf/images/graemlins/laugh.gif [/qb]
jo me ti...jo po te futim edhe gjith malesin ne tani....ne korce,te behemi maloke!!! :lol:
 

korcare o ic fare

Primus registratum
Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

Per Planetaren :kiss:

Nje dite te bukur Maji une te takova
tek po rije e futur ne nje lule,
lulet e majit per ty i enederova,
lumturine ne shpirt veç ti ma prure,
Por tani je vyshkur me s'ke re,
lulet e tua per mua s'kane me vlere
nuk je ti lulja e diteve te Majit,
por je kenga e zemres sime t'vajit

A t'kujtohen ditet kur rinia
sa here rembehej ajo nga dashuria...
ishe e vogel athere vajza ime,
s'mendoje tjeter veçse per enderime
...........
 

korcare o ic fare

Primus registratum
Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

pershendetje per gjith korcaret :wave:

Qyteti i Endrrave


O Korce e dashur po te kendoj kte serenate
Mall edhe brenge kur un jam larg i ndjej per ty
O Korca ime po te kendoj i permalluar
Kengen me te bukur me sy t'perlotur po t'kendoj .

Korca ime dashur per ty zgjodha
Kengen me te bukur te kendoj
kenge qe del nga zemra jon e paster
o princeshe e bukur ti ku je

kujtoj netet e bukura pranverora.
rrugeve te tua me kalldram
vajzat me nje bukuri hyjnore
na degjonin ne me mllengjim

Djem dhe vajza me ty jan dashuruar
Kenget me te bukura te kendojne
Si margaritare ti i rrite
dhe kudo qe jane ty s'te harrojne.

Per ty kendoj , per ty kendoj
O Korce e dashur ty te adhuroj
Per ty kendoj , per ty kendoj
Qyteti endrrave dhe nuk te harroj .

Shoqe Klasses

Me mall veshtroj nga dera e celur
shoqe e klases jep provim
syte e saj ne derrase kane ngelur
problemin vall a d ta zgjidh ??

Dhe une e di se ka mesuar
por perseri emocjone kish
se ndryshe s'do te ish pranuar
te vinte mbreme ne takim .

Kerkoj ti shtoj une qetesine
t ju fshihem une syve te saj
po kurr te marre sot provimin
me te per dore do e dal .

T'ja shof nje cast syte e kristalte
ta parqafoj ta mbaj ne gji
ti ndjejme prane rahjet e zemre
pastaj ta marre ne krahet e mi .

Desha te rroja ne vetmi .

Desha te rroja ne vetmi
larg syckave dhelperore
larg buzkave plot helmati
po s'rrohet jo pa dashnore.

Kerkova sycka qe te gjej
te qajne per dashurine .
por gjeta sycka te genjeshtra.
qe ju ka enda tradhateni.

Shkuan minuta te embla
dhe perseri u ndame
dhe sa premtime syte e tua me lane
qe s do ti shof me kurre .

Kerkova buzka qe te gjej
te pa puthura ndonjehere
por gjeta buzka te genjeshtra
te puthura shume here .

Shkuan minuta te embla
dhe perseri u ndame
dhe sa premtime buzet e tua me lane
qe s do ti shof me kurre

Ah me kot
Te gjitha sa shpresuam ah me kot .
Dhe sa premtime buzet e tua me lane.
Qe s'do ti shof me kurre.

Kitara ime vajto .

Kur u takuam te vegjel ishim
u dashuruam ,brenga nuk kishim
por dashuria nuk lumturoi
se perendia ,ah c'me denoi

Mbeta me shpirt te vrare
qe kur se jemi ndare
qe kur se jemi ndare
zu zemra po renkon .

Pra eja mos me lere.
me puth edhe nje here
me puth edhe nje here
pastaj vdekja ime te bjere dhe te mbaroj .

Kitarra ime vajto
per dashurine qe u shua
bjer ti me renkime mos pusho
se vetem ti me mbete mua .

Ike menjehere ne dhe te huaj
me le te mjere ndaj dhe po vuaj
sa shpejt harrove dashurine tone
aspak s'mendove prapa ate le .

Vajto kitarra ime ,vajto ti zemren time
Se iku dhe me la .
shkoj vajza fluturoi nje tjeter dashuroi
nje tjeter dashuroi mua zemren ma copetoi .

Kitarra ime vajto
per dashurine qe shua
bjer ti me renkime mos pusho
se vetem ti me mbete mua.
 

