Re: Re: Koncepti demokraci sot!
demokracia?
Që t`i përgjigjemi kësaj pyetje të rëndësishme marrim si shembull një bashkësi njerëzore. Njëra nga këto bashkësi, e njohur për ne të gjithë, është familja. Ajo përbëhet nga babai, nëna dhe fëmijët. Një familje e tillë banon bashkë, ushqehet bashkë, jeton bashkë. Andaj edhe lindin probleme, të njohura për ne: Kush do t`i hedhë plehërat, cili program do shihet në televizion, kush vendos se çka do te ndodhë?
Ekzistojnë dy mundësi. Njëra është kur vendosë një njeri, në rastet kur ai mund t`i kundërshtoj pjesëtarët tjerë të familjes, psh. ai i cili mbanë në dorë telekomandën, vendosë se cili program do të shihet në televizion.
Mirëpo, ekzistojnë edhe mënyra tjera. Të gjithë së bashku mund të vendosin. Në rastin tonë, kjo don të thotë marrëveshja në mes të pjestarëve të familjes atë se cili program do të shikohet. Personi që ka telekomandën në dorë e lëshon programin e zhgjedhur nga të gjithë së bashku.
Ngjashëm si në familjen tonë të vogël, edhe në bashkësitë më të mëdha, siq janë psh. banorët e një shteti, lindin probleme gjatë bashkëjetesës. Edhe këtu duhet të mirren vendime. Me këtë rast nuk bëhet fjala më për programin televiziv, por për programin e një shteti, pra për gjërat që do të ndodhin në të.
Edhe në shtet ekzistojnë dy mundësitë e vendosjes, ngjashëm si në familjen tonë të vogël. Edhe këtu, mundësia e parë është ajo kur një njeri vendosë se çka do të behet, njëri pra, i cili në dorë mbanë telekomandën. Këtë person po e quajmë qeveritar, pasi që ai qeverisë shtetin, pra përcakton programin e tij. Ky qeveritar posedon shumë pushtet dhe udhëheqë mbi njerëzit tjerë, mbi popullsinë. Popullsia në këtë rast nuk ka shumë influencë, ajo ka vetëm pak të drejta. Ajo nuk vie në posedimin e telekomandës, kështu që s`i mbetet
tjetër veçse ta lejë qeveritarin të vendosë për programin.
Padrejtësi, apo jo? Mirëpo ekziston edhe mundësia e dytë, në të cilën, çdonjëri ka të drejta dhe në këtë mënyrë edhe një çikë pushtet. Të gjithë së bashku zgjedhin një qeveritar, të cilit ia japin pushtetin e tyre për një kohë të caktuar, në mënyrë që ai ta startoj programin qeveritar. Qeveritari mund ta bëjë këtë vetëm nëse me të pajtohet edhe popullsia. Ai nuk mund të zhvilloj një program të tillë, i cili popullsisë ia merr apo ia
kufizon të drejtat.
Kjo mund të paraftyrohet si vijon: Çdo qytetar ka një bateri. Të gjithë së bashku zgjedhin një qeveritar, të cilit ia japin një telekomandë gjigante. Kësaj telekomande i nevoiten shumë bateri për të funksionuar. Për këtë arsye qytetarët ia huazojnë atij bateritë e tyre. Qeveritari ka për aq kohë pushtet mbi telekomandën, aq sa bateri i japin atij qytetarët.
Kur të hargjohen bateritë dhe qeveritari nuk merr më bateri të reja nga qytetarët, ai nuk mund të qeverisë më. Në çdo rast qytetarët duhet të mendohen mirë para se të vendosin për apo kundër dhënies së baterive të reja qeveritarit.
Këto ishin dy format e rregullimit të jetës në mes qeveritarit dhe popullsisë. Për të dyja format mund të gjenden shumë shemuj. Forma e parë, diktatura, në të cilën qytetarët kanë pak të drejta, ka mbretëruar në Evropë deri në fund të shek. XVIII. Më pas, popullsia filloi të vetëdijësohet për padrejtësitë e këtij sistemi. Që atëhere, në mbrendësi të Evropës u përhap mundësia e dytë, demokracia – me bateritë - edhe pse ajo është e vjetër mbi 2000 vjet, siç do të mësojmë edhe në kursin themelor 2. Në rrjedhën e shek. XX ajo filloi të praktikohet gjithnjë e më tepër në shumë shtete anembanë botës.
