Koncesione edhe per rruget

Santiago

Primus registratum
Koncesione edhe per rruget

Qeveria para nja dy ditesh i hapi rruge koncesioneve per ndertimin e rrugeve. Edhe pse kjo forme mbart nje kosto per qytetaret te cilet do te duhet te paguajne per te shfrytezuar keto rruge perseri mbetet dicka pozitive e cila besoj se ka per te mbyllur shpejt problemin e infrastruktures rrugore ne vend.
 

preator

Primus registratum
Re: Koncesione edhe per rruget

Shume ide e mire kjo, pa shaka. Sikur qeverise (se Republikes Arnaute te Bananeve) ti shkoje ne mend te leshoje dhe me koncesion pastrimin e ajrit ne Tirane atehere arnautet do te jene te lumtur qe ne emer te "kapitalizmit fitimtar" qe po shkon "nga fitorja ne fitorje" te paguaje edhe per te marre fryme!
Rezultati do jete qe pas disa vitesh do kemi po ato rruge gropa-gropa po me nje ndryshim te vockel.......do paguajme qe te perbaltemi ne to.......
 

Santiago

Primus registratum
Re: Koncesione edhe per rruget

pa lidhje plako..
Vertet nuk eshte gje e mire te paguash kur kalon ne nje ruge por kjo nuk eshte shpikje e shqiptareve (ose arnauteve sic thua ti).
Nejse ma.
 

ujku81

Primus registratum
Re: Koncesione edhe per rruget

Une mendoj se koncesionet jane nje gje e mire, vetem se ligji duhet te jete shume i mire (te mos lere mundesi per abuzime) dhe sidomos zbatimi i tij te jete korrekt. Shpesh ndodh qe nje firme e huaj nuk i permbahet kontrates se koncesionit dhe kur shteti tenton te marre masa, mbrohen me kercenimin se "do te largohen nga Shqiperia" dhe kjo "do ti largoje investitoret e huaj nga Shqiperia".
 

preator

Primus registratum
Re: Koncesione edhe per rruget

Po cila eshte eksperienca 15 vjecare e Shqiperise me keto koncesione?
A s'u dha nje hidrocentral me koncesion italianeve (atyre qe donin te na kthenin ne kazan plehrash te Italise) dhe ata jo vetem qe s'bene 1 gram pune po edhe bllokuan ate pako gje qe do te mund te bente vete Shqiperia.
===========
Kur ma hedh nje here faji eshte i yti, kur ma hedh heren e dyte, eshte i imi"
===============
Asgje te mire nuk ka pare (e mesa duket nuk do shohe) Shqiperia ne dhenien e koncesioneve privateve (qofshin vendas apo te huaj)!
 

operational

Primus registratum
Re: Koncesione edhe per rruget

keto koncensionet s'kane qene asgjekundi gje e mire, ne shume vende te botes eshte nje pervoje e kaluar, hej me thoni nje marreveshje koncensionare te shtetit shqiptar te suksesshme, asnje, dhe kjo s'ka te beje me ligjin, le te jete ligji i mire sa te doje, kjo kerkon ente rregullatore te forta, te drejta, qe te zbatojne ligjin dhe keto ente tek ne s'kane per te qene asnjehere, me keta politikane qe kemi.
 

ujku81

Primus registratum
Re: Koncesione edhe per rruget

Une e theksova qe sidomos zbatimi i ligjit duhet te jete shume strikt, dhe kontrata koncesionare shume mire e studiuar.
 

ujku81

Primus registratum
Re: Koncesione edhe per rruget

KOncesionet nuk tha njeri qe jane gjeja me e mire, por kur ti nuk ke mundesi tjeter??
Sipas te dhenave te peraferta nje km rruge kushton 1 milion USD (nuk e di me apo pa shpronesimet??). Vetem per Lushnje-Fier (rreth 30 km) te duhen nja 30 milione USD, nderkohe qe buxheti vjetor per rruget eshte qesharak, dhe per me teper shperndahet ne te gjitha rruget e Shqiperise, dhe i bie hicasgje.
Keshqu qe ose do te perdoresh ndihmat (u be ne vitet 2000-2001 me ndihmat nga Pakti i Stabilitetit) qe nuk jane pa fund dhe nuk mjaftojne, ose do te perdoresh kredine (shume e shtrenjte dhe jorentabel), ose do te perpiqesh te financohesh nga BE (nuk ke shanse se te tjeret jane shume me te afte se ne ne kete pune, shih Greqine), ose do japesh koncesione, dmth do te lejosh ta ndertoje tjetri dhe ta perdore per ca vjet, aq sa ai te dale me fitim.
Dhe nje tjeter gje, koncesionet nuk eshte e thene tu jepen patjeter te huajve. Jepja nje biznesi shqiptar, perjashtoje dhe nga taksat dhe i shikon rezultatet.
 