korcare o ic fare

Primus registratum
Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

Serenata mori krahe ne vitet tridhjete dhe pikerisht
ne Korçe. Perfytyroni ju lutemi Korçen e viteve
tridhjete. Me rruge te pastra me kalldreme, me ato
kangjellat plot drite te pashterur, me trendafilat ne
pranvere, me studentet e liceut te ardhur nga gjithe
Shqiperia, me festat e zhurmshme te Karnavaleve…
Lendina e Loteve ishte atje, ne fund… Natyrisht kishte
edhe shume, shume lote, por kjo lendine e
kurbetllinjve korçare qe rrihnin tere boten ishte edhe
nje port i madh i hapur per kulturat, per kenget, per
qyteterimet, per fitoret dhe deziluzionet. Korça ishte
e hapur per qyteterimet e huaja, sepse asaj i dridhej
qerpiku i bukur per qyteterimin e vet. Ajo kishte per
vete nje qyteterim te formuar me burimin, ndoshta, qe
tek Voskopoja e famshme dhe me tej neper shekujt. Mos
harroni, ju lutem, per asnje moment: Jemi ne Korçen e
viteve tridhjete. Ne Korçe do te hapej kinema
“Majestik” dhe tregtaret korçare nepermjet aksioneve
do te ngrinin nje ndertese te bukur sipas shembullit
te larget te Skales. Jo me kot ne ato vite prefekt
ishte Hil Mosi, ai do t’i kushtonte nje rendesi te
veçante kultures. Banda “Vatra” e kishte burimin ne
Korçe e shume e shume evenimente te tilla. Korça ka
qene dhe mbetet zemra e urtesise shqiptare. Korça
eshte per Shqiperine ashtu si Firence per Italine,
Parisi per Francen dhe Athina per Greqine. Shume
qytete te tjera te Shqiperise kane avantazhe natyrore.
Por perseri Korça ka nje epersi te dukshme. Te gjithe
shqiptaret kudo qe jane, apo dhe te huaj, kur
permendin emrin e Korçes ndiejne nje respekt te
natyrshem. Siç thote nje studiues, ka qytete qe edhe
emri u tingellon ne menyre te magjishme. E tille eshte
Korça. Ne Korçe ne ato vite hapeshin shtypshkronja
private dhe gazeta te paanshme, siç quheshin me te
drejte. Ne Korçe ne ato kohera e kishin per nder te
zhvillonin fushataten e tyre elektorale personalitete
te tilla kombetare, si Fan Noli, Ali Kelcyra, Medi
Frasheri. Ishte, ndoshta, i vetmi qytet qe i kuptonte
dhe i shpallte Qytetare Nderi. Ne ato kohe kishin
filluar te spikasnin ne qytet disa familje te medha te
cilat i sollen qytetit begati, zhvillim kulturor dhe
tregtar. Por, si ne çdo qytet te madh edhe ketu
intelektualet e medhenj, duke filluar qe nga
Themistokli Germenji, nuk e mbeshteten veprimtarine
vetem tek keto familje. Ata, si demokrate te medhenj
qe ishin, u mbeshteten tek shtresat e gjera te
shoqerise se atehershme korçare. Dhe jo me kot ne
gazeten e tij “Koha” Mihal Grameno ne okelio do ta
shpallte veten te paanshem nga partite dhe do te
shkruante si diçiture “Mbron interesat e popullit”.
Kur apostulli shqiptar Naim Frasheri do te shkruante
“Lumja ti Korçe o lule”, kete nuk e jepte vetem se aty
u krijua Shkolla e Pare Shqiptare. Jo, Naimi kishte
gjithmone nje vizion me te gjere se diçka konkrete.
Korça per te ishte nje pararoje e kombit, nje avanpost
i shoqerise shqiptare, nje ambasadore e perhershme dhe
e jashtezakonshme e Shqiperise neper boten e
qyteteruar. E tille ishte dhe e tille mbeti ne vitet
tridhjete Korça e bukur shqiptare. Gjithmone mund t’i
beni pyetjen veten: Pse pikerisht Korça? Ku i ka
rrenjet prosperiteti dhe jeta e lavdishme kulturore e
ketij qyteti? Ne mendojme, tek humanizmi korçar dhe
dashuria e korçareve per lirine. Nje poet amerikan
eshte shprehur se madhesia e nje qyteti nuk varet nga
madhesia e siperfaqes se tij per kilometra katrore,
apo nga numri i banoreve, por nga madhesia e vete
qytetareve. Korçaret mergimtare do te çanin deri ne
Alaske dhe Vladivostok, Kanada dhe Australi. Ata jane
qytetare te hapesira te medha. Le te kujtojme ketu
Naum Veqilharxhin, le te kujtojme ketu Themistokli
Germenjin. Ky i fundit eshte nje hero i permasave
antike. Çdo qytet i botes do t’i vendoste ata me
krenari ne panteonin e vet. Dhe pikerisht ne nje qytet
te tille, ne nje atmosfere te tille te ndezur do te
lindnin dhe serenatat. … Ne fillim te vitit 1925 ne
gazeten e tij te paanshme “Koha” plaku i penes dhe i
pushkes, Mihal Grameno, shkruan per ardhjen e Ahmet
Zogut nje shkrim me te vertete sensacional dhe
spektakolar “Katastrofe apo shpetim?” Kritika letrare
dhe publicistike e derisotme e ka shenuar kete shkrim
te xha Mihalit si nje lajthitje, si nje kompromis, si
nje hutim i çastit. Por fakti nuk qendron keshtu. E
verteta eshte ndryshe. Xha Mihali e mbeshtet dhe e
quan shpetim ardhjen e Ahmet Zogut ne pushtet, sepse
plaku i mençur e parandjen se me veprimet e tij
energjike Ahmet Zogu po vendoste rendin dhe po
ndertonte konstruktin e shtetit te ri shqiptar. Xha
Mihali ne shkrim shpallte se ate e njihnin te gjithe
ne Korçe, se ai nuk ishte servil dhe se triemrine, kur
ishte dashur, e kishte rrefyer aty ku duhej. Ate qe
thoshte per Ahmet Zogun e kishte bindje. Dhe kete e
tregon edher me vone edhe nje fakt tjeter: Kur do te
botonte librin e tij te degjuar “Kryengritje
shqiptare” ai do t’ia dedikonte kete liber Ahmet
Zogut. Kushtetuta e vitit 1928 i dha lirise se shtypit
nje status solid per kohen dhe shembull inspirimi per
te ardhmen. Gazetat dhe revistat ne ate periudhe
lulezuan. Liria e shtypit nuk kishte kufi perveç me
vone familjes mbreterore. Me kete liri, me kete
hapesire lulezoi se pari shtypi korçar me nje tradite
te hershme qe i kishte rrenjet deri ne shtypin e
diaspores, ku shumica ishin korçare. Liria e shtypit
ne Amerike u be shembull per lirine e shtypit ne
Korçe. Shumica e gazetareve korçare qe shkruanin ne
ato vite kishin punuar dhe jetuar dikur ne Amerike.
Shoun e pare publicistik e beri me te vertete revista
“Rilindja” me drejtor juristin Pandi Frasheri. Deri me
tani eshte studiuar me imtesi “Bota e Re” dhe nuk na
duket e drejte qe eshte lene ne hije kjo reviste
cilesore dhe moderne per kohen. Avokati i ri Pandi
Frasheri do t’i jepte revistes se tij nje mbeshtetje
demokratike ne mbrojtje te interesave te popullit, por
pa lene menjane edhe prirjet aristokratike te nje
shtrese te caktuar apo penat e shkolluara te
borgjezise korçare. Ja kjo eshte atmosfera kur do te
lindin dhe linden serenatat e famshme korçare…
Po serenati si lindi? Pse lindi?
Kush eshte ajo tharme jetike plot klorofike qe do ta
krijonte nga hiçi mbretereshen e zemres, ate
mbretereshe qe do ta pushtonte me thesaret e bukurise
se saj te shpirtit dhe te hirit, zemren e djaloshit
korçar?
Ishte nje eklips i Zotit apo nje eklips i Diellit?
Vemi, ah vemi
Ne mes te pyllit thelle
Ku nuk hyn dielli
Dhe bota nuk na sheh…
Perse keshtu? Mos kerkonin valle ne mes te pyllit ate
lule magjike qe del sipas kenges njehere ne njeqind
vjet dhe te ben te lumtur?
O moj ti qe rri tek porta
Mos degjo se ç’thone bota…
Bota… Ah, bota. Ka mbreteresha te zemres, por ka edhe
nje bote. Dhe per djalin bota eshte tjeter, per vajzen
ka nje bote tjeter. Ajo eshte mbyllur ne shtepi,
qendis pajen, ul syte mbi gjergjef dhe aty me molinete
e mallit ngre nje Mbreteri te veten, me zogj me lule,
me gonxhe ne shperthim dhe me shpresa… Eshte ndoshta
tetembedhjete vjeçare… Trup i rritet shpejt, gjinjte i
kane kercyer si dy shege, bleta kekron lulen per
nektarin e magjishem…
Si do te vije princi i endrrave te saj? Ajo ka
enderruar nje djale te bukur “qe s’pi veren dhe rakine
dhe mendon per shtepine”. Por si do te vije ai? Mos
valle me shkuesi, mos valle me mbleseri? Jo, jo.
Korçarja e qyteteruar nuk mund ta pranoje per jeten e
saj nje alternative te tille. Por atehere mbetet
dashuria… Por ajo del rralle nga shtepia per te bere
nje pazar, ose neper farefis, edhe atehere e shoqeruar
nga njerezit e shtepise. E shoqeruar eshte edhe kur
ben nje xhiro ne bulevard…
Eh, bulevardi… Bulevardi eshte nje piste fluturimesh
te endrrave, nje port i vertete i anijeve te
udhetimeve te largeta te shpresave vajzerore dhe
djaloshare, nje lendine romancash, arjesh dashurie dhe
se fundi duete te heshtura premtuese:
O moj korçare e bukur si pupe
Me ato naze shume si nuse e re
E kur me shkoje ti ne bulevard
Zemrat tona digjen flake dhe zjarr…
Po. Nje shikim i hedhur ne kalim, nje buzeqeshje, nje
prekje e gershetit enkas, nje kthim koke vetvetiu
ishin postjeret e pare te Kupidonit. Por si do te
behej me tej?
Shkendija e dashurise a kishte rene ne zemer? A
digjte, pervelonte dhe perhapej si nje zjarr ne pyll?
Si do te vazhdonte ajo arie, ajo arjoze e lindur ne
bulevard? Romeot dhe Zhuljetat korçare do te nxirrnin
nje shpikje te mrekullueshme te shpirtit te tyre:
Serenaten. Serenata do te ishte pellumbi postjer,
pellumbi i bardhe qe do te bridhte zemer me zemer, do
te ishte bleta qe do te rendte lule me lule per te
mbledhur nektarin e perendishem te dashurise. Fuqia e
artit do te shfaqej perseri me permasat e veta
kozmike: Ajo do te krijonte ate poeme brezash, ku
zemrat bashkebisedojne, filozofojne dhe farketojne
ndjenjat per dashurine:
Perendeshe e bukur je
Une per ty do te pelcas
Dashurine qe kam shtene me ty
U bu bu si do t’ia ngas.

