Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

B.E.N

Primus registratum
Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

Fillimisht postuar nga Majestic:
[qb]
Fillimisht postuar nga B.E.N:
[qb] Hi :wave: Majestic [/qb]
Hi B.E.N /pf/images/graemlins/wink.gif
Te fala E-se, ma puth ca N-ne /pf/images/graemlins/smile.gif
Takova F'ne kete vere ne Korce. Te fala ke. :cool: [/qb]
Te fala pac /pf/images/graemlins/smile.gif
C'thesh F-ja? Ja more #?
:wave:
 

T[]

Forumium praecox
Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

hmm plasi patriotizmi ketej.ok te bejme nje permbledhje se mu dha rasti me qene ne korce per vit te ri qyteti ka qene djep i kultures dhe i serenatave por nuk eshte me.shumica e korcarve dhe sidommos e intelektualve kane ik,ne oren 10 qyteti fle gjume,5 lokale qe jane kane nga nje tabele ku thuhet se lejohet hyrja me te shoqeruar.investimet po arrijne kuoten zero.kultura dhe serenatat mos i zeme fare ne goje.pyesni pak ata djem e goca qe po rrojne aty ju pelqen qyteti apo jo.me mire flisni si mund te beni nje gje per kete qytet se sa te rrini duke tregu se sa e doni vetem me fjale? pse sktheheni te gjithe me vene nga nje gur per kete qytet?Juir ckemi lal se kohe pa fol
 

devolution

Primus registratum
Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

Fillimisht postuar nga T[]:
[qb] hmm plasi patriotizmi ketej.ok te bejme nje permbledhje se mu dha rasti me qene ne korce per vit te ri qyteti ka qene djep i kultures dhe i serenatave por nuk eshte me.shumica e korcarve dhe sidommos e intelektualve kane ik,ne oren 10 qyteti fle gjume,5 lokale qe jane kane nga nje tabele ku thuhet se lejohet hyrja me te shoqeruar.investimet po arrijne kuoten zero.kultura dhe serenatat mos i zeme fare ne goje.pyesni pak ata djem e goca qe po rrojne aty ju pelqen qyteti apo jo.me mire flisni si mund te beni nje gje per kete qytet se sa te rrini duke tregu se sa e doni vetem me fjale? pse sktheheni te gjithe me vene nga nje gur per kete qytet?Juir ckemi lal se kohe pa fol [/qb]
te drejte ke!!!
... vitet me te bukura te jetes sime neper ato rrugica te kalldremta i kam kaluar. ...Nuk jam larguar me vendimin per te mos u kthyer me, do te kthehesha me qejf, me gjuthe zemer do te kthehesha, por ... edhe sot e kasaj dite kue e mendoj them: "Po ai qytet a nuk eshte pjese e Shqiperise, e ketij vendi te kalbur, e atij vendi ka si qellim te haje shtetasit e tij?! Pse shumica e intelektualeve te vertete largohen nga ai vend? Nqs do te behej nje sondazh edhe sa te tjere do te deshironin te largoheshin nga i vend?"
Une besoj se ... ju i kuptoni vete pergjigjet e ketyre pyetjeve. Ne po mundohemi te nisim nje jete te re ne nje vend te huaj dhe ... nqs bejme dicka, (kuptohet e kemi nisur nga zeroja), si do te ndiheshim ne kur te na thonin femijet e atyre matrapazeve: "behet gje ne Amerike apo ne Europe me 2 milion dollare?" dhe .. ti apo une, dhe gjithe te tjeret ... e dine si nxirret paraje e ndershme ne emigracion kane per tu habitur me kete pyetje, ( besome ma kane bere mua, ndonse jo drejt-per-drejt, por ... ne telefon), dhe ... nuk po benin shaka.
gjithesesi ... ai qytet keq me vjen per kulturen ka pasur por ... eshte i destinuar te vdese, sepse ... eshte nje qytet i "urrte", nje qytet me zemer, dhe ... kupton, por ngurtesia e kalldremeve nuk e lejon te beje dicka. Ky eshte mallkimi per ate qytet, dikur degjoheshin vetem serenata, dhe ... ku ngriheshin vetem dolli.
 