Santiago

Primus registratum
Re: Koncesione edhe per rruget

KOncesione me thene te drejten jane nje menyre per te dale nga situata. Kur i jepen te huajve kjijone rrjedhje ne ekonomi por gjithesesi mbyllin nje problem. Deri me tani koncesionet jane perdorur nga qeverite si bakshishe per politikane te caktuar te vendeve fqinje, por kjo nuk do te thote qe keto jane praktika te paperdorshme. Ne rastin ne fjale, te dhenies me koncesion te rrugeve, besoj se shikimi nuk do te hidhet shume larg por do te perdoren bizneset vendase. NUk eshte cdui pasi nje pjese te mire te rrugeve ne Shqiperi i kane ndertuar firmat shqiptare. Madje probleme me teper kemi pasur me firmat e huja. Kujtoj ketu firmen Turke qe la pergjysem rrugen Peqin Elbasan te koridorit 8 apo firmen maqedone e cila ne te njejtin koridor, pjesa Librazhd Qafe Thane, punonjesit e se ciles nderprene punene per mospagim rrogash (ne mos gaboj)
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Koncesione edhe per rruget

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Qeveria para nja dy ditesh i hapi rruge koncesioneve per ndertimin e rrugeve. Edhe pse kjo forme mbart nje kosto per qytetaret te cilet do te duhet te paguajne per te shfrytezuar keto rruge perseri mbetet dicka pozitive e cila besoj se ka per te mbyllur shpejt problemin e infrastruktures rrugore ne vend.

[/ QUOTE ]

Shteti mbi taksa mbahet.MUa idea e koncensioneve me pelqen sepse me ne fund do kemi mundesine te shohim realisht se si po shfrytezohen taksat tona e jo te presim qe shteti dhe bashkia te beje mrekullia.Besoj se keto firma te huajat sidomos do jene me te ndergjegjshme ne ate qe bejne sic kemi pare ne shume investime qe kane bere.Uroj dhe vertete dua ta besoj qe kesaj here do behet dicka realisht ne kete vend.Sduhet te jemi kaq skeptike ndaj ketyre opsioneve.Mendimi im
 

Santiago

Primus registratum
Re: Koncesione edhe per rruget

o Lipsi bashkohem me ty vetem se me nje korigjim te vogel: shteti kur jep me koncesion na e fut po neve koston pasi rruga nuk do te ndertohet nga taksat tona por do ta paguajme plus taksava qe paguajme.
 

preator

Primus registratum
Re: Koncesione edhe per rruget

Edhe gomarin po e rrahe nje here nuk shkon perseri aty ku nuk duhet....
Imagjinoni tani ta pesosh 15 vjet rresht dhe perseri te pellasesh..... Une mendoj, Une shpresoj......
A nuk e dime qe pesimi duhet bere mesim?
Sa here duhet te pesojme qe te mesojme?
15 vjet nuk na mjaftuan, e provojme dhe nja 20 vjet te tjera......
Te gjithe (njerzit me mend) e dine qe ne 95% te rasteve koncesionet jane shitje e pasurive kombetare nje grushti njerzish (brenda apo jashte) qe do mbushin xhepat ne kurriz te 99.9% te popullsise.
Dhe kjo vlen jo vetem per Shqiperine......
Para disa vitesh Qeveria Kanadeze i shiti nje firme private nje autostrade (qe e kishte ndertuar sigurisht me paret e taksapaguesve), qe atehere nuk kuptohet se pse kanadezi i thjeshte duhet te paguaje nje here (taksat qe pjeserisht kishin shkuar per autostraden) dhe heren e dyte nje grushti miljarderesh qe e kishin blere kete veper publike.......
Tani jane bere pishman po eshte vone....
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Koncesione edhe per rruget

Preator,skemi nevoje te lexojme predikime qe i lexojme perdita ne shtyp e i degjojme perdite neper lajme.Zgjidhje alternative pervec koncensioneve ka? Nese ti ke ndonje zgjidhje,mund ta thuash ...Vertete duhet te mesojme nga gabimet tona,por gabim ishte qe vepruam sic donim dhe sdegjuam te tjeret cna keshillonin dhe czgjidhje na ofrojne.
 

ujku81

Primus registratum
Re: Koncesione edhe per rruget

GJeni pra nje menyre tjeter financimi per rruget dhe pastaj flasim.
 

pippo

Primus registratum
Re: Koncesione edhe per rruget

Lol perpara te pushtoni, tashme fitojne concessionet _ asnje sthote ketu qe ku behet fjale per ca vjet eshte minimumi 30 - 60 - 90 vjet _ pak fare ca vjet _ Une jam i mendimit qe gjerat duhen menduar mire,sidomos nga rendesia qe ka objekti, pastaj nuk besoj se eshte forma e vetme e investimit jo per gje po gjynaf per ekonomistat po te ishte e vertete
 

ujku81

Primus registratum
Re: Koncesione edhe per rruget

Me duket se tek postimi im me siper i permenda menyrat e financimit per veprat publike. Nese ju mendoni se ndonje nga menyrat e tjera eshte me e leverdisshme, jeni te lutur te jepni argumentat tuaj. Gjithsesi secilen nga menyrat ne do ta paguajme nga taksat.
 

pippo

Primus registratum
Re: Koncesione edhe per rruget

Paratheksoj qe une nuk jam ekspert i ekonomise, eshte thjesht mendim im personal, qe te bazohesh vetem ne nje zgjedhje behet gabim, se kam iden qe krijohet si nje lloj monopoli,( jo se do i fitoj te gjitha i njejti lob, po si menyre veprimi). Jam i idese qe te krijohet, nje rrjet me menyra te ndryshme investimi dhe duke studjuar rast me rast te zgjidhet menyra me e pershtashme.... te keshe vetem nje zgjidhje me duket teper pak edhe per te blere nje shishe qumesht, jo me nje infranstrukture te tere .....

ps. ne rome bashkia me kete mjet investim ka bere shume gjera keto vitet e fundit dhe besoj se do e perdori shume edhe ne vitet e ardhshme jo per gje po leket publike mungojne kudo /pf/images/graemlins/smile.gif))) thjesht duhet pasur kujdes shkalla e nderhyrjes, ne se behen ne shkalle te madhe per mendimin tim gabojne nese nderhyet ne shkalle te vogel eshte mjet shume i fuqishem .....
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Koncesione edhe per rruget

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E FILLIMIT TË PROCEDURËS SË NDËRTIMIT ME KONCESION, TË FORMËS « BOT », TË AUTOSTRADËS TIRANË-ELBASAN (VAQAR-PAPËR)

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3, pika 2, e 7, të ligjit nr.7973, datë 26.7.1995, « Për koncesionet dhe pjesëmarrjen e sektorit privat në shërbime publike dhe infrastrukturë », të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :



Miratimin e fillimit të procedurës së ndërtimit me koncesion, të formës « BOT », të autostradës Tiranë-Elbasan (Vaqar-Papër), sipas propozimit të paraqitur nga shoqëria « Be-Alba-Konstruksion », shpk, si propozim i pakërkuar.


Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës të jenë organi shtetëror i autorizuar (OSHA) për të negociuar dhe nënshkruar marrëveshjen e koncesionit.


Ngarkohen ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.


Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në « Fletoren zyrtare ».



K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Koncesione edhe per rruget

qe te mos lodhemi te gjithe te kerkojme, di ndonjeri si eshte koncesioni i formes BOT?
 

ujku81

Primus registratum
Re: Koncesione edhe per rruget

BOT eshte nderto-shfrytezo-rikthe (transfero), qe dmth koncesionari do ta ndertoje me shpenzimet e tij, do ta shfrytezoje per nje periudhe kohe qe percaktohet ne kontraten koncesionare dhe pas kesaj periudhe i rikthehet shtetit.
 
Top