KOMBETARJA KUQEZI

McByrek

Primus registratum
KOMBETARJA KUQEZI

Te shtunen Rusia, tri dite me vone Irlanda. Do te mungojne Vata dhe Bushi. Bogdani nuk eshte thirrur fare. Murati ka probleme familjare. Po i afrohemi me shpejtesi sketerre nje ndeshjeje te madhe, pa asnje golshenues te hajrit. Mendoj se Tare ka mbaruar me kohe, kam ca shpresa te vaketa tek Myrtaj, por edhe ai ka shenuar vetem nje gol per Cesenen gjate gjithe fazes se dyte. Do te jete nje prove e madhe edhe per new entry-n Dragusha. Nqs arrijme te marrim nje barazim me Rusine dhe fitore me Irlanden, them se duhet te jemi shume te kenaqur. Mund te kemi shpresa per nje kualifikim historik. Si mendoni?
 
B

briiigi

Guest
Re: KOMBETARJA KUQEZI

po Brigeli sikur ishte optimist per fitore ksaj her /pf/images/graemlins/frown.gif
Hajt me...prap po humbkemi /pf/images/graemlins/frown.gif
 

klodix

Primus registratum
Re: KOMBETARJA KUQEZI

po morem nje pike ne dy ndeshjet do jete fitore e madhe per ne....
ku kane bere ndonjehere hajer keta tanet qe ta bejne ket jave....
thjesht do zhgenjehemi si gjithmone....
 

helibak mucogllava

Primus registratum
Re: KOMBETARJA KUQEZI

Fillimisht postuar nga McByrek:
[qb] Te shtunen Rusia, tri dite me vone Irlanda. Do te mungojne Vata dhe Bushi. Bogdani nuk eshte thirrur fare. Murati ka probleme familjare. Po i afrohemi me shpejtesi sketerre nje ndeshjeje te madhe, pa asnje golshenues te hajrit. Mendoj se Tare ka mbaruar me kohe, kam ca shpresa te vaketa tek Myrtaj, por edhe ai ka shenuar vetem nje gol per Cesenen gjate gjithe fazes se dyte. Do te jete nje prove e madhe edhe per new entry-n Dragusha. Nqs arrijme te marrim nje barazim me Rusine dhe fitore me Irlanden, them se duhet te jemi shume te kenaqur. Mund te kemi shpresa per nje kualifikim historik. Si mendoni? [/qb]
un se di s ekur ke pasur na nej ehr sulmus te hajrit ti s emar vesh ne kshu kemi qen gjithmon mo si kali kputur.po hajde varjaaaa se me mir do behet :rolleyes:
 

Ardi

Primus registratum
Re: KOMBETARJA KUQEZI

Altin RRAKLLI plako sulmusi me i mire qe ka nxjerr Shqiperia nga vitet 90 e deri me sot
 

a_maliqi

Primus registratum
Re: KOMBETARJA KUQEZI

Sa per Bogdanin, i eshte bere ftesa nga Briegeli sot, pasi ne mungese te Bushit ska sulmues tjere. Mendoj se Bogdani me te drejte u la jashte skuadres, jo pse eshte i dobet, po perse qe i lenduar dhe eshte jashte forme.

Murati ka ardhur dhe i ka tejkaluar problemet. Une nuk jam edhe aq pesimist. Tare megjithate di te shenoje, vetem nese ka topa te mire prej bashkelojtareve...
 

loaded

Primus registratum
Re: KOMBETARJA KUQEZI

PARA DEMAT KUQEZINJ!!!

Ska rendesi si e ka emrin ai qe futet ne fushe,rendesi ka qe ai ta ndjeje peshen e bluzes qe ka veshur.Rendesi ka ti rrahi zemra!!!
 

