Cuna shpresoj ta lexoni dhe ta ndihmoni kombetaren sa me teper ...
Kush do jete i gatshem qe ne momentin qe do behet nje video per keto gjera qe fliten me poshte te postohet cdo dite ne faqet e tyre shqiptare dhe te huaja ...
BOTA DUHET TA DI QE SERBIA ESHTE FAJTORE!
Shoke e shoqe, UEFA i ka dhene kohe nje jave, skuadrave qe te paraqisin provat e tyre. Kete nje jave, duhet ta perdorim te gjithe, per te treguar te verteten e per te ndikiuar sa me shume ne opinionin publik boteror.
Kini parasysh qe pervec shqiptareve e serbeve, te tjeret nuk e kane pare ndeshjen live. Kane pare kronikat e lajmeve, e pothuaj te gjitha ato kane nisur te momenti i banderoles, qe per nje asnjeanes, qe nuk e di historine e dhimbshme te copetimit te Shqiperise, mund te konsiderohet edhe nje provokim. Po ashtu, duhet te kemi parasysh qe makina propagandistike e Serbise eshte shume me e madhe se e jona.
Prandaj ne duhet te perdorim ne maksimum mjetin e vetem qe kemi ne dispozicion, rrjetet sociale, por me mend ne koke!
Duhet te evitojme mburrjen me grushtat e Lorikut; sado mund te na bejne te ndihemi mire, nuk i sherbejne qellimit tone. Duhet te evitojme thirrjet per Shqiperi te Madhe; sado padrejtesi mund te na jene bere nder shekuj, as nuk do i zgjidhim dot duke i lidhur me nje ndeshje futbolli, e as nuk do i sherbejne qellimit tone.
Duhet te shperndajme sa me shume video me dy momentet e hedhjes ne fushe te fishekzjarreve dhe nderprerjes se ndeshjes pas tyre. Duhet te bejme te qarte qe tifozet tane nuk lejoheshin ne stadium. Duhet te bejme te qarte se si gjithe stadiumi vershelleu himnin tone dhe per 40 minuta bertiste ne kor 'vdekje shqiptareve'. Duhet te shperndajme sa me shume precedentin e Xhenoves ne 2010.
Le te krijojme hashtagun
#SerbiaAlbaniaTheTRUTH e ta bejme sa me popullor kete jave. Jemi 1 milion shqiptare ne FB e mund te bejme nje diference.
Shperndajeni sa te mundni kete mesazh!