T[]

Forumium praecox
Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

devolution nuk po bej moral pse kane ik cdo njeri ka te drejte te zgjedhe ku do jetoje dhe korca tani per tani ste ofron asgje qe mund te te joshe por e vetmja tradite qe kemi mbajtur eshte mosveprimi dhe mburrja.ne nje sondazh qe u be para dy vjetesh korcaret mbanin vendin e pare per nr e njerzve[jo per shumen]qe depozitojne leket ne banke dhe vendin e fundit per investimet.korca te keput krahet ne kete gjenje qe eshte.me shume njerez shifje rrugeve kur ishin vetem bar republika,dinamoja dhe agimi ah kohe te bukura
 

SweetKorca

Primus registratum
Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

Ah korca... vertet na mer malli shkojme e shikojme edhe sdime si te marim ruget nga koka kembet te zdukemi, pse???Me vjen shume keq qe jeta ne Korce mbyllet shpejt te rinjte jetojne akoma me ate fanatizmin e koherave te vjetra,klubet mbuluar vetem me ate muzgun e duhanit qe mbyt veshtrimi edhe nen afshin e fjaleve degjon vetem psheretima. Po pse valle nuk u gjallerua kure ai qytet????? Eh ketu ne mergim jemi kahil te leme edhe koken per ate korce po kot e kemi se askush ska ndermend te shkoje mbrapsh.Gjithe korcareve ju uroj gjithe te mirat atje ne emigrim. Ndersa atyre qe jane ne korce ju uroj tju dali ndonje lloto per ne usa te shpetojne nga ndjenja e fukarallikut. :wave:
 

Juir

Forumium maestatis
Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

Megjithemend qe u be kohe pa folur T[],shoh qe je mire.Aman si ne gjithe Shqiperine dhe ne Korçe intelektualet kane ikur,normale kane ne dore e zgjedhin me te miren,ca ti besh nuk i detyron dot qe te rrine cdo njeri duhet ta kuptoje vete asgje me shume,nese lal te uroj gjithe te mirate shpresoj tja kesh kaluar mire ate nate ne Korçe.Ciao.
 

korcari12

Primus registratum
Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

PER PATRIOTET E MI/A KORCARE QE JANE SHPIRT NJERIU.

Dhe ju (ne) qe shkoni mos kujtoni se fitoni,se KORCEN ter kohen do ta kujtoni,

Se kur tju zere malli mos zini dhe qani, se sju perzevi njeri nga vatani,

O Korcar me kulture patriotike perse e le Korcen dhe ike,

Kudo qe te shkoni jeten si ne Korce kur nuk do ta jetoni,

Dhe nje dite ne Korce do te takohemi dhe kurre nga Korca nuk do te largohemi ,

Serenata do te kendojme dhe se piri KONJAK SKENDERBEU nuk do te pushojme.

He si thoni do tja arime dot qellimit qe nje dite kur te shkojme ne vendelindje te mos mendojme per ta lene ate perseri ? :shrug: ??????
 

SweetKorca

Primus registratum
Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

Te lumt Korcari ato vargje qe recitove i perkasin qytetit tone
Po kot sthemi ne qe kemi talente ne korce po qe e kane braktisur edhe i kendojne ne mergim Korces.Jepi korca Ju pershendes te gjitheve nga USA
 

gavros

Primus registratum
Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

korcari12
eshte ashtu sic thua byrazer.
Asnje nuk na detyroi qe te iknim,dhe akoma pyes veten per kete.Sa ishim atje mallkonim mbare e prape fatin e prapshte qe lindem ne ate vend.
Po tani? Pse kemi aq mallengjim e nostalgji per ate vend,per Korcen tone? Kam jetuar shume vjet edhe ne Greqi, por nje mall kaq te madh per vendlindjen time sic kam tani kurre s'e kam ndjere.
Ndoshta eshte largesia ajo qe na shton mallin,ndoshta menyra e jeteses ketu nuk i pershtatet shpirtit tone dhe nostalgojme vitet e shkuara,kerkojme ate lirine e humbur ......
Nuk e di c'te them. Isha vjet ne prill ne Korce,ndenja nje muaj e nuk me ikej qe andej,megjithese balta te behej pjese e pandare e trupit dhe era e duhanit te kafeneve nuk te shqitej nga rrobat...
Sa per vete nje dite do kthehem, ndoshta jo tani shpejt,por ku i dihet. E nesermja eshte e zeze, nuk e dime c'na sjell.
 