Si u zhvillua demokracia?
Qytetet-shtete antike greke, para së gjithash Athina, konsiderohen djep i demokracisë, e cila si e tillë është e lashtë më se 2500 vjet. Në këtë sekuencë themelore do të flitet për historinë e demokracisë.
Gjatë shtjellimit të kësaj teme do të orientohemi në ndarjen e rëndomtë në tri pjesë të historisë: historia në antikë, mesjetë dhe në kohën e re.
Demokracia në Polisin antik
Demokracia në mesjetë
Demokracia në kohën e re (Locke, Montesquieu, Rousseau)
Në një faqe të veçantë mund të gjeni informacione themelore mbi klasikët e filozofisë politike. Për zbatimin e kësaj materie teorike në mësimdhënie mund të përdorni edhe bisedën e imagjinuar në mes Hobbes-it, Locke-s dhe Rousseau-t, bisedë kjo e cila sqaron filozofinë e tyre mbi shtetin:
Diskutim televiziv në mes Hobbes, Locke dhe Rousseau rreth filozofive të tyre mbi shtetin
Diskutimi i mёposhtёm i imagjinuar nё mes tre filozofёve mё tё rёndёsishёm tё teorisё mbi shtetin ёshtё tejet i pёrshtatshёm pёr zbatimin nё procesin e mёsimdhёnies tё kёsaj materie tё komplikuar teorike. Ai u zhvillua nga Bernd Rolf dhe u publikua pёr herё tё parё nё Revistёn pёr Didaktikё, Filozofi dhe Etikё (Nr. 4/1998).
Ç`na duhet shteti?
Debat televiziv nё mes Thomas Hobbes, John Locke dhe Jean-Jacques Rousseau
Moderatori: Tё nderuar zonja dhe zotёrinj, mirёseerdhёt nё emisionin e sotёm tё rubrikёs "Forumi i filozofisё". Këtë herë bёhet fjalё pёr qështjen: Çfarë na duhet shteti? Kam nderin t`ju prezentoj tre filozofёt mё tё rёndёsishёm tё filozofisё shtetёrore, francezin Jean-Jacques Rousseau, anglezin John Locke dhe bashkёatdhetarin e tij Thomas Hobbes.
Zoti Hobbes, ju jeni themelues i filozofisё moderne shtetёrore. Kryeveprёn tuaj tё publikuar nё vitin 1651 e titulluat "Leviathan". Ç`nёnkupton ky titull enigmatik?
Hobbes: Njerёzit nё kohёn time e njihnin dhiatёn e vjetёr. Atje, nё kapitujt Hiob dhe Jesaja, por edhe nё psalme, pёrmendet njё pёrbindёsh me emrin Leviathan, njё lloj gjarpёri apo dragoni, i cili njerёzve ua shtie frikёn dhe tmerrin. Kёtё pёrbindёsh unё e kam pёrdorur si simbol tё pushtetit. Shteti, si pushteti mё i lartё tokёsor pёrhapё frikёn dhe tmerrin dhe i nёnshtron nё kёtё mёnyrё tё gjitha pushtetet e tjera.
Moderatori: Kjo paraqet njё pikёpamje krejtёsisht tjetёr mbi shtetin nga ajo e filozofit antik Aristotel, e cila vlente deri nё mesjetё. Pёr Aristotelin, i cili njeriun e sheh si krijesё sociale, shteti nuk paraqet diçka tmerruese, por deri diku realizimin e tё qenit njeri.
Hobbes: Keni tё drejtё. Mirёpo une mё nuk e konsideroj njeriun si krijesё shoqёrore, por nisem nga individёt dhe liria e tyre individuale. Askush nuk i ёshtё nёnshtruar nga natyra dikujt tjetёr, kёshtu qё kufizimet e ndryshme tё kёsaj lirie, pra edhe pёrmes shtetit, janё vetёm atёherё tё arsyetueshme, nёse pёr to mund tё vendosё secili qytetar. Nё "Leviathan" desha tё tёrheqё vёrejtjen se shteti, i cili pёrhap frikё dhe tmerr, tek e fundit bazohet nё pёlqimin e tё gjithё njerёzve.
Moderatori: A mund t`i pёrsёritni edhe njёherё argumentet tuaja?
