Koha po ngadalësohet – dhe të gjithë po e shohim.

Seyfert

Valoris scriptorum
Screen-Shot-2015-04-30-at-16.03.57.jpg

Një prej problemeve të kahershëm të fizikës ka qenë ekzistenca e energjisë së errët. Ne mund të shohim efektet e saj, por nuk e kemi idenë se cfarë është. Një ekip profesorësh nga universiteti i Bilbaos dhe ai i Salamankës në Spanjë kanë thënë se të gjithë përpjekjet tona për të gjetur dhe përcaktuar energjinë e errët kanë qenë të kota, thjeshtë sepse nuk ekziston një gjë e tillë. Ata thonë se të gjithë efektet e energjisë së errët mund të shpjegohen prej idesë alternative, se ajo që po shohim në të vërtetë është koha që ngadalësohet, deri kur të ndalet në vend.
Marrim fenomenin astronomik të zhvendosjes së kuqe. Kur shohim yje që kanë një gjatësi vale drite që është e kuqe, ne e dimë se po përshpejtohen. Grupi i profesorëve spanjollë tani po shpjegojnë fenomenin e përshpejtimit të universit, si rezultat jo i pranisë së energjisë së errët, por thjeshtë si një iluzion të krijuar nga ngadalësimi i kohës. Dritës i duhet një sasi e madhe kohe për të mbërritur tek ne, dhe kur arrin, koha është ngadalësuar për ne, duke bërë të duket sikur gjithcka po përshpejtohet. Ngadalësimi i kohës është shumë, shumë i vogël, pothuajse i pamatshëm, por duke parë madhësinë e hapësirë, ai zmadhohet për shkak të distancës tmerrësisht shumë të madhe, që do të thotë se ne mund ta vërejmë kur shohim yjet. Ata thonë gjithashtu se koha do të vazhdojë të ngadalësohet, deri kur të ndalet. Universi do të ngrijë ashtu si është për të gjithë përjetësinë – por nuk ka arsye për shqetësim, kjo do ndodhë pas miliarda vitesh, kur toka ndoshta nuk do të jetë më këtu.
 

-Zana-

e...Thjeshte
Sille artikullin ne anglisht qe eshte perkthyer mo.. se nuk e kuptova fare ne shqip. Titulli i temes, te ben shume confused e me pas artikulli.
 

Seyfert

Valoris scriptorum
Sille artikullin ne anglisht qe eshte perkthyer mo.. se nuk e kuptova fare ne shqip. Titulli i temes, te ben shume confused e me pas artikulli.

Dyshoj se do arrish ta kuptosh ne Anglisht, perderisa nuk e kupton ne Shqip.
 

-Zana-

e...Thjeshte
Dyshoj se do arrish ta kuptosh ne Anglisht, perderisa nuk e kupton ne Shqip.

Anglishten e kuptoj me qarte/paster , se Shqipen .. lol
Shqipja eshte gjuha e pare e imja, por jo qe e kam pervetesuar si gjuhe te pare.
Sille...
 

Al-Punk

Still here
Ne fakt mendoj qe perkthimi eshte i mire, por po pyesja per burimin se isha kurioz tamam nga vjen si studim
 

-Zana-

e...Thjeshte
Ne fakt mendoj qe perkthimi eshte i mire, por po pyesja per burimin se isha kurioz tamam nga vjen si studim

E ku e shikon ti qe Perkthimi eshte mire , perderisa nuk ke as burimin as artikullin origjinal ne anglisht .. Qe ta Shikosh sa ne rregull eshte bêre Perkthimi . Lol
 
Top