Konkurs letrar.

Diavolessa

Valoris scriptorum
Konkurs letrar.

Konkursi i parë letrar për shqiptarët në Itali
Primo concorso letterario per gli albanesi in Italia.


Poezi dhe prozë. Shqip dhe italisht. Krijimet me te mira te përzgjedhura nga nje juri e perbere prej shkrimtaresh e botuesish shqiptare do te botohen ne nje vellim dygjuhësh nga “Bota shqiptare”

Për t’iu përgjigjur kërkesave të shumta të lexuesve të mbërritura në redaksi, “Bota Shqiptare” e pa të arsyeshme të ndryshojë rregulloren e konkursit duke pranuar edhe punimet e shkruara vetëm në një gjuhë pa qenë nevoja të paraqitet edhe përkthimi përkatës duke krijuar kështu dy seksione me veprat më të mira në gjuhën shqipe dhe ato në gjuhën italiane.
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: Konkurs letrar.

Rregullorja e Konkursit

1. Konkursi është i hapur për të gjithë shqiptarët në mërgim.

2. Konkursi ndahet në dy seksione:
a. Poezi (maksimumi 100 vargje)
b. Prozë (një apo dy tregime, sidoqoftë jo më tepër se 12 faqe me 30 rreshta me nga 60 gërma)

3. Veprat, të firmosura nga pjesëmarrësi, që deklaron se është autori, duhet të dorëzohen në gjuhën e shkruar në origjinal: shqip ose italisht.

4. Veprat duhet të jenë të pabotuara dhe duhet të dorëzohen në Jurinë e këtij Konkursi në 3 kopje, njëra prej të cilave të jetë e firmosur prej autorit. Gjithashtu në dërgesë duhet të shkruhen qartë: vendlindja dhe datëlindja e autorit, adresa e vendbanimit, numri i telefonit, si dhe një biografi e shkurtër.

5. Veprat duhet të dërgohen me postë, pranë sekretarisë së konkursit, brenda datës 31 mars 2004, në adresën:
BOTA SHQIPTARE
Viale Tito Livio, 8
00136 Roma

6. Pjesëmarrja në konkurs është pa pagesë. Eshtë e mundur pjesëmarrja e të njëjtit autor në të dy seksionet dhe njëkohësisht në të dyja gjuhët.

7. Veprat që do të përzgjidhen sipas gjykimit të shumicës së Jurisë së konkursit, do të përmblidhen në një vëllim antologjik të botuar nga “Bota shqiptare”. Çdo autori, poezitë, proza, apo publicistika e të cilit botohen në këtë antologji, do t'i dërgohen 2 kopje falas.

8. Kopjet e punëve të dorëzuara në Konkurs nuk kthehen mbrapsht dhe për autorët që do të publikohen, nuk parashikohet asnjë shpërblim në të holla. Gjithashtu e drejta e botimit për veprat e përmbledhura në Antologji, i kalon botuesit "Bota shqiptare".

9. Në përfundim të afatit të parashikuar, juria do të shpallë dy çmime të para për secilën gjuhë: në poezi dhe prozë. Vendimi i jurisë është i pakontestueshëm.

10. Shpallja e fituesve do të bëhet gjjatë muajit maj. Autorët që do të përzgjidhen për t'u publikuar do të paralajmërohen në kohën e duhur. Pjesëmarrja në konkurs sjell pranimin në mënyrë automatike të të gjitha kushteve të mësipërme. Sipas ligjit n. 675/96 pjesëmarrësit autorizojnë "Bota shqiptare" të mbajë në arkivat e saj të dhënat personale që do të përdoren vetëm për qëllime të publikimit.

Për informacione të tjera mund të shkruani në adresën redaksia@botashqiptare.net apo të telefononi çdo të mërkurë, të enjte e të premte, nga ora 11.00 - 14.00, në numrin e redaksisë 06-35453074.

P.S. Përbërja e Jurisë së Konkursit do të shpallet në javët në vazhdim.



Bota Shqiptare

| home





Bota Shqiptare-Il Mondo Albanese ROMA. ISSN 1720-3678. Associato a USPI, Unione Stampa Periodica Italiana.
Për përdorimin e materialeve të këtij siti lutemi kontaktoni redaksia@botashqiptare.net
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: Konkurs letrar.

DD- Alinos- Ema- Darien- etj etj...Ju mirepres ketu.

Ishalla fiton ndonjeri/a.

Pune te mbare.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Konkurs letrar.

flm Pap,
por alinos kritikon me mire sec shkruan /pf/images/graemlins/wink.gif
Stili im i momentit do ishte teper gotik dhe me ngjyra te errta, t'ja leme ndonje surealisti romantik e postmodernist te na shkruaje ndonje gje /pf/images/graemlins/tongue.gif

p.s. Sa pare fitohen po te marresh cmimin e pare?
ps.1. A te japin vize per Itali dhe a t'i paguajne shpenzimet po fitove?
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: Konkurs letrar.

nuk parashikohet asnjë shpërblim në të holla.

Eshte vetem dicka qefi Linos. Kisha vetem deshiren te publikohej ndonje artikull nga ne te albforumit.

:kiss:
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Konkurs letrar.