Hobbes: Shikoni, pёr ta arsyetuar ekzistencën e shtetit unё nisem nga gjendja natyrore, pra nga e kundёrta e asaj qё unё dua tё dёshmoj.
Moderatori: Nё gjendje e tillё nuk ekziston mё askund nё botё. Ku jetojnё atёherё njerёzit nёn kushte tё tilla natyrore?
Hobbes: Me sa duket nuk mё keni kuptuar si duhet. Me gjendje natyrore unё nuk mendoj njё gjendje primitive tё zhvillimit, nё tё cilёn, njerёzit janё tё detyruar tё jetojnё pa ndihmёn e mjeteve teknike. Me kёtё unё mendoj gjendjen nё tё cilёn ndodhen njerёzit kur nuk ekziston shteti, pra gjendjen pa pushtet, pa ligje etj. Pёrveç kёsaj, kёtu bёhet fjala pёr njё eksperiment mendimesh. Unё nisem nga njё gjendje e tillё pa shtet, pёr tё studijuar se cilat mangёsi do tё paraqiteshin me kёtё rast. Prej kёsaj do determinohej mandej nevoja e ekzistencës sё shtetit. Unё nisem nga presupozimi se tё gjithё njerёzit do tё pranonin autoritetin shtetёror, nё rast se ai do tё ishte nё gjendje ta menjanojë kёtё mangёsi.
Moderator: Mmh, kuptoj. E pёr çfarё mangёsish bёhet fjalë atёherё?
Hobbes: Gjendja natyrore pёr mua karakterizohet nga "lufta e secilit kundёr tjetrit". Me kёtё dua tё them se njerёzit, pa shtet, gjithnjё jetojnё nё gjendje lufte. Mirёpo ata, nё njё rast tё tillё do tё jetonin nё njё mosbesim dhe armiqёsi ndaj njёri-tjetrit dhe do tё ishin nё çdo kohё tё gatshёm t`i kundёrvihen me armё njёri-tjetrit. Pёr tё qenё mё i qartё: njeriu pёr njeriun ёshtё ujk ...
Rousseau: ...dokёrr! Njeriu, nga natyra nuk ёshtё aspak egoist dhe i keq, siç e kam cekur edhe nё veprёn time: "Diskurs mbi prejardhjen dhe bazat e pabarazisё sё njerёzve".
Moderatori: Z. Rousseau, ju lutem mos e ndёrpreni z. Hobbes. Mё pas do ta keni edhe ju mundёsinё ta shprehni pozicionin tuaj.
Hobbes: z. Rousseau, po tё shikohet nё mёnyrё reale, njerёzit parasёgjithash janё tё interesuar nё mbarёvajtjen e tyre vetjake, ata janё egoistё. Kёtё pikёpamje - nёse doni pesimiste mbi njeriun - unё e kam fituar gjatё kohёs sё gjatё tё luftёs qytetare nё vendin tim, luftё kjo e cila e rrezikoi ekzistencёn time dhe me detyroi nё vitin 1640 ta lё vendlindjen dhe tё jetoj 10 vjet tё tёra nё ekzil nё Francё. Pёrveç kёsaj, natyra, njerёzit i ka krijuar pёrafёrsisht tё njejtё. Edhe njeriu mё i dobёt ёshtё mjaft i fortё sa ta vrasё tё fortin nёse ai pёrdor dinakёrinё apo bashkohet me tё tjerёt. Nga kjo rrjedh se nё gjendjen natyrore askush nuk mund të pretendoj njё pёrparёsi, tё cilёn njё tjetёr nuk do tё ishte nё gjendje ta kёrkojё pёr vete. Nё rast se nuk ekziston shteti, atёherё çdonjёri ka tё drejtё tё bёj gjithçka. Nё kёtё mёnyrё lind konkurrenca dhe grindjet, pra ajo, tё cilёn unё e quajta "luftё tё çdonjёrit kundёr tjetrit".
Moderatori: Si ёshtё i mundur shmangia e njё lufte tё tillё?