… Ilaçet nuk me bejne gje
S’me sherojne plaget
Perveç se syrit tend te zi
Qe me dogji zemren…

Ne çdo shtepi korçare ne pergjithesi eshte nje kitare
apo nje mandoline. Ajo eshte “arma e dashurise se
perjetshme”. Kush ishte ai korçar i pare qe per te
shprehur zjarrin qe i dogji zemren kuturisi dhe
rrembeu kitaren me vendosmeri dhe me pasion dhe, pse
jo, edhe me shpirtin rinor te aventures, u ngrit dhe
“ne mes te nates ne qetesi” aty nen nje ballkon ia
mori nje kenge dashurie te improvizuar aty per aty nga
zemra e perveluar. Ishte vetem ky Romeo korçar apo me
vete per çdo eventualitet kishte marre dy–tre shoke,
te cilet ishin edhe garda e tij mbreterore, por edhe
kori i dashurise. Po Zhuljeta e pare korçare kush
ishte “qe rrinte nen ballkon dhe degjonte”? Cila kenge
u kendua e para? Nuk e dime, por patjeter do te kete
qene siç thame nje kenge e improvizuar, ku Romeo i
pare korçar do te kete pershkruar me fjale zemre te
dashuren e tij, dashurine qe ndjente ne zemer, do t’i
kete premtuar te adhuruares se do ta dashuronte
perjete, do ta kete quajtur “mbretereshe e zemres
sime…” Dhe ne oret e vona te nates eshte larguar.
Zhuljeta korçare me zemer te dridheruar ka hedhur syte
larg ne qiell nga yjet qe digjeshin dhe nga kometat qe
binin… Çfare ylli ishte djegur dhe ç’komete kishte
rene ne zemren e saj? Ajo, pasi i dashuri i kenges
ishte larguar, ka shkuar para pasqyres dhe ka mbetur e
kenaqur kur ka pare se eshte e bukur dhe e re si nje
pupe… Dhe ka krehur leshtrat…
Krihmi leshtrat, leshtrat krihmi
Bemi shkalle, shkalle te ngjitemi
Te te puth nishanin e ballit
Edhe gushen, gushene e miture…
O Zot: Çfare krahasimi! Ajo nuk e do te dashurin e
kengen thjesht aty poshte ne oborr nen driten e zbehte
te fenereve te Bashkise, por ia kishte deshiruar zemra
qe te vinte aty ne dhome, te ledhatonte… Dhe qe te
ngjitej i dashuri ne ballkon ishte gati qe te falte
edhe gershetat qe ai t’i perdorte si shkalle. Pastaj
ajo kishte pare edhe njehere pajen e bukur dhe ate
nate mbi gjergjef ka thurur nje lule te mrekullueshme.
Ndersa te nesermen, siç shprehet diku me te drejte nje
kritik, ka mare fshesen dhe siç bejne nikoqiret e mira
korçare ka pastruar oborrin dhe rrugen.
Ja… aty ishte ai qe kendonte kengen. A do te vinte
perseri neser? Do te ishte ne nje ankth te vertete
deri ne mbremje, prelud madheshtor i dashurise…
Qe ne mengjes ke dale
Qe te me shikoje mua
Zemren ma ke marre
Me syçkat e tua…
Ai qe kishte kenduar serenaten mund te ishte student,
mund te ishte mjeshter, por mund te ishte edhe ndonje
shegert apo mergimtar i sapoardhur… Pas punes se
mundimshme, po te ishte çirak, dhe pas mesimeve, po te
ishte student, ai kishte shkuar andej nga Panda bashke
me shoket. Aty ne Panda mes trendafilave dhe
karafileve, mes pemeve te larta dhe plot fresk,
kerkonte bashke me shoket nje birra Korça dhe… bashke
me shoket dhe madje edhe me te zotin e kafenese ia
merrte kenges. Aty kishte si nje parlament i
problemeve te dashurise dhe i puneve te shpirtit,
secili thoshte fjalen e vet dhe jepte mendimet e veta.
Kishte aty edhe polemika. Dikush atje, madje, ishte i
martuar per pasuri dhe mbronte idete e veta,
megjithese thelle ne shpirt i ndjente ato vargjet e
kenges qe shoket kendonin me vlage dhe zjarr:
S’kam ç’e dua pasurine
Por s’ma deshi zemra sot
Nuk e ble dot dashurine
Me te holla nuk blihet dot.
… Harrojne se paraja harxhohet fet fet
Dhe zonjen e tyre e marrin per zet…
Jo, jo. Ai Romeo qe kishte dale dje me kitare per t’i
kenduar zemres se Xhuljetes se tij nuk do te vepronte
kurre ashtu, sikur t’i falnin “gjithe arin e botes”.
Ne djall “meteliku” dhe ne djall “çifligu”. Me asgje
nuk do ta nderronte te dashuren e tij. Ne darke do te
dilte perseri me kitare te kendonte kengen e tij te
shpirtit. Ndersa ajo priste dhe priste si nje lule e
hapur bleten e saj qe do t’i merrte polenin… E pra,
serenata ishte nje Esperanto e veçante e zemrave
korçare me nje kod te paharrueshem ndjenjash dhe
mendimesh fisnike. E ne kete Esperanto qe fillonte me
dy zemra si ene komunikuese ishte nje qytet i tere qe
e beri gjuhen e vete te zemres dhe te shpirtit.
Shpirti… Liri shpirtit, liri ndjenjes, liri gezimit
dhe miresise. Sa dashuri per jeten dhe sa fisnikeri.
Sa drama dhe sa tragjedi ka ne keto senenata. Na duket
se nepermjet tyre flet vete Korça, Korça e viteve
tridhjete, qe niset ne kurbet me dashurine dhe mallin
mu ne zemer.
Ika larg ne mergim
O engjell i dashurise
Me le te vuaj si jetim
Te qaj papushim…
Ne keto serenata do te na flasin floket e debores qe
bien mbi çatite e shtepive dhe zbardhin tere qyetin si
nje vello e madhe nuserie plot me lule bajamesh:
Debora zbardhi malet
Dhe fushat tatepjete
Se njerezia nuk dalin dot
Se rruga eshte e shkrete.
Ne keto serenata flasin çobankat qe shkojne zallit per
inat te Qir Dhaskalit, ato qe aq lezet u kane
fustanete, ato balukeprerat.
E mbi te gjitha ne keto serenata eshte zeri i
pranveres, zeri i ujerave pranverore, i zogjve engjej,
