KOHE TE REJA AVAZE TE VJETRA

KOHE TE REJA AVAZE TE VJETRA

...dhe historia perseritet.
Dje ishte nje dite feste per mua ndaj dhe me te drejte si shume shqiptare u gezova pamase per nenshkrimin e MSA. Duke pasur parasysh se nuk e prisja nje reagim kaq te mire nga e gjithe klasa jone politike qe duket se ka arritur nje pjekuri qe meriton te quhet Europiane.Edhe pse fytyrave te zymta te:nervozuar /pf/images/graemlins/mad.gifEdit /pf/images/graemlins/mad.gif Namikut e dikujt tjeter mjaftonin fjalet pershendetese te tyre. Ne politike dihet se eshte e lire te luhet sipas interesave dhe konjukturave te caktuara, prandaj zonja e nderuar, kryetarja e parlamentit shqiptar Topalli pershendeti gjithe shqiptaret per suksesin e arritur edhe /pf/images/graemlins/angel.gifBufi beri gati te njejten gje por nuk mundi te shkeputej nga egoja e partise se tij nejse ky gezi :m i madh qe do te thoja mbarekombetar sepse nuk eshte pak te fusesh nje kembe ne europen e bashkuar nuk u percoll ashtu siç duhej nga shume media si te shkruara dhe televizive. Nuk di nga t'ia filloj me perpara sepse kam parasysh se keto gazeta mbahen si te pavarura dhe ne fakt jane me te varura se ato qe mban mashkulli nen.:goditur /pf/images/graemlins/shocked.gif /pf/images/graemlins/shocked.gif :Njera nga keto pra (kampionia) as qe e kishte vene ne faqe te pare dhe te thuash se eshte e pavarur per te eshte ose nje injorance ose masturbim.ja kaluan edhe ZP ka kurajon te botoje diçka ne faqe te pare.:rock Ne vendin e dyte nje /pf/images/graemlins/rockband.gif :gazete tjeter qe kishte vene nje titull aq te vogel sa te vjetrit qe lexojne me veshtirsi ose me syze do tu dukej si nje lajm i pa rendesishem.Nje tjeter gazete ishte kaq shume e dashuruar /pf/images/graemlins/tipsy.gif pas ministres se jashtme Austriake sa qe nuk i interesonte se kush ishte afer saj(xheloze) /pf/images/graemlins/wub.gif /pf/images/graemlins/wub.gife keshtu me radhe sa qe ne nje gazete tjeter mezi kishin gjetur rastin qe Sala te ulte koken qe te mos ja shihnin syte se ka sy te bukur ai dhe mos e marrin ne sysh e sa e sa gjera te shpifura te ketij lloji qe ne fakt nuk ja kalojne kurresesi ato qe pame ne disa TV.Aq e shkurter ishte kronika sa po ta krahasojme me ate te sheqerit do ta blije kaq shtrejt dhe te mos jepej.Tani ngelemi pa hyre ne Europe sepse nuk kemi sheqer me shitur.Mbaj mend qe kur Sala mori pushtetin as qe flitej per MSA dhe kur Sala mori disa angazhime dhe beri ca gjera doli se ajo ishte puna e nisur nga socialistet dhe kurorzuar nga demokratet pra, si ne ato garat me stafeta veçse socialistet e kishin rrugen me pengesa.Nejse pasi pame tere keto lajme na u erresua gezimi edhe ne qe deshem te gezohemi pa mase.Ju lumte vetem se mos harroni se populli ka nje thenie te vogel por te madhe "Dielli nuk zihet me shoshe" Lart me lart o shoke...
 

Daniel H

Primus registratum
Re: KOHE TE REJA AVAZE TE VJETRA

Per mos te hapur teme te re dhe mqse titulli i kesaj teme (jo permbajtja) i pershtatet disi me shume shkrimit me poshte, mendova ta vendosja ketu nje editorial te Gazetes Shqip.