Hobbes: Rruga e vetme pёr shmangien e kësaj ёshtё krijimi i njё pushteti tё pёrgjithshёm, d.m.th. themelimi i shtetit. Aktin e lindjes sё shtetit unё e kam quajtur marrёveshje shoqёrore. Ajo nuk duhet tё ngatёrrohet me marrёveshjen e sundimit, sepse ajo lidhet mes princit dhe popullit. Marrёveshjen shoqёrore e lidhin qytetarёt mes veti, e jo me sunduesin. Nёse e drejta pёr gjithçka paraqet shkakun e luftёs, atёherё njerёzit, me qёllim tё ruajtjes sё paqes, duhet ta lidhin njё marrёveshje, nё tё cilёn deklarojnё se heqin dorё nga kjo e drejtё pёr gjithçka, dhe ia bartin pushtetin njё njeriu, pra sovranit. Me ndihmёn e pushtetit tё tij, sovrani ёshtё nё gjendje t`i mbrojё ata nga sulmet e ndёrsjella dhe nga sulmet e tё huajve. Kjo detyrё mund tё merret edhe nga njё bashkёsi njerёzish.
Moderatori: Besoni me tё vёrtetё se njerёzit vullnetarisht janё nё gjendje tё heqin dorё nga tё drejtat e tyre?
Hobbes: Po, sepse edhe vetё egoisti e ka të qartë se shikuar nё aspektin afatgjatё, pёr tё, mё shumё ia vlenё tё jetohet nё paqe dhe siguri se sa nё njё gjendje permanente tё frikёs nga vdekja, gjendje tё cilёn ai do ta kishte nё situatë lufte. Ndërsa egoisti dёshiron tё jetoj mundёsisht i qetё, pёr ç`gjё paqa ёshtё parakusht.
Moderatori: Çfarë ndodhё nё rast se njё pjesё e njerёzve nuk e nёnshkruajnё marrёveshjen?
Hobbes: Kjo nё fakt do tё paraqiste njё problem. Njeriu ёshtё nё gjendje tё heqё dorё nga diçka vetёm nёse tё gjithё tё tjerёt e bёjnё tё njejten gjё dhe nёse heqja dorё nga e drejta e tij tё tjerёve nuk u sjellё pёrparёsi. Mirёpo nё anёn tjetёr e dijnё tё gjithё, se marrёveshja fare nuk do tё arrihej nёse tё gjithё - me pёrjashtim tё sovranit - nuk heqin dorё nga tё drejtat e tyre. Mё duhet t`iu pёrkujtoj edhe njёherё se ne gjendemi kёtu nё njё eksperiment mendor. Sepse nё realitet nuk lidhet marrёveshtja nё fjalё. Shpresoj se ia kam arritur tё tregoj se tё gjithё njerёzit, nё rast se do tё mendonin mirё, do ta pranonin njё marrёveshje tё tillё. Nga kjo vie nё pёrfundim se ekzistenca e shtetit ёshtё e arsyeshme.
Moderatori: Kuptoj. E sa e madhe ёshtё sipas mendimit tuaj fuqia e shtetit?
Hobbes: Pёrgjigja e kёsaj pyetje gjendet nё atё qё u tha deri tani. Derisa shteti u garanton qytetarёve lirinё dhe sigurinё, qytetarёt duhet t`i binden atij plotësisht. Askush nuk ka tё drejtё t`i bёj rezistencё vullnetit tё sovranit, madje as nё rastin kur ndjehet i trajtuar pa tё drejtё. Sovrani nuk mund tё detyrohet tё japё llogari pёr ekzekutimin psh. tё njё njeriu tё pafajshёm nёse beson se kjo ёshtё e domosdoshёm pёr ruajtjen e paqёs. Obligimi pёr t`u dhёnё llogari shtetasve mbaron vetёm atёherё kur shteti nuk ёshtё mё nё gjendje ta kryej detyrёn e sigurimit tё paqes.
Rousseau: Skandal! Me kёtё do tё arsyetohej madje edhe monarkia absolute. Pёr mua si demokrat kjo ёshtё e papranueshme. Askush nuk mund tё pajtohet me gjendjen, nё tё cilёn qytetarёt nuk kanё liri dhe tё drejta.
Hobbes: Njё gjё duhet ta kuptoni: vetёm shteti i fortё ёshtё nё gjendje ta nxisё paqen. Ky tё pakten ёshtё pёr mua rezultati i luftёs qytetare nё vendin tim, e cila u ndёrpre nё vitin 1649 vetёm me anё tё diktaturёs sё Cromwell-it. Nё krahasim me terrorin e anarkisё, rreziku nga despotizmi mё duket se ёshtё njё e zezё mё e vogёl.
