Isa Mustafa sot në mëngjes u është përgjigjur, me një ironi të stilit komunist, akuzave të Ambasadores Amerikane Jacobson por edhe ka ftuar Shpend Ahmetin që fare të mos ngurrojë të përcjellë jo “70″ por siç thotë ai edhe “700″ lëndë të korrupsionit nëse për to ka argumente.
Lexojeni vet reagimin e tij në Facebook:
Njeriu në Kosovë për një ditë shpallet i korruptuar. Varet se kujt i nevojitet dhe për çfarë u nevojitet dhe kush duhet të shantazhohet. U shfrytëzua një deklaratë e ambasadores Jackobson dhe mua për një ditë nga mediat mu adresuan 70 lëndë për korrupsion që Kryetari i tanishëm i Prishtinës, nga Lëvizja VV i dërgoi në prokurori për shqyrtim. Nuk e di për çfarë kanë të bëjnë dhe kush është subjekt i tyre. Por, pak si shumë për vogëlsinë time!
Me gjithë këto akuza do t’ua kaloja edhe sundimtarëve të vendeve që u rrëzuan në pranverën arabe. Ndërkaq, këta të PDK-së në krahasim me këtë po më duken si milingona.
Unë e ftoj Shpend Ahmetin, që jo 70 por 700 lëndë, ose të gjitha lëndët e punuara gjatë 6 viteve të mandatit tim, që mund të kalojnë mbi gjysmë milioni, t’i dërgoj në Prokurori, sepse jam koshient për punën dhe sjelljen time dhe po ashtu kam besim të plotë në organet e drejtësisë, edhe pse deklaratat e tilla drejtësinë e bëjnë instrument të politikës. Edhe ashtu VV nuk është duke bërë ndonjë punë tjetër në Prishtinë.
Dua të përkujtoj të gjithë se në lëndët konkrete në komunë kanë punuar dhe punojnë shërbyesit civil dhe njerëz me emër dhe mbiemër, të cilët në asnjë rast nuk janë ndarë mbi baza partiake. Ai që ka shkelë ligjin dhe ai që është korruptuar le të përgjigjet për veprat e tij.
Tendenca për të vënë ekuivalencë në korrupsion nuk ndihmon në ndërtimin e institucioneve stabile dhe të qëndrueshme. Nuk i ndihmon as VV për t’i treguar performansat e saj në pushtet.