Futbollisti

Forumium maestatis
Re: KOMBETARJA KUQEZI

Ashtu Xingaro,
Ceshte gjithe ky pesimizem???Larg qofte te mendojne dhe lojtaret ne kete menyre, me mire te mos luanin fare.
Ka vetem nje menyre per te fituar nje ndeshje, te besosh qe do e fitosh ate.

Ec Shqiperia, se gjithmone me ty do na kesh, gjithmone. Fitore!!!!
Une
 

Erison700

Forumium maestatis
Re: KOMBETARJA KUQEZI

Larg qofte pesimizmi.
E rendesishme eshte te merret pjese, te jetosh emocionet. Fitojme apo jo, na rreh zemra fort per KUQEZINJTE.
 
Re: KOMBETARJA KUQEZI

Kam mendimi se asnje prej ketyre ndeshjeve nuk kemi per te fituare,jo veteme per te fituar po do dalim pa as edhe nje pike.
 

Erison700

Forumium maestatis
Re: KOMBETARJA KUQEZI

Fillimisht postuar nga briiigi:
[qb] kur luhet?!
ishalla fitojne... [/qb]
Me 29 Mars, ne Shkoder.

Ja edhe nje koment marre nga www.shqiperia.com

Kuqezinjtë, më të mirën në "Loro Boriçi"

Përgatitjet e kombëtares vijojnë pa probleme. Dabulla ka një dëmtim të lehtë, ndërsa Bogdani nuk mund të vijë
Kanë kaluar dy ditë nga fillimi i grumbullimit të kombëtares sonë, në prag të ndeshjes së 29 marsit me Rusinë në Shkodër, dhe gjithçka po shkon mirë. Një gjë të tillë e ka konfirmuar dje, në një konferencë për shtyp, vetë numri 1 i kuqezinjve, Hans Peter Brigel. Sipas gjermanit, situata në kampin që drejton është shumë e mirë dhe po përparon sipas parashikimeve të tij. "Pasi kemi lënë pas seancat e para stërvitore, mund të them se jemi në rrugë të mbarë. Kjo jo vetëm sepse shikoj një angazhim total në seancat e zhvilluara deri tani, por edhe për faktin se nuk kemi ndonjë dëmtim serioz apo problem shëndetësor të futbollistëve që kam në dispozicion. I vetmi problem shqetësues deri në momentin që po flasim është një dëmtim i vogël që ka në njërën dorë Dabulla, për të cilin do të vendosim në ditët në vazhdim, nëse do të luajë apo jo."
Mungesat, diçka që nuk duhen qarë
Sikurse dihet, trajnerit të kombëtares shqiptare, Brigelit, në ndeshjen e parë me Rusinë do t'i mungojnë tre ish-futbollistë titullarë të formacionit bazë në ndeshjet e shkuara: Vata, Fakaj dhe Bushi. Gjithsesi, edhe pse ndien keqardhje për mungesën e tyre, gjermani kuqezi ka lënë të kuptojë se kjo është diçka normale në një ekip kombëtar. "Mungesa e Vatës, Fakajt dhe Bushit, sigurisht që na penalizojnë deri diku. Megjithatë, këto mungesa nuk duhen qarë a vajtuar, por duhen zëvendësuar nga futbollistë të tjerë, të cilët të jenë të denjë të kryejnë rolin që u ngarkohet në fushë. Për mendimin tim, secili futbollist që është i pranishëm në këtë grumbullim, i ka mundësitë për t'i mbushur këto boshllëqe." Në këtë pikë, për trajnerin Brigel, më i rëndësishëm duket se është angazhimi total i atyre futbollistëve që do të hidhen në fushën e lojës përballë rusëve. Madje, sipas programit që ka ndjekur në dy ditët e para përgatitore, gjermani i ka këshilluar futbollistët që të luftojnë fort në dyluftimet me kundërshtarët, duke dhënë secili maksimumin. "Në fushë do të luajnë 11 futbollistë, të cilët do të përzgjidhen nga këta 20 që kam në dispozicion. Natyrisht, përveç zbatimit me rigorozitet të udhëzimeve që do t'u jap të besuarve të mi para ndeshjes, futbollistët e formacionit bazë duhet të hyjnë në fushë me bindjen se do të fitojnë, pra, duhet të japin maksimumin e tyre. Ata nuk kanë se çfarë të humbasin."
Rusia, skuadër e kalibrit botëror
Me aq sa ka lënë të kuptohet dje në konferencën për shtyp, trajneri i kombëtares shqiptare, Hans Peter Brigel, duket se nuk i trembet aspak kundërshtarit të radhës, Rusisë, por nuk harron të shprehë edhe konsiderata për të. "Pozitiv është fakti se i luajmë të dyja ndeshjet në fushën tonë, çka do të thotë se publiku do të jetë një armë më tepër në anën tonë. E dimë që përpara kemi dy kundërshtarë me emër në Evropë, por ne kemi synimet tona. Si Irlanda, ashtu edhe Rusia, janë ekipe që kanë marrë pjesë së fundi edhe në kampionatin botëror, çka tregon qartë forcën reale dhe vlerat e individëve që kanë të dyja këto skuadra. Sidoqoftë, ne do t'ia bëjmë hyzmetin e duhur gjithçkaje, me qëllim që të dalim kryelartë nga ballafaqimi direkt me ta, sigurisht, duke përdorur strategjinë tonë. Gjithsesi, duhet të jemi realistë që në të dyja ndeshjet, si me Rusinë, ashtu edhe me Irlandën, favoritë për të fituar nuk jemi ne. Megjithatë, duke pasur parasysh ligjet e futbollit, do të besojmë deri në minutën e fundit të lojës. Pra, gjithçka është e mundur. Kryesorja për ne është që të mos gabojmë, sepse ky do të ishte ndëshkimi më i madh. Kombëtarja ruse këtë do, sepse, po të përsëritim gabimet e ndeshjes së parë me ta, mund të korrim të njëjtën gjë."