Andej nga Dhjetori, kur e pashë faqen e Botës Shqiptare dhe konkursin e saj i dërgova në një email atë shkrimin tim mbi "Kur të jesh mërzitur shumë" që gjendet këtu. Siç ndodh zakonisht nuk mora asnjë përgjigje, e meqe faqja ka mbetur e paprekur prej Nëntorit-Dhjetorit, më duket sikur hodha një gur në ujë.
Ndonse konkursi nga brenda Italisë dhe dygjuhësisë është hapur, mbetet i mbyllur kur kërkon të marrë të drejtat e autorit, për botim. Mendo një shkrimtar që mbasi ka dërguar atje një apo dy tregime dhe fiton (jo unë se nuk shkruaj tregime) mendon të botojë librin e tij, e për këtë i duhet të marrë lejën e Botës Shqiptare e pse jo ta paguajë atë për punën që e ka bërë vetë. E sikur të mos mjaftojë kjo këmbë e prerë e konkursit, këmba tjetër, juria, çalon rëndshëm sepse nuk dihet kush është.
Prej atëhere lajmërova nja dy tre që shkruajnë shqip e italisht të marrin pjesë, vetë nuk e kam pasur dhe nuk e kam ndërmend pjesmarrjen.
Për ta mbyllur, të falenderoj Paperina që më kujton se mund të bëj diçka, falenderoj dhe Botën Shqiptare për iniciativën, por pa ju hequr presje vërejtejeve të mia.
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: Konkurs letrar.

Diabolis e kam lexuar shume mire rregulloren dhe per cdo gje qe thua ti s'kam c'te heq as c'te shtoj. Nuk them qe dikush te shkruaj , dicka qe ka neper duar. Thjeshte tek poezite dhe prozat e kisha synimin. Jo per te bere shume, por nje me shume o nje me pak nga bota jone shkrimtare s'do na prishte shume pune.

Do ta dija per nder ne se do riflektoje edhe nje here mbi temen.

pS: Uffaaaaaaaaaaaa pse asnjeri/a nga ne s'do fitoj :cry:
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Konkurs letrar.

Ndonse nuk shkruaj për të fituar ndonjë send, se ç'kam shkruar e gjen nëpër forume, por nuk shkruaj as për tu botuar, jam para një fakti të tillë:
Unë jam një humbës (për sa kohë që nuk vërtetohet e kundërta) sipas gjykimit të Botës Shqiptare. Kur nuk ja vlen të botojnë e as të më dërgojnë për kortezi një email për "Rrënja e fundit e një blerimi", ç'më mbetet të mendoj? Sigurish që nuk jam fitimtar por nuk ma ka qejfi të vetëquhem humbës. Pastaj nuk shkruaj italisht.
Për kënaqsinë tënde dhe të atyre që më lexojnë, atë që kam shkruar së fundi po e postoj tani tek Vargje për shitje.
 

Darien

Primus registratum
Re: Konkurs letrar.

Fillimisht postuar nga Diabolis Dassaretis:
... Ndonse konkursi nga brenda Italisë dhe dygjuhësisë është hapur, mbetet i mbyllur kur kërkon të marrë të drejtat e autorit, për botim. Mendo një shkrimtar që mbasi ka dërguar atje një apo dy tregime dhe fiton (jo unë se nuk shkruaj tregime) mendon të botojë librin e tij, e për këtë i duhet të marrë lejën e Botës Shqiptare e pse jo ta paguajë atë për punën që e ka bërë vetë.
...
Për kënaqsinë tënde dhe të atyre që më lexojnë, atë që kam shkruar së fundi po e postoj tani tek Vargje për shitje.
kam vitë që s'kam hyrë andej nga Bota Letrare, po ky është problem që zgjidhet me modifikim të thjeshtë të kontratës; në vend të së drejtës së autorit mund të kërkojnë vetëm të drejtën e botimit -- me fjalë të tjera, autorja heq dorë nga e drejta e shpërblimit në qoftë se Bota Letrare boton tregimin e saj, po ruan të drejtën e botimit me iniciativën e vet; kjo nuk është as kontratë e komplikuar... kaq zor e paskan ta bëjnë?

vazhdo t'i postosh... nuk e kisha vënë re temën kur e hape para ca kohësh, sot ma zuri syri dhe më pëlqeu /pf/images/graemlins/smile.gif
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Konkurs letrar.

DD s'jam dakort me etiketimin humbes/i fituar.
Bota shqiptare, si e gjithe bota/mendesia shqiptare, ecen me parimin e njoftjeve personale dhe shkrimi yt ka humbur ne junkmailin e revistes. Leshimet per te tjeret behen vetem kur ka vende bosh, domethene kur jane mbajtur aq shume fshehur, sa as te vetet nuk kane sjelle shkrime.
Une rregullisht lexoj shkrime te Botes Shqiptare nepermjet nje mailing list shqiptare dhe cilesia le per te deshiruar!
Qe nje reviste te terheqe shkrimtare duhet te kete emer, dhe emri krijohet duke botuar cilesi!


DD kur te kesh ndermend te botosh, me thuaj te marr ca muaj pushim per editimin /pf/images/graemlins/smile.gif
 

sombrero

Primus registratum
Re: Konkurs letrar.

..po vjershat e mija me nivel 8-vjecare do i pranojn te konkursi? Jam gati t'konkuroj me nxones t'klases 6 ose 7. :book:
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Konkurs letrar.

po ndonje pjese humoristike ke? Jo po se qenke i mire per grupin e pare te kopshtit /pf/images/graemlins/wink.gif
 

sombrero

Primus registratum
Re: Konkurs letrar.

...do jesh ti edukatorja kopshtit? ...se kom fiksime t'kqija me femrat me perpajse edukatore.
:wave:
 
Top