Të gjithë mosbesues, të gjithë të molepsur

Mimoza Dervishi

A është shoqëria shqiptare e molepsur nga e keqja që rrezaton klasa politike, apo klasa politike është vetëm pasqyrim i një shoqërie të molepsur keq? Kjo pyetje është marrë pa shkurtime nga "Shqipni e tavolinave", e Artan Lames, dhe nuk është vetëm dilema e tij. Po ta vesh re me kujdes, ka lidhje edhe me disa debate të tjera të hapura në faqet e gazetës "Shqip", njëherë për elitat, më pas për rolin e intelektualëve apo rolin e medias, që të gjitha klithje për një grup tjetër njerëzish, që do mund të drejtojnë shoqërinë shqiptare në ca shina të tjera, jo në këto të molepsurat e sotme, totalisht derail. Në fillim u moleps klasa politike, më pas ajo molepsi gjithë shoqërinë dhe sot kemi një shoqëri të përlyer keqas që përfaqësohet nga mjeshtrit e molepsjes, politikanët.

Kur Berisha fitoi me kartën e artë të korrupsionit, u duk për një moment se ky vend ka një shoqëri të ndërgjegjësuar, e cila nuk mund ta pranojë të shkojë më tej në këtë mënyrë, përmes allishverisheve, parave nën dorë, ryshfeteve dhe miqësive, edhe për gjëra më se normale dhe të aplikueshme sipas ca ligjeve elementare, që një shoqëri duhet medoemos t‘i ketë. Tani, moralisht dhe institucionalisht, Berisha i pakorruptuar ra, tani dhe qeveria në dietë, jo vetëm në dietë nuk paska qenë, por paska ngrënë dy herë më shumë se ajo e Nanos së vitit të fundit. Tani ky i fundit publikohet me bujë si hero, veçanërisht nga gazeta të djathta, që deri dje u shitën me "bizneset dhe korrupsionin" e familjes së tij. Pas gjithë kësaj panorame kupton befas, që ata që votuan antikorrupsionin, paskan votuar që korrupsioni të ndërronte duar. Kjo ishte e pritshme për një shtresë njerëzish, që bëhen anëtarë dhe simpatizantë të një partie vetëm për t‘u pasuruar.

Ca të tjerë e shohin lidhjen me një forcë politike edhe si mjet të domosdoshëm jetese, dëshirë për një vend pune, deri tek ëndrra e madhe për një tender. Këta të fundit janë ata që vijnë rrotull PD-së sot dhe që lehtësisht thonë se kryetari i bashkisë së Tiranës i ka kërkuar kaq dhe aq milionë për një tender. Të tillë mund të gjenden dhe nesër te PS-ja. Por, a ka faj totalisht shoqëria shqiptare që ka mbërritur në një pikë të tillë, kur te politikani sheh direkt burimin e fitimit ose dhe kafshatën e përditshme? Apo janë politikanët që vetëm këtë mënyrë njohin dhe tani kjo e keqe ka mbirë ngado, sa nuk beson kush se ka sot të ndershëm, idealistë, të papërlyer, ish-ministra me makina "Golf", apo ish-deputetë me një dhomë e një kuzhinë. Për këta të fundit nuk jam shumë e sigurt.

Kur themi që ata që votuan antikorrupsionin donin vetëm qa ai të ndërronte duart, nuk është fjala për gjithë shoqërinë. Do ishte fataliste të mendohej që të gjithë sot në Shqipëri mendojnë si të përfitojnë në mënyrë të pandershme apo si t‘i zgjidhin hallet me bakshishe. Një pjesë e mirë e shoqërisë (që duhet të jetë pjesa dërrmuese), dëshiron që Shqipëria të jetë një vend me ligje, ku konsumatori, qytetari, kudo që shkon të trajtohet si "Mbret". Janë ata që dëshirojnë që fëmijët t‘u shkojnë nëpër universitete në bazë të meritave, që dëshirojnë të trajtohen nëpër spitale si qenie njerëzore në radhë të parë, e më tej si të sëmurë, pa u parë nga duart, ata që duan të mbarojnë punë nëpër hipoteka, që duan të hapin e zhvillojnë biznese, pse jo përfitojnë dhe tenderë në rrugë krejt të ligjshme. Por çfarë po ndodh me ketë pjesë, që le ta quajmë të pamolepsur ende? Ata sot mund të thuhet pa frikë, kanë humbur totalisht besimin se klasa politike që kanë në krye mund ta kryejë këtë mision. Filozofia që u është servirur deri tani për luftën antikorrupsion është vetëm ajo e shpifjeve, të pavërtetuara kurrë, dhe jo strategjia e vërtetë e mekanizmit të vërtetë të një lufte të tillë.