Bogdani, klubi nuk e lejon të vijë
Vetëm 24 orë ka zgjatur ëndrra e trajnerit kuqezi për të pasur nën urdhrat e tij edhe një sulmues tjetër. Por kjo është venitur shumë shpejt, pasi klubi ku aktivizohet futbollisti në fjalë, Rexhina, ka kthyer një përgjigje negative. Drejtuesit e skuadrës kalabreze, përmes një faksi të dërguar dje në mesditë në FSHF, e kanë refuzuar ftesën e trajnerit kuqezi për të lejuar Bogdanin të vijë në grumbullimin e kombëtares shqiptare. Justifikimi i italianëve të Rexhinës ka qenë i lidhur me faktin se futbollisti shqiptar i tyre nuk e ka përfunduar ende ciklin mjekësor të riaftësimit, prandaj nuk mund të vihet nën urdhrat e trajnerit Brigel. Një fakt të tillë e ka konfirmuar edhe vetë gjermani kuqezi, i cili ka shtuar se do të ishte jo e drejtë që Bogdani të vinte dhe të rrezikonte shëndetin e tij, në një kohë që nuk do të ishte në gjendje t'i shërbente maksimalisht ekipit kombëtar. "Unë e dija që Bogdani kishte rreth 6 muaj që është i dëmtuar dhe nuk ka luajtur as me skuadrën e vet. Megjithatë, ne menduam që ta kishim në grumbullim, për të parë mundësinë e aktivizimit të tij në ndonjë sekuencë kohore prej 15 apo 20 minutash. Nga klubi i Rexhinës u njoftuam se futbollisti në fjalë nuk e ka përfunduar ende ciklin e riaftësimit nga dëmtimi, prandaj nuk këmbëngulëm shumë në kërkesën tonë. Shpresoj që Bogdani të jetë i gatshëm sa më parë për skuadrën e tij dhe të gëzojë formë të mirë sportive, sepse do të jetë i pranishëm në miqësoren që kemi me Bullgarinë, më 30 prill."


