Kombëtarja dorëzohet përballë Messit

Sweety el

Locus omnem
Ndodhi ajo që kishin parashikuar mediat argjentinase, miqësorja Argjentinë-Shqipëri luhet në një gjysmëfushë dhe përfundon me shumë gola.
4-0 fiton përfaqësuesja vendase ndaj kombëtares shqiptare pjesa më e madhe e së cilës ishte e përbërë nga futbollistë të Superligës.

Gjuatjes së Bulkut në minutën e 3, rasti i vetëm për tanët, argjentinasit iu kundërpërgjigjën me gol. Në të 6 minutë, futbollisti më i mirë i planetit, Lionel Messi nxjerr të lirë Lavezzin para portierit Beqaj. Sulmuesi i Napolit nuk e pati të vështirë të shënojë.

Lojtarët e Argjentinës të udhëhequr nga Messi krijuan edhe shumë raste të tjera, por dyfishimi i rezultatit erdhi dy minuta nga fundi i pjesës së parë, pikërisht nga këmbët e “Pleshtit”. 23 vjecari mes 5 mbrojtësave tanë, shënon duke detyruar për të dytën herë Beqajn të nxjerrë topin nga rrjeta.

Në të dytën trajneri Kuzhe i dha shansin edhe disa lojtarëve të tjerë, por edhe ata nuk sollën ndonjë ndryshim. Në të 75 minutë, Aguerro con në rrjetë një top të marrë nga Leo Messi duke trefishuar rezultatin, ndërkohë që në fund ishte Carlos Tevez ai që vulosi fitoren e argjentinasve
 

hareid

Papirus rex
Nuk eshte turp te humbish 4:0 nga njera nga skuadrat me te mira ne bote....
Duhet pranuar se futbolli shqiptar ende eshte shume large enderrave per te u kualifikuar ne kampionatin europian ose ate boteror. Nuk me besohet qe edhe ne te ardhmen e afert do te kemi ndonje sukses te vecante. Kemi shume pak lojtare me formate nderkombetare.
 

Hank

Valoris scriptorum
Te them te drejten dhe une prisja te rriheshim me keq.
Ne mund te luajme me Gjermani e Italira e te ngjashme, por me talente si Argjentina eshte e veshtire
 
Top