zeri i dallendysheve.
Çelni lule se erdhi pranvera
Shihni sa zbukuron kjo ere
Lindi djalli i dashurise…
Dhe si rrjedh ne kete serenate ai burimi i
pakrahasueshem i Çardhukut. “Ne gji tend dua te
shtrihenm” dhe buçet ne te kenga e jetes, kenga e
Mullirit.…
Dhe ja tek rodhen mbi 85 vjet te kengetarit te shquar
te serenates korçare, Tole Adhami. Megjithate,
kujtesen ai e ka te forte dhe teksa afron manjetofonin
per te degjuar serenatat thote:
- Te degjojme ne fillim “Kengen e Mullirit”.
Dhe kenga ushton:
Dielli vertitet, bota rrotullohet
Mbi jeten tone koha po kalon
Vitet dhe shekujt shkojne dhe s’kuptohen
Mjerisht edhe njerezit harrohen…
Kenga sikur gurgullon, fashitet diku ne nje liman te
qete, shperthen diku si nje rrekeze e qeshur malore
dhe shtrihet me tej si nje lume ne fushe qe iken drejt
detit. -Eh, thote mjeshtri, te gjithe kane vdekur,
vetem une kam mbetur, si nje deshmi e gjalle si nje i
“Fundit i Mohikaneve”. Tole Adhamoi permend gjithe
shoket e tij te paharruar te kenges te korit
karakteristik “Lira”. Gaqo Jorganxhi, Ilo Mosko, Raqi
Treska, Raqi Floriri, Maqo Frasheri, Niko Cavali,
Llambi Ziko, Koli Kondakçiu, Andon Bitri, Teli Mele…
Uji vertitet, guri rrotullohet
Diten dhe naten mulliri punon.
Ushton kenga e mullirit neper dhome dhe perhapet tej.
Kam lindur ne vitin 1913 ne qytetin e Korçes. Baba im
ishte me profesion murator. Ishim tre vellezer dhe nje
moter. Them ishim se njeri Vangjeli u vra qe i ri. U
nis per ne lufte, partizan kunder fashizmit dhe nuk u
kthye me… Mua qe ne vitin 1928 shoku im Vaske Xherahu
me foli per korin “Lira”: Jemi te gjithe zanatçinj dhe
bij zanatçinjsh- me tha Vaska kendojme pas punes…
Vajta dhe aty filloi nje jete e re per mua, bota e
madhe e kenges dhe e serenates. Une bera edhe dy vjet
liceun francez ne Korçe dhe isha nje çike me i
shkolluar se shoket e tjere, por ne drejtimin tone
artistik ishin personalitete te tilla, si Kristo
Konua, Mihal Cikua etj. me nivel te larte kulturor. Me
kengen e tyre te mrekullueshme ata iu kushtuan
popullit te tyre dhe sidomos te varferve. Me keta
njerez te paharruar te korit “Lira” ne kemi kenduar
kenge te tilla, si “Kenga e mullirit”, “Dua me shume
Shqiperine”, “Drenovares”, “O moj korçare…” dhe
dhjetera serenata. Ishim 12 ne fillim te punes sone,
tani kam mbetur vetem une, o Zot. Me duket se edhe une
me shume jam nen toke sesa mbi toke. Por ata jetojne
nepermjet kenges. A mund te vdese Gaqo Jorganxhiu,
Vaske Xherahu, Kosta Osmanlliu, Mihal Ciko etj.? Jo,
natyrisht jo! Me duart qe i dridhen Tole Adhami hap
manjetofonin dhe neper dhome dhe nga dritarja e hapur
ushton kenga e famshme:
Dua mengjeset e majit
Kur kendon bilbili i bukur
Kur fryn ereza e malit
Dhe qarku eshte i skuqur.
Dhe lulet e fushes
Ne mengjes kur jane plot me vese
Doçkat e bardha te çupes
Qe vete me mall t’i prese
Por nga gjithe keto me pare
Dua me shume Shqiperine
Dua t’i veje puna mbare
Dhe perjete te kete lirine…
… Kenga mbaron dhe ne syte e Tole Adhamit shket nje
pike lot si nje ortek i vogel dhimbjeje te kujtimeve.
Ah, ajo kenga… Edhe pas vdekjes dua ta degjoj.
Manjetofoni ne kenge vazhdon me kengen e Mullirit:
Dielli vertitet, bota rrotullohet
Mbi jeten tone koha po kalon…
Pa degjo… ky eshte zeri i Gaqos, ky eshte zeri i
Vaskes, ky eshte zeri i Kolit…
… Uji vertitet, guri rrotullohet
Diten dhe naten mulliri punon…
Tole Adhami eshte nje nga guret e themelit te grupit
“Lira”. Por ç’eshte dhe si u formua ky grup i famshem
qe u be i degjuar dhe i paharruar edhe per
interpretimin madhor te serenatave te Korçes, te
shpirtit lirik te qytetit te tyre te dashur? Ja ç’na
thote tani udheheqesi artistik i ketij grupi, Jorgaq
Nano: - Faktor kryesor qe i dha impuls lindjes se
grupit te kengeve karakteristike “Lira” eshte ardhja e
bandes “Vatra” nga Amerika ne Korçe me drejtuesin e
saj zotin Thoma Nasi. Me impulset e bandes “Vatra” u
formua ne Korçe shoqeria e Arteve te Bukura dhe midis
degeve te shumta kjo shoqeeri krijoi edhe grupin koral
te burrave nen drejtimin e te palodhurit dhe te
apasionuarit te kenges korçare, zotit Ilo Mosko.
Aktiviteti i grupit “Lira” nuk eshte nderprere per
asnje çast. Gjate gjithe jetes se tij jane te
pallogaritshme shfaqjet e shumta qe ky grup ka dhene.
Vlen te permendim edhe koncertin qe ky grup ka dhene
per te ndihmuar poetin Lasgush Poradeci, i cili ate
vit ishte shtruar ne sanatoriumin e Gracit ne Austri.
Ky koncert u dha me 28 shkurt te vitit 1929, ku kishte
te ftuar edhe nga Tirana dhe midis te tjerave edhe
princeshat. Me grupin “Lira” kane punuar
personalitete te paharruara ne Korçe, si per shembull
arbereshi Paskuale Anibali e me tej Mihal Ciko, Gaqo
Avrazi etj. Vlen per t’u permendur mbajtja gjalle e
ketij grupi prej drejtuesit te apasionuar Kostaq
Osmanlliu, i cili e drejtoi ate ne vitet 1945-1978.
Kostaq Osmanlliu punoi dhe e pasuroi traditen dhe te
serenates korçare…
… Ne nje nga lagjet karakteristike te Korçes eshte
edhe shtepia e Kostaq Osmanlliut, njerit prej