Moderatori: Unё nuk jam i sigurtё nёse ёshtё e mirё kjo alternativё. - Tё kalojmё tek ju z. Locke. Me veprёn tuaj "Dy trajtesat mbi qeverinё" tё vitit 1689/90, ju konsideroheni themelues i liberalizmit dhe njёri ndёr pishtarёt e kushtetutёs amerikane. Çka mendoni pёr mendimet politiko-shtetёrore tё kolegut tuaj Hobbes?
Locke: Unё e vlerёsoj mendimin e tij si tejet pёrçarёs. Arsyetimi i shtetit pёrmes marrёveshjes shoqёrore pёr mua paraqet idenё mё gjeniale tё filozofisё politike, deri kёtu pajtohem me Hobbes-in. Mirёpo unё kam njё pikёpamje krejt tjetёr mbi gjendjen natyrore - e nga kjo rezulton pёr mua njё pikёpamje krejtёsisht tjetёr mbi shtetin. Madje edhe vetё njё gjendje pa autoritet shtetёror nuk paraqet pёr mua njё gjendje tё shfrenuar, sepse ekzistojnё tё drejtat dhe detyrat natyrore. Arsyeja, nёse merret parasysh ajo, i tregon njeriut se askush nuk ka tё drejtё ta vrasё, lёndoj, vjedhё apo t`ia grabisë lirinё dikujt tjetёr. Sepse kur tё gjithё njerёzit janё tё barabartё, edhe mua mё duhet t`i mundёsoj tjetrit atё qё pretendoj pёr vete, pra tё drejtёn pёr jetё dhe pacёnueshmёri trupore, tё drejtёn e lirisё dhe tё drejtёn e pronёs.
Moderatori: Tё drejtat e njeriut?
Locke: Po, unё i kam quajtur ato "tё drejta natyrore". Ato janё tё drejta tё patjetёrsueshme, tё cilat i takojnё çdonjёrit si njeri, pra jo tё huazuara nga shteti, por ekzistuese qysh nё gjendjen natyrore.
Moderatori: E ku qёndrojnё atёherё problemet e bashkёjetesёs sё njerёzve, nёse qysh nё gjendjen natyrore ekzistojnё kёto tё drejta dhe detyrat e tyre pёrkatёse?
Locke: Shikoni: Tё drejtat natyrore, ashtu siç na mёson arsyeja, janё tё pёrgjithshme dhe apstrakte. Meqenёse tё drejtat nuk janё formuluar nё mёnyrё tё qartё, gjatё zbatimit tё tyre mund tё lindin probleme. Mosmarrёveshjet mund tё lindin gjatё interpretimit konkret tё kёtyre tё drejtave. Pёrveç kёsaj mund tё ketё probleme edhe gjatё pёrdorimit tё tyre kundёr rezistencave, nё rastin kur dikush ka tё drejtё, por nuk i jipet e drejta.
Moderatori: Cilat detyra tё shtetit rezultojnё nga kjo?
Locke: Kjo ёshtё e qartё: Shteti ka pёr detyrё t`i konkretizojë tё drejtat natyrore pёrmes ligjeve tё formuluara qartё. Pёrveç kёsaj ai duhet tё pёrkujdeset qё kёto ligje edhe tё respektohen. Nё raste tё diskutueshme atij i duhen gjykatёsit jopartiak. Nёse pёrmblidhet e tёro kjo mund tё thuhet: Shteti ka pёr detyrё sigurimin e tё drejtave natyrore.
Moderatori: A guxon shteti t`i shkelё kёto tё drejta?
Locke: Jo, nё asnjё mёnyrё. Edhe shteti ёshtё i obliguar t`i respektojë tё drejtat natyrore, tё cilat njeriut i takojnё qysh nga gjendja natyrore. Monopoli i pushtetit, sipas mendimit tim - e kёtu qёndron dallimi nё mes meje dhe z. Hobbes - paraqet njё rrezik tё madh pёr qytetarёt e lirё. Pёr kёtё arsye ёshtё i nevojshёm themelimi nё atё mёnyrё i shtetit, nё tё cilёn qytetarёt do tё ishin tё mbrojtur nga keqpёrdorimi. Kjo paraqet njёrёn ndёr kёrkesat kryesore tё liberalizmit.