Ky Artikull u publikua më 27 Mar 2003. Autor A. LLESHI - Sporti Shqiptar
 

roland

Primus registratum
Re: KOMBETARJA KUQEZI

FORCA SHQIPERIA!!!
jane qe te dyja ndeshjet me te veshtira te grupit dhe duhet te marrim te pakten 2 pike.
mundesit i kane zemra le tju rrahi kur te luajne dhe besimin me vete dhe ...........
patjeter do te marrin rezultate pozitive kur mbi te gjitha kane SPORTDASHESIT me entuziast te botes.
come on ALBANIA beat those f*** bastards hard!!!!!!!!!!!!!
 

Tifozishqiptar

Primus registratum
Re: KOMBETARJA KUQEZI

do te fitojm me iz te zotit ...perpara shqiperia dhe krenohem qe jam tifozshqiptar tung nga ULTRAS DARDANET - KOSOV
 

McByrek

Primus registratum
Re: KOMBETARJA KUQEZI

Keshtu them edhe une. Duhet besim. Trajneri i Rusise ka thene qe "Po na rrahen edhe shqiptaret dmth se nuk meritojme te kualifikohemi".
Une them qe vetem per inat duhet t'ua f*** mamat ketyre pordhaceve. Sec kam nje pershtypje qe kur na shajne dhe na quajne te vegjel, egersohemi me shume. Ju kujtohet Greqia para ndeshjes me Shqiperine ne Tirane? Uroj ta kene lexuar keta cunat e kombtares intervisten e rusit se shqiptare jane edhe ata dhe u zien gjaku. Une them qe po nuk u lujt me zemer, kjo ndeshje, s'ia vlen te bejme asnje ndeshje tjeter.
 

loaded

Primus registratum
Re: KOMBETARJA KUQEZI

Fillimisht postuar nga X-Ray:
[qb] Kam mendimi se asnje prej ketyre ndeshjeve nuk kemi per te fituare,jo veteme per te fituar po do dalim pa as edhe nje pike. [/qb]
Ore Interist,ça jane kto mendime?!?Ku shkoi besimi per fitore more?Ne me gjithe mend e pelqejme futbollin e jemi te gjithe interista,po me pare jemi te gjithe shqiptare.
 
Re: KOMBETARJA KUQEZI

Sigurisht qe me pare jemi te gjithe shqipetare,dhe do teme pelqente shume qe Shqiperia ti fitonte te dyja ndeshjet,por realiteti eshte krejt ndryshe,Si rusia ashtu edhe irlanda jane shume me te forta se ne.
Te shohim.
 

McByrek

Primus registratum
Re: KOMBETARJA KUQEZI

Fillimisht postuar nga McByrek:
[qb] Keshtu them edhe une. Duhet besim. Trajneri i Rusise ka thene qe "Po na rrahen edhe shqiptaret dmth se nuk meritojme te kualifikohemi".
Une them qe vetem per inat duhet t'ua f*** mamat ketyre pordhaceve. Sec kam nje pershtypje qe kur na shajne dhe na quajne te vegjel, egersohemi me shume. Ju kujtohet Greqia para ndeshjes me Shqiperine ne Tirane? Uroj ta kene lexuar keta cunat e kombtares intervisten e rusit se shqiptare jane edhe ata dhe u zien gjaku. Une them qe po nuk u lujt me zemer, kjo ndeshje, s'ia vlen te bejme asnje ndeshje tjeter. [/qb]
A s'ju thashe? /pf/images/graemlins/wink.gif
 

McByrek

Primus registratum
Re: KOMBETARJA KUQEZI

Fitoreeeee. Shpresat e Shqiperise sapo rrahen ato irlandeze 1-0 ne stadiumin Dinamo.
Hajde fat edhe Kombetares neser ne 6 e gjys.
 
Top