kengetareve me te vjeter te Korçes. Kostaqi tani nuk
jeton me. E bija e tij, pianistja Ina Osmanlliu, na
nxjerr nje album te mrekullueshem. Kostaqi eshte nje
nga te paret qe mblodhi kenget karakteristike. Ishte
nje natyre fisnike dhe njerezit e donin dhe e
respektonin.
Kori ne fillim u quajt Grupi i Kengeve Karakteristike
dhe me vone Kori i Pleqve. Dhe vertet, ata qe kenduan
me bukur serenatat, me me madheshti dhe me me
fisnikeri ishte Kori i Pleqve.
Si ka mundesi qe serenatat i kendoi me vone me bukur
ky kor? A thua se ky kor ruante mire thesaret e viteve
tridhjete dhe shperndau ne ardhmeri fuqine kozmike te
ketyre kengeve te dashurise? A thua se ata e kuptuan
se serenatat linden ne nje kohe te caktuar dhe do te
zhdukeshin ne nje kohe te caktuar?
Do te zhdukeshin, por,si ata perrenjte me burimin tek
zemrat, do te perfundonin ne detin e perjetesise te
artit te madh dhe te dashurise se madhe? Ata pleq
shtatedhjetevjeçare, tetedhjete vjeçare, qe vinin çdo
pasdite per ne Pallatin e Kultures u ngjanin me se
shumti atyre pleqve trojane qe ishin vene ne radhe ne
Iliaden e Homerit per te pare si eksperte bukurine e
Helenes se Trojes. Dhe keta pleq korçare vinin çdo
pasdite per te pare bukurine e dhjetera Helenave qe ju
kenduan serenate, bukurine e zmerave dhe i bene ato te
pavdekshme. … Shume prej atyre njerezve, djemve qe
ngriten serenatat, tani prehen ne varrezat e qytetit.
Por shpirti i tyre nuk ka vdekur dhe nuk do te vdese
kurre. Se shpirti nuk vdes, aq me shume ky shpirt i
madh fisnik dhe njerezor qe buroi dhe shpertheu neper
serenatat. Serenatat jane nje trashegimi dashurie dhe
miresie qe na lane prinderit, gjysherit dhe
stergjysherit. Eshte nje trashegimi qe na ka lene
Korça jone, kjo nene e dhimbshur dhe e mire, kjo
flladitese shpirterash te lire, qe gjithmone artin e
ka pare si nje smerald te pazevendesueshem te zemrave.
Natyrisht qe serenatat nuk mund te futen ne muze. Ato
nuk jane thjesht relikte. Ato sjellin nje rigjenerim
te vazhdueshem, ato jane nje katarsis shpirteror, nje
ballafaqim i asaj qe eshte me e bukura, me e mira, me
fisnikja.
Nese sot mjaft kengetare te mrekullueshem dhe te
talentuar korçare, si Mihallaq Andrea, Aferdita Zonja,
Eli Fara, Lindita Theodhori etj. kendojne serenata kjo
jo thjehst per nje nderim per te kaluaren dhe
traditen. Ne kemi nevoje per serenatat. Kemi nevoje
per ate ajer te paster qe fryn nga maja e shpirterave
te se kaluares, qe vjen nga zemra e madhe e Korçes,
nga shpirti fisnik i qytetit. Dhe na vjen te ngreme
nje kryesereate per Korçen tone, per Shqiperine, per
çdo shqiptar qe i bejme te kujtoje ate kengen e
paharruar te viteve tridhjete:
Kur ika lashe Shqiperine
Kur lashe prapa Korçen
Ato male, ate lendine
Ku humbet njerezia mendjen.
… Pashe Morene dhe Italine
Shetita Francen dhe Gjermanine
Barita tere Bullgarine
Barita fushen e Rusise
Te Rumelise, te Serbise
Pashe malet e Helvetise
Por s’paska si te Shqiperise.
Po. Ne jemi te dashuruar me kete qytet. E duam ate dhe
do t’i thurim serenata… Meqe jane shpirti i ketij
qyteti, serenatat jane kenge te shenjteruara, psallme
te dashurise se brezave ne faltoren e madhe te zemres
njerezore. Por serenatat korçare, duke qene njeheresh
romantike dhe realiste, nuk dine te fshehin “mekatin”.
Por keto “mekate” nuk sulmohen me fjale te vrazhda qe
te lene shenja plumbi ne kujtese. Jo, ato “qellojne”
me pambuk, duke pranuar se te gjithe njerezit jane
mekatare. Nje ironi e lehte si nje avull i dale nga
parajsa futet si pakuptuar ne purgatorin njerezor e
deri ne perandorine e te vdekurve. Madje, keto kenge
serenata te “mekatit” japin nje dekor preciz me
interjere te tyre, madje edhe me emrat e personazheve.
Ne dyqan e Tasit karshi Mitropolise
Mblidhen djemte e Skolise
Nga sevda e dashurise
Beme moj zonje dhendere
Se jam djale i embel…
Ne keto rreshta jepet nje kolorit korçar ne dinamike.
Po dale: me tej vjen nje kenge e çuditshme “Te mori
Pali”:
Te mori Pali, te shpuri ne Rrembec
Surat karajane koke kastravec
Jam, jam e mire dhe ne s’jam e mire
Jam per veten time…
Kjo kenge kendohet sot neper dasma, sepse serenatat
perveçse jane te bukura ato kane edhe natyren qe
mesohen lehte qe nga te vegjelit deri tek te
medhenjte. Ne sot e kendojme kengen e Tasit apo te
Palit, por pakkush shtron pyetjen se kush ka qene ky
Tasi qe ka pasur dyqanin karshi Mitropolise. Po Pali
kush ishte qe mori ate çupe “me kepuce vidello, me
balte Pojani”, qe i therriste dajos “mbame dajo mbame,
se me merr shejtani”?
Por ama skena erotike del açik ne serenate dhe jepet e
plote:
Neper verket te gardhit fshehurazi
Ti moj nuse e Tasit benje dashuri
Neper verke te kyçit fshehurazi
Ti moj nuse e Tasit benje dashuri…
Çdo te thoshte bota? Si do t’i vinte filli kesaj
aventure qe kengetari e “studion” me shaka qe nga
verka e gardhit? Kush ishte kjo mekatare qe, ne vend
qe te skuqet dhe te marre vrapin, shpall sfiden ndaj
gjithe qytetit dhe si rrjedhoje ndaj gjithe botes:
Jam, jam e mire, dhe ne s’jam e mire