Moderatori: E si mendoni ta arrini kёtё?
Locke: pёrmes ndarjes sё pushtetit. Legjislativja, dmth. pushteti legjislativ, dhe ekzekutivja, kjo paraqet pushtetin, i cili ligjeve ju jep njohjen, duhet tё jenё tё ndara, ndёrsa legjislativja duhet t`i nёnshtrohet kontrollit. Kёtu mendoj nё njё asamble ligjvёnёse, e cila mund tё shpërndahet dhe ndёrrohet nga populli nёse e keqpёrdorё besimi e dhёnё asaj. Kolegu im francez Montesquieu e ka zhvilluar mё tej idenё e ndarjes sё pushtetit, duke e zgjeruar me pushtetin gjyqёsor, judikativen. Nё kёtё mёnyrё ruhet nё mёnyrё tё efektshme liria e qytetarёve.
Rousseau: E pabesueshme! Ky i ashtuquajtur liberalizёm, nё fakt nuk ka asgjё tё bёj me lirinё. Ai nuk ёshtё asgjё tjetёr veçse njё justifikim i klasёs borgjeze. Liria pёr ju z. Locke don tё thotё vetёm liri pёr tё pasurit dhe pronarёt. Shteti juaj nuk ёshtё asgjё tjetёr veçse njё shtet "roje nate", i cili i ruan qytetarёt e pasur nga vjedhjet. Pёr mua, njeriu nuk e ka vetёm tё drejtёn qё tё mos i mirret diçka, por edh tё drejtёn pozitive tё pronёs. Kjo do tё thotё se tё mirat shoqёrore duhet ndarё nё mёnyrё tё njejtё dhe nё tё gjithё njerёzit, se shteti ka pёr detyrё ta heqё dallimin mes tё varfёrve dhe tё pasurve.
Moderatori: Z. Rousseau, me lejoni t`ju prezentoj shkurt: Ju konsideroheni pishtar shpirtёror i Revolucionit Francez, apo sё paku revolucionarёt janё thirrur nё idetё tuaja. Siç e dijmё, ju i kundёrshtoni nё mёnyrё radikale mendimet e Hobbes-it dhe Locke-ut. Pёr kёtё arsye edhe mё habitё fakti, se ju, kryeveprёn tuaj politike e keni titulluar "Mbi marrёveshjen shoqёrore".
Rousseau: Kjo edhe paraqet tё njejtёn gjё tё pёrbashkёt me kёta dy zotёrinjё, pёrndryshe me ta nuk dua tё kem asgjё tё pёrbashkёt. Mё duhet tё them, se unё jam i vetmi i cili e ka kuptuar drejtё idenё e marrёveshjes shoqёrore. Siç e kam thënë edhe mё parё, me rёndёsi pёr mua ёshtё liria e njerёzve. Nё vitin 1762 kam ardhur nё pёrfundim, se njeriu, nё gjendjen e tij natyrore ёshtё plotёsisht i lirё. Mirёpo gjithkund ku shikova pashё se njeriu ishte nё pranga. Pёr kёtё arsye, problemi themelor i filozofisё politike ёshtё gjetja e njё forme tё tillё shtetёrore, e cila e mbronё individin, dhe nё tё cilёn ai nuk ёshtё i detyruar ta humbё lirinё e tij?
Hobbes: Njё gjё e tillё ёshtё e paarritshme!
Rousseau: Jo, njё gjё e tillё ёshtё e arritshme pas plotёsimit tё disa parakushteve, pёr tё cilat, pёr shkak tё mungesёs sё kohёs nuk mund t`i sqaroj mё tepёr. Parakushti i parё ёshtё ai, i cili kёrkon qё njerёzit, para lidhjes sё marrёveshjes, tё trajtohen nё mёnyrё tё njejtё, pa asnjё pёrjashtim. Pёr kёtё arsye nuk guxon tё ekzistoj - siç ёshtё rasti me Hobbes-in - sovrani, i cili qёndron jashtё marrёveshjes shoqёrore, i cili nuk heqë dorё nga tё drejtat e tij, por tё cilit i barten tё gjitha tё drejtat. Jo arbitrazhi i sovranit duhet ta drejtojë veprimin e shtetit, por "vullneti i pёrgjithshёm". Nё çёshtjet politike, vullneti i popullit duhet tё jetё vendimtar; ideja e marrёveshjes shoqёrore pra domosdoshmёrisht sjellё demokracinё. Me kёtё unё kuptoj pyetjen direkte tё tё gjithё qytetarёve nё tё gjitha vendimet politike. Vetёm nё kёtё mёnyrё ёshtё i mundshёm sigurimi i lirisё natyrore tё qytetarёve nё shtet: Nё rast se vullneti i shtetit dhe vullneti i individёve pёrputhet njёri me tjetrin, atёherё çdonjёri ёshtё i lirё, sepse ai, pёr faktin qё i bindet shtetit, kёtё e bёn vetёm nga vullneti i tij.