Miliona euro, fabrika, prona, helikopterë dhe autobusë, deri dhe fletë arresti imagjinare, u përplasën në veshët e shqiptarëve gjatë fushatës së shkuar elektorale. Por, pasi zgjedhjet kaluan dhe duart u ndërruan, të gjitha u harruan, dhe bashkë me to humbi dhe besimi i qytetarëve se kjo do ishte një lufte prej vërteti. Tani jemi në mesin e një fushate të rëndësishme zgjedhjesh lokale dhe tek-tuk nuk mungon dëshira për të përdorur të njëjtën strategji. E cila duket bosh dhe e mërzitshme, megjithëse nuk duhej të ishte aspak e tillë. Ajo që të habit më shumë, është fakti se shpifjet trullosëse nuk janë më vetëm pronë e Berishës, ai ka molepsur dhe më të rinjtë e partisë së tij. Propaganda e shpifjeve erdhi para pak ditësh nga politikani Lulzim Basha, i konsideruar një yll në ngjitje, që po bie pa u ngritur mirë në lartësinë që pritej. Ai bile e mistifikoi dhe më tej çështjen, kur deklaroi se e kanë informuar, vetë atë, shërbimet e huaja (shpresojmë mos jenë shërbimet serbe). Ai foli për miliona euro, prona e vila brenda e jashtë Shqipërisë të kryetarit të bashkisë së Tiranës. Çështja është që vetë ky politikan rishtar, e ka pësuar në kurriz përfoljen për unaza dhe prona të mëdha, sipas një biznesi të quajtur të çuditshëm. Tani ose po merr hakun, ose kërkon t‘i bëjë qejfin shefit, dhe kjo e dyta është më e mundshme.

M‘u në prag të zëvendësimit të disa anëtarëve të qeverisë, ku ai pritet të jetë një ish-ministër, një ish-kopist i devotshëm, i pretenduar si i shkolluar në perëndim, po përdor të njëjtën taktikë të vjetër shpifjesh manipuluese si shefi i tij. Cilado qoftë arsyeja dhe sado pikë të ketë fituar në sytë e bosit, kjo që bën është një tallje për gjithë qytetarët, të mësuar tashmë vetëm me shpifje bajate dhe me asnjë emër apo fakt të denoncuar dhe provuar aty ku është vendi. Ka shumë pak raste të dënuara deri më tani, dhe ato krejt sporadike për shifra 3 mijë apo 4 mijë eurosh. Që duken qesharake përballë milionave, për të cilat politikanët në fushatë flasin, por që, gjithsesi, kur janë fakte të vërtetuara nuk ka rëndësi sa ke abuzuar apo vjedhur, ligji duhet të veprojë njësoj. Me ketë rast le ta lehtësojmë dhe Bashën, i cili edhe sikur mos i provojë dot 80 milionë eurot e Ramës, të paktën të faktoje 8 mijë nga ato.

Teoria e shpifjeve jo vetëm ka bërë që shoqërisë sot t‘i humbasë besimi se kjo është një luftë reale, por ka dhe pasojën tjetër që tani të gjithë e dimë e ka bërë efektin. Sa më gjatë të tregohet një gënjeshtër, aq më shumë besohet ajo. Ndaj, sot kemi mbërritur në pikën, ku secili ka një hije dyshimi për secilin, dhe gati besohet me të parën, në çfarë hahet e nuk hahet, çfarë fluturon dhe nuk fluturon nga goja e politikanëve. I vetmi mosbesim që ekziston sot në popull, ka të bëjë më luftën e politikanëve ndaj korrupsionit, tani të gjithë e dinë se kjo as një betejë e humbur nuk mund të quhet. Ajo është një betejë imagjinare, e panisur kurrë. Arritur në këtë pikë të pashpresë, secili mendon të bëjë ç‘të mundet dhe aty në bazë, në komuna e bashki, të gjithë gjejnë mënyrat si të përfitojnë nga pak për vete, sepse kjo shpesh është dhe e vetmja mënyrë mbijetese. Pikërisht sot, në kohën e "madhe të luftës kundër korrupsionit", duket habi po të dënohesh për korrupsion, sepse të gjithë janë shumë mosbesues se kjo është një luftë e vërtetë, e njëkohësisht të gjithë janë nga pak të molepsur.
 
Top