Jam per veten time…
Nje buzeqeshje e lehte i pershkon keto kenge dhe madje
edhe nje meshire e padukshme kur dramat marrin
permasat qe i kalojne qytetit:
Eshte shume larg qe nga Fieri
Dashurine qe ta kesh
Eshte shume larg qe nga Fieri
Per ne Shkoder qe te vesh…
… Lamtumire o moj e dashur
Lamtumire une te le
Eshte shume larg qe nga Fieri
Per ne Korçe qe te vesh…
Ketu meshira bashkohet edhe me nje mister, me nje
“sekret” qe kengetari nuk e jep. Permend qytete, por
ketu heshtet per emrat e njerezve. Diçka teper
aventurore do te kete ndodhur, madje dhe me tragjizem.
Po pse per emrat ketu heshtet? Mos valle kemi te bejme
ketu me Mis Korçen 1942, nje personazh real qe i donte
aq shume serenatat dhe u dashurua pas nje serenate dhe
se fundi perfundoi ne nje qytet tjeter?!
Ndoshta… Rasti i Mis Korçes 1942 eshte nje serenate e
madhe me vete, qe ndihet ne shume serenata te kenduara
pas ketij viti. Por a eshte ajo nje “mekatare”? Jo,
jo. Ajo eshte nje shenjtore e dashurise. Dhe te gjithe
duan te dine rrugen e shenjtoreve…
… Pranvera si nje vajze rebele e çburgosur kishte dale
fushave, ishte rritur dhe fustani nuk e nxinte me,
kishte shperthyer neper gonxhe dhe neper lule. Ne
kinema “Majestik” shpallej ate mbremje “Mis Korça
1942”. Komentatori italian permendi emrin e saj:
Zonjusha Sh… Salla brohoriti… O Zot… Sa lule, puthje
dhe duartrokitje u derdhen mbi te. Por ajo nuk levizi.
Ajo qendronte si nje shtylle mermeri e nje teatri
antik. Jo, zemra nuk i gezonte. Kishte hyre ne ate
gare marramendese pa deshiren e saj… dhe ja, po merrte
kuroren e Mis Korçes 1942. Vajzat e tjera qanin se nuk
kishin fituar. Ajo qante thelle ne zemren e saj.
“Degjoni, kishte thene se fundi ai. E ke lexuar
vjershen e Hajnes “Asra”. Pra, une jam si ata te fisit
Asra qe vdesin kur dashurojne”. Komentatori italian
kerkoi qe ajo te thoshte diçka. Ndersa ne syte e saj
nuk kishte gezim, as shprese, as deshire per jete.
Hodhi syte nga ballkonet ku dukej nata e mrekullueshme
e pranveres qendisur me mijera xixellonja dhe iu
kujtua serenata e pare.
Nje dite ti do te ikesh, do te ikesh larg
Dhe mua zemren do ma marresh pas…
Zonjusha Sh.. juve patjeter duhet te thoni nja dy-tri
fjale, patjeter duhet te thoni. Salla ra ne nje
heshtje te thelle, torturonjese. Ajo beri dy-tri hapa
perpara. Dhe hapat e saj ishin te rende dhe funeber,
jo sikur te merrte kuroren e Misit por sikur po
shkonte drejt vdekjes. Ne qiell nga ballkoni lart ajo
pa se u keput nje yll. Eshte ai - tha ajo me ze te
larte.
Salla mbeti pezull nga nje zjarrmi torturonjese. O
Zot, mos u çmend nga gezimi kjo çupa e botes?!
Eshte ai, eshte ai… Kush pra - nderhyri komentatori
italian, kesaj radhe me nje ze te paduruar dhe te
egersuar, pothuajse brutal. Salla priste pergjigjen. A
thua te gjitha yjet do te keputen sot ne zemren e saj?
Eshte Ai. Ai ishte prej fisit Asra qe vdesin kur
dashurojne. Dhe ajo permendi me te forte emrin e tij,
emri i nje shegerti te varfer qe tanime nuk jetonte.
Salla shtangu. Ajo tha perseri emrin e tij dhe iku me
vrap dhe pastaj u degjua kerkellitja e metalte e deres
se madhe te “Majestikut”.
Moj vajze e arratisur ku rend keshtu? A mund te
gjendet ylli i keputur?
… Te nesermen Mis Korça hipi ne nje llandon, apo ne
nje kamion, dhe nuk u pa me ne qytetin e saj. Dhe
mbeti aq e bukur sa dhe misterioze ajo nate pranvere e
vitit 1942. Zonjusha SH… nuk jeton me, por shumekush
nga te moshuarit ne Korçe e perkujtojne si nje mall te
vale, dhe pershperit: Ndoshta ishte nga ata te fisit
Asra, qe vdesin kur dashurojne. Ndoshta, por serenata
ka mbetur per kete shenjtore te dashurise… A ka ketu
mekat? Aspak…
Une do te iki, do iki larg
Por zemren ti do te ma marresh pas…
A keni qene ndonjehere per Pashket ne Korçe? A keni
pare se si marrin zjarrin me qirinjte ne kishe dhe
pastaj e shperndajne kete zjarr hyjnor shtepi me
shtepi dhe zemer me zemer, duke thene:
- Krishti u ngjall…
Dhe serenatat, pra, duket se shperndajne kete zjarr te
shenjteruar.
Ne nje interviste me kengetaren e mirenjohur Aferdita
Zonja ajo na tha: Kenget e serenates ose “serenata
korçare” jane pjese e qytetit te Korçes dhe te
korçarit. Nuk duket se eshte e veshtire te jepni
saktesisht nje pergjigje: I lindi qyteti keto kenge
apo bashke me to u ndertua vete qyteti?
Kjo eshte nje pyetje retorike qe ndoshta nuk kerkon
pergjigje, por qe ka ne vetvete nje te vertete te
madhe: Korça eshte shkrire ne keto kenge, merr fryme
neper vargjet e serenatave, jeton dhe dashuron,
fisnikeron me to brezat e saj.
Po per serenatat kemi intervistuar edhe Artistin e
Popullit, Gaqo Çako. E pyetem:
Kemi degjuar se serenatat korçare ishin shkolla juaj e
pare artistike. A qendron kjo pandehme?
Korça u be per mua me te vertete Akademia e pare e
Arteve te Bukura. Ne rinine time te pare mbaj mend
serenatat e paharrueshme korçare, kur me grupe shokesh
vinim me kitare prane dritareve te vajzave qe
preferonim dhe u kendonim atyre kenge dashurie.
