Re: Konti i Monte Kristos!
Gaxhai dhe 7 të dënuar tentuan të arratisen në 2002
Shekulli
TIRANË - Mbrëmjen e datës 6 gusht 2002, një tjetër tentativë arratisjeje është diktuar nga punonjësit e burgut 302 në Tiranë. Gazmend Braka, ose i quajtur ndryshe Gaxhai, i dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Durrësit, nuk ishte i vetëm në momentin e tentativës për arratisje. Pas vetes ai kishte edhe gjashtë të burgosur të tjerë, dy prej të cilëve me burgim të përjetshëm. Plani i arratisjes së vitit 2002 është organizuar nga Gaxhai dhe Viktor Ymeri, i njohur me pseudonimin “Kartela”. Gazmend Braka, Viktor Ymeri, Taulant Balliu, janë tre të dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa Artan Xhixha, Islam Veshi, Genci Hamzai dhe Ylli Hasanaj janë dënuar me 20 dhe 25 vjet burg. Sipas zëdhënësit të asaj kohe, gardianët kanë qenë të parët ata që kanë lajmëruar forcat e komisariatit numër tre dhe më pas kanë vënë në dijeni drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve. Mesa duket, e njëjta skemë ka ndodhur edhe mëngjesin e djeshëm, në burgun e sigurisë së lartë. Veç, në gusht të vitit 2002 të dënuarit kanë rrëfyer vetë planin e arratisjes. Ata kanë thënë se në qelinë e njërit prej tyre është futur një sharrë, me ndihmën e së cilës kishin tentuar të arratiseshin. Qelia e Gaxhait dhe e Ymerit ishte e parafundit në korridorin e katit të tretë të burgut. Për të dalë jashtë, ata duhet të kalonin në qelinë ngjitur, qelinë e fundit, e cila ndahej nga një mur me Degën e Ruajtjes së Objekteve. Pasi planifikuan gjithçka Gaxhai dhe Ymeri filluan që të zinin miqësi me bashkëvuajtësit e tyre në qelinë ngjitur. Për këtë gjë ata u ndihmuan edhe nga fakti që në atë qeli ishte edhe shoku i tyre, Taulant Balliu. Te tre këta ishin të dënuar me burgim të përjetshëm dhe nuk kishin asgjë për të humbur nëse tentonin arratinë. Propozimi i pëlqeu edhe katër të burgosurve të tjerë, Islam Veshti, Genci Hamzai, Ylli Hasanaj dhe Artan Xhixha. Me ndihmën e sharrës, ata hapën një vrimë një banjë, e cila u diktua nga një punonjës i Degës së Ruajtjes së Objekteve.
Gazmend Brraka
I njohuri me emrin “Gaxhai” është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Apelit. Ai u dënua për vrasjen e dy personave, ndërkohë që vazhdon gjykimi për ngjarjet e vitit 1997
VIKTOR YMERI
I njohuri me emrin “Kartela” po vuan dënimin me burgim të përjetshëm në burgun 302. Është dënuar së bashku me Gaxhain, për vrasjen e dy personave. Vendimi ka marrë formën e prerë
TAULANT BALLIU
Njihet si anëtar i bandës së Tan Kateshit. Është dënuar me burgim të përjetshëm, për vrasjen e 5 personave në qytetin e Elbasanit. E ka çuar çështjen në Gjykatën e Strasburgut, për dënim pa avokat
SOKOL KOÇIU
Ish-kreu i policisë gjyqësore është dënuar me 15 vjet burg për trafik kokaine dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare. Emri i tij është lakuar pas publikimit të përgjimit Nano-Abdiu
JAHO SALIHI
Është dënuar me burgim të përjetshëm, për vrasjen e deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari. Jaho Salihi vuan dënimin në burgun 302, ndërkohë që është në proces për vrasje të tjera
05/02/2005