KONKURS I SHQIPES NR.4

Vis Elbasani

Forumium praecox
KONKURS I SHQIPES NR.4

Përshëndetje!

E gjej me vend t’ju kujtoj më të vjetërve të këtij forumi por edhe t’u bëj të ditur anëtarëve më të rinj se tek “Albforumi i vjetër”, d.m.th., para se të ndodhte defekti ku humbën të gjitha postimet e deriatëhershme, kam pasur kënaqësinë të zhvilloj me ju tri konkurse të gjuhës shqipe. Mes debatesh, ndihmesash, urimesh e krenarish për gjuhën shqipe, kemi mësuar se shqipja nuk është ajo gjuha e cila meriton vetëm të mallkohet. Përkundrazi! Disa studime të miat të mëvonshme do të provojnë se në ç’raporte qëndrojnë gjuhët e sotme evropiane me shqipen dhe se cilat janë përmasat e vërteta të shqipes. Baza e studimit do të jetë, kuptohet, etimologjia. Puna e divit të etimologjisë Eqerem Çabej nuk do të ndërpritet me aq!

Gjatë konkurseve konkretisht morëm vesh mjaft të fshehta të shqipes. Pamë se si fjala(homonimi) pa funksiononte edhe si parafjalë, edhe si pjesëz mohore, edhe si pasthirrmë, edhe si kohë foljeje, edhe si lidhëz, etj. Pamë se fjala më e gjatë në shqip me një zanore ishte folja zmbrapssh!, por edhe se shqipja kishte gjithashtu fjalë me dy “t” e me dy “k”. Zbuluam edhe fjalën më të gjatë në shqip – zëvendëskryeadministratorja. Na erdhi të gjithëve keq që konkurset humbën bashkë me postimet e vjetra, por krenaria për gjuhën shqipe na mbetet e njëjtë ose edhe rritet.
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: KONKURS I SHQIPES NR.4

Ja, pra, edhe konkursi i shqipes nr. 4! E përsëris, qëllimi i konkursit ka qenë dhe mbetet rritja e përgjegjësisë për gjuhën që na kanë trashëguar pellazgët e ilirët, gjuhën që flitnin heronjtë e Trojës, gjuhën e Homerit, të helenëve(jo grekëve të sotëm), të arbëreshëve e arvanitasve, të shqiptarëve – SHQIPEN! KËTË HERË, FITUESI DO TË SHPËRBLEHET ME NJË LIBËR, I CILI NUK MUND TË ISHTE VEÇSE STUDIMI ALBANOLOGJIK “ARVANITASIT DHE PREJARDHJA E GREKËVE”.

1. Cila është ajo fjalë(homonim) e shqipes që përdoret si folje, emër e lidhëz ?
2. Cila është ajo fjalë e shqipes me 6(gjashtë) bashkëtingëllore dyshe(nj, rr, ll, etj.)?
3. Cila është ajo fjalë shtatëshkronjëshe e shqipes që lexohet njëlloj nga të dyja kahet(parsh edhe mbrapsht)?
4. Cila është ajo fjalë e shqipes që në trupin e saj përmban 7(shtatë) folje të shqipes(njëra e përsëritur dy herë)?
5. Ç’fjali të rregullt, me 30-50 fjalë, mund të formoni duke përdorur fjalë të shqipes me vetëm 1(një) dhe 2(dy) shkronja?

Ju faleminderit! Në postime të tjera do të gjeni edhe sqarime e ndihmesa. Përgjigjet nuk mund t’i konsideroj kurrsesi absolute, se shqipja është e pafund. Një këshillë fillestare - kuptojini mirë pyetjet!
 

illyricus

Primus registratum
Re: KONKURS I SHQIPES NR.4

Mirë që e pasna ble librin vetë, se s'paska mundësi unë mi gjetë ndonji prej k'tyne. :rolleyes: /pf/images/graemlins/frown.gif
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: KONKURS I SHQIPES NR.4

2. Cila është ajo fjalë e shqipes me 6(gjashtë) bashkëtingëllore dyshe(nj, rr, ll, etj.)?

Njëqind-e-gjashdhjet-e-gjashtë /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: KONKURS I SHQIPES NR.4

3. Cila është ajo fjalë shtatëshkronjëshe e shqipes që lexohet njëlloj nga të dyja kahet(parsh edhe mbrapsht)?


E gjeta!!!

TapaT /pf/images/graemlins/tongue.gif

Ps. Kush ma vodhi rrushin?
 

blendiys

Primus registratum
Re: KONKURS I SHQIPES NR.4

une nuk e di ne se duhen gjashte dyshe apo gjashte bashketingellore qe formojne tre shkronja dyshe? Ne qoftese eshte kjo e fundit mendoj se duhet te kete shume. Une e gjeta nje "thengjilli"
 

Diddy19

Su@mi
Re: KONKURS I SHQIPES NR.4

Fillimisht postuar nga La.Routard
E gjeta!!!
TapaT

Nuk eshte me 7 shkronja kjo fjale.Lexo mire pyetjen :smash:
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: KONKURS I SHQIPES NR.4

5. Ç’fjali të rregullt, me 30-50 fjalë, mund të formoni duke përdorur fjalë të shqipes me vetëm 1(një) dhe 2(dy) shkronja?