Locke: Nёse qytetarёt pyeten pёrmes votimit, me kёtё rast dalin shumё mendime tё ndryshme, kёshtu qё gjetja e njё vullneti unik ёshtё e arritshme. Kjo edhe ёshtё e vetёkuptueshme, sepse interesat e njerёzve nuk janё tё njejta. Njё fabrikant psh. ka interesa krejtёsisht tё ndryshme nga punёtori.
Rousseau: Nё kёtё pikё keni tё drejtё. Vullneti i pёrgjithshёm nuk ёshtё identik me shumёn e vullneteve individuale. Me kёtё arritёm nё parakushtin tim tё dytё. Nёse vullnetet e ndryshme me tё vёrtetё mbёshteten mbi interesat e ndryshme, atёherё ne duhet tё kujdesemi qё dallimet e interesave tё mos lindin fare. Nёse kёto ndryshime tё intereseve ndёrkaq preken nga rrethanat e ndryshme tё pronёsisё, atёherё ne duhet tё kujdesemi qё tё gjithё tё posedojnё tё njejtat gjёra. Pёr kёtё arsye, kur bёhet fjala pёr marrёveshjen shoqёrore, ёshtё e domosdoshme qё njerёzve tё mos u hiqen vetёm tё drejtat, por edhe prona e tyre. Pёr shtetin nga kjo del detyra e ndarjes sё barabartё e tё mirave shoqёrore. Nёn kёto kushte, nё tё cilat secili posedon tё njejten, nuk do tё ekzistonin mё interesat e ndryshme, por vetёm njё interes i pёrbashkёt pёr sigurimin e jetёs. Nё kёtё mёnyrё do tё mundёsohej sundimi i vullnetit tё pёrgjithshёm, e me kёtё edhe ruajtja e lirisё natyrore brenda shtetit.
Hobbes: Kёto ide janё plotёsisht joreale! Rrjedha e historisё ka treguar se ato nuk janё tё realizueshme. Demokracia e drejtëpërdrtejtë ndoshta mund të realizohet nё njё shtet tё vogёl si vendlindja juaj, Gjeneva. Nё shtetet e mёdha ndёrkaq, tё themeluara qё nga fundi i shek. XVIII gjithkund nёpёr botё, ajo nuk ёshtё e realizueshme. Ndarja e barabartё e tё mirave ma pёrkujton eksperimentin e komunizmit, i cili nё vendet evropiane tё Bllokut Lindor dёshtoi nё mёnyrё tё mjerueshme.
Rousseau: Mos harroni ju lutem faktin, se nё shtetet e mёdha, demokracia ёshtё futur megjithatё nё formё tё demokracisё pёrfaqёsuese. Pa kёrkesёn time pёr ndarje tё barabartё tё tё mirave, nё shek. XIX, fare nuk do tё kishte ardhur deri tek lufta pёr baarazi sociale, luftё kjo e cila mundёsoi ngritjen e shtetit social. Shteti nuk guxon tё jetё plotёsisht indiferent ndaj mirёvajtjes sё qytetarёve tё tij. Kush tjetёr do tё kujdeset pёr qytetarёt e dobёt nё aspektin social, tё sёmurёt, tё papunёt nёse jo ai?
Locke: Nёse shteti kujdeset pёr tё gjitha rastet sociale, atёherё ai do tё bankrotoj (...).