Çfare poezie! Çfare harmonie, çfare miseri fshihej ne
ato nete! Ishin net me te vertete te bardha te nje
rinie te pakthyeshme dhe pa lamtumire.
Serenatat zgjasnin nga ora dhjete deri ne tre
pasmesnate me kenge dashurie nga me te ndryshmet dhe
nga me te çuditshmet. Secili kishte vajzen e vet.
Kenget e dashurise ishin konkrete dhe organizoheshin
ne periudhen e veres…
Net te bardha: Sa shume i shkojne Korçes keto net te
bardha…
Ishte nje ikone e mrekullueshme e Onufrit “Shen Merija
me Krishtin e vogel ne krahe”. Ç’buzeqeshje e
mrekullueshme lexohet ne fytyren e Shen Merise! Çfare
buzeqeshje! A nuk flet ajo per dashurine hyjnore por
edhe njerezore? A nuk flet per gezimin e
paperseritshem qe te sjell femija?
E pra, vajza korçare dhe djali i dashuruar shkonin ne
kishe ne Mitropoli apo ne Shen Gjergj dhe aty shikonin
ikonat e pavdekshme. Shen Meria me Krishtin ne krahe
eshte dashuria e dashurive, eshte kenga e kengeve,
eshte serenata e serenatave.
Ne mendojme se kjo fryme hyjnore, ikonat, duket dhe
ndihet edhe neper sereneatat, te keto kenge te
dashurise se shenjteruar. A nuk ndihet ne kenge perveç
trokitjes se perveluar te dashurise, edhe pritja e
femijes se pare, edhe belbezimi i perendishem i
foshnjes, edhe ngrohtesia ne vatrat familjare, edhe
berja e kryqit para bukes dhe bekimi i madh i
prinderve? Dhe te gjitha keto permblidhen ne ate
buzeqeshjen e Shen Merise, ne ate buzeqeshje nismetare
te natyres dhe te jetes, ne ate shperthim te pare
kozmik te botes moderne. Dhe kjo buzeqeshje e Shen
Merise eshte e perhapur si nje bekim i embel neper
serenatat korçare, qe pa frike mund t’i quajme ikona
me tinguj. Ndaj edhe tingellon natyrshem ai vargu
madheshtor qe duket se ka zbritur direkt nga Olimpi:
Perendeshe e bukurise ti je…
E tille eshte Aferdita e shtepive korçare. E thjeshte,
e ulur mbi avlimend ose mbi gjergjef, e paster si pika
e veses e dale nga shkuma e detit te qelibarte te
serenatave… Dhe si drite te perjetshme ka ate
buzeqeshje, buzeqeshjen e Shen Merise me Krishtin.
Kenge-Ikona dhe Ikona-kenge…
Ne vend te epilogut
Serenatat kane natyrisht nje karakter romantik. Ato
zakonisht kendohen nen driten e praruar te henes dhe
fjalet me te zakonshme per to jane “bilbil”, “hene”,
“trendafil”. Ato jane kryefjala e serenatave. Por,
krahas karakterit romantik, siç thame, ato fshehin ne
vetvete diku ne thellesi nje karakter te spikatur
realist. Se… kujdes… Mund te vesh te besh nje serenate
dhe mund te bijesh pa dashur ne nje derrase te kalbur,
te papershtatshme. Te mos harrojme per asnje çast se
Korça ne vitet tridhjete ishte e ndare ne tri lagje te
medha ne Varosh, Katavarosh dhe lagjen pertej lumit.
Martesat beheshin brenda “seres tende” dhe jo te dilje
jashte kesaj “sere”. Po te veproje ndryshe ose do te
beheshe gazi i botes ose do te ndodhte ndonje tragjedi
si midis Montekeve dhe Kapuleteve.
Ndaj ai qe vinte ne mbremje bashke me dy-tre shoke,
ose vetem, e kishte studiuar mire vajzen e tij ne te
gjitha drejtimet.
Serenata ishte me objekt, e adresuar. Vetem pas viteve
pesedhjete serenata u be pa objekt te caktuar. Madje
ne kenge i kendohej hollesisht bukurise shpirterore
dhe fizike te vajzes, se ciles mendohej t’i fitohej
zemra. Ndaj kenget jane me fjale te zgjedhura,
fisnike, te zhveshura nga çdo fjale banale, nga çdo
shprehje e rendomte.
Jo thjesht se ne kenget e serenates perdoren shpesh
fjalet “Mbretereshe e Zemres”, “o mbreti im”
“mbretereshe e mbreteruar” etj., por me teper per
faktin se ne thellesi te tyre ato kane nje qellim
tejet fisnik ndaj femres, me fjalet me te zgjedhura te
zemres, me nje temp te spikatur kalorsiak ato,
serenatat, dallohen per nje shpirt mbreteror,
madheshtor, siperor.
Serenatat jane e kunderta e kengeve te mejhaneve dhe
te klubeve, ku qejflinjte me gotat e hedhura njera pas
tjetres nuk dine t’i kontrollojne fjalet dhe
shperthejne ne kenge.
Serenatat kane fjale te pastra zemre dhe shpirti.
Fjalet e tyre kane vezullimin e yjeve dhe te
buzeqeshjeve, freskine e pikave te veses dhe
mrekulline e flladit parajsor te pranveres.
Shpirti i tyre mbreteror duket qe ne misionin, qe ne
objektin dhe ne qellimin e tyre dhe deri ne mjetet dhe
ne arsenalin e perdorur.
Mbreteresha e Zemres duhet te jete e denje per nje
mbret. Edhe sjelljet edhe fjalet duhet te jene
mbreterore. Madje, edhe ne qofte se nuk e arrin
objektin tend, duhet te largohesh si nje mbret dhe
kujtimin e saj ta ruash te shenjte, si nje vajze te
fronesuar perjetesisht ne zemren tende.
Ndaj serenatat na duken kaq te bukura dhe te aferta,
edhe sot ne nje prag shekulli te ri, te nje epoke te
re.
Ato jane Titaniku yne “i mbytur” nga kujtimet, jane
brilantet e gjysherve te zhytur ne thellesite e
tingujve. Ndaj kur i kendojme na dritherohen zemrat
dhe na fisnikerohet dhe zbukurohet shpirti.
Sepse gjithkush e ka nje dritare
Nga e mban koken prapa perjete
Nje siluete del, zhduket dhe shuhet fare
Dhe prape shfaqet si nje margaritar ne det
Lum ne per margaritare te tille mbreterore…
 