Ho me si thu, a me ke pa mu ul nji tu, tu sha e tu ra, pa u la e pa u tha, si ai që të tha që je bo ha-lla ha-lla?

/pf/images/graemlins/laugh.gif Nuk doli dhe kaq e rregullt po prap i ka 36 fjale mrena.
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: KONKURS I SHQIPES NR.4

Fillimisht postuar nga loren^:
[qb] Fillimisht postuar nga La.Routard
E gjeta!!!
TapaT

Nuk eshte me 7 shkronja kjo fjale.Lexo mire pyetjen :smash: [/qb]
Une kam thyer rrekodin se e gjeta me pesë /pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

alinos

Forumium maestatis
Re: KONKURS I SHQIPES NR.4

LR hahahahhahahahahahahaha

Vec kujdes se asht serioz i zoti temes, te bertet /pf/images/graemlins/wink.gif
/pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Mall

Primus registratum
Re: KONKURS I SHQIPES NR.4

Visi per pyetjen e pare.
Cila eshte ajo fjale(homonim) e gjuhes shqipe qe perdoret si folje, emer, lidhez.

Pergjiigjia ime eshte:
Fjala DHE.
Si emer. Mora nje grusht dhe.
Si folje. Pse i dhe informacion mbi bazen?
Si lidhez.Artani dhe Iliri studjojne tek fakultetei i gjuhes angleze.( ne ke rast ka lidhur dy gjymtyre homogjene, qe jane emrat e pervecem ne morfologji ose kryefjale homogjene ne sintakse)
 

Mall

Primus registratum
Re: KONKURS I SHQIPES NR.4

Visi jam duke u menduar per pyetjet e tjera dhe nqse do kem ndonje pergjigje konkrete do te shkruaj perseri.
 

illyricus

Primus registratum
Re: KONKURS I SHQIPES NR.4

Fillimisht postuar nga Mall:
[qb] Visi per pyetjen e pare.
Cila eshte ajo fjale(homonim) e gjuhes shqipe qe perdoret si folje, emer, lidhez.

Pergjiigjia ime eshte:
Fjala DHE.
Si emer. Mora nje grusht dhe.
Si folje. Pse i dhe informacion mbi bazen?
Si lidhez.Artani dhe Iliri studjojne tek fakultetei i gjuhes angleze.( ne ke rast ka lidhur dy gjymtyre homogjene, qe jane emrat e pervecem ne morfologji ose kryefjale homogjene ne sintakse) [/qb]
:thumbsup: T'lumtë.
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: KONKURS I SHQIPES NR.4

Fillimisht postuar nga loren^:
[qb] Fillimisht postuar nga La.Routard
E gjeta!!!
TapaT

Nuk eshte me 7 shkronja kjo fjale.Lexo mire pyetjen :smash: [/qb]
Rri se po e vras mendjen akoma, kam gjetur plot fjale te shkurtera por asnji me te gjat...
psh

edhe
llull
llall (vjen nga fjala dhall)
shesh
radar
rrotorr

kisha gjetur edhe nje qe lexohej para dhe mbrapsh, ishte fjala 'rrush', po sa ketheva koken se kush ma zhduku mesazhin. Do ket qene me siguri ndonje meremedor xheloz, nuk ka dashur qe ta fitoj une librin prandaj.

/pf/images/graemlins/laugh.gif
 

illyricus

Primus registratum
Re: KONKURS I SHQIPES NR.4

Fillimisht postuar nga Le_Routard:
[qb]Rri se po e vras mendjen akoma, kam gjetur plot fjale te shkurtera por asnji me te gjat...
psh

edhe
llull
llall (vjen nga fjala dhall)
shesh
radar
rrotorr

kisha gjetur edhe nje qe lexohej para dhe mbrapsh, ishte fjala 'rrush', po sa ketheva koken se kush ma zhduku mesazhin. Do ket qene me siguri ndonje meremedor xheloz, nuk ka dashur qe ta fitoj une librin prandaj.

/pf/images/graemlins/laugh.gif [/qb]
Edhe - gabim.

Radar - e huaj.
 

Danae

Primus registratum
Re: KONKURS I SHQIPES NR.4

edhe une po mendoja "dhe" si emer dhè,si folje,dhe si lidhez,po per te tjerat kaq me duket e veshtire sa po nxitoj te blej librin.
na bani me dite per pergjigjet.
 

inah

Primus registratum
Re: KONKURS I SHQIPES NR.4

te them te drejten s'po me kujtohet asgje.ne e mbarojme se studjuari gramatiken ne klase te tete keshtu qe jo per tu justifikuar po po shkoj ta blej vete kete librin se s'di asgje. :book:
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: KONKURS I SHQIPES NR.4

As e pe o ti dhi me një sy,
që je si hi ku dhe po rri,
se ai si mi i zi dhe aq i ri
i ka të dy si ne e jo si ty,
që më the pa zë ah s'e di,
ta le në e ze, a ke ku e ve,
ai do në re, jo më me dhe.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: KONKURS I SHQIPES NR.4

dhe as thashethemxhinjsh hipur ne qerre, karoca, kaloshina, raba apo arabara (nese keshtu ben shumesi i fjales araba dhe kjo eshte shqip).
 
Top