Moderator: Tё nderuar zotёrinjё, pёr shkak tё mungesёs sё kohёs, ne fatkeqёsisht nuk mund ta vazhdojmё diskutimin tonё. Edhe pse nё pyetjen pse na duhet shteti nuk kemi gjetur njё emёrues tё pёrbashkёt, unё kam krijuar bindjen se idetё tuaja mbi shtetin nuk pёrjashtojnё plotёsisht njёra-tjetrёn. Shteti padyshim ёshtё i nevojshёm me qёllim tё sigurimit tё lirisё sё brendshme dhe tё jashtme, siç e përmendët edhe ju z. Hobbes. Nёse i hedhim njё vёshtrim shtetit modern (...), ne shohim, se ai, si shtet liberal kushtetues i mbronё edhe tё drejtat natyrore tё njerёzve, siç keni kёrkuar ju z. Locke. Ai kuptohet edhe si shtet i pёrkujdesjes sociale, i cili si nё kuptimin tuaj z. Rousseau kujdeset edhe pёr mirёvajtjen e qytetarёve dhe pёr barazinё sociale
[© Bernd Rolf, publikimi i parё nё: Zeitschrift für Didaktik der Philosophie
Gjashtë elementet themelore në vijim mund të cilësohen si thelb i çdo shteti demokratik. Të gjitha këto elemente themelore janë të lidhura ngusht njëra me tjetrën. Asnjëra nuk mund të paramendohet pa tjetrën. Në një demokraci funksionale, përveç kësaj bën pjesë natyrisht edhe një shoqëri demokratike.
Zgjedhjet Parlamenti
Në demokraci, i gjithë pushteti del nga populli. Ai e zgjedhë qeverinë për një kohë të caktuar. Zgjedhjet janë shenjë tipike të demokracisë.
Përfaqësuesit e zgjedhur të popullit mblidhen në parlament, lëshojnë ligje, miratojnë buxhetin etj.
Qeveria Opozita
Asnjë shtet nuk mund të funksionojë pa qeverinë e tij dhe administratën përkatëse, e cila zbaton ligjet.
Opozita qëndron përballë qeverisë, e kontrollon atë dhe përpiqet të bëhet alternativë më e mirë për zgjedhësit.
Ndarja e pushtetit Shteti juridik
Sistemi checks and balances përkujdeset që të mos vijë deri tek koncentrimi i tepërt i pushtetit në shtetin demokratik, sepse pushteti josh keqpërdorimin.
Në demokraci, i gjithë pushteti është i lidhur në ligje. Vetë sovraniteti i popullit i gjenë kufijtë e tij në të drejtat themelore.
Cilat janë elementet e shoqërisë demokratike?
Pasi që kemi shtjelluar pyetjen "çfarё është demokracia?", kemi parё zhvillimin e demokracisë që nga fillimi i saj para 2500 vjetëve në Greqinë antike dhe pasi jemi njohur në kursin themelor 3 me elementet e shtetit demokratik - qeverinë, parlamentin, opozitën, shtetin juridik, ndarjen e pushtetit etj., në këtë pjesë do të merremi me shoqërinë demokratike.
Në këtë aspekt duhet mbajtur në mend, se në demokraci, natyrisht se nuk është i mundur dallimi i qartë në mes të shtetit dhe shoqërisë. Që të dy ndikojnë në mënyrë permanente në drejtim të afrimit sa më të afërt të idealit të demokracisë. Megjithatë ekzistojnë pjesë qendrore përbërëse të demokracisë moderne, të cilat radhiten në fushën shoqërore.
Nё to bëjnë pjesë të ashtuquajturat organizatat intermediare, të cilat qëndrojnë në mes qytetarëve dhe shtetit dhe lidhin ata njëri me tjetrin. Kryesisht bëhet fjala këtu për partitë, shoqatat dhe mediat. Që të trija janë të pashmangshme për demokracinë.
Vështirësitë e demokracisë
Qysh në sekuencat e kaluara është theksuar se demokracia nuk është makinë e cila duhet instaluar njëherë, për të funksionuar më pas pa gabime. Ajo jeton nga kushtet e paracaktuara, të cilat duhet plotёsuar vazhdimisht. Demokracisё gjithnjё i kanoset rreziku i largimit tej mase nga ideali demokratik.
Thënë shkurt: Demokracia nuk është gjendje, por detyrë permanente. Suksesi i saj varet nga institucionet dhe proceset, e para së gjithash nga angazhimi i qytetarëve. Në këtë sekuencë përfundimtare të kursit themelor do të bëhet fjalë për vështirësitë me të cilat ballafaqohet demokracia sot.