korcare o ic fare

Primus registratum
Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

Fillimisht postuar nga sailor:
[qb]
Fillimisht postuar nga PLANETARIA:
[qb] jo me ti...jo po te futim edhe gjith malesin ne tani....ne korce,te behemi maloke!!! :lol: [/qb]
Nuk di kur ke qene per here te fundit ne Korce. Po eshte vertet per te qeshur.

/pf/images/graemlins/laugh.gif [/qb]
po he na tergo dhe ne pak te qeshim
 

Bamir Topi

Primus registratum
Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

c'te qeshni me Korcen ju mo. Rrini urte se do t'jua shikojne foton ne shtylle.
 

J.P

Primus registratum
Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

Ja su Korica! :wave:
Si e kam mo Korcen e dashur qe me ka mar malli sa me ska! E di qe te gjithe e shajne por per mua mbetet gjithmone Parisi i vogel!
Hej njerez do te kisha shume deshire te takoja Korcaret e tjere ketu ne Selanik ku jam une!
Keshtu qe......! You are Welcome! :smash:
 

Juir

Forumium maestatis
Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

Fillimisht postuar nga sailor:
[qb]
Fillimisht postuar nga ***Inessss***:
[qb] po he na tergo dhe ne pak te qeshim [/qb]
Po ja s´me zuri syri nje fusharak. Le lushnjaret qe ia kishin mbathur me kohe po nuk kishte as fierake moj shoqe. Pale elbasanllinj eeee e durrsake eeee e lezhjane eeee. Xhan xhin kembe fusharaku verdalle. Ca dardhare, voskopojare e vithkuqare kishin mbetur vetem moj ti. Edhe drodhem njecke si qemoti pastaja, engrem e ca melcicka e kernacka kercacka e ia mbathme per ne Bilisht. Te shekonim fushen. [/qb]
Epo tu shtofte inati.
 

Bamir Topi

Primus registratum
Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

Dare pe korce te kemi mo? Sa per ate detarin kercacken do t'ia futim ne vrimen nale po e vazhdovi muhabetin sic e ka nisur.
 
Top