gavros

Primus registratum
Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

:wave:
Dua mengjezet e Majit
Kur kendon bilbili i bukur
Kur fryn ereza e malit
Edhe qarku eshte i skuqur

Dua lulet e fushese
Ne mengjez kur jane plot me vese
Dockat e bardha te cupese
Vete me vrap qe ti prese

Po nga gjithe ato me pare
dua me shume Shqiperine
qe te veje puna mbare
edhe perjete te kete lirine

Dua naten ne vere
Kur te ndritin yjte e arte
Kur fryn zefiri me ere
Dhe defrejn kete zemren e zjarrte

Zogjte qe embel ligjerojne
Neper lisa mbushur me flete
O sa gaz qe mua me bejne
Per natyren e vertete
 

gavros

Primus registratum
Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

Thashe te dal njehere ketej nga qendra por tere kafenete bosh duken.Mesa duket jini strukur afer zjarrit dhe sja mban njeriu te dale.Ejani te heqim nje te nxehte e tja marrim nje kenge e i ftohti do zhduket si me magji.Une sapo rrekelleva nje gjysem shishe cipuro dhe ja kam filluar kenges ne shoqeri me vetmine,qe me eshte qepur nga pas e sme shqitet

Kur nata Korcen e mbulon

kur nata korcen e mbulon
dhe kafenete mbushen plot
atje qan zemra ime dhe vajton
dhe raki kerkon

Do te vij,do te vij moj xhan
me lot moj do te qaj
zjarrin e zemres sime
ta shuaj o me duhan

Do te vij do te vij moj shpirt
do te ulem e do te pij
zjarrin e zemres sime
ta shuaj o me raki

Kjo kamarjerja jone syzeze
na servir na buzeqesh
ajo rri bashke me ne
syrin na e shkel dhe raki na sjell

Do te vij do te vij moj xhan
me lot moj do te qaj
zjarrin e zemres sime
ta shuaj o me duhan

Do te vij do te vij moj shpirt
do te ulem e do te pij
zjarrin e zemres sime
ta shuaj o me raki.
 

Juir

Forumium maestatis
Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

Nga kini humbur more te uruar,ckini bere keto dite,cdo gje ne rregull,he te shkreten.
 

2001

Primus registratum
Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

Tungjatjeta ,
Jam Dori nga korca por ce do sjetojme aty, sa me shume shkojme per pushime aq me shume na vihet, Ju pershendes te gjithe bashke atdhetaret e mi, por ne vecanti Korcaret dhe korcarkat, ne jemi njeshi,,,
....mbajeni si vedhke ne vesh
Dori
 

Juir

Forumium maestatis
Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

Fillimisht postuar nga ***Inessss***:
[qb] shum mire jemi vetem se na ka kapur gripi. [/qb]
Kujt i thua,tani jam me mire po isha keq me gryke nuk gelltitesha dot,tani ca kolle kam,po me caj me mjalte e limon te iken......

P.S ate kusheriren mire ma ke,mgjth se kam harruar ti bej te fala nga ty.
 

Dekadenti

Primus registratum
Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

ku jeni o njerez korcare s'jeni bere te gjalle fare! ndonje qe ndodhet ketej nga Bostoni te na beje ndonje ze se ketej e kan zaptuar gjithe vendin korcaret which is a good thing
 

T[]

Forumium praecox
Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

e shume jemi mor aman /pf/images/graemlins/smile.gif juir veme nga panda lal rrokullisim nja dhjete birra e kernacka si ne kohet e vjetra /pf/images/graemlins/smile.gif
 

korcari12

Primus registratum
Re: Korça Qyteti i Serenates Shqiptare.

Fillimisht postuar nga T[]:
[qb] e shume jemi mor aman /pf/images/graemlins/smile.gif juir veme nga panda lal rrokullisim nja dhjete birra e kernacka si ne kohet e vjetra /pf/images/graemlins/smile.gif [/qb]
Kohet e vjetra nuk u dashkan haruar se paskan qene vertet te mbrekullushme! :wink: :thumbsup:
 
Top