Re: Re: Koncepti demokraci sot!
Mire, le te jete ky nje diksutim per vlerat e demokracise ne aspektin politik, se fundja kjo eshte thelbesore ne kete teme, se sa per ndonje thelb filozofik veshtire t'i gjendet gjurma.
Se pari, Mandi e ka hapur bukur temen se nga lindi termi, normalisht keshtu duhet te jete...por do doja te mos harrohej dicka. Ajo qe eshte diskutuar si thelb i termit eshte edhe modeli ose etaloni.
Ne ditet e sotme ka ndryshim koncepti demokraci. Pervec faktit qe eshte i "paaplikueshem", ka dhe nje faktor tjeter qe e ben te pamundur. Diku e ka permendur Nazhi si shkarazi kur flet per permasat e popullsise (perkthe ketu permasat e elektoratit), por me hollesisht do ishte e udhes dhe ndihmese te ndahej koncepti i demokracise direkte (ate c'ka proklamonin athinasit) dhe asaj te perfaqesuar, shembull i sakte i te ciles eshte cdo sistem demokratik ne boten e civilizuar (perjashto ketu ato te ashtu(vete)quajturat demokraci).
Demorkacia e perfaqesuar presupozon pushtetin e deleguar nga elektorati, tek i perzgjedhuri i tyre me cfaredolloj sistemi votimi qe eshte ne force ne vendin qe aplikohet. I perzgjedhuri i elektoratit eshte e thene te jete edhe "zeri" i tyre ne vendim-marrje. Sic e dini depuetetet nuk zgjidhen me unanimitet, se unanimiteti do ish gje e bukur si zgjidhje por teresisht i pamundur, ndaj eshte gjetur nje rruge e mesme teresisht e manipulushme (sic ka dhene edhe prova) qe eshte sistemi maxhoritar (apapa keto koalicionet sa destabilitet qe sjellin, kurre s'i kihet bese). Me pak fjale deputeti zgjidhet me shumicen e votave, e jo me vota absolute. Qe ketu, jo rastesisht mund te mendohet qe ky i deleguari s'eshte zeri i gjithe elektoratit se per nje pjese te tij ai s'duhej te ish hic aty. I deleguari duhet te "justifikoje" detyren qe i eshte dhene dhe te mbroje preferencat e deleguesve. Jo ne te gjitha rastet kjo eshte nje detyre qe permbushet, pasi politika eshte shumedimensionale dhe si e tille eshte veshtire per te arritur ne nje marreveshje. Nuk po i hyj me tej konceptit te politikave dhe vendim-marrjeve se eshte nje kapitull mjaft i gjere dhe teper i nderlikuar.
Ajo cka desha te nenvizoj eshte se demokracia direkte eshte shume e ndryshme nga ajo e perfaqesuara dhe sic e shihni ajo e perfaqesuara le shume vend per kritika. Demokracia direkte do kishte kuptim per nje popullate qe s'i kalon te 100 vetet dhe eshte e pamundur kur behet fjale per miliona banore.
"Deshtimi" i demokracise si koncept varet nga dy faktore qe une i permenda me lart, por qe po i permbledh me dy fjale:
-Politika (apo vendim-marrja, quheni si te doni) eshte nje proces shume-dimensional qe perfshin shume interesa dhe si e tille ka vend per marrveshje te cilat s'behen ne kurriz te qiellit por te njerezve te cilet pretendojne se vetem interesi i tyre eshte prioritar.
-Delegemi i autoritetit apo i "zerit" behet me zgjedhje ne te cilat rregulli i maxhoritarit sjell ne force nje politikan qe s'eshte zeri i gjithe elektoratit por i pjeses se tyre me te madhe.Duke qene keshtu (dhe duke marre rastin me te mire qe politikani merr vendime vetem ne te "mire" te elektoratit te tij), do kete perhere pakenaqesi per nje pjese te tyre, pjesa e cila eshte kundra asaj politike per ceshtje interesash, te kuptohemi.
Me pak fjale, demokracia eshte koncept i bukur, por jo teresisht favorit ne profilin e saj